Verse 1 — Surah Hud 11:1
Alif Lam Ra. Libri, ajetet e të cilat janë plotë urtësi e pastaj janë shkoqitur, është nga i urti nga i informuari
Verse 2 — Surah Hud 11:2
Që të mos adhuroni tjetër, përveç All-llahut – unë jam dërguar nga ana e Tij qortues dhe përgëzues
Verse 3 — Surah Hud 11:3
Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni, edhe Ai do t’ju mundësojë të jetoni të lumtur deri në momentin e caktuar dhe secilit të merituar i jepet mirësia e merituar. Po nëse ia ktheni shpinën, ani, unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj në ditën e madhe
Verse 4 — Surah Hud 11:4
Te All-llahu do të ktheheni dhe Ai ka mundësi për gjithçka
Verse 5 — Surah Hud 11:5
Ata përpiqen të fshihen nga Ai, apo jo?! Edhe kur mbështillen në petkun e vet, Ai e di atë çka fshehin dhe atë çka shfaqin, apo jo? Ai, njëmend, i di mirë mendimet e gjithkujt
Verse 6 — Surah Hud 11:6
Në tokë nuk ka asnjë qenie të gjallë e të mos e ketë ushqimin te All-llahu. Ai di se kush do të qëndrojë dhe ku do të varroset. Tëra këto janë në Librin e qartë
Verse 7 — Surah Hud 11:7
Ai është që ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë dhe mbikqyrja e tij ishte mbi ujë, që t’ju sprovojë se cili nga ju do të jetë më i mirë në vepra. Nëse ti thua, pas vdekjes me siguri do të ringjalleni, mosbesimtarët do të thonë patjetër: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç mashtrim flagrant!”
Verse 8 — Surah Hud 11:8
Dhe nëse ne ua anulojmë dënimin deri në afat të caktuar, ata me siguri do të thonë: “Pse, për çka po e vonon?” Kurse në ditën kur t’u vijë, nuk do t’u largohet atyre dhe nga të gjitha anët do të jenë të rrethuar nga ajo që i janë tallur
Verse 9 — Surah Hud 11:9
Nëse i mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën tonë e pastaj ia shkurtojmë, ai dëshprohet dhe bëhet mohues bukëshkelë
Verse 10 — Surah Hud 11:10
Po nëse i mundësojmë të shijojë dhuntitë pas dënimit që e ka gjetur, ai me siguri do të thotë: “Më janë larguar të këqiat”! Ai pa dyshim është entuziazmuar dhe i stërkrenuar
Verse 11 — Surah Hud 11:11
Përveç atyre që durojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata janë që meritojnë falje dhe shpërblim të madh
Verse 12 — Surah Hud 11:12
Ti ndoshta do të kishe lënë anash diçka nga ajo që të shpallet, dhe ta shtrëngon krahërorin, për të mos thënë ata “Pse nuk i është dërguar ndonjë pasuri ose të kishte ardhur me të ndonjë engjull”. Ti vetëm tërheq vërejtjen, kurse All-llahu për të gjitha gjërat përkujdeset
Verse 13 — Surah Hud 11:13
Ose po thonë, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjetë kaptina të ngjashme me të (Kur’anin), të trilluara, dhe thirrni në ndihmë cilin të doni, në vend të All-llahut, nëse e flisni të vërtetën!”
Verse 14 — Surah Hud 11:14
Po nëse nuk u përgjigjen, atëherë ta dini se është i shpallur me dijeni të All-llahut dhe nuk ka tjetër Zot përveç Atij, a po bëheni muslimanë
Verse 15 — Surah Hud 11:15
Kush dëshiron jetën në këtë botë dhe bukuritë e saj – Ne do t’ua shpërblejmë punët e tyre dhe në këtë asgjë nuk do t’u lihet mangut
Verse 16 — Surah Hud 11:16
Ata janë për të cilët në botën tjetër ka vetëm zjarr, është e pavlefshme se çka kanë bërë në tokë dhe është krejt e kotë ajo që punojnë
Verse 17 — Surah Hud 11:17
Po kush është në rrugë të drejtë e më të qartë se ai i cili është i drejtuar nga Zoti i tij, dhe lexon ate (Kur’anin), dëshmitar i tij, si edhe para tij, librin e Musaut, udhërrëfyes dhe mëshirë? Ata i besojnë atij, dhe kush e mohon atë, nga grupet, vendbanim i tij është zjarri. Prandaj ti mos dysho kurrsesi në të, ai padyshim është i saktë nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë
Verse 18 — Surah Hud 11:18
A ka më mizor se ai i cili trillon gënjeshtra për All-llahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë të cilët kanë thurë gënjeshtra për Zotin e vet!” A nuk është mallkim i All-llahut kundër mizorëve
Verse 19 — Surah Hud 11:19
Të cilët shmangin nga rruga e All-llahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë”, dhe ata, ata nuk besojnë në botën tjetër
Verse 20 — Surah Hud 11:20
Ata në tokë nuk mund ta pengojnë, dhe përveç All-llahut nuk kanë tjetër mbrojtës. Dënimi i atyre shumëfishohet dhe nuk munden as të dëgjojnë, as të shohin
Verse 21 — Surah Hud 11:21
Ata kanë shkatërruar vetveten, madje i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar (idolet)
Verse 22 — Surah Hud 11:22
Ata, pa dyshim, në atë botë do të jenë krejtësisht të humbur
Verse 23 — Surah Hud 11:23
Ata të cilët bëjnë vepra të mira dhe i qëndrojnë besnik Zotit të tyre, do të jenë banorë të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë
Verse 24 — Surah Hud 11:24
Këta dy grupe shembëllejnë si i verbëri dhe i shurdhëri dhe sikur ai i cili sheh dhe dëgjon. A janë këta të dy të barabartë për krahasim? A nuk mendoni fare
Verse 25 — Surah Hud 11:25
Edhe Nuhin ia dërguam populit të vet. “Unë jam që t’ju tërheq vërejtjen haptazi
Verse 26 — Surah Hud 11:26
Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut;, unë, njëmend, kam frik për dënimin kundër jush në ditën e padurueshme!”
Verse 27 — Surah Hud 11:27
Dhe paria e popullit të tij, ata të cilët kanë mohuar, thanë: “Me sa shohim ne, ti je njeri sikurse edhe ne, po shohim edhe se të pasojnë pa kurrfarë mendimi vetëm ata që s’janë kurrkushi ndër ne; ne nuk shohim se je diç më i mirë se ne, aq më tepër mendojmë se je gënjeshtar”
Verse 28 — Surah Hud 11:28
Ai tha, “O populli im, a po shikoni! Nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë profetësi, ju jeni të verbuar. A t’ju detyrojmë, përkundër vullnetit tuaj, për diçka që urreni
Verse 29 — Surah Hud 11:29
O populli im! Për këtë unë nuk kërkoj prej jush pasuri, më shpërblen vetëm All-llahu. Dhe unë nuk po i përzë besimtarët, ata do të dalin para Zotit të tyre; por unë e shoh se jeni njerëz që nuk dini
Verse 30 — Surah Hud 11:30
O populli im! Kush do të më mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha përzënë? A nuk kujtoheni pak
Verse 31 — Surah Hud 11:31
Unë nuk ju them se te unë janë depot e All-llahut, edhe të padukshmen nuk e di, e as që ju them: “Unë jam engjull, e as që ju them për ata, të cilët ju i shikoni me nënçmim se All-llahu nuk do t’ju japë të mira; All-llahu e di më së miri se çka kanë ata në shpirtë – sepse atëherë do të isha gabimtar”
Verse 32 — Surah Hud 11:32
“O Nuh, - i thanë ata, - ti ke polemizuar me ne dhe ke diskutuar gjatë. Hajde, nëse flet të vërtetën, le të na godas ajo me çka po na kërcënohesh?”
Verse 33 — Surah Hud 11:33
“Atë do ta bëjë vetëm All-llahu, nëse do – tha ai – dhe ju nuk mund ti shpëtoni”
Verse 34 — Surah Hud 11:34
Këshilla ime nuk ju bën dobi, nëse All-llahu do t’ju lërë të humbur, kushedi sa të dëshiroj unë të ju këshilloj. Ai është Zoti juaj dhe te ai do të ktheheni”
Verse 35 — Surah Hud 11:35
A po thonë se ai e trillon!? Thuaj: “Nëse e trilloj është mëkati im, por unë jam larg mëkateve që bëni ju”
Verse 36 — Surah Hud 11:36
Dhe Nuhit i qe shpallur: “Askush tjetër nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që janë besimtarë, prandaj mos u pikëllo për atë çka bëjnë ata
Verse 37 — Surah Hud 11:37
Dhe bëre anijen nën mbikqyrjen tonë dhe me frymëzimin tonë, dhe mos fol më për ata që bëjnë mizori – ata gjithqysh do të përmbyten!”
Verse 38 — Surah Hud 11:38
Dhe ai e bëri anijen. Ndërsa paria e popullit të tij, sa herë që kalonin pranë tij, e tallnin. “Nëse ju na tallni neve – u thoshte ai – do t’ju tallim edhe ne juve, ashtu siç talleni ju
Verse 39 — Surah Hud 11:39
Dhe keni për të marrë vesh se kë po e godet dënimi i turpshëm dhe kush do të jetë në dënim të përjetshëm”
Verse 40 — Surah Hud 11:40
Dhe kur u shpall urdhëri ynë dhe vërshoi uji nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga një çift të secilit lloj edhe familjen tënde – përveç atyre për të cilët është bërë fjalë – edhe besimtarët!” Po pak ka pasur me të, të cilët besuan
Verse 41 — Surah Hud 11:41
Dhe kur u tha: “Hipni në të, ajo në emër të All-llahut lundron dhe ndalet! Zoti im, njëmend fal, është mëshirëplotë”
Verse 42 — Surah Hud 11:42
Dhe ajo lundroi me ata në valët e mëdha si kodra dhe Nuhi e thirri djalin e vet i cili ishte më larg: “O biri im, hip me ne dhe mos u bënë me mosbesimtarët!”
Verse 43 — Surah Hud 11:43
“Do të shmangem te një mal që do të më shpëtojë nga uji, - iu përgjigj ai. “Sot – i tha – askush nuk do të kursehet nga dënimi i All-llahut, përveç atij të cilin Ai e mëshiron. Dhe vala i ndau ata dy dhe ai u mbyt
Verse 44 — Surah Hud 11:44
“Oj tokë! – i tha, - thithe ujin tënd, e ti o qiell ndal!” Dhe uji u tërhoq edhe urdhëri u zbatua, ndërsa anija u ndal në malin al-Xhudij, dhe u tha “Qoftë larg populli mizor!”
Verse 45 — Surah Hud 11:45
Dhe Nuhi e luti Zotin e vet e i tha: “O Zoti im, djali im është, fëmijë e kam, kurse premtimi yt është i vërtetë dhe Ti je më i urti i të urtëve!”
Verse 46 — Surah Hud 11:46
“O Nuh – i tha Ai, - me të vërtetë ai nuk është nga familja jote. Ai ka bërë punë të pamirë, prandaj mos më lut për atë çka nuk e di! Unë të këshilloj që të mos bëhesh injorant”
Verse 47 — Surah Hud 11:47
Zoti im – tha ai – Unë mbështetem te ti dhe besatohem se më nuk do të lutem për atë çka nuk kam njohuri! Nëse nuk ma fal dhe nuk më mëshiron do të jem i humbur”
Verse 48 — Surah Hud 11:48
Iu tha: “O Nuh, shkarkohu me përshëndetjen tonë dhe me bekime për ty dhe popujt që janë me ty! Edhe popujt të cilëve do t’u mundësojmë të kënaqen, por pastaj do t’i gjejë dënim i dhembshëm”
Verse 49 — Surah Hud 11:49
Ato janë lajme të panjohura që t’i shpallim ty, as ti as populli yt përpara kësaj nuk keni ditur. Prandaj ke durim, përfundimi, njëmend, është në dobi të devotshmëve
Verse 50 — Surah Hud 11:50
Edhe Adit – vëllaun e tyre Hudin: “O populli im, - u tha, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, ju vetëm po kurdisni trillime
Verse 51 — Surah Hud 11:51
O populli im, unë nuk kërkoj prej jush shpërblime për këtë; mua më shpërblen vetëm Ai i cili më ka krijuar! Pse nuk mblidhni mendjen
Verse 52 — Surah Hud 11:52
O populli im, kërkoni që t’ju falë Zoti juaj dhe pendohuni! Ai do t’ju dërgojë shi të mjaftueshëm dhe do t’jua shtojë forcën me forcë të re, dhe mos shmangeni e të bëheni mëkatarë!”
Verse 53 — Surah Hud 11:53
Ata i thanë, “O Hud, nuk na ke sjellë kurrfarë sqarimi dhe ne nuk i lëmë zotërat tanë vetëm për fjalët tua, ne ty nuk të besojmë
Verse 54 — Surah Hud 11:54
Ne të themi se ty të ka goditur me të keqe ndonjë zot i ynë. Unë – tha ai – kam dëshmitar All-llahun, por edhe ju dëshmoni se unë jamë larg asaj që ia bëni ju shok
Verse 55 — Surah Hud 11:55
Përveç atij; Të gjithë ju, pra, ngriheni (bëni kurtha) kundër meje dhe hiq mos pritni
Verse 56 — Surah Hud 11:56
Unë kam mbështetje te All-llahu, te Zoti im dhe i juaj! Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që nuk është nën sundimin e tij; Zoti im, me të vërtetë, vepron drejtë
Verse 57 — Surah Hud 11:57
Dhe nëse ia ktheni shpinën – e unë ua kam kumtuar atë përse jam dërguar te ju – Zoti im do të mëkëmbë, në vend tuajin një popull dhe ju nuk mund t’i bëni kurrfar dëmi; Zoti im, pa dyshim, është roje mbi çdo send”
Verse 58 — Surah Hud 11:58
Dhe kur ia arriti dënimi ynë, ne me mëshirën tonë, shpëtuam Hudin dhe ata që kishin besuar me të, i shpëtuam ata nga një dënim shumë i rëndë
Verse 59 — Surah Hud 11:59
Dhe ai është Ad; i mohuan argumentet e Zotit të vet dhe nuk e dëgjuan Profetin e vet, por pasuan urdhërin e dofarë kriminelësh kokëfortë
Verse 60 — Surah Hud 11:60
Dhe ata i ka ndjekur mallkimi në këtë botë dhe në ditën e gjykimit. Ad, njëmend nuk i besuan Zotit të vet, apo jo? Qoftë i larguar Adi, populli i Hudit
Verse 61 — Surah Hud 11:61
Kurse Themudit – vëllaun e tyre Salihun, dhe u tha, “O populli im, adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij! Ai ju krijoi nga dheu dhe ju vendosi të jetoni në te. Prandaj kërkoni falje dhe shprehni pendimin atij, sepse Zoti im është me siguri afër dhe përgjigjet”
Verse 62 — Surah Hud 11:62
“O Salih, - i thanë ata, ti ndër ne ke qenë i nderuar përpara kësaj. A ti po na pengon t’i falemi atij që i janë falur baballarët tanë? Ne shumë dyshojmë në atë që na thërret ti”
Verse 63 — Surah Hud 11:63
O populli im, - u tha ai – a e shihni, nëse unë e kam të sqaruar nga Zoti im dhe Ai vetë më ka dhënë mëshirë; kush do të më mbrojë nga All-llahu nëse unë nuk e ndëgjoj, ndërsa ju vetëm ma shtoni shkatërrimin
Verse 64 — Surah Hud 11:64
O populli im, kjo deve e All-llahut është një argument për ju. Lëreni le të kullosë në tokën e All-llahut dhe mos i bëni dëm se do t’ju gjejë dënimi menjëherë”
Verse 65 — Surah Hud 11:65
Mirëpo, ata e mbytën e ai tha: “Do të jetoni në shtëpitë tuaja vetëm tri ditë, ai është premtim i sigurt”
Verse 66 — Surah Hud 11:66
Dhe kur erdhi dënimi ynë, Ne, nga mëshira jonë, e shpëtuam Salihun dhe besimtarët që ishin me të nga turpi i asaj dite. Zoti yt është pa mëdyshje i fortë, i gjithfuqishëm
Verse 67 — Surah Hud 11:67
Kurse ata të cilët kanë bërë mizori i përfshiu ushtima dhe u gjetën të vdekur, kufoma, në shtëpiat e veta
Verse 68 — Surah Hud 11:68
Sikur të mos kishin jetuar fare në to. Themudi, njëmend, e mohoi Zotin e vet, apo jo?! Qoftë larguar Themudi
Verse 69 — Surah Hud 11:69
Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë dhe i thanë: “Paç paqe!” “Edhe për ju qoftë paqa!”, u përgjegj ai, dhe shpejt u solli një viç të pjekur
Verse 70 — Surah Hud 11:70
Dhe kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah mishi, ai e kuptoi se nuk janë musafirë të zakonshëm dhe e kaploi njëfarë frike prej tyre. “Ti mos u frikëso, - i thanë ata, ne jemi dërguar te populli i Lutit”
Verse 71 — Surah Hud 11:71
Kurse gruaja e tij rrinte aty dhe ne e përgëzuam me Is-hakun, e pas Is-hakut me Jakubin; Ajo qeshi
Verse 72 — Surah Hud 11:72
“Qyqja unë!, tha, a kaq e vjetër të bëj fëmijë, madje edhe me këtë burrin tim plak! Kjo me të vërtetë është diçka e çuditshme!”
Verse 73 — Surah Hud 11:73
A po çuditesh nga puna e All-llahut? I thanë ata – mëshira e All-llahut dhe bekimet e tij janë me ju, familje e profetit. Ai është i denjë për falënderim dhe lartësim”
Verse 74 — Surah Hud 11:74
Dhe pasi i kaoi frika Ibrahimit dhe i erdh lajmi i gëzueshëm, filloi të diskutojë me të deleguarit tanë përpopullin e Lutit
Verse 75 — Surah Hud 11:75
Ibrahimi, vërtetë ishte shumë i butë, i dhembshëm dhe besnik
Verse 76 — Surah Hud 11:76
“O Ibrahim, hiqju kësaj, ka ardhur urdhëri i Zotit tënd që ata patjetër t’i arrijë dënimi i pashmangshëm”
Verse 77 — Surah Hud 11:77
Dhe kur të deleguarit tanë erdhën te Luti, ai u ngushtua dhe i erdh keq prej tyre dhe tha “Kjo është ditë e rëndë!”
Verse 78 — Surah Hud 11:78
Dhe populli i tij u vërsul tek ai, - të cilët edhe më parë punonin vepra të turpshme. “O populli im, - tha ai, - qe vajzat e mia, këto janë të pastërta për ju! Frikësohuni All-llahut dhe mos më turpëroni me musafirët e mi! vallë a nuk paska prej jush asnjë njeri të marrë vesh
Verse 79 — Surah Hud 11:79
“Ti e ke ditur, - i thanë ata, - se ne nuk kemi asnjëfarë të drejte në vajzat tua, dhe ti e di, me siguri, se çka dëshirojmë”
Verse 80 — Surah Hud 11:80
“Eh! Sikur të kisha pasur forcë për ju, - tha ai, - ose të kisha mbështetje në ndonjë krah të fortë!”
Verse 81 — Surah Hud 11:81
“O Lut, - i thanë, - ne jemi të deleguarit e Zotit tënd, as që kanë për të arritur te ti. Ti me familjen tënde nisu natën dhe le të mos mbesë askush, përveç gruas tënde. Atë do ta gjejë ajo që po i gjen ata. Fundi i tyre është agimi; a nuk është afër agimi?”
Verse 82 — Surah Hud 11:82
Dhe kur erdhi urdhëri ynë, Ne i përmbysëm të gjitha, ajo që kishte qenë lartë ra poshtë, dhe mbi ta lëshuam guraleca sikur copa të argjilit, që reshën pa ia nda
Verse 83 — Surah Hud 11:83
Të caktuar nga Zoti yt, e ajo nuk është larg nga mizorët
Verse 84 — Surah Hud 11:84
Dhe Medjenit - vëllaun e vet, Shuajbin. “O populli im – tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, dhe mos bëni padrejtësi në peshojë, qoftë me litër a me terezi. Unë e shoh se ju keni mjaft dhe frikësohem se një ditë do t’ju godasë dënimi
Verse 85 — Surah Hud 11:85
“O populli im! Matni drejt si me litër ashtu edhe me terezi dhe mos ua mungoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos bëni në tokë keq dhe turbullime
Verse 86 — Surah Hud 11:86
Më mirë është ajo që ua le All-llahu, nëse jeni besimtarë, kurse unë nuk jam roja juaj!”
Verse 87 — Surah Hud 11:87
“O Shuajb, - i thanë, - kjo e falmja jote atë urdhëron që t’i lëmë ata që i kanë adhuruar baballarët tanë ose të mos veprojmë me pasuritë tona shtu siç dëshirojmë vetë? Ti njëmend qenke i butë dhe i udhëzuar!”
Verse 88 — Surah Hud 11:88
“O populli im, - tha ai, - nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe se Ai më ka furnizuar vetë me të mira. Unë dëshiroj të kontestoj atë që ua ndaloj; por vetëm se dëshiroj të bëj mirë aq sa mundem, kurse suksesi im varet vetëm nga All-llahu. Te Ai jam mbështetur dhe atij i drejtohem
Verse 89 — Surah Hud 11:89
O populli im! Mospajtimi juaj me mua, kurrsesi le të mos ju shpjer atje ku do të iu godisë ajo që e goditi popullin e Nuhit, ose të Hudit, ose popullin e Salihut. Por edhe populli i Lutit nuk është fort larg jush
Verse 90 — Surah Hud 11:90
dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e pastaj shprehni pendim Atij! Zoti im, me të vërtetë, është mëshirëplotë dhe plot dashuri”
Verse 91 — Surah Hud 11:91
Ata i thanë, “O Shuajb, shumë sende çka thua ti neve nuk na i merr mendja dhe ne e shohim se ti je njëmend i dobët në mesin tonë; sikur të mos ishte familja jote ne do të kishim mbytur me gurë, ti nuk ke kurrfar force për ne”
Verse 92 — Surah Hud 11:92
“O populli im, - tha ai, - a fisi im është më i dashur se All-llahu për ju, e ju, atë e keni lënë krejtësisht pas dore?! Zoti im e di mirë se çka bëni ju
Verse 93 — Surah Hud 11:93
O populli im, bëni sa të keni mundësi, por edhe unë do të bëj. Do ta merrni vesh cilin do ta zërë dënimi që ta turpërojë dhe kush është gënjeshtar. Pra, pritni, edhe unë do të pres me ju!”
Verse 94 — Surah Hud 11:94
Dhe kur erdh urdhëri ynë, Ne nga mëshira jonë, e shpëtuam Shuajbin dhe ata që besuan me te, kurse ata që bënë keq i goditi ushtima, dhe ata u gjetën kufoma, të vdekur në shtëpit e tyre
Verse 95 — Surah Hud 11:95
Sikur të mos kishin ekzistuar fare në te (tokë). Qoftë i larguar Medjeni siç është edhe Themudi
Verse 96 — Surah Hud 11:96
Edhe Musaun e dërguam me argumentet tona dhe autorizime të qarta
Verse 97 — Surah Hud 11:97
Te Faraoni dhe paria e tij, por ata pasuan urdhërat e Faraonit, kurse urdhëri i Faraonit nuk të shpie drejt
Verse 98 — Surah Hud 11:98
Do t’i prijë në ditën e Kijametit popullit të vet dhe ta shpjerë në zjarr, po vend i tmerrshëm është ai ku do të shpien
Verse 99 — Surah Hud 11:99
Në këtë botë i ka përcjellë mallkimi, si edhe në ditën e kijametit. Sa “dhuratë” e keqe po u dhurohet
Verse 100 — Surah Hud 11:100
Ato janë disa lajme për qytetet që po ti tregojmë; disa prej tyre ende ekzistojnë e disa janë zhdukur
Verse 101 — Surah Hud 11:101
Ne nuk i kemi dëmtuar ata, por ata kanë dëmtuar vetveten. Dhe kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, kurgjë nuk u kanë ndihmuar zotërat e tyre, të cilëve u janë falur, në vend të All-llahut, vetëmse ua shtojnë shkatërrimin
Verse 102 — Surah Hud 11:102
Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është, njëmend, fort i dhembshëm
Verse 103 — Surah Hud 11:103
Në këtë ka, pa dyshim, argumente për atë që i frikësohet dënimit në botën tjetër; e ajo është ditë kur të gjithë njerëzit do të tubohen dhe ajo është ditë e dëshmuar
Verse 104 — Surah Hud 11:104
Dhe ne e shtyejmë vetëm deri në një kohë të caktuar
Verse 105 — Surah Hud 11:105
Kur të vijë ajo ditë, asnjë nuk do të flas pa lejen e tij. Prej atyre do të ketë të mjerë dhe fatlumë
Verse 106 — Surah Hud 11:106
Sa u përket të mjerëve, ata do të jenë në zjarr, ku rëndë merret frymë
Verse 107 — Surah Hud 11:107
Aty do të mbesin përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, përveç se çka do Zoti yt. Zoti yt, njëmend, punon çka dëshiron
Verse 108 — Surah Hud 11:108
Sa u përket fatlumëve, ata do të jenë në xhenet, aty do të qëndrojnë përgjithmonë, sa të jenë qiejt dhe toka, vetëm se çka do Zoti yt, si shpërblim i vazhdueshëm
Verse 109 — Surah Hud 11:109
Prandaj mos jij në dyshim për atë çka po adhurojnë këta. Këta nuk adhurojnë tjetër përveçse çka adhuronin baballarët e tyre edhe më parë. Dhe me siguri atë çka kanë merituar do t’ua japim, hiq pa ua munguar
Verse 110 — Surah Hud 11:110
Edhe Musaut i dhamë Librin, por u kontestua, dhe sikur të mos ishte fjala e Zotit tënd e dhënë më herët, ata do të ishin ekzekutuar, porse ata janë në dyshim të madh për këtë
Verse 111 — Surah Hud 11:111
Dhe të tërëve atyre Zoti yt do t’ua paguaj veprat e tyre, sepse Ai është i informuar se çka po bëjnë
Verse 112 — Surah Hud 11:112
Ti vazhdo rrugës së drejtë siç je urdhëruar, dhe ashtu kush pendohet le të veprojnë me ty, dhe mos jini të hutuar, sepse Ai sheh mirë se çka punoni
Verse 113 — Surah Hud 11:113
Dhe mos iu bashkohuni atyre që kanë bërë padrejtësi e t’ju djegë zjarri, ju nuk keni tjetër mbrojtës përveç All-llahut, pastaj nuk jeni të ndihmuar
Verse 114 — Surah Hud 11:114
dhe kryej faljen në të dy skajet e ditës, edhe në orët e para të natës! Veprat e mira, njëmend, i zhdukin të këqiat. Ajo është një përkujtim për ata që kujtohen
Verse 115 — Surah Hud 11:115
Dhe jij i durueshëm, se All-llahu me siguri nuk ua lë mangut shpërblimin bëmirësave
Verse 116 — Surah Hud 11:116
Meqë ndër breznitë përpara jush nuk ka pasur të ndershëm, të cilët do të pengonin turbullirat në tokë, përveç një pakicë të cilët ne i kemi shpëtuar, kurse ata që kanë bërë mizori kanë ndjekur rrugën e kënaqësisë dhe kanë qenë gabimtarë
Verse 117 — Surah Hud 11:117
Zoti yt nuk i ka shfarosur mizorisht qytetet e banorët e tyre të kenë qenë të mirë
Verse 118 — Surah Hud 11:118
Sikur të kish dashur Zoti yt, të tërë njerëzit do t’i bënte një popull. Mirëpo ata gjithmonë do të kundërshtohen
Verse 119 — Surah Hud 11:119
Përveç kë e mëshiron Zoti yt. Për këtë edhe i ka krijuar. Dhe fjala e Zotit tënd do të plotësohet: “Do ta mbush, njëmend, xhehennemin me exhin dhe njerëz së bashku”
Verse 120 — Surah Hud 11:120
Kurse çdo lajm që t’a rrëfejmë për ndonjë nga profetët, me çka të forcojmë zemrën tënde. Dhe në këtë të ka ardhur e vërteta e hapët dhe këshillë si edhe mësim për besimtarët
Verse 121 — Surah Hud 11:121
Dhe thuaju atyre që nuk besojnë: “Bëni çka të mundeni, edhe ne me siguri po punojmë
Verse 122 — Surah Hud 11:122
Dhe pritni! Edhe ne do të presim”
Verse 123 — Surah Hud 11:123
All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës dhe Atij i kthehen të gjitha çështjet, prandaj vetëm atë adhuro dhe te Ai mbështetu, se Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo çka punoni