Verse 1 — Surah Maryam 19:1
Kaf Ha Ja A’jn Sad
Verse 2 — Surah Maryam 19:2
Rrëfimi për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijjait
Verse 3 — Surah Maryam 19:3
Kur e luti Zotin e vet me lutje të fshehtë
Verse 4 — Surah Maryam 19:4
I tha: “O Zoti im, eshtrat më janë shkatërruar e kryet më është thinjur, por kurrnjëherë kur të jam drejtuar me lutje Ty, o Zoti im, nuk kam qenë i pafat
Verse 5 — Surah Maryam 19:5
Unë frikësohem për të afërmit e mi nga gjaku, pas meje, kurse gruan e kam beronjë, prandaj më fal një trashëgimtar
Verse 6 — Surah Maryam 19:6
Të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bëre, o Zoti im të mirëpritur”
Verse 7 — Surah Maryam 19:7
“O Zekerijja, po të përgëzojmë me një djalë, i cili do të quhet Jahja. Askujt më përpara nuk dëshëm t’ia lëmë këtë emër”
Verse 8 — Surah Maryam 19:8
“O Zoti im, - tha ai, - si do të kem unë djalë kur gruan e kam shterpë, por edhe unë jam shumë i moshuar?!”
Verse 9 — Surah Maryam 19:9
“Ja, ashtu!” – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, edhe ty të kam pas krijuar më parë kur nuk ke qenë kurrgë”
Verse 10 — Surah Maryam 19:10
“O Zoti im, - tha, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote do të jet ajo se ti nuk do të flasish tri net me njerëzit, përkundër faktit se do të jesh i shëndoshë”
Verse 11 — Surah Maryam 19:11
dhe doli nga tempulli para popullit të vet dhe ua bëri me shenjë ta lavdërojnë All-llahun në mëngjes dhe në mbrëmje
Verse 12 — Surah Maryam 19:12
O Jahja, merre Librin seriozisht! Dhe i dhamë urtësi qysh kur ishte si fëmij
Verse 13 — Surah Maryam 19:13
Butësi dhe sinqeritet dhe ishte i çiltër
Verse 14 — Surah Maryam 19:14
Edhe ndaj prindërve të vet ishte i mirë, nuk ka qenë i ashpër dhe i pasjellshëm
Verse 15 — Surah Maryam 19:15
Dhe paqa qoftë me të në atë ditë kur u lind edhe kur do të vdesë, edhe në ditën kur do të ngjallet përsëri
Verse 16 — Surah Maryam 19:16
Dhe përmende Merjemen në Libër, kur u shmang nga shtëpiarët e vet në anën lindore
Verse 17 — Surah Maryam 19:17
Dhe u fsheh prej tyre, por Ne dërguam te ajo Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i përsosur
Verse 18 — Surah Maryam 19:18
“Unë mbështetem te i Gjithmëshirshmi prej teje, - tha ajo, - nëse i frkësohesh atij”
Verse 19 — Surah Maryam 19:19
“E unë jam – i tha ky – i deleguar i Zotit tënd, të të dhurojë një djalosh intelegjent”
Verse 20 — Surah Maryam 19:20
“Si do të kem unë fëmijë – tha ajo – kur nuk më ka prekur asnjë mashkull dhe unë kam qenë e shfrenuar”
Verse 21 — Surah Maryam 19:21
“Ashtu! – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, dhe ta bëjmë atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga ana jonë. Kjo është punë e kryer”
Verse 22 — Surah Maryam 19:22
Ajo, pra mbeti me barrë dhe u shmang në një vend të largët
Verse 23 — Surah Maryam 19:23
Dhe dhembjet e lindjes e shtrënguan të shkojë te një trup hurme. “Ku ta kisha atë fat, - tha ajo, - e të kisha vdekur qysh moti dhe të isha harrua krejtësisht!”
Verse 24 — Surah Maryam 19:24
Dhe ai (engjulli) më poshtë se ajo: e thirri” Mos u pikëllo, Zoti yt ka bërë që nën ty të rrjedh një prrockë
Verse 25 — Surah Maryam 19:25
Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurme të freskëta
Verse 26 — Surah Maryam 19:26
Andaj ha, pi dhe qetësohu! E nëse sheh ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë i kamë dhënë besë të Gjithmëshirshmit se do të agjëroj (hesht) dhe sot me asnjë nuk po flas”
Verse 27 — Surah Maryam 19:27
dhe e solli atë te familja e vet, duke e bartur. “Oj Merjeme, - i thanë, - ke bërë një punë të urrejtur
Verse 28 — Surah Maryam 19:28
Ori ti, motra e Harunit, babanë nuk e ke pasur të mbrapsht e as nëna jote nuk ka qenë e shfrenuar”
Verse 29 — Surah Maryam 19:29
Por ajo ua tregoi atë me shenjë. “Si të flasim me fëmijë në djep – i thanë ata”
Verse 30 — Surah Maryam 19:30
Unë jam rob i All-llahut, tha ai, mua më ka dhën Librin dhe më ka bërë profet
Verse 31 — Surah Maryam 19:31
Dhe më ka bërë të bekuar dhe më ka porositur që sa të jem gjallë të kryej faljen kudo qoftë dhe të japë zeqatin
Verse 32 — Surah Maryam 19:32
Edhe të jem i mirë ndaj nënës sime, e nuk do të më lejojë të jem i ashpër dhe i pasjellshëm
Verse 33 — Surah Maryam 19:33
Paqa e shpëtimi janë me mua ditën kur kam le dhe diëtn kur do të vdes, por edhe atë ditë kur do të ringjallëm rishtas”
Verse 34 — Surah Maryam 19:34
Ai është Isa, i biri i Merjemes – fjalë e vërtetë në të cilën ata dyshojnë
Verse 35 — Surah Maryam 19:35
Nuk i ka mbetur All-llahut të ketë fëmijë, qoftë lartësuar Ai! Kur vendos për ndonjë punë Ai vetëm i thotë asaj: “Bëhu”! dhe ajo bëhet
Verse 36 — Surah Maryam 19:36
All-llahu është, pamëdyshje, Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj adhurone Atë! Kjo është rrugë e drejtë
Verse 37 — Surah Maryam 19:37
Dhe palët u konfrontuan ndërveti. Të mjerët ata që nuk besojnë në ditën e madhe e të dëshmuar
Verse 38 — Surah Maryam 19:38
Sa mirë do të dëgjojnë dhe sa mirë do të shohin atë Ditë, kur do të qëndrojnë para nesh! Por, mosbesimtarët sot haptazi kanë dështuar plotësisht
Verse 39 — Surah Maryam 19:39
Dhe tërhiqu vërejtjen për Ditën e mjerimeve kur të zbatohen urdhërat, e ata janë indiferentë dhe nuk besojnë
Verse 40 — Surah Maryam 19:40
Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të do t’i trashigojmë Ne dhe ata do të kthehen te ne
Verse 41 — Surah Maryam 19:41
Përmende, në Libër, Ibrahimin! Ai ka qenë shumë i sinqertë si profet
Verse 42 — Surah Maryam 19:42
Kur i tha babës së vet: “O babai im, pse e adhuron atë që as dëgjon, as sheh, e as që mundet të sjellë farë dobie
Verse 43 — Surah Maryam 19:43
O babai im, mua më shpallet dituri që nuk të ka ardhur ty, prandaj më paso mua, unë do të udhëzoj në rrugë të drejtë
Verse 44 — Surah Maryam 19:44
O babai im, mos adhuro djallin, djalli është me siguri i padëgjueshëm nda të Gjithmëshirshmit
Verse 45 — Surah Maryam 19:45
O babai im, kam frikë se po të godet ndonjë dënim nga i Gjithmëshirshmi dhe do të jesh shok i djallit”
Verse 46 — Surah Maryam 19:46
E ai i tha: “A i refuzon ti hyjnitë e mia o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë kam për të rrahur, përnjëmend, me gur, prandaj hiqmu syshë për një kohë të gjatë
Verse 47 — Surah Maryam 19:47
Qofsh në paqe, tha Ibrahimi. Do ta lus Zotin tim të të falë, sepse Ai është shumë i mirë ndaj meje
Verse 48 — Surah Maryam 19:48
Dhe do t’ju lërë juve dhe tërë ata që po i adhuroni, në vend të All-llahut, dhe do ta adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jem fatkeq në adhurimin e Zotit tim
Verse 49 — Surah Maryam 19:49
Dhe pasi u largua prej tyre; edhe prej atyre të cilët e adhuronin, në vend të All-llahut, Ne i dhuruam Is-hakun dhe Jakubin, dhe të dy i kemi bërë profetë
Verse 50 — Surah Maryam 19:50
dhe i shpërblyem me mëshirën tonë dhe i bëmë të jenë të lavdëruar dhe të përmenden për të mirë
Verse 51 — Surah Maryam 19:51
dhe pëmende, në Libër, Musanë! Ai ka qenë i sinqertë dhe ishte profet, ferrëfyes
Verse 52 — Surah Maryam 19:52
Dhe ne e thirrëm nga ana e djathtë e Turit dhe e sollëm afër shpëtimit
Verse 53 — Surah Maryam 19:53
Dhe ia dhamë, me mëshirën tonë, vëllaun e vet Harunin si profet
Verse 54 — Surah Maryam 19:54
Dhe përmende, në Libër, Ismailin! Ai ka qenë i sinqertë në premtim dhe ishte profet ferrëfyes
Verse 55 — Surah Maryam 19:55
Dhe e urdhëronte familjen e vet të kryejnë namazin, të japin zeqatin dhe ishte i kënaqur te Zoti i tij
Verse 56 — Surah Maryam 19:56
Dhe përmende, në Libër, Idrisin! Ai ishte shumë i sinqertë si profet
Verse 57 — Surah Maryam 19:57
Dhe ne e kemi ngritur në pozitë të lartë
Verse 58 — Surah Maryam 19:58
Ata janë profetë të cilët All-llahu i ka mbuluar me mëshirë të vet, pasardhës të Ademit dhe të atyre që i bartëm me Nuhin, dhe prej pasardhësve të Ibrahimit dhe izraelitëve, edhe të atyre që i kemi përudhur dhe i kemi zgjedhur. Kur u lexoheshin ajetet e të Gjithmëshirshmit, ata binin në sexhde dhe qanin
Verse 59 — Surah Maryam 19:59
Por, pas atyre mbetën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase do ta pësojnë
Verse 60 — Surah Maryam 19:60
Përveç atyre që janë penduar dhe kanë besuar edhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë e padrejtë, ata do të hyjnë në xhennet
Verse 61 — Surah Maryam 19:61
Në kopshte të Adënit, të cilët i mëshirshmi fshehurazi ua ka premtuar robërve të vet. Premtimi i tij, me siguri, do të realizohet
Verse 62 — Surah Maryam 19:62
Aty nuk do të dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm “Paqe!” dhe aty do të furnizohen në mëngjes dhe mbrëmje
Verse 63 — Surah Maryam 19:63
Atë xhenet do ta trashëgojnë, nga robërit tanë, kush ruhet nga mëkatet
Verse 64 — Surah Maryam 19:64
“Ne kemi hyrë në xhennet vetëm me leje të Zotit tënd, Ai është sundues i çdo sendi, Ai e di të tashmen tonë dhe të kaluarën tonë dhe çka ka ndërmjet atyre” – thonë ata. Zoti yt nuk harron
Verse 65 — Surah Maryam 19:65
Ai është Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj çka është ndërmjet tyre, prandaj, vetëm Atë adhuro dhe vazhdo me këtë! A e di, a ka ndokush emrin e Tij
Verse 66 — Surah Maryam 19:66
Njeriu thotë: “A përnjëmend kur të vdes do të ringjallem?”
Verse 67 — Surah Maryam 19:67
A nuk kujtohet njeriu se e kemi krijuar, në nismë kur ai nuk ishte kurrgjë
Verse 68 — Surah Maryam 19:68
Dhe pasha Zotin tënd, Ne do t’i mbledhim edhe ata edhe djajtë, pastaj do t’i shpiejmë patjetër të gjunëzohen përreth xhehenemit
Verse 69 — Surah Maryam 19:69
E pastaj nga secili grup do t’i ndajmë ata, të cilët kanë qenë më brutalë ndaj të mëshirshmit
Verse 70 — Surah Maryam 19:70
Ngase Ne i dimë mirë ata të cilët e kanë merituar më së forti të digjen në të
Verse 71 — Surah Maryam 19:71
Dhe secili prej jush do të arrijë aty! Zoti yt me siguri ashtu është besatuar
Verse 72 — Surah Maryam 19:72
Pastaj, ata të cilët janë shmangur prej mëkateve do t’i shpëtojmë, kurse mizorët do t’i lëmë që të zvarrisen aty gjunjazi
Verse 73 — Surah Maryam 19:73
Sepse, kur u janë lexuar ajetet tona të qarta, atëherë ata që nuk besonin u thonin atyre që besonin: “Cili nga këto dy grupe është në pozitë më të mirë dhe kush ka shoqëri më të mirë?”
Verse 74 — Surah Maryam 19:74
Po sa e sa i kemi shfarosur përpara tyre, të cilët me pasuri dhe dukje të nxisnin kurreshtje
Verse 75 — Surah Maryam 19:75
Thuaj: “Kush është në humbje, i Gjithmëshirshmi i dhëntë jetë të gjatë!” Derisa të atillët e përjetojnë atë çka u është premtuar, qoftë dënimi, qoftë dita e kijametit, me siguri do të marrin vesh se kush ka pozitë më të keqe dhe ushtri më të dobët
Verse 76 — Surah Maryam 19:76
dhe All-llahu ua rritë udhëzimin atyre të cilët janë në rrugë të drejtë. Kurse veprat e mira të vazhdueshme – nga Zoti yt do të jenë të shpërblyera më mirë dhe më bukur të kompensuara
Verse 77 — Surah Maryam 19:77
A e ke parë atë i cili ka përgënjeshtruar argumentet tona dhe ka thënë: “Gjithsesi do të më jepet pasuri dhe fëmijë!”
Verse 78 — Surah Maryam 19:78
Ai ose është thelluar në fshehtësi ose ka marrë premtimin nga i Gjithmëshirshmi
Verse 79 — Surah Maryam 19:79
Po si jo! Ne do ta shënojmë se çka po flet dhe vuajtjen do t’ia zgjasim shumë
Verse 80 — Surah Maryam 19:80
Dhe ne e trashëgojmë edhe atë çka thotë, dhe do të na vijë i vetmuar
Verse 81 — Surah Maryam 19:81
Ata marrin, në vend të All-llahut, do farë hyjnish, të cilat duhet të jenë ndërmjetësues të tyre
Verse 82 — Surah Maryam 19:82
Po si jo! Ata do të mohojnë adhurimin e atyre dhe do të jenë kundërshtarë të atyre
Verse 83 — Surah Maryam 19:83
A nuk e sheh se ne ua kemi lëshuar mosbesimtarëve djajtë që t’i shpiejnë sa më shumë në vepra të këqia
Verse 84 — Surah Maryam 19:84
Prandaj, mos shpejto kundër tyre! Atyre Ne ua numërojmë ditët si duhet
Verse 85 — Surah Maryam 19:85
Atë ditë kur do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithmëshirshmi si të deleguar
Verse 86 — Surah Maryam 19:86
Kurse mëkatarët do t’i shpiejmë në xhehennem sikur të eturit për ujë
Verse 87 — Surah Maryam 19:87
Askush nuk do të mundet të angazhohet, përveç atij, i cili ka pëlqimin e të Gjithmëshirshmit
Verse 88 — Surah Maryam 19:88
Kanë thënë: “I Gjithmëshirshmi ka fëmijë!”
Verse 89 — Surah Maryam 19:89
Ju, me të vërtetë, po flisni diçka të shëmtuar
Verse 90 — Surah Maryam 19:90
Nga ajo qiejt gati u coptuan dhe toka gati u shemb dhe malet gati ranë si gërmadha
Verse 91 — Surah Maryam 19:91
Që i përshkruajnë të Gjithmëshirshmit fëmijë
Verse 92 — Surah Maryam 19:92
Nuk i duhet të Gjithmëshirshmit të ketë fëmijë
Verse 93 — Surah Maryam 19:93
Prandaj, të gjithë ata, kush janë në qiej edhe në tokë, do t’i vijnë të Gjithmëshirshmit si robër
Verse 94 — Surah Maryam 19:94
Ai i ka parasysh të tërë dhe i ka numëruar me përpikëri
Verse 95 — Surah Maryam 19:95
Dhe të gjithë në ditën e kijametit do t’i vijnë një nga një
Verse 96 — Surah Maryam 19:96
Atyre të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u shpreh, me sigur, simpati
Verse 97 — Surah Maryam 19:97
Ne atë, (Kur’anin) e kemi bërë të lehtë, në gjuhën tënde, për t’i përgëzuar me këtë të devotshmit dhe t’i qortosh ata që janë kokëfortë dhe mohojnë
Verse 98 — Surah Maryam 19:98
Sa e sa brezni para tyre i kemi zhdukur! A e sheh dikë prej tyre dhe a dëgjon ndonjë zë sado të vogël të tyre