Back to Languages

Albanian - Chapter 17 - Al-Isra

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Isra 17:1

Qoftë lartësuar ai i cili e shetiti robin e vet natën prej Mesxhidi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinën e të cilit e kemi bekuar në mënyrë që t’i tregojmë disa argumente tona Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë

Verse 2 — Surah Al-Isra 17:2

Kurse Musaut i dhamë Librin dhe e bëmë udhërrëfim për izraelitët, ashtu që të mos marrin tjetër ke për Zot në vend timin

Verse 3 — Surah Al-Isra 17:3

Ju pasardhës që ju kemi bartur me Nuhin. Ai përnjëmend ishte njeri mirënjohës

Verse 4 — Surah Al-Isra 17:4

Dhe ne ua kemi normëzuar (përcaktuar) në Libër izraelitëve “Ju me siguri do të bëni dy herë turbullira në tokë dhe do të bëheni mendjemëdhenj përtej mase”

Verse 5 — Surah Al-Isra 17:5

Dhe kur arriti koha e premtimit të parë, prej dy sish, ne dërguam kundër jush njerëz tanë, shumë të fortë, dhe u shkelën nëpër shtëpia dhe ashtu premtimi u bë realitet

Verse 6 — Surah Al-Isra 17:6

Pastaj ju kthyem për së dyti kundër atyre dhe ju përforcuam me pasuri dhe meshkuj. Juve u bëmë shumë në numër

Verse 7 — Surah Al-Isra 17:7

Nëse veproni mirë e bëni për vete, e nëse bëni keq përsëri e keni kundër vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit të dytë atëherë le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le të hyjnë në xhami sikurse herën e parë dhe le të shembin me themel gjithçka kanë ngritur

Verse 8 — Surah Al-Isra 17:8

Ndoshta Zoti juaj do t’ju mëshirojë, nëse ju prapë filloni, do t’ia fillojmë edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bërë burg për mosbesimtarët

Verse 9 — Surah Al-Isra 17:9

Ky Kur’an pamëdyshje çon rrugës së drejtë dhe më të përshtatshme dhe përgëzon besimtarët, të cilët bëjnë vepra të mira se i pret shpërblim i madh

Verse 10 — Surah Al-Isra 17:10

Kurse për ata, të cilët nuk i besojnë botës tjetër kemi përgatitur dënim të dhembshëm

Verse 11 — Surah Al-Isra 17:11

Njeriu edhe me anë të lutjes për mirë, lyp keq; njeriu është shumë i vrullshëm, gjaknxehtë

Verse 12 — Surah Al-Isra 17:12

Dhe natën edhe ditën i kemi bërë dy argumente, shenjën për natë e kemi fshehur, kurse shenjën për ditë e kemi bërë të dukshme në mënyrë që të mund t’i kërkoni mirësitë nga Zoti juaj dhe që ta mësoni numrin e viteve dhe të llogariturit. Ne çdo send e kemi sqaruar në hollësi

Verse 13 — Surah Al-Isra 17:13

Dhe secilit njeri atë çka e ka bërë do t’ia varim në qafë dhe në Ditën e gjykimit, do t’ia tregojmë një libër të hapur

Verse 14 — Surah Al-Isra 17:14

“Lexo librin tënd, sot të mjafton vetvetja kundër teje që të japish llogari”

Verse 15 — Surah Al-Isra 17:15

Kush shkon rrugës së drejtë ai shkon drejt për vete, kurse kush e humb, e humb në dëm të vetin, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatet e tjetrit. Ndërsa ne nuk kemi dënuar asnjë popull pa u dërguar pejgamber

Verse 16 — Surah Al-Isra 17:16

Kur dëshirojmë që ta zhdukim një qytet, atyre që janë aty, dhe janë dhënë pas luksit dhe bëjnë mbrapshti, i lëshojmë që të humbin në theqafje – zbatohet fjala e dhënë kundër tyre – dhe e shkatërrojmë me themel

Verse 17 — Surah Al-Isra 17:17

Dhe sa e sa brezni kemi zhdukur pas Nuhit! Dhe mjafton që Zoti i di dhe sheh mëkatet e robërve të vet

Verse 18 — Surah Al-Isra 17:18

Kush e dëshiron këtë botë, Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim xhehennemin, në të cilin do të digjen të turpëruar e të përulur

Verse 19 — Surah Al-Isra 17:19

Ndërsa, kush e do atë botë, dhe është besimtar, përpiqet ta meritojë, prandaj, përpjekja e tyre do të jet e mirënjohur

Verse 20 — Surah Al-Isra 17:20

Të tërëve, edhe njërës palë edhe tjetrës, i japim dhuratat e Zotit tënd; se dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askë

Verse 21 — Surah Al-Isra 17:21

Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por në atë botë, me të vërtetë, do të ketë shkallëzim edhe më të madh por, edhe përparësi më të theksuar

Verse 22 — Surah Al-Isra 17:22

Mos bën me All-llahun Zot tjetër e të mbesish pa përkrahje dhe i nënçmuar

Verse 23 — Surah Al-Isra 17:23

Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of”! e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë

Verse 24 — Surah Al-Isra 17:24

Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”

Verse 25 — Surah Al-Isra 17:25

Zoti juaj e di më së miri se ç’ka në shpirtin tuaj. Nëse jeni të mirë – ani. All-llahu njëmend ua fal atyre që pendohe

Verse 26 — Surah Al-Isra 17:26

jepja të drejtën e vet të afërmit të tënd, edhe të varfërit – musafir, por mos shpenzo shumë

Verse 27 — Surah Al-Isra 17:27

Sepse, shpenzuesit janë shokë të djallit, kurse djalli është mohues i Zotit të vet

Verse 28 — Surah Al-Isra 17:28

Dhe nëse gjithsesi do t’u kthesh shpinën, sepse edhe nga vetë Zoti yt kërkon mëshirë dhe shpreson për të, atëherë thuaju ndonjë fjalë të mirë

Verse 29 — Surah Al-Isra 17:29

Mos e rrudh dorën fort, por as mos e lësho krejtësisht, e të mbesish i qorutar dhe pa asgjë

Verse 30 — Surah Al-Isra 17:30

Zoti yt kujt të dojë i afron furnizim të majmë, por edhe e kufizon. Ai me të vërtetë është i informuar dhe i sheh robërit e vet

Verse 31 — Surah Al-Isra 17:31

Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e skamjes. Ne i ushqejmë edhe ata edhe juve, mbytja e tyre me të vërtetë është mëkat i madh

Verse 32 — Surah Al-Isra 17:32

Dhe mos iu afroni amoralitetit, është punë e fëlliqur dhe sa rrugë e shëmtuar është

Verse 33 — Surah Al-Isra 17:33

Dhe mos mbytni askë që e ka ndaluar All-llahu, përveç kur e kërkon e drejta. Por nëse dikush, pa pikë të fajit, vritet, atëherë trashëgimtarit të tij i japim kompetencë, por as ai le të mos e teprojë në vrasje! Ai është me të vërtetë i ndihmuar

Verse 34 — Surah Al-Isra 17:34

EDHe pasurisë së bonjakut mos iu qasni fare! Përveçse me qëllim të mirë, derisa të bëhet madhor. Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi

Verse 35 — Surah Al-Isra 17:35

Edhe masën plotësone kur të peshoni në litër, madje peshoni drejt edhe me terezi! Ajo është më mirë dhe përfundimi më i bukur

Verse 36 — Surah Al-Isra 17:36

Mos paso atë për çka nuk e di! Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi

Verse 37 — Surah Al-Isra 17:37

Mos ec mendjemadh nëpër tokë, sepse, ti tokën nuk mund ta çash e as t’i arrish malet e larta

Verse 38 — Surah Al-Isra 17:38

E keqja e tërë këtyre është urrejtur te Zoti yt

Verse 39 — Surah Al-Isra 17:39

Ajo është një urtësi që ty po ta shpallë Zoti yt. Dhe mos i shto All-llahut, tjetër Zot, e të hidhesh në xhehennem, i qortuar dhe i larguar nga mëshira e Tij

Verse 40 — Surah Al-Isra 17:40

A ju ka dhuruar Zoti juaj djem juve, e për vete i ka bërë engjujt si vajza? Ju njëmend flisni fjalë të mëdha

Verse 41 — Surah Al-Isra 17:41

Ne, në këtë Kur’an, japim sqarime që ata të nxjerrin mësime, por, ai edhe më tepër ua shton tëhuajsimin atyre

Verse 42 — Surah Al-Isra 17:42

Thuaj: “Po të ekzistonte ndonjë tjetër Zot përveç Atij, siç po thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për te poseduesi i lartëmadhërishëm”

Verse 43 — Surah Al-Isra 17:43

Qoftë lavdëruar Ai dhe shumë lart mbi atë çka flasin ata

Verse 44 — Surah Al-Isra 17:44

Ate e madhërojnë shtatë qiej dhe toka, edhe gjithëçka ekziston në to, dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron me lëvdata, por ju nuk e kuptoni madhërimin e tyre. Ai është me të vërtetë i butë dhe falë shumë

Verse 45 — Surah Al-Isra 17:45

Kur lexon Kur’an, ndërmjet teje dhe atyre që nuk i besojnë botës tjetër, Ne vejmë një perde të fshehtë

Verse 46 — Surah Al-Isra 17:46

Kurse në zemrat e tyre një mbulojë që i pengon për ta kuptuar dhe i bëjmë të shurdhët. Dhe ti kur e përmend Zotin tënd në Kur’an, Atë të vetmin, ata të frikësuar ia japin këmbëve

Verse 47 — Surah Al-Isra 17:47

Ne dimë mirë se ç’duan mizorët të dëgjojnë kur vijnë të të përgjojnë, dhe kur përshpërisin “Ju vetëm pasoni një njeri të magjepsur”

Verse 48 — Surah Al-Isra 17:48

Shih me çka po të krahasojnë ty, prandaj bredhin dhe nuk mund të gjejnë rrugë të drejtë

Verse 49 — Surah Al-Isra 17:49

Thonë: “A kur të shndërrohemi në eshtra e pluhur, ne sikur krijesa të reja paskemi për t’u ringjallur?!”

Verse 50 — Surah Al-Isra 17:50

Thuaj: “A doni të jeni gur ose hekur

Verse 51 — Surah Al-Isra 17:51

Ose çfarëdo krijese qoftë për të cilat mendoni se nuk mund të ringjallen”. “Po kush do të na kthej neve në jetë?” Do të thonë, e ti thuaju: “Ai i cili ju ka krijur për të parën herë”, e ata do të tundin kokën ndaj teje dhe do të thonë: “Kur pra?” E ti thuaju: “Ndoshta së shpejti”

Verse 52 — Surah Al-Isra 17:52

Atë ditë kur t’iu thërasë dhe ju do t’i përgjigjeni, duke i falënderuar dhe do të mendoni se keni mbetur vetëm një kohë të shkurtër

Verse 53 — Surah Al-Isra 17:53

Dhe thuaju robërve të mij le të flasin vetëm fjalë të mira – sepse djalli ka ngatërruar diçka ndërmjet tyre, djalli është me të vërtetë armik i hapët i njeriut

Verse 54 — Surah Al-Isra 17:54

Zoti juaj u njeh shumë mirë. Nëse do ai, ju mëshiron, e nëse do, ju dënon. E ty nuk të kemi dërguar përfaqësues të tyre

Verse 55 — Surah Al-Isra 17:55

Zoti yt e di më së miri se kush janë në qiej dhe kush në tokë. Ne i kemi dalluar disa profetë nga disa të tjerë, kurse Davudit i kemi dhënë Zeburin

Verse 56 — Surah Al-Isra 17:56

Thuaj: “Lutiuni atyre të cilët i keni trajtuar si zotër, në vend të atij, por ata nuk do të mund t’iu lirojnë nga ngushtësitë e as t’ua shmangin”

Verse 57 — Surah Al-Isra 17:57

Ata të cilëve u luten këta, vetë kërkojnë mënyrë se si t’i aafrohen zotit të vet dhe shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Dënimi i Zotit tënd është njëmend për t’ia pasur frikën

Verse 58 — Surah Al-Isra 17:58

Dhe nuk ka asnjë vendbanim të cilin Ne para ditës së gjykimit nuk do ta shkatërrojmë ose ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo është e evidentuar në Libër

Verse 59 — Surah Al-Isra 17:59

Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë mrekulli, përveç faktit se popujt e lashtë nuk u besonin atyre: themudit si mrekulli ia dërguam deven, por ata bënë krim me te. Ndërkaq ne mrekullit i dërgojmë vetëm për të frikësuar

Verse 60 — Surah Al-Isra 17:60

Dhe kur të patëm thënë: “Zoti yt i përfshinë të gjithë njerëzit”, kurse ëndrrën që ta paraqitëm edhe drurin e mallkuar në Kur’an, janë vetëm prova për njerëzit. Ne i tmerrojmë ata, por kjo ua rritë atyre më tepër, edhe ashtu, mosbesimin e madh

Verse 61 — Surah Al-Isra 17:61

Dhe kur u thamë engjujve: “Bëni sexhde Ademit”, ata të gjithë i bënë sexhde atij, përveç Iblisit. “si t’i bëj sexhde – tha ai – atij të cilin Ti e krijove nba balta

Verse 62 — Surah Al-Isra 17:62

Shikoje këtë të cilin e ke ngritur më lartë se mua, - tha. Nëse më jep afat deri në ditën e kijametit, me siguri, përveç një numri të vogël, të gjithë pasardhësit e tij do t’i shkatërrojë”

Verse 63 — Surah Al-Isra 17:63

“Shko, - i tha Ai, - dhe ata të cilët të pasojnë ty – ani; xhehennemi është shpërblim i mjaftueshëm për ju

Verse 64 — Surah Al-Isra 17:64

Dhe përvehtëso me zërin tënd cilin të mundesh dhe përzini kalorësit tu edhe këmbësorinë tënde, dhe bëhu pjesëtar në pasuri dhe fëmijë me ta, edhe premtoju, - por djalli ju premton vetëm rrena

Verse 65 — Surah Al-Isra 17:65

Kurse ti, me të vërtetë nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të mij”. Dhe si përfaqësues mjafton Zoti yt

Verse 66 — Surah Al-Isra 17:66

Zoti i juaj është, ai i cili vetëm për hirë tuajin i lëvizë lundrat nëpër det që të kërkoni dhuntinë e Tij, sepse Ai ndaj jush është mëshirëplotë

Verse 67 — Surah Al-Isra 17:67

Kur ju godet e papritura në det, atëherë i humbni ata të cilëve u jeni falur, përveç Atij (All-llahut). Mirëpo kur Ai ju shpëton në tokë j ia ktheni shpinën; njeriu gjithmonë është bukëshkelë

Verse 68 — Surah Al-Isra 17:68

A jeni të sigurt se Ai nuk do t’ju shpjer kah toka ose se nuk do të lëshojë kundër jush fërfëllazë me rërë, e atëherë nuk do t’i gjeni vetes shpëtim fare

Verse 69 — Surah Al-Isra 17:69

Ose a jeni te sigurtë se Ai nuk do t’ju kthejë prapë në det dhe t’iu lëshojë furtunën dhe t’iu përmbysë për shkak se keni mohuar? Atëherë nuk keni për të gjetur se kush do të na marrë në përgjegjësi për ju

Verse 70 — Surah Al-Isra 17:70

Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijt e Ademit: i kemi shetitur nëpër tokë e nëpër det dhe i kemi furnizuar me ushqime të mira e me shije, dhe u kemi dhënë përparësi të mëdha ndaj shumicës që i kemi krijuar

Verse 71 — Surah Al-Isra 17:71

Atë ditë kur të thërrasim tërë njerëzit me gjithë prijësit e tyre, atyre të cilëve libri i tyre do t’u jepet nga e djathta do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi as sa të zitë e thonit

Verse 72 — Surah Al-Isra 17:72

E kush ka qenë i verbër në këtë botë do të jetë i verbër edhe në atë botë dhe ai e ka humbur rrugën keq

Verse 73 — Surah Al-Isra 17:73

Dhe përpak desh të larguan edhe ty prej asaj çka të shpallëm Ne, që kundër nesh të shpifësh diçka tjetër, e pastaj ata do të konsideronin si mik

Verse 74 — Surah Al-Isra 17:74

Dhe sikur të të mos kishim përforcuar ty, gati u lëshove pe, sadopakë qoftë

Verse 75 — Surah Al-Isra 17:75

Dhe atëherë me siguri do të kishim bërë të shijosh mundim të dyfishtë në jetë dhe pas vdekjes; atëherë nuk ke për të gjetur askë i cili do të ndihmonte kundër nesh

Verse 76 — Surah Al-Isra 17:76

Ata që kanë shqetësuar në tokë, sa që gati të përzënë prej aty, por, atëherë as ata nuk do të qëndronin aty shumë pas teje

Verse 77 — Surah Al-Isra 17:77

Sipas traditës që ka qenë, me tërë ata të cilët i kemi dërguar përpara teje, dhe as ti nuk do t’i shmangesh traditës

Verse 78 — Surah Al-Isra 17:78

Kryej namazet kur dielli niset nga gjysma e qiellit e deri në terrin e natës, edhe lutjen e agimit. Me të vërtetë Kur’anin në saban e dëshmojnë shumë (shumica e dëgjojnë)

Verse 79 — Surah Al-Isra 17:79

Dhe një pjesë të natës kaloje i zgjuar! Kjo është vetëm detyra e jote. Ndoshta Zoti yt do të ringjallë në një vend të lavdëruar

Verse 80 — Surah Al-Isra 17:80

Dhe thuaj: “O Zoti im më shpjer nëpër atë hyrje të sinqertë, dhe më nxirr asaj daljes së sinqertë, dhe më jep forcë nga ana jote që të më shërbejë si ndihmë”

Verse 81 — Surah Al-Isra 17:81

Dhe thuaj: “Erdh e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Me të vërtetë gënjeshtra është e paqëndrueshme”

Verse 82 — Surah Al-Isra 17:82

Ne shpallim nga Kur’ani atë çka është bar dhe mëshirë për besimtarët, kurse mosbesimtarëve vetëm ua rritë shkatërrimin

Verse 83 — Surah Al-Isra 17:83

Kur i japim njeriut ndonjë dhunti, ai kthen shpinën dhe largohet anash, por kur e godet e keqja, atëherë pikëllohet

Verse 84 — Surah Al-Isra 17:84

Thuaj: “Secili po vepron sipas mënyrës së vet, mirëpo Zoti juaj e di më së miri kush është në rrugë të drejtë”

Verse 85 — Surah Al-Isra 17:85

Të pyesin për shpirtin, thuaju: “Çështja e shpirtit është punë vetëm e Zotit tim, kurse juve u është dhënë fare pak dije

Verse 86 — Surah Al-Isra 17:86

Dhe po të dëshironim ne, me siguri do të kishim bërë të zhduket ajo çka ta kemi shpallur, dhe ti, pastaj nuk do të gjesh askë që do të ndihmonte kundër nesh

Verse 87 — Surah Al-Isra 17:87

Përveç se me mëshirën e zotit tënd, sepse mirësia e Tij ndaj teje është me të vërtetë e madhe”

Verse 88 — Surah Al-Isra 17:88

Thuaj: “Sikur të bashkoheshin tërë xhindët dhe njerëzit të bënin një Kur’an, sikur ky, nuk do të mund të bënim sikur ky, edhe pse i ndihmojnë njëri-tjetrit”

Verse 89 — Surah Al-Isra 17:89

Ne, në këtë Kur’an, u shpjegojmë njerëzve shembuj të ndryshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë, ata vetëm mohojnë

Verse 90 — Surah Al-Isra 17:90

Dhe thonë: “Nuk të besojmë ty deri sa të na nxjerrësh kroje nga toka

Verse 91 — Surah Al-Isra 17:91

Ose ti të kesh një kopsht me lisa e hardhi dhe nëpër të të kalojnë një varg lumenjsh

Verse 92 — Surah Al-Isra 17:92

Ose ta coptosh qiellin copë-copë mbi ne, si po e vërteton ti; ose deri sa All-llahun dhe engjujt t’i sjellësh para nesh

Verse 93 — Surah Al-Isra 17:93

Apo: të kesh për vete shtëpi prej ari, ose derisa të ngjitsh në qiell. Por nuk do të besojmë edhe sikur të ngjitesh deri sa të na sjellish një Libër që ta lexojmë”. Thuaj: “Qoftë lartësuar Zoti im! A jam unë diçka tjetër përveç se një njeri-pejgamber?!”

Verse 94 — Surah Al-Isra 17:94

Kurse njerëzit, kur u vinte shpallja, i pengonte t’i besojnë vetëm ajo që thonin: “A na paska dërguar All-llahu një njeri si profet”

Verse 95 — Surah Al-Isra 17:95

Thuaj: “Sikur engjujt në tokë të ecnin qetë, Ne do t’u kishim dërguar nga qielli një engjull si profet”

Verse 96 — Surah Al-Isra 17:96

thuaj: “All-llahu më mjafton për dëshmitar mua edhe juve, sepse, ai i sheh dhe është i informuar për robërit e vet”

Verse 97 — Surah Al-Isra 17:97

Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është në rrugë të drejtë, kurse atë të cilin Ai e lë të humbur, atyre nuk u gjen dot mbrojtës përveç Atij. Ne do t’i tubojmë ata në ditën e gjykimit, me fytyrë për toke, të verbër, memecë e të shurdhër, vendbanim i tyre është xhehennemi, sa herë që të dobësohet flaka, do t’ua shtojmë zjarrin

Verse 98 — Surah Al-Isra 17:98

Ai është shpërblim i atyre, se ata nuk u kanë besuar argumenteve tona, dhe kanë thënë: “A kur të bëhemi eshtra e pluhur ne do të ringjallemi sikur krijesa të reja?”

Verse 99 — Surah Al-Isra 17:99

Po a nuk e shohin ata se, All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën, ka mundësi të krijojë të ngjashmen me ato dhe se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, për çka nuk ka dyshim? Por, mosbesimtarët refuzojnë dhe vetëm mohojnë

Verse 100 — Surah Al-Isra 17:100

Thuaj: “Edhe sikur ju të posedoni thesarin e mëshirës së Zotit tim, ju edhe atëherë do të rrudheshit (bënit koprraci) nga frika se mos do të varfëroheni”. Njeriu gjithmonë është koprrac

Verse 101 — Surah Al-Isra 17:101

Ne Musaut i kemi dhënë nëntë mrekulli të qarta. Pyeti pra izraelitët kur u erdhi atyre dhe kur Faraoni i pat thënë “Unë mendoj se ti je me të vërtetë i magjepsur”

Verse 102 — Surah Al-Isra 17:102

E ai i tha: “Ti e di se këtë nuk e ka zbritur askush tjetër përveç Zotit të qiejve dhe tokës, si argument të hapët, dhe unë me të vërtetë, o Faraon, të konsideroj të shkatërruar”

Verse 103 — Surah Al-Isra 17:103

Dhe ai deshti t’i përzëjë nga vendi, por Ne e përmbytëm atë, edhe ata që kanë qenë me këtë, të gjithë së bashku

Verse 104 — Surah Al-Isra 17:104

Dhe pas asaj u thamë izraelitëve: “Vendosuni në këtë tokë, e kur të vijë koha, premtimi i botës tjetër, do t’iu sjellim të përzier

Verse 105 — Surah Al-Isra 17:105

Ne shpallëm atë me arsye dhe po zbret me arsye. Kurse ty të kemi dërguar vetëm përgëzues dhe qortues

Verse 106 — Surah Al-Isra 17:106

Ndërsa Kur’anin, e shpallëm krejt pjesë-pjesë, në mënyrë që ti njerëzve t’ua lexosh pak nga pak, dhe atë ua shpallim të përforcuar

Verse 107 — Surah Al-Isra 17:107

Thuaj: I besuat ju Atij apo nuk i besuat, ata të cilëve u është bërë me dije qysh më parë (para shpalljes së tij) kur u lexohet bëjnë sexhde

Verse 108 — Surah Al-Isra 17:108

Dhe thonë: “Qoftë lartësuar Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë njëmend plotësohet”

Verse 109 — Surah Al-Isra 17:109

Dhe duke qarë bëjnë sexhde dhe ai lexim ua rritë respekt-frikën

Verse 110 — Surah Al-Isra 17:110

Thuaj: “Thirrni: All-llah ose Rrahman, sido që ta thërrisni, emrat e Tij janë më të bukurit. Mos jij zëlartë kur falë namazin, por as mos e freno shumë zërin! Lype një rrugë mesatare”

Verse 111 — Surah Al-Isra 17:111

Dhe thuaj: “Lavdëruar qoftë All-llahu, i cili nuk ka fëmijë për vete dhe në pushtet nuk ka bashkëpunëtorë dhe të cilit nuk i duhet mbrojtës për shkak të pafuqisë, dhe atë madhëroje me madhërime të njëmendëta!”