Back to Languages

Albanian - Chapter 2 - Al-Baqarah

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Baqarah 2:1

Verse 2 — Surah Al-Baqarah 2:2

Ky libër, në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit

Verse 3 — Surah Al-Baqarah 2:3

Të cilët besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin sadakë nga ajo që u kemi dhënë ne

Verse 4 — Surah Al-Baqarah 2:4

Edhe ata që besojnë në atë çka është shpallur përpara teje, si edhe ata që janë të bindur në botën tjetër

Verse 5 — Surah Al-Baqarah 2:5

Ata janë të përudhur nga Zoti i tyre dhe ata, vetëm ata, janë të shpëtuar

Verse 6 — Surah Al-Baqarah 2:6

Ata që nuk besojnë, me siguri e kanë njëlloj, - i qortove ti apo nuk i qortove, - ata nuk besojnë

Verse 7 — Surah Al-Baqarah 2:7

All-llahu i ka vulosur zemrat e tyre dhe veshët e tyre, kurse para syve të tyre ka një perde. Ata i pret dënimi i madh

Verse 8 — Surah Al-Baqarah 2:8

Ka njerëz, të cilët thonë: I kemi besuar All-llahut dhe botës tjetër, por ata nuk janë besimtarë

Verse 9 — Surah Al-Baqarah 2:9

Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që kanë besuar, por ata vetëm e mashtrojnë veten dhe nuk e hetojnë

Verse 10 — Surah Al-Baqarah 2:10

Zemrat e tyre janë të sëmura dhe All-llahu edhe më tepër ua rrit sëmundjen. Ata i pret dënim i dhembshëm për shkak se gënjejnë

Verse 11 — Surah Al-Baqarah 2:11

Kur u thuhet: “Mos bëni turbullira në tokë”! – thonë – Ne vetëm mbajmë rendin

Verse 12 — Surah Al-Baqarah 2:12

Kujdes! Se në fakt ata bëjnë turbullira por nuk vënë re

Verse 13 — Surah Al-Baqarah 2:13

Kur u thuhet: Besoni si besojnë njerëzit, ata përgjigjen: “A të besojmë ashtu si besojnë të marrët, naivët”? Por ata janë vetë të marrë vetëm se nuk e dinë, apo jo

Verse 14 — Surah Al-Baqarah 2:14

Kur i takojnë ata që besojnë, thonë: Kemi besuar, por kur mbesin vetëm me djajtë e vet, thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm tallemi”

Verse 15 — Surah Al-Baqarah 2:15

All-llahu tallet me ata dhe i lëshon të dështojnë edhe më tepër në mosbesimin e tyre

Verse 16 — Surah Al-Baqarah 2:16

Ata janë, të cilët japin fitimin për humbje; tregtia e tyre nuk u sjell kurrfarë dobie dhe ata nuk janë të përudhur

Verse 17 — Surah Al-Baqarah 2:17

Ata i ngjajnë shembullit të atij që ndez zjarr, por kur ai ndriçon rrethin e tyre, All-llahu ua merr dritën dhe i le në terr që të mos shohin

Verse 18 — Surah Al-Baqarah 2:18

Janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj nuk kthehen pas

Verse 19 — Surah Al-Baqarah 2:19

Ose janë sikur ata të cilët vënë gishtat në veshët e tyre kur i përfshin furtuna nga qielli, me terr e bubullimë dhe vetëtimë, të frikësuar nga vdekja, por All-llahut nuk mund t’i shmangen dot mosbesimtarët

Verse 20 — Surah Al-Baqarah 2:20

Dhe vetëtima, për pak sa nuk i verbëron; sa herë që veton ata nisen, por sa t’u terrohet ndalen. Sikur të donte All-llahu mund t’ua merrte edhe të dëgjuarit edhe të pamurit, sepse All-llahu, me të vërtetë, ka mundësi për çdo send

Verse 21 — Surah Al-Baqarah 2:21

O njerëz! Adhurone Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata përpara jush, ndoshta bëheni të devotshëm

Verse 22 — Surah Al-Baqarah 2:22

Ai i cili ua ka bërë tokën shtrojë, kurse qiellin kulm, dhe nga qielli ju lëshon shiun dhe me të bën që të rriten fryte, ushqim për ju. Prandaj mos i bëni shok All-llahut me vetëdije

Verse 23 — Surah Al-Baqarah 2:23

Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëne ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe dëshmitarët tuaj, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën

Verse 24 — Surah Al-Baqarah 2:24

Po nëse nuk e bëni, dhe nuk mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët

Verse 25 — Surah Al-Baqarah 2:25

Dhe përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se i presin xhenete ku rrjedhin lumenj; sa herë që do t’u jepet ndonjë frut prej atyhit, ata do të thonë: “Me këtë jemi furnizuar edhe më herët”, por do t’u jepet vetëm e ngjashme me të. Aty do të ketë femra të pastra dhe ata do të jenë përgjithmonë aty

Verse 26 — Surah Al-Baqarah 2:26

All-llahu nuk ngurron të sjellë si shembull mushkonjën ose diçka si kjo, dhe ata që besojnë, ata e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk e besojnë thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull”? Me këtë Ai shumë i humb, por shumë edhe i drejton në rrugë të drejtë. Dhe me këtë nuk humb askush tjetër përveç mbrapshtanëve

Verse 27 — Surah Al-Baqarah 2:27

të cilët e thejnë besën e dhënë All-llahut, pasi që janë besatuar dhe e shkëpusin atë çka ka urdhëruar All-llahu të mbahet, dhe bëjnë turbullira në tokë. Ata njëmend janë të shkatërruar

Verse 28 — Surah Al-Baqarah 2:28

Si mundeni ta mohoni All-llahun ju që keni qenë të vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapë ju ringjallë dhe mandej te Ai do të ktheheni

Verse 29 — Surah Al-Baqarah 2:29

Ai ëshë i cili ka krijuar për ju gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe ka rregulluar shtatë qiej. Ai për çdo send ka dijeni

Verse 30 — Surah Al-Baqarah 2:30

Dhe kur u tha Zoti yt engjujve: “Unë në tokë po caktoj një mëkëmbës”! Ata i thanë: - A po bën aty dikë që do të bëjë turbullira e gjakderdhje, kurse ne Ty të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të lartësojmë? Unë di – tha Ai – atë çka ju nuk e dini

Verse 31 — Surah Al-Baqarah 2:31

Dhe ia mësoi Ademit emërtimet e të gjitha sendeve e pastaj ua prezentoi engjujve dhe u tha: “Më informoni për emrat e tyre, nëse flisni të vërtetën!”

Verse 32 — Surah Al-Baqarah 2:32

Ata i thanë: - Qofsh lartësuar! Ne nuk dimë përveç asaj që na ke mësuar Ti. Padyshim ti je i gjithëdijshëm, i urtë

Verse 33 — Surah Al-Baqarah 2:33

O Adem! – tha Ai, ua trego emrat atyre! Dhe kur ai u tha emrat e tyre, All-llahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di të padukshmet e qiejve dhe të tokës dhe vetëm Unë di atë çka e shfaqni haptazi dhe atë çka e fshihni?”

Verse 34 — Surah Al-Baqarah 2:34

Dhe kur u thamë engjujve: “Përuluni (bini në sexhde) Ademit!” Ata iu përulën, me përjashtim të iblisit. Ai refuzoi dhe bëri mendjemadhësi dhe u bë mosbesimtar

Verse 35 — Surah Al-Baqarah 2:35

Dhe ne i thamë: “O Adem! Vendosuni ti dhe gruaja jote në xhennet dhe hani aty sa të doni prej ku të dëshironi, por kësaj peme mos iu afroni e të bëheni punëkëqinj!”

Verse 36 — Surah Al-Baqarah 2:36

Por djalli i mashtroi në këtë punë dhe i nxori prej aty ku ishin, dhe ne u thamë: “Hupni së këndejmi si armiq të njëri-tjetrit dhe do të vendoseni e të jetoni në tokë deri në afatin e caktuar!”

Verse 37 — Surah Al-Baqarah 2:37

Dhe i pranoi disa fjalë të Zotit të vet, andaj Ai ia fali. Ai me të vërtetë pranon pendimin, është mëshirëplotë

Verse 38 — Surah Al-Baqarah 2:38

Ne u thamë: “Shporruni të gjithë prej aty! Nga unë do t’u vijë një udhërrëfim dhe kush pason përudhjen time nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.”

Verse 39 — Surah Al-Baqarah 2:39

Kurse ata, të cilët nuk besuan, por i përgënjeshtruan argumentet tona, ata janë banorë të xhehennemit, ata do të mbesin aty përgjithmonë

Verse 40 — Surah Al-Baqarah 2:40

O Izraelitë! Kujtone dhuntinë time që ju kam dhuruar dhe plotësoni besën që ma dhatë, t’ju plotësoj edhe unë besën time. Frikësohmuni vetëm mua

Verse 41 — Surah Al-Baqarah 2:41

Besoni asaj që po ua shpallë, e cila ua vërteton atë çka e keni ju, dhe mos jini të parët që nuk i besoni! Dhe mos bleni fundrrina me fjalët e mia dhe frikësohmuni vetëm mua

Verse 42 — Surah Al-Baqarah 2:42

Dhe mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetë që me vetëdije të fshihni të vërtetën, pasi e dini

Verse 43 — Surah Al-Baqarah 2:43

Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe përkuluni me ata që përkulen

Verse 44 — Surah Al-Baqarah 2:44

A ju po urdhëroni të tjerët të bëjnë vepra të mira e vetën e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mendoni pak

Verse 45 — Surah Al-Baqarah 2:45

Kërkoni ndihmë me anë të durimit dhe faljes! Ajo është padyshim punë e madhe (e rëndë) por jo edhe për të dëgjueshmit e bindur

Verse 46 — Surah Al-Baqarah 2:46

të cilët shpresojnë se do të dalin para Zotit të vet dhe se Atij do t’i kthehen

Verse 47 — Surah Al-Baqarah 2:47

O Izraelitë! Përkujtone dhuntinë time që ju kam dhuruar dhe unë ju kam dalluar prej njerëzve të tjerë

Verse 48 — Surah Al-Baqarah 2:48

Ruajuni asaj dite kur askush nuk do të mund t’i shërbejë asgjë kurrkujt, dhe nuk do të pranohet ndërmjetësimi i askujt, nuk do të pranohet kompensimi e nuk do të jenë të ndihmuar

Verse 49 — Surah Al-Baqarah 2:49

Dhe kur ju shpëtuam nga njerëzit e Faraonit që ju mundonin me dënimin më të rëndë, duke jua therrur djemtë tuaj, kurse vajzat jua linin në jetë. Në këtë ka sprovë të madhe nga Zoti i juaj i madh

Verse 50 — Surah Al-Baqarah 2:50

Dhe kur e ndamë detin për ju dhe juve u shpëtuam, kurse njerëzit e Faraonit i përmbytëm e ju i shikonit

Verse 51 — Surah Al-Baqarah 2:51

Dhe kur e thirrëm Musaun në takim për katërdhjetë netë, ju pas atij patët marrë viçin (për zot). Ju jeni mizorë

Verse 52 — Surah Al-Baqarah 2:52

Pastaj juve, edhe pas kësaj, ua falëm, ndoshta bëheni mirënjohës

Verse 53 — Surah Al-Baqarah 2:53

Dhe kur Musaut i dhamë Librin dhe Furkanin (që ndanë të vërtetën nga e pavërteta), ndoshta merrni rrugën e mbarë

Verse 54 — Surah Al-Baqarah 2:54

Dhe klur Musa i tha popullit të vet: “O populli im, ju i keni bërë keq vetvetes kur e keni marrë viçin (për zot), prandaj pendohuni para Krijuesit dhe luftoni me vetvetën! Te Krijuesi juaj, ajo është më mirë për ju, Ai do t’ua falë. Ai i pranon shumë pendimet dhe është mëshirëplotë”

Verse 55 — Surah Al-Baqarah 2:55

Dhe kur i thatë: - “O Musa, ne nuk kemi për të besuar deri sa ta shohim All-llahun haptazi! – Dhe vetëtima ju përfshiu e ju shikonit

Verse 56 — Surah Al-Baqarah 2:56

Pastaj juve, pas vdekjes, ju kemi ngjallur që të jeni mirënjohës

Verse 57 — Surah Al-Baqarah 2:57

Dhe ju kemi bërë hije me retë dhe ju zbritëm fëllënza dhe menn (lëng i ëmbël). Hani ushqime të mira me të cilat ju kemi furnizuar! Ata nuk na bënë keq neve, por i bënë keq vetvetës

Verse 58 — Surah Al-Baqarah 2:58

Dhe kur ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani çka të dëshironi dhe sa të dëshironi, por në hyrje hyni kokëulur dhe thuani: “na fal!”, do t’ju falim mëkatet tuaja, madje bamirësve do t’u japim edhe më shumë

Verse 59 — Surah Al-Baqarah 2:59

Mirëpo, mizorët e ndërruan fjalën që u është thënë, me fjalë të tjera që nuk u është thënë, dhe Ne mbi ata që kanë bërë mizori ua lëshuam një dënim nga qielli, për shkak se ishin të mbrapshtë

Verse 60 — Surah Al-Baqarah 2:60

Dhe kur Musa, për popullin e vet u lut për ujë, e Ne i thamë: “Bjeri me shkopin tënd gurit!” prej tij shpërthyen dymbëdhjetë burime dhe çdo grup dinin burimin e vet. Hani dhe pini nga furnizimet e All-llahut dhe mos bëni keq në tokë si mbrapshtanë

Verse 61 — Surah Al-Baqarah 2:61

Dhe ju i thatë: “O Musa, ne më nuk mund të qëndrojmë vetëm me një ushqim, prandaj lutju Zotit tënd për ne që të na japë (bëjë të rritet) diçka tjetër çka e bën toka: perime, tranguj, edhe tjerrëza e barishte, - groshë, qepë e hudhra. – Ai tha: “A doni ta ndërroni atë çka është e mirë me atë çka është e pavlerëshme? Shkoni, pra, në qytet se do të gjeni atë që keni kërkuar!” Ata i mbuloi poshtërsia dhe mjerimi, ndaj merituan hidhërimin e All-llahut; për shkak se i mohonin argumentet e All-llahut; vrisnin profetët pa pikë të fajit. Kjo ata i goditi për shkak se qenë të padëgjueshëm dhe me të këqia i kalonin tërë kufinjtë

Verse 62 — Surah Al-Baqarah 2:62

Me siguri ata që kanë besuar ose që janë ebrej, edhe të krishterë, edhe sabej, që i kanë besuar All-llahut edhe botës tjetër dhe kanë bërë punë të mira, shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre. Për ata nuk ka as frikë e as pikëllim

Verse 63 — Surah Al-Baqarah 2:63

Dhe kur e kemi marrë nga ju besën, edhe malin Tur e kemi ngritur përmbi ju. Pranone seriozisht, si të juajën, çka u kemi dhënë dhe ta keni ndërmend çka ka në të, ndoshta do të ruheni

Verse 64 — Surah Al-Baqarah 2:64

Ju pastaj ia kthyet shpinën dhe po të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e tij, ju me siguri do të shkatërroheshit

Verse 65 — Surah Al-Baqarah 2:65

Ju i dini ata, nga mesi juaj, të cilët gabuan të shtunën, prandaj ne u patëm thënë: “Bëhuni majmunë të përçmuar!”

Verse 66 — Surah Al-Baqarah 2:66

Bashkohanikëve dhe breznive të tyre ua kemi bërë këtë si vërejtje dhe këshillë për të devotshmit

Verse 67 — Surah Al-Baqarah 2:67

Dhe kur i tha Musa popullit të vet: “All-llahu ju urdhëron të “therrni një lopë”; ata i thanë: “Ti po allesh me ne, a?” “Mos e bëftë All-llahu, - tha ai, - unë të jem nga injorantët!”

Verse 68 — Surah Al-Baqarah 2:68

I thanë: “Lute Zotin tënd për ne të na sqarojë çfarë duhet të jetë ajo lopë!” Ai u tha: po thotë se ajo është një lopë as e madhe as e vogël, mesatare, ndërmjet atyre moshave, andaj veproni siç po ju urdhërohet

Verse 69 — Surah Al-Baqarah 2:69

I thanë, lute Zotin tënd për hir tonin le të na sqarojë çfarë ngjyre duhet të ketë. Po thotë, - u përgjegj ai, se ajo është një lopë qimeverdhë me ngjyrë të theksuar, që i pëlqen gjithkujt

Verse 70 — Surah Al-Baqarah 2:70

Lute, i thanë përsëri, Zotin tënd, për hir tonin të na sqarojë çfarë duhet të jetë, sepse neve na duken lopët të ngjashme, dhe ne, në dashtë All-llahu, gjithsesi do të jemi të udhëzuar.”

Verse 71 — Surah Al-Baqarah 2:71

Ai thotë, - u tha ky, - se ajo është një lopë jo e lodhur duke lëvruar tokën dhe duke ujitur arat, duhet të jetë pa të meta e pa shenjë. “Eh, tash e ke përshkruar si duhet”, i thanë, dhe e therrën por memzi e bënë këtë

Verse 72 — Surah Al-Baqarah 2:72

Dhe kur e patët mbytur një njeri, dhe filluat të ziheni për ta fshehur, por All-llahu e nxori në shesh atë çka e fshihnit ju

Verse 73 — Surah Al-Baqarah 2:73

Prandaj thamë që t’i mëshoni atij me një pjesë të saj! E ashtu All-llahu ngjall të vdekurit dhe ju tregon argumentet e veta, mbase do të mblidhni mendjen

Verse 74 — Surah Al-Baqarah 2:74

Pastaj zemrat tuaja, pas asaj, u bënë të forta, sepse ka gurë prej të cilëve shpërthejnë burime, e ka, me siguri, edhe guri që çahet dhe prej tij del ujë, por ka, pamëdyshje edhe që pëlcasin nga frika e All-llahut. All-llahu nuk është indiferent për atë çka bëni ju

Verse 75 — Surah Al-Baqarah 2:75

A dëshironi ju që t’ju besojnë ata, që një grup prej tyre e dëgjonin fjalën e All-llahut dhe pasi që i kanë kuptuar, me vetëdije i kanë falsifikuar

Verse 76 — Surah Al-Baqarah 2:76

Kur takojnë besimtarë ata thonë: “Kemi besuar”! por sapo mbesin më vete, thonë: “A po ju kallzoni për atë që All-llahu vetëm juve ju ka shpaluar, që t’u shërbejë si argument kundër jush para Zotit tuaj? A hiç nuk e merrni me mend?!”

Verse 77 — Surah Al-Baqarah 2:77

A nuk e dinë ata se All-llahu di edhe atë çka fshehin edhe atë çka shfaqin

Verse 78 — Surah Al-Baqarah 2:78

Prej tyre ka analfabetë, nuk dinë për Libër, por vetëm për fall, dhe ata vetëm fantazojnë

Verse 79 — Surah Al-Baqarah 2:79

Të mjerët ata, të cilët me duar të veta shkruajnë libër e pastaj thonë: “Ja, ky është prej All-llahut”, për të nxjerrë ndonjë fitim të parëndësishëm. Dhe të mjerët ata për shkak se duartë e atyre e kanë shkruar dhe mjerë ata me çka po fitojnë

Verse 80 — Surah Al-Baqarah 2:80

Ata thanë: “Neve zjarri nuk na prek, vetëm se për një kohë të caktuar”. Thuaj! “A i keni marrë besën All-llahut për këtë – se All-llahu nuk e then besën e vet – apo thuani për All-llahun diçka që nuk e dini?”

Verse 81 — Surah Al-Baqarah 2:81

Po si jo! Atë që bënë keq do ta rrethojnë mëkatet e veta; ata do të jenë banorë të zjarrit ku do të mbesin përgjithmonë

Verse 82 — Surah Al-Baqarah 2:82

Dhe ata, të cilët besuan dhe bëjnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të mbesin përgjithmonë

Verse 83 — Surah Al-Baqarah 2:83

Dhe kur morëm fjalën nga Izraelitët: vetëm All-llahut t’i faleni dhe tu bëni mirë prindërve, edhe të afërmëve, edhe bonjakëve edhe të varfërve, dhe njerëzve t’u flisni fjalë të mira dhe kryeni faljen dhe zeqatin, por ju pastaj, përveç një numri të vogël, tradhtuat dhe ia kthyet shpinën

Verse 84 — Surah Al-Baqarah 2:84

Dhe kur morëm prej jush besën se nuk do të derdhni gjakun tuaj dhe se nuk do të përzëni njëri-tjetrin nga shtëpitë tuaja, ju e pranuat këtë dhe po e dëshmoni

Verse 85 — Surah Al-Baqarah 2:85

Mirëpo, ju përsëri e mbytni njëri-tjetrin e disa nga ju i përzini nga shtëpitë e tyre – duke ndihmuar njëri-tjetrin, me mëkat e armiqësi, kundër atyre; por nëse u vijnë si të zënë robër ju kompenzoheni, a e keni pasur të ndaluar t’i përzini?! Si bëhet të besoni një pjesë të Librit e tjetrën pjesë ta mohini?! Çfarë shpërblimi ka ai nga ju, që bën ashtu nbë mos poshtërsim në këtë botë, kurse në ditën e kijametit do të vëhen në më të rëndin dënim. Dhe All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj që bëni ju

Verse 86 — Surah Al-Baqarah 2:86

Ata janë, të cilët jetën e kësaj bote e blejnë me ahiretin, prandaj atyre vuajtja nuk do t’u lehtësohet e as që do të jenë të ndihmuar

Verse 87 — Surah Al-Baqarah 2:87

Ne i kemi pas dhënë Musaut Librinn dhe pas tij kemi dërguar profetë njërin pas tjetrit. Edhe Isaut, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi përkrahur me Xehbrailin (Shpirt i shenjt). Dhe, a nuk bëheshit arrogantë sa herë që ndonjë profet u solli atë çka nuk u pëlqente juve, madje disa i shpallnit rrenacakë, kurse disa i mbytnit

Verse 88 — Surah Al-Baqarah 2:88

Po thonë: “Zemrat tona janë të ashpra”. Jo, por All-llahu i ka mallkuar ata për shkak të mosbesimit të tyre, prandaj ata fort pak janë që besojnë

Verse 89 — Surah Al-Baqarah 2:89

Pasi që u erdhi Libri nga All-llahu, i cili e vërteton atë çka e kanë, por edhe më herët lypnin ndihmë kundër mosbesimtarëve, dhe kur u vjen ajo që është e njohur, atë e mohojnë, pra, paçin mallkimin e All-llahut ata që nuk besojnë

Verse 90 — Surah Al-Baqarah 2:90

Është e mjerueshme ajo për çka janë shitur. Të mohojnë atë çka u ka shpallur All-llahu, vetëm nga zilia që All-llahu nga mirësia e tij ia dërgon shpalljen kujt do Ai, nga robërit e vet, dhe kanë nxitur hidhërim pas hidhërimi, ndërkaq për mosbesimtarët ka dënim të turpshëm

Verse 91 — Surah Al-Baqarah 2:91

Dhe kur u thuhet: “Besoni asaj që ju ka shpallur All-llahu”! thoshin: “Ne besojmë në atë çka na shpallet neve” – por nuk besojnë në atë pas asaj, e ajo është e vërteta që po e vërteton atë çka e kanë. Thuaj! Po përse më përpara i mbytnit profetët e All-llahut pasi qenkeni besimtarë?”

Verse 92 — Surah Al-Baqarah 2:92

Edhe Musa iu ka pasë sjellë argumente të qarta, por ju në mungesë të tij përsëri morët viçin (t’i besoni) duke bërë kështu mizori e padrejtësi.”

Verse 93 — Surah Al-Baqarah 2:93

Dhe kur prej jush kemi marrë besën tuaj, dhe e ngritëm përmbi ju malin Tur; “Merrnie seriozisht atë çka a japim dhe dëgjoni!” Ata thonë: “Ne dëgjuam, por jemi të padëgjueshëm”. Zemrat e tyre për shkak të mosbesimit të tyre akoma ishin të fryra me viç. Thuaj: “Është shumë e keqe ajo ku po ju shpie besimi juaj, nëse jeni sadopak besimtarë”

Verse 94 — Surah Al-Baqarah 2:94

Thuaj: “Nëse te All-llahu është siguruar xhenneti vetëm për ju, e jo edhe për njerëzit tjerë, ju lypne vdekjen nëse jeni të siqertë”

Verse 95 — Surah Al-Baqarah 2:95

Por kurrë nuk do ta lypin, për shkak të asaj se çka bëjnë! Ndërsa All-llahu i di mirë kriminelët

Verse 96 — Surah Al-Baqarah 2:96

Ti gjithsesi do t’i shohësh se ata e duan jetën më shumë se tërë njerëzit tjerë, edhe se sa ata që janë politeistë. Dikush do të dëshironte të jetojë njëmijë vjet edhe pse ajo, edhe sikur të jetonte aq, nuk do ta largonte nga vuajtja. All-llahu sheh mirë se çka punojnë

Verse 97 — Surah Al-Baqarah 2:97

Thuaj: “Kush është armik i Xhebrailit? E ai, me lejen e All-llahut, ty të vë atë (Kur’anin) në zemër, i cili i vërteton ata çka ishin më përpara tij, si udhërrëfim e përgëzim për besimtarë”

Verse 98 — Surah Al-Baqarah 2:98

Kush është armik i All-llahut dhe i engjujve të tij edhe profetëve të tij edhe Xhebrailit dhe Mikailit – e All-llahu është, hiç pa dyshim, armik i atyre që nuk besojnë

Verse 99 — Surah Al-Baqarah 2:99

Dhe ne ty të kemi shpallur argumente të qarta dhe këta nuk i mohon tjetërkush përveç të mbrapshtërve

Verse 100 — Surah Al-Baqarah 2:100

A çdo herë kur marrin ndonjë obligim e prishin disa prej tyre? Jo, por shumica sish nuk besojnë

Verse 101 — Surah Al-Baqarah 2:101

Dhe kur u pat ardhur Profeti nga All-llahu, që ua vërtetonte atë çka e kishin, një grup prej atyre – të cilëve u qe dhënë Libri – e hudhnin pas shpine Librin e All-llahut, kinse nuk e dinin

Verse 102 — Surah Al-Baqarah 2:102

Dhe shkonin pas asaj që u kanë folur djajtë për mbretërinë e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë mosbesimtar, - porse djajtë janë mosbesimtarë (patën mohuar) duke i mësuar njerëzit magji dhe çka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, në Babilon. Dhe ata dy nuk ia kanë mësuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetëm një sprovë, ti mos u bën mosbesimtar!” Dhe njerëzit mësonin prej atyre dyve si ta ndajnë burrin prej gruas, por me këtë nuk mund t’i bënin dëm kurrkujt pa vullnetin e All-llahut. Dhe mësonin atë që u bën dëm atyre e nuk u bën kurrfarë dobie edhe pse e kanë ditur se ai që e merrte atë (mjeshtri) nuk do të ketë kurrfarë fati në botën tjetër. Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë, për çka e kanë shitur veten

Verse 103 — Surah Al-Baqarah 2:103

Dhe sikur ata të besonin dhe të ruheshin, shpërblimi nga All-llahu do të ishte gjithsesi më i mirë, sikur ta dinin

Verse 104 — Surah Al-Baqarah 2:104

O besimtarë, mos thuani fjalën “raina” po thuani “undhurna” dhe dëgjoni! E mosbesimtarët i pret dënim i dhembshëm

Verse 105 — Surah Al-Baqarah 2:105

Ata, të cilët nuk besojnë qofshin ithtarë të Librit a politeistë, nuk duan që juve t’ju shpallet nga Zoti juaj çfarëdo e mirë qoftë. Porse All-llahu e dallon kë të dojë me mëshirën e vet. All-llahu ka mirësi të madhe

Verse 106 — Surah Al-Baqarah 2:106

Ne nuk pezullojmë asnjë ajet apo ta harrojmë, po sjellim më të mirë se ai ose të ngjashëm sikur ai. A nuk e ke ditur se All-llahu ka mundësi për çdo send

Verse 107 — Surah Al-Baqarah 2:107

A nuk e ke ditur se All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe tokës, dhe ju përveç All-llahut nuk keni mbrojtës tjetër as ndihmëtar

Verse 108 — Surah Al-Baqarah 2:108

A doni të kërkoni nga Profeti juaj siç kanë kërkuar më parë nga Musa? Dhe kush e ndërron besimin me mosbesim ai e ka humbur rrugën e drejtë

Verse 109 — Surah Al-Baqarah 2:109

Shumë ithtarë të Librit kanë dëshiruar që, t’ju kthenin në mosbesimtarë, pasi jeni bërë besimtarë, nga egoizmi i verbëruar i tyre, edhe pasi që u është sqaruar e vërteta, por ju falni dhe hiquni atyre derisa All-llahu nuk bjen vendimin e vet. All-llahu, njëmend, ka mundësi për çdo gjë

Verse 110 — Surah Al-Baqarah 2:110

Dhe kryeni faljen dhe jepni zeqatin! E çka do që të bëni mirë për vete, do ta gjeni te All-llahu. Me siguri All-llahu sheh mirë se çka punoni

Verse 111 — Surah Al-Baqarah 2:111

Ata thonë, në xhennet nuk do të hyjnë të tjerë përveç kush është ebrej ose krishterë. Ajo është dëshirë e tyre! Ti thuaju: “Sillni argumentin tuaj nëse jeni të sinqertë!”

Verse 112 — Surah Al-Baqarah 2:112

Përkundrazi: Ai që i është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i vet dhe ata nuk do të frikësohen as do të pikëllohen

Verse 113 — Surah Al-Baqarah 2:113

Ebrejtë thonë: “Të krishterët nuk janë në rrugë të drejtë, “kurse të krishterët thonë: “Ebrejtë nuk janë në rrugë të drejtë”, e ata të gjithë lexojnë Librin. Pikërisht ashtu siç flasin ata, thanë edhe ata që nuk dinë. Por All-llahu do t’i gjykojë në ditën e gjykimit për atë në çka kundërshtohen

Verse 114 — Surah Al-Baqarah 2:114

Kush është më mizor se ai, i cili pengon që në xhamit e All-llahut të përmendet emri i Tij, dhe përpiqet për rrënimin e tyre. Ata nuk kanë për të hyrë aty, përveç se me frikë. Ata në këtë botë kanë turpin, kurse në atë botë dënimin e madh

Verse 115 — Surah Al-Baqarah 2:115

Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi, kahdo që të ktheheni atje është anë e All-llahut. All-llahu është pa dyshim i gjërë dhe shumë i dijshëm

Verse 116 — Surah Al-Baqarah 2:116

Thonë: “All-llahu ka një fëmijë”. Qoftë lartësuar Ai! Jo, po të atij janë krejt çka ka në qiej dhe në tokë, Atij të gjithë i nënshtrohen

Verse 117 — Surah Al-Baqarah 2:117

Zanafillës i qiejve dhe i tokës, dhe kur do të zbatojë diçka ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe bëhet

Verse 118 — Surah Al-Baqarah 2:118

Kurse ata që nuk dinë të flasin: “Përse të mos na flasë neve All-llahu ose të na vijë ndonjë argument”! Ashtu, mu si fjalët e tyre kanë folur edhe ata përpara tyre. Kanë zemra të ngjashme, kurse ne i patëm sqaruar argumentet për njerëzit që janë të bindur

Verse 119 — Surah Al-Baqarah 2:119

Ne ty të kemi dërguar me të vërtetën si përgëzues dhe qortues dhe nuk do të merresh në pyetje për banorët e xhehennemit

Verse 120 — Surah Al-Baqarah 2:120

As ebrejtë as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty derisa të mos pranosh fenë e tyre. Thuaj: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim. Dhe nëse ti jepesh pas dëshirave të tyre, pasi që të ka ardhur dijenia (shpallja) prej All-llahut askush nuk mund të të mbrojë as të ndihmojë

Verse 121 — Surah Al-Baqarah 2:121

Atyre të cilëve u kemi dhënë Librin, e lexojnë ashtu si është – ata i besojnë atij. Ai që nuk i beson atij, ai do të jetë i humbur e i shkatërruar

Verse 122 — Surah Al-Baqarah 2:122

O izraelitë! “Kujtoni dhuntinë time që ua kam dhuruar dhe Unë ju kam dalluar mbi të gjithë njerëzit tjerë”

Verse 123 — Surah Al-Baqarah 2:123

Dhe frikësohuni asaj dite kur askush nuk mund të ndihmojë asgjë dhe nuk do të pranohet kompensim prej askujt, dhe ndërmjetësimi nuk i bënë dobi dhe askush nuk do të jetë i ndihmuar.”

Verse 124 — Surah Al-Baqarah 2:124

Dhe kur Ibrahimin Zoti i tij e provoi me disa urdhëra, e ai të gjitha i kreu plotësisht, i tha (All-llahu): “Po të bëj të jesh prijatarë për njerëzit!” “Edhe disa pasardhës të mi” – u lut ai. “Besatimi im, tha Ai, nuk do të përfshijë mizorët”

Verse 125 — Surah Al-Baqarah 2:125

Dhe tempullin e Qabes e bëmë vendtubim dhe vend të sigurt për njerëzit. Vendi ku ka qëndruar Ibrahimi konsiderohet si tempull ku kryhet falja! Edhe Ibrahimit edhe Ismailit i kemi urdhëruar: “Pastrone tempullin tim për ata që do ta vizitojnë, të cilët do të qëndrojnë aty dhe do të bëjnë namaz, përulen dhe gjunjëzohen”

Verse 126 — Surah Al-Baqarah 2:126

Dhe Ibrahimi u lut: “O Zoti im, bëne këtë një vend të sigurt, dhe banorët e tij furnizoi me frute, ata që besojnë në All-llahun dhe në botën tjetër!” Ai tha: “Kush nuk beson do t’ia mundësoj të kënaqet për pak kohë, e pastaj do ta hudhë në dënim me zjarr. Sa vendbanim i tmerrshëm është ai!”

Verse 127 — Surah Al-Baqarah 2:127

Dhe derisa Ibrahimi dhe Ismaili ngritnin themelet e tempullit, luteshin: “O Zoti ynë, prano prej nesh, sepse Ti, me të vërtetë dëgjon dhe di

Verse 128 — Surah Al-Baqarah 2:128

O Zoti ynë, bëna ne të dyve besnikët Tuaj, edhe pasardhësit tonë le të jenë besnik Ty, dhe na i trego traditat tona dhe na fal, sepse Ti njëmend je mëshirëplotë që pranon pendimin

Verse 129 — Surah Al-Baqarah 2:129

O Zoti ynë, dërgoju atyre një profet nga mesi i tyre, i cili do t’ua kumtojë ajetet Tuaja dhe do t’ua mësojnë Librin dhe urtësinë dhe t’i pastrojë, sepse Ti je njëmend i fortë, i urtë

Verse 130 — Surah Al-Baqarah 2:130

Kush i largohet fesë së Ibrahimit përveç se ai që e nënçmon vetveten; kurse ne atë e kemi zgjedhur në këtë botë, por edhe në atë botë ai do të jetë gjithsesi nga të mirë

Verse 131 — Surah Al-Baqarah 2:131

Kur Zoti i tij tha: “Dorëzohu” – ai u përgjegj: “Unë jam dorëzuar Zotit të botërave!”

Verse 132 — Surah Al-Baqarah 2:132

Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: “O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!”

Verse 133 — Surah Al-Baqarah 2:133

A ishit ju dëshmitarë (të pranishëm) kur i erdh jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve të vet: “Çka do të adhuroni pas meje?” Do të adhurojmë, - i thanë ata, - Zotin tënd edhe Zotin e të parëve tu: “Ibrahimit dhe Ismailit e Is-hakut, vetëm një Zot. Edhe ne atij i jemi dorëzuar.”

Verse 134 — Surah Al-Baqarah 2:134

Ai është një popull që është zhdukur; Ata kanë atë çka e kanë fituar, kurse ju atë çka e keni fituar vetë, dhe ju nuk do të merreni në pyetje se çka kanë bërë ata

Verse 135 — Surah Al-Baqarah 2:135

Ata thanë: “Bëhuni ebrej ose të krishterë, do të jeni përudhur”! Ti thuaju: Jo, por në fenë e pastër të Ibrahimit, ai nuk ishte politeist

Verse 136 — Surah Al-Baqarah 2:136

Thuani: “Ne i besojmë All-llahut dhe çka na është shpallur neve edhe çka i është shpallur Ibrahimit. Ismailit dhe Is-hakut dhe Jakubit, dhe pasardhësve dhe çka i është dhënë Musaut dhe Isait, edhe në atë çka u është dhënë profetëve nga Zoti i tyre”, ne nuk e dallojmë asnjërin nga mesi i tyre, ne atij i jemi nënshtruar

Verse 137 — Surah Al-Baqarah 2:137

Andaj, nëse kanë besuar ashtu siç i besuat Ju, janë në rrugë të drejtë, e nëse kthehen nga kjo rrugë, atëherë janë në kundërshtim, por All-llahu të mjafton kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha

Verse 138 — Surah Al-Baqarah 2:138

All-llahu na ka udhëzuar, kush është më i mirë se All-llahu për udhëzim? Ne atë e adhurojmë

Verse 139 — Surah Al-Baqarah 2:139

Thuaj: “A po polemizoni me ne për All-llahun, e Ai është edhe Zoti i juaj edhe Zoti i ynë? Ndërsa veprat tona janë për ne, e për ju veprat tuaja! Dhe ne sinqerisht i jemi besnik Atij.”

Verse 140 — Surah Al-Baqarah 2:140

A po thuani se njëmend Ibrahimi, Ismaili, Is-haku, Jakubi edhe pasardhësit kanë qenë ebrejë ose të krishterë? Thuaj! “A e dini ju më mirë apo All-llahu? Kush është më kriminel se ai, i cili fsheh dëshminë duke e ditur se është prej All-llahut? All-llahu, pra, nuk është indiferent ndaj asaj çka punoni ju.”

Verse 141 — Surah Al-Baqarah 2:141

Ai është një popull që është zhdukur. Ai ka atë çka e ka fituar, kurse ju keni atë çka e keni fituar vetë dhe nuk do të merreni në pyetje se çka kanë punuar ata

Verse 142 — Surah Al-Baqarah 2:142

Do të thonë disa të marrë (shkurtpamës) nga njerëzit: “Çka i ka kthyer ata nga Kibla e tyre drejtë së cilës (kanë qenë) drejtuar?” Thuaj: “Të All-llahut janë edhe lindja edhe perëndimi. Ai udhëzon në rrugë të drejtë kë do vetë!”

Verse 143 — Surah Al-Baqarah 2:143

Dhe ashtu ju kemi bërë një bashkësi të drejtë që të jeni dëshmitarë kundër njerëzve, dhe Profeti do të jetë dëshmitar kundër jush. Dhe Ne nuk e kemi bërë Kiblen drejt së cilës je kthyer (më parë) për asgjë tjetër vetëm se të shohim se kush do të pasojë Profetin nga ata që do të kthehen prapa. Kjo ka qenë shumë punë e madhe, por jo edhe për ata të cilët i ka udhëzuar All-llahu, se All-llahu nuk është për t’ua humbur besimin tuaj. All-llahu është njëmend për njerëzit shumë i butë dhe mëshirëplotë

Verse 144 — Surah Al-Baqarah 2:144

E shohim se si po e drejton fytyrën kah qielli, dhe ne gjithësesi do të kthejmë kah Kibleja me të cilën do të jesh i kënaqur, prandaj ktheje fytyrën kah tempulli i shenjtë! Dhe kudo që të jeni drejtohuni kah ajo anë. Ata të cilëve u është dhënë Libri me siguri e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre. Dhe All-llahu nuk është indiferent ndaj asaj çka punojnë

Verse 145 — Surah Al-Baqarah 2:145

Edhe sikur ti, atyre që u është dhënë Libri, t’ua sillje tërë argumentet, ata nuk do ta pranonin Kiblen tënde, por as ti nuk e pason Kiblen e atyre, dhe asnjëri nuk do të pranojë Kiblen e njëri-tjetrit. Po sikur ti të pasosh dëshirat e tyre, pasi që të ka ardhur shpallja, atëherë ti, pamëdyshje, do të ishe i padrejtë

Verse 146 — Surah Al-Baqarah 2:146

Atyre të cilëve u kemi dhënë Libër e njohin atë (Profetin) siç i njohin bijtë e vet, por një grup sish me çdo kusht fshehin të vërtetën edhe pse e dinë

Verse 147 — Surah Al-Baqarah 2:147

E vërteta është nga Zoti yt, prandaj kurrsesi mos jij prej atyre që dyshojnë

Verse 148 — Surah Al-Baqarah 2:148

Secili kthehet kah kibleja e vet, por ju bëni konkurencë me vepra të mira! Kudo qofshi, All-llahu të gjithëve do t’u tubojë – All-llahu me siguri ka mundësi për çdo send

Verse 149 — Surah Al-Baqarah 2:149

Nga do të dalësh ti, ktheje fytyrën tënde kah tempulli i shenjtë, e vërteta njëmend vjen nga Zoti yt, - dhe All-llahu nuk është i painteresuar se çka punoni

Verse 150 — Surah Al-Baqarah 2:150

Ngado që të dalësh, ti ktheje fytyrën tënde kah tempulli i shenjtë, dhe kudo që gjendeni këtheni fytyrat tuaja kah ajo anë, që njerëzit mos të kenë argument kundër jush, përveç nga mesi i atyre që bëjnë mizori, por mos iu frikësoni! Frikësohmuni Mua që t’ua plotësoj dhuntinë time ndaj jush dhe që të jeni të udhëzuar

Verse 151 — Surah Al-Baqarah 2:151

Siç ju kemi dërguar një Profet nga mesi juaj, t’iu lexojë ajetet tona dhe t’ju pastrojë e t’iu mësojë Librin dhe urtësinë dhe t’iu mësojë atë çka nuk e keni ditur

Verse 152 — Surah Al-Baqarah 2:152

Më kujtoni ju Mua, t’iu kujtoj edhe unë dhe më falënderoni edhe mos mohoni

Verse 153 — Surah Al-Baqarah 2:153

O besimtarë, kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët

Verse 154 — Surah Al-Baqarah 2:154

Dhe mos thuani për ata që janë vrarë në rugë të All-llahut “janë të vdekur”! Përkundrazi, ata janë të gjallë, por ju nuk e dini

Verse 155 — Surah Al-Baqarah 2:155

Ne gjithsesi do t’ju sprovojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fruteve. Dhe ti përgëzoji durimtarët

Verse 156 — Surah Al-Baqarah 2:156

Të cilët kur i godit ndonjë e papritur vetëm thonë: “Nne jemi të All-llahut dhe ne te Ai po kthehemi!”

Verse 157 — Surah Al-Baqarah 2:157

Ata i pret bekimi dhe mëshira e Zotit të tyre, këta janë ata të cilët janë në rrugë të drejtë

Verse 158 — Surah Al-Baqarah 2:158

Safa dhe Merva janë, me të vërtetë, nga normat e All-llahut, prandaj ai që e viziton Qaben ose bën umren nuk bën kurrfarë gabimi të sillet edhe rreth tyre. Dhe kush bën ndonjë vepër të mirë, vullnetarisht, po All-llahu është me të vërtetë mirënjohës dhe i dijshëm

Verse 159 — Surah Al-Baqarah 2:159

Ata të cilët i fshehin argumentet tona që i kemi shpallur ne; edhe rrugën e drejtë, pasi që ua kemi sqaruar njerëzve me Libër, ata All-llahu i mallkon, madje i mallkojnë edhe ata që mallkojnë

Verse 160 — Surah Al-Baqarah 2:160

Përveç atyre që pendohen dhe përmirësohen edhe atë e shprehin haptazi, atyre unë ua pranoj pendimin se unë jam mëshirëplotë dhe i pranoj pendimet

Verse 161 — Surah Al-Baqarah 2:161

Ata të cilët kanë mohuar dhe vdesin si mosbesimtarë, mbi ata bjen mallkim i All-llahut edhe i engjujve edhe i njerëzve, bashkërisht

Verse 162 — Surah Al-Baqarah 2:162

Aty janë përgjithmonë, dhe dënimi as u lehtësohet e as afat u lejohet

Verse 163 — Surah Al-Baqarah 2:163

Dhe Zoti juaj është vetëm një Zot! Nuk ka Zot përveç atij, të gjithmëshirshmit, mëshirëplotit

Verse 164 — Surah Al-Baqarah 2:164

Padyshim në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, edhe anijes që lundron nëpër det me çka u sjell dobi njerëzve, edhe shiun të cilin All-llahu e lëshon nga qielli, me të cilin ngjallë tokën pasi që ka vdekur, nëpër të ka shpërndarë qenie të gjalla gjithfarësh, edhe në ndërrimin e erërave, vranësirat e pezulluara ndërmjet qiellit dhe tokës – s’do mend, ka argumente për njerëzit e mençur

Verse 165 — Surah Al-Baqarah 2:165

Ka njerëz që në vend të All-llahut marrin idole, i duan sikur All-llahun, por besimtarët më fortë e duan All-llahun. Dhe sikur ta shihnin ata që kanë bërë mizori, atëherë kur do ta shohin dënimin, se e tërë forca është vetëm e All-llahut, All-llahu është ndëshkimfortë

Verse 166 — Surah Al-Baqarah 2:166

Kur ata, të cilët janë pasuruar prej të tjerëve, heqin dorë nga ata dhe ta shohin dënimin e t’i këpusin lidhjet me ata

Verse 167 — Surah Al-Baqarah 2:167

Ata të cilët kanë pasuar do të thonë: “Ah, sikur edhe njëherë të ktheheshim, do të hiqnim dorë edhe ne prej tyre, ashtu siç hoqën dorë ata prej nesh!” Ja, ashtu All-llahu do t’ua tregojë atyre veprat e tyre të kobshme për ta, por ata nuk kanë për të dalë nga zjarri

Verse 168 — Surah Al-Baqarah 2:168

O njerëz, hani nga ajo çka ka në tokë, që është e lejuar dhe e mirë, dhe mos shkoni gjurmëve të djallit se atë e keni armik të rrezikshëm

Verse 169 — Surah Al-Baqarah 2:169

Ai ju urdhëron të bëni keq dhe marrëzi edhe të flisni për All-llahun çka nuk dini

Verse 170 — Surah Al-Baqarah 2:170

Dhe kur u thuhet: “Pasoni atë çka e ka shpallur All-llahu!” thonë: “Jo, ngase ne pasojmë atë ku i kemi gjetur të parët tonë”. A thua edhe atëherë kur të parët e tyre nuk kanë kuptuar asgjë dhe kur kanë qenë të paudhëzuar

Verse 171 — Surah Al-Baqarah 2:171

Shembulli i atyre që nuk besojnë është si shembulli i atij që paraqitet, mirëpo ia dëgjon vetëm zëërin dhe thirrjen. Të shurdhër, memecë dhe të verbër – asgjë nuk kuptojnë

Verse 172 — Surah Al-Baqarah 2:172

O besimtarë, hani nga ushqimet e mira që ju kemi dhënë dhe i jini mirënjohës All-llahut, nëse adhuroni vetëm atë

Verse 173 — Surah Al-Baqarah 2:173

Ai ju ndalon coftinën, gjakun edhe mishin e derrit edhe atë që është prerë në emër të ndonjë tjetri, jo në emër të All-llahut. Kurse ai që është i shtrënguar, por jo nga dëshira, vetëm sa ka nevojë, ai nuk e ka mëkat. All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplotë

Verse 174 — Surah Al-Baqarah 2:174

Ata të cilët fshehin atë që e ka shpallur All-llahu në Libër dhe atë e ndërrojnë për diçka që vlen fort pak, ata në barqet e veta nuk fusin asgjë tjetër përveç zjarr!; All-llahu nuk u flet atyre në ditën e gjykimit dhe nuk do t’i pastrojë. Ata i pret dënim i dhembshëm

Verse 175 — Surah Al-Baqarah 2:175

Ata janë, që kanë blerë humbjen për rrugë të drejtë edhe dënimin për falje. Po sa të durueshëm janë në zjarr

Verse 176 — Surah Al-Baqarah 2:176

ajo është për shkak se All-llahu ka shpallur Librin, me realitet, kurse ata, të cilët e kanë kontestuar janë me të vërtetë në humbje të thellë

Verse 177 — Surah Al-Baqarah 2:177

Nuk është bamirësi (devotshmëri) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja dhe perëndimi, po devotshmëri është ajo e atij që i beson All-llahut dhe Ditës së Ahiretit, edhe engjujve, edhe librave, edhe profetëve, ndërsa nga pasuria, përkundër dashurisë që ka, u jep të afërmëve dhe bonjakëve, edhe të varfërve, edhe udhëtarëve edhe lypsavet, edhe për lirimin e të robëruarve, edhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin, edhe që obligimin e vet kur e marrin e zbatojnë, si dhe ata që janë të durueshëm në skamje, edhe në sëmundje, edhe në të papritura. Ata janë që kanë qenë të sinqertë dhe vetëm ata janë të devotshëm

Verse 178 — Surah Al-Baqarah 2:178

O besimtarë! Ju është caktuar norma për hakmarrje-vrasje: I liri – për të lirë, robi – për rob, femra – për femër. Ndërsa atij që i falet diçka nga vëllau i vet, le të pritet me bujari edhe ai le t’ua kthejë me të mirë. Kjo është lehtësi nga Zoti juaj, dhe mëshirë. Po kush bënë shkelje edhe pas kësaj, atë e pret dënim i dhembshëm

Verse 179 — Surah Al-Baqarah 2:179

Në hakmarrje keni – ekzistencën, o të mençur ndoshta do të ruheni

Verse 180 — Surah Al-Baqarah 2:180

Juve ju është caktuar norma; kur dikush prej jush është duke vdekur, nëse le ndonjë pasuri për prindërit dhe të afërmit, është obligim i të dëvotshmëve që ta përcjellin atë porosi me drejtësi

Verse 181 — Surah Al-Baqarah 2:181

Po kush ndryshon atë pasi që e ka dëgjuar, mëkati për këtë u takon atyre që e ndryshojnë atë. All-llahu me siguri dëgjon dhe di

Verse 182 — Surah Al-Baqarah 2:182

Dhe kush frikësohet nga mossaktësia e porositësit ose ka gabuar, por i ka pajtuar, nuk ka mëkat. All-llahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë

Verse 183 — Surah Al-Baqarah 2:183

O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm

Verse 184 — Surah Al-Baqarah 2:184

Në ditë të caktuara me numër, por ai nga ju, i cili është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë agjëron tjera ditë me të njëjtin numër. Ndërsa ata që nuk mund ta mbajnë – kompensimi është të ushqejë një varfnjak. Dhe kush jep më tepër vullnetarisht, ajo është mirë për atë. Por të agjëroni është më mirë, ta dini

Verse 185 — Surah Al-Baqarah 2:185

Muaji Ramazan është ai në të cilin filloi të shpallet Kur’ani, udhëzim për njerëzit dhe argument i qartë i rrugës së drejtë dhe dallimit të mirës nga e keqja. Cili prej jush që do ta arrijë atë muaj, ta agjëroj atë, e kush është i sëmurë ose ndodhet në rrugë, të njëjtin numër ditësh le ta agjëroj më vonë! All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi. Por ditët e caktuara t’i plotësoni dhe All-llahun ta madhëroni, për shkak se u ka udhëzuar në rrugë të drejtë, mbase do të jeni mirënjohës

Verse 186 — Surah Al-Baqarah 2:186

Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Prandaj le të kërkojnë përgjigje prej meje dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë

Verse 187 — Surah Al-Baqarah 2:187

Ju lejohet që netëve të agjërimit, të bini me gratë tuaja. Ato janë mbulojë e juaj e ju jeni mbulojë e tyre. All-llahu e ka ditur se mund të mashtroheni, prandaj ka pranuar pendimin tuaj dhe ua ka falur. E tani bashkohuni me ato dhe kërkone atë çka ua ka caktuar All-llahu. Dhe hani e pini deri sa të dalloni vijën e bardhë të agimit nga vija e zezë, pastaj agjërimin plotësone deri në mbrëmje. Mos bini me gratë derisa sa jeni në itikafë në xhamia. Ai është kufi i All-llahut, dhe mos iu qasni! Ja, ashtu All-llahu ua sqaron njerëzve normat e veta për t’u ruajtur

Verse 188 — Surah Al-Baqarah 2:188

Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të pandershme dhe mos i kontestoni ato çështje para gjygjeve për të ngrënë me vetëdije në mënyrë të palejuar pjesën e pasurisë së huaj

Verse 189 — Surah Al-Baqarah 2:189

Të pyesin për hënën e re. Thuaj, ajo është për njerëzit përcaktuese e kohës dhe haxhit. Nuk është devotshmëria të hyni në shtëpi nga ana e sprapme, por devotshmëri është kush i frikësohet All-llahut. Në shtëpia hyni në dyertë e tyre dhe frikësohuni All-llahut, ndoshta shpëtoni

Verse 190 — Surah Al-Baqarah 2:190

Dhe luftoni për hirë të All-llahut kundër atyre, të cilët luftojnë kundër jush, por mos e teproni! All-llahu njëmend nuk i do ata që e teprojnë

Verse 191 — Surah Al-Baqarah 2:191

Ata luftoni (mbytni) kudo që t’i gjeni, përzini prej aty prej nga ju kanë përzënë ata juve. Dhe shpifja është më e rëndë se vrasja. Por mos i luftoni ata kur janë në tempullin e shenjtë, deri sa ata të mos ju sulmojnë aty. Nëse ju shpallin luftë, atëherë luftoni edhe ju ata! Ashtu është shpërblimi për mosbesimtarët

Verse 192 — Surah Al-Baqarah 2:192

Po nëse përmbahen, ani, All-llahu njëmend është falës mëshirëplotë

Verse 193 — Surah Al-Baqarah 2:193

Ata t’i luftoni deri sa të zhduket shpifja dhe të mbesë feja e All-llahut. E nëse përmbahen, atëherë nuk ka armiqësi, përveç kundër kriminelëve

Verse 194 — Surah Al-Baqarah 2:194

Muaji i shenjtë është për muaj të shenjtë, por edhe shejtënia ka masë për hakmarrje. Atë që ju sulmon, sulmone edhe ju me të njëjtën masë dhe frikësohuni All-llahut dhe ta dini se All-llahu është met ë devotshmit

Verse 195 — Surah Al-Baqarah 2:195

Shpenzoni për hirë të All-llahut, por vetveten mos e çoni në shkatërrim, dhe bëni mirë. All-llahu njëmend i do punëmirët

Verse 196 — Surah Al-Baqarah 2:196

Kryene haxhin dhe umren për hirë të All-llahut! Por nëse jeni të penguar, atëherë therni kurbanet që i gjeni më lehtë, dhe mos i rruani kokat deri sa të arrijnë kurbanet në vendet e tyre. Dhe kush është i sëmurë, nga mesi juaj, ose i dhemb kryet, kompensimi është me agjërim ose lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të lirë kryene umren në prag të haxhit dhe therni kurban të cilin mund ta fitoni më lehtë. Kurse ai i cili nuk gjen dot le të agjërojë tri ditë në ditët e haxhit, dhe shtatë ditë pas kthimit – pra, plot dhjetë ditë. Kjo është për ata që nuk e kanë familjen në Qabe. Frikësohuni All-llahut dhe dine se ai është ndëshkimrëndë

Verse 197 — Surah Al-Baqarah 2:197

Haxhi është në muaj të caktuar. Ai që është i detyruar të kryej haxhin në atë (muaj) nuk duhet të ketë kontakt me gra e as fjalë të këqia, dhe nuk ka konteste në ditët e haxhit. Çkado që të bëni mirë, All-llahu e di. Dhe furnizohuni me çka ju nevoitet për rrugë. Devotshmëria është furnizimi më i mirë, dhe frikësomuni Mua, o të mençur

Verse 198 — Surah Al-Baqarah 2:198

Nuk e keni mëkat nëse e lutni Zotin tuaj për mirë. Dhe kur të niseni nga Arafati përkujtone All-llahun te vendet e shenjta, përmendnie Atë, sepse Ai ju ka drejtuar në rrugë të drejtë, ngase më parë keni qenë të humbur

Verse 199 — Surah Al-Baqarah 2:199

Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerëzit tjerë dhe kërkoni falje nga All-llahu. All-llahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë

Verse 200 — Surah Al-Baqarah 2:200

Dhe kur t’i kryeni obligimet tuaja prapë përkujtone All-llahun, si i përkujtoni baballarët tuaj, madje edhe më tepër ta përmendni! Ka njerëz që thonë: “O Zoti ynë, na jep ti neve në këtë botë!” Ata nuk kanë asgjë në botën tjetër

Verse 201 — Surah Al-Baqarah 2:201

Po ka prej tyre edhe që thonë: “O Zoti ynë, na jep mirësi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër dhe ruana prej dënimit me zjarr!”

Verse 202 — Surah Al-Baqarah 2:202

Ata janë, të cilët i pret ajo që e kanë fituar, All-llahu është i shpejtë në llogari

Verse 203 — Surah Al-Baqarah 2:203

Dhe përkujtone All-llahun në ditë të caktuara! Por, edhe ai që ngutet për dy ditë nuk ka mëkat, por as ai që vonohet, ai që është i devotshëm, nuk bën mëkat. Frikësohuni All-llahut dhe dine se të gjithë do të tuboheni tek Ai

Verse 204 — Surah Al-Baqarah 2:204

Ka njerëz, fjalët e të cilëve për jetën e kësaj bote të çudisin dhe mendojnë se All-llahun e kanë dëshmitar për atë çka kanë në zemrat e tyre, mirëpo, ai është kundërshtar i përbetuar

Verse 205 — Surah Al-Baqarah 2:205

Sapo kthehet, dikush prej tyre, shpejton të bëjë turbullim në tokë, duke asgjësuar në mbjella e grigje, por All-llahu nuk e do turbullirën

Verse 206 — Surah Al-Baqarah 2:206

Dhe kur i thuhet: “Frikësohu All-llahut!” Atë e kaplon krenaria me mëkat (që e shpie në mëkat). Atij i mjafton xhehennemi, po sa vendbanim i keq është

Verse 207 — Surah Al-Baqarah 2:207

Ka nga njerëzit të tillë që e flijojnë vetën për të fituar mëshirën e All-llahut. All-llahu është i mëshirshëm për robërit e vet

Verse 208 — Surah Al-Baqarah 2:208

O besimtarë, bëni paqe pa përjashtim, të gjithë, dhe mos shkoni gjurmëve të djallit, atë e keni, pa dyshim, armik të përbetuar

Verse 209 — Surah Al-Baqarah 2:209

Po nëse devijoni, pasi që ju kanë ardhur argumente të qarta, dine se All-llahu është i fortë dhe i urtë

Verse 210 — Surah Al-Baqarah 2:210

A presin ata që t’u vijë (dënim) i All-llahut dhe engjuj, nga qielli i kthjellët dhe puna të marrë fund?! Te All-llahu kthehen të gjitha çështjet

Verse 211 — Surah Al-Baqarah 2:211

Pyeti izraelitët sa argumente të qarta u kemi dhënë! Dhe kush i ndërron dhuntitë e All-llahut, pasi që i kanë ardhur? All-llahu pa dyshim është ndëshkimashpër

Verse 212 — Surah Al-Baqarah 2:212

Mosbesimtarëve u është zbukuruar jeta në këtë botë dhe i përbuzin ata të cilët besojnë, por në ditën e gjykimit ata që i frikësohen All-llahut dhe u shmangen mëkateve do të jenë më lart se ata. Edhe All-llahu kë të dojë e furnizon me shumicë

Verse 213 — Surah Al-Baqarah 2:213

TË gjithë njerëzit janë një bashkë, dhe All-llahu ka dërguar profetët si përgëzues dhe qortues, dhe me anë të tyre ka dërguar Librin me të vërteta, për të gjykuar ndër njerëz për ato gjëra që ata kundërshtohen. Në këtë nuk janë pajtuar vetëm nga zilia ndërmjet vet, ata të cilëve u është dhënë (Libri), pasi që u kanë ardhur argumentet e qarta, por All-llahu, me vullnetin e vet i ka udhëzuar besimtarët tek e vërteta lidhur me atë për të cilën nuk janë pajtuar. All-llahu drejton në rrugë të drejtë kë të dojë

Verse 214 — Surah Al-Baqarah 2:214

A keni menduar se do të hyni në xhenet pa u goditur edhe juve sikur që i goditi ata të cilët janë sprovuar para jush? Ata i goditi skamja dhe dëmet, duke u tronditur aq sa edhe Profeti edhe ata që besonin me të patën thënë: “Kur më ndihma e All-llahut?” Qe, ndihma e All-llahut njëmend është afër

Verse 215 — Surah Al-Baqarah 2:215

Të pyesin çka të japin. Thuaj: Çdo të mirë që e shpërndani le të jetë ajo për prindërit dhe të afërmit, edhe për bonjakët e varfanjakët dhe udhëtarët, dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me siguri e di atë

Verse 216 — Surah Al-Baqarah 2:216

Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyrë) edhe pse e urreni atë. Ju ndoshta e urreni ndonjë gjë e ajo është e mirë për ju, ndoshta doni diçka e ajo është e keqe për ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini

Verse 217 — Surah Al-Baqarah 2:217

Të pyesin për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaj, luftimi në atë muaj është mëkat i madh, por shmangia nga rruga e All-llahut dhe mohimi i tij dhe tempullit të shenjtë dhe përzënia e banorëve të tij prej aty, është mëkat më i madh te All-llahu. Kurse shpifja është mëkat më i madh se vrasja! Ata vazhdimisht do t’ju luftojnë që t’ju kthejnë prej fesë tuaj, nëse munden. Dhe cili nga mesi juaj kthehet nga feja e vet dhe vdes si mosbesimtar, ata janë veprat e të cilëve do të shkatërrohen edhe në këtë edhe në botën tjetër, dhe ata janë banorë të xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë

Verse 218 — Surah Al-Baqarah 2:218

Ata që besojnë dhe që shpërngulen dhe luftojnë për hirë të All-llahut, ata shpresojnë në mëshirën e All-llahut, dhe All-llahu falë dhe është mëshirëplotë

Verse 219 — Surah Al-Baqarah 2:219

Të pyesin për alkoolin dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh. Ka edhe ca dobi për njerëzit, por dëmi nga ato është më i madh se dobia.” Të pyesin edhe sa të shpenzojnë. Thuaj: “Tepricën!” Ja, ashtu All-llahu ua sqaron urdhërat për të menduar ju

Verse 220 — Surah Al-Baqarah 2:220

Edhe për këtë edhe për botën tjetër. Dhe të pyesin për bonjakët. Thuaj: Më mirë është të silleni mirë me ta. E nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëllezërit tuaj, kurse All-llahu di të dallojë atë të prishurin nga mirëbërësi. Dhe sikur të kish dashur All-llahu, ka mund t’iu rëndojë. Ai është njëmend i fortë dhe i urtë

Verse 221 — Surah Al-Baqarah 2:221

Mos u martoni me politeiste derisa të bëhen besimtare; nuk ka dyshim se robëresha besimtare është më e mirë se politeistja, edhe sikur t’iu pëlqejë ajo. Mos u martoni me politeistët derisa të besojnë! Pa dyshim besimtari është më i mirë se politeisti, anipse juve ju pëlqen. Ata ju thërrasin për në xhehennem, kurse All-llahu, me vullnetin e vet, thërret për xhennet dhe falje, edhe ua shpjegon njerëzve argumentet e veta, ndoshta ata do të kujtohen

Verse 222 — Surah Al-Baqarah 2:222

Dhe të pyesin për javët (menstruacionin). Thuaj: “Ajo është sëmundje”. Prandaj mos iu afroni grave në kohën e javës (menstruacionit) dhe mos iu afroni derisa të pastrohen. Dhe kur të pastrohen, pastaj afrohuni ashtu si ju ka urdhëruar All-llahu. All-llahu me të vërtetë i do ata që pendohen dhe i do ata që pastrohen

Verse 223 — Surah Al-Baqarah 2:223

Gratë tuaja janë arat tuaja, prandaj veproni me arat tuaja si të dëshironi, por përgatituni për vete dhe frikësohuni prej All-llahut dhe dine se do të dilni para Atij. Pra, përgëzoj besimtarët

Verse 224 — Surah Al-Baqarah 2:224

Dhe mos e bëni All-llahun, kur betoheni, pengesë që të bëni vepra të mira dhe të jeni në rrugë fisnike e në përpjekje për t’i pajtuar njerëzit, se All-llahu të tëra i dëgjon dhe i di

Verse 225 — Surah Al-Baqarah 2:225

All-llahu nuk do t’iu dënojë nëse pa qëllim betoheni, por do t’iu dënojë për atë çka e meritojnë zemrat tuaja. All-llahu është i butë dhe fal

Verse 226 — Surah Al-Baqarah 2:226

Ata të cilët me betim ndahen prej grave të veta, kanë afat të presin katër muaj, po nëse u kthehen, ani All-llahu njëmend fal dhe është mëshirëplot

Verse 227 — Surah Al-Baqarah 2:227

Po nëse ata vendosin të shkurorëzohen, ani, All-llahu njëmend dëgjon dhe di shumë

Verse 228 — Surah Al-Baqarah 2:228

Të shkurorëzuarat duhet të presin tre cikle të pastrimit, dhe nuk u lejohet të fshehin atë çka ka krijuar All-llahu në amzat e tyre, nëse i besojnë All-llahut dhe botës tjetër. Burrat e tyre kanë të drejtë, derisa ato presin, t’i kthejnë nëse dëshirojnë pajtim. Edhe ato kanë po aq të drejtë sa edhe obligim, por burrat kanë përparësi për një shkallë ndaj tyre. Vetëm All-llahu është i fortë dhe i urtë

Verse 229 — Surah Al-Baqarah 2:229

Shkurorëzimi mund të bëhet dy herë, andaj ose me zemërgjërësi mbani ose shkurorëzohuni me mirëkuptim. Juve nuk ju lejohet të merrni asgjë nga ajo që u keni dhuruar, përveç nëse ata dy frikësohen se nuk do të kryejnë urdhërin e All-llahut. Po nëse frikësohen se ata dy nuk zbatojnë urdhërat e All-llahut, nuk e kanë mëkat atë me çka ajo është kompensuar. Ato janë norma të All-llahut, dhe mos i nëpërkëmbeni! Dhe ata që i kalojnë kufijtë e All-llahut, mu ata janë kriminelë

Verse 230 — Surah Al-Baqarah 2:230

Por nëse prap e lëshon, nuk i lejohet më atij pa u martuar për tjetër burrë, dhe nëse ky e lëshon atëherë këta dy nuk e kanë mëkat t’i kthehen njëri-tjetrit, nëse mendojnë se veprojnë brenda kufijve të All-llahut. Ato janë urdhëra të All-llahut të cilat ua sqaron njerëzve të cilët dinë

Verse 231 — Surah Al-Baqarah 2:231

Kur t’i lëshoni gratë dhe ato e mbushin afatin e caktuar për pritje, ose mbani si ka hije ose përgatisni e lëshoni si ka hije. Dhe mos i vononi me qëllim që t’u bëni dëm. Ai që sillet ashtu – i ka bërë dëm vetvetes. Mos luani me argumentet e All-llahut dhe përkujtone dhuntinë e All-llahut ndaj jush, edhe Librin edhe urtësinë që ua ka shpallur, me të cilën ju këshillon. Frikësohuni All-llahut dhe dine se All-llahu i di të gjitha

Verse 232 — Surah Al-Baqarah 2:232

Dhe kur t’i lëshoni gratë dhe kur e plotësojnë kohën e caktuar për pritje, mos i pengoni të martohen përsëri me burrat e vet, mbasi që pajtohen për të bërë jetë të rregullt. Me këtë këshillohet ai, nga mesi i juaj, i cili beson në All-llahun dhe në botën tjetër. Ajo është më me mend dhe punë më e pastër. All-llahu, pra, i di të gjitha, por ju nuk dini

Verse 233 — Surah Al-Baqarah 2:233

Nënat le t’u japin gji fëmijëve të vet plot dy vjet, për ata që dëshirojnë të jetë e plotë gjidhënia, kurse babai i fëmiut ka për detyrë ushqimin dhe veshjen e tyre në mënyrë të denjë. Askush të mos obligohet më tepër se sa ka mundësi, nëna të mos dëmtohet për shkak të fëmiut të vet dhe as baba për shkak të fëmiut të vet. Edhe trashëgimtari gjithashtu. Nëse ata dy vendosin me marrëveshje e pëlqim që fëmiun ta ndajnë (nga gjiri) ajo nuk është mëkat. Por nëse dëshironi që fëmijëve tuaj tu gjeni mëndesha të tjera, ani, nuk është mëkat nëse e jepni në mënyrë të denjë atë çka e jepni. Frikësohuni prej All-llahut dhe dine se All-llahu sheh mirë se ç’punoni

Verse 234 — Surah Al-Baqarah 2:234

Gratë që, mbesin pas vdekjes së burrave duhet të presin katër muaj e dhjetë ditë. Dhe kur ato e plotësojnë afatin e tyre, ju nuk mbani përgjegjësi se ç’bëjnë ato me vetveten, sipas normave. E All-llahu është i informuar se ç’punoni ju

Verse 235 — Surah Al-Baqarah 2:235

Dhe nuk e keni mëkat nëse ua shfaqni grave ose e mbani në vete të fshehtë qëllimin se ju do t’i lypni. All-llahu e di se do të mendoni për ato, por asgjë mos premtoni fshehtazi, flisni vetëm me sinqeritet. Dhe mos vendosni për kurorë para se të kalojë afati i caktuar për pritje; dhe dine se All-llahu e di çka ka në shpirtërat tuaj, prandaj, ruajuni dhe dine se All-llahu është gafurrë-halimë

Verse 236 — Surah Al-Baqarah 2:236

Nuk është mëkat për ju nëse i lëshoni gratë tuaja para se të hyni në marrëdhënie kurore me ato, ose para se t’ua caktoni shpërblimin e kurorës. Por bëni të kënaqura (me shpërblimin tuaj) të caktuar me ligj, i pasuri sipas mundësisë së tij e i varfëri sipas mundësisë së vet; është e drejtë dhe detyrë për punëmirët

Verse 237 — Surah Al-Baqarah 2:237

Në qoftë se i lëshoni gratë pa i prekur, por që e keni caktuar shpërblimin e kurorës, atyre u takon gjysma e asaj që e keni caktuar, përveç nëse e falin ato ose ai, i cili e ka në dorë lidhjen e kurorës. Dhe nëse e fal, ajo është më afër devotshmërisë. Dhe mos harroni mirësinë ndaj njeri-tjetrit se All-llahu me siguri sheh se ç’punoni

Verse 238 — Surah Al-Baqarah 2:238

Ruani kohët e faljes si edhe atë të mesmen dhe para All-llahut qëndroni me përulje

Verse 239 — Surah Al-Baqarah 2:239

Nëse frikësoheni, atëherë duke ecur ose kaluar, por kur të jeni të sigurt përmendne All-llahun ashtu siç ju ka mësuar Ai për atë që nuk e keni ditur

Verse 240 — Surah Al-Baqarah 2:240

Ata të cilët vdesin nga mesi juaj, por që lënë pas vetes gra – duhet t’i porosisin të jenë të kënaqura për një vjet e jo të dalin. Por nëse ato dalin vetë, ju nuk mbani përgjegjësi për atë se çka bëjnë ato me vetveten, nga çka është e lejuar, ndërkaq All-llahu është i fortë dhe i urtë

Verse 241 — Surah Al-Baqarah 2:241

Edhe të shkurorëzuarave u takon përgatitje e denjë, si e drejtë dhe detyrë e të devotshmëve

Verse 242 — Surah Al-Baqarah 2:242

All-llahu ashtu ua sqaron normat e veta, ndoshta po mblidhni mendjen

Verse 243 — Surah Al-Baqarah 2:243

A nuk i ke parë ata të cilët nga frika prej vdekjes, me mijëra kanë ikur nga shtëpitë e veta!? All-llahu u ka thënë: “Vdisni!” e pastaj i ka ngjallur. All-llahu është, pamëdyshje, i mirë ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk janë mirënjohës

Verse 244 — Surah Al-Baqarah 2:244

Dhe luftoni për hirë të All-llahut dhe dine se All-llahu di dhe dëgjon

Verse 245 — Surah Al-Baqarah 2:245

Kush është ai që All-llahut i jep hua të mirë, vullnetarisht, e Ai t’ia kthejë shumëfish? Dhe All-llahu shkurton dhe shton dhe tek Ai do të ktheheni

Verse 246 — Surah Al-Baqarah 2:246

A nuk i ke parë se paria e izraelitëve pas Musaut i thanë një profeti të vet: “Dërgona një sundues që të luftojmë në rrugë të All-llahut!” – e ai u tha: “A do të guxoni, nëse caktohet lufta, të mos luftoni?” “Pse të mos luftojmë në rrugë të All-llahut”, - thanë ata, - ne që jemi ndjekur nga vendlindja jonë dhe të ndarë nga bijtë tanë?” Mirëpo, kur iu caktua lufta, ata, përveç një numri të vogël, bishtnuan, por All-llahu i di mirë kriminelët

Verse 247 — Surah Al-Baqarah 2:247

Profeti i tyre u tha: “All-llahu ju caktoi me siguri Talutin për sundues”. “Prej nga, - i thanë, - të na bëhet ai sundues kur ne jemi më të denjë se ai për të sunduar? Atij nuk i është dhënë as ndonjë pasuri e madh”. “All-llahu atë e ka zgjedhur t’iu bëhet sundues”, - tha ai, - dhe e pajisi me dijeni dhe trup të zhvilluar”. – All-llahu ia jep pushtetin kujt të dojë Ai. All-llahu është i gjithëdijshëm

Verse 248 — Surah Al-Baqarah 2:248

Profeti i tyre u tha: Shenjë e sundimit të tij do të jetë arkivoli që do t’iu arrijë, i cili u sjell qetësi nga Zoti juaj dhe mbeturina të asaj që kanë lënë populli i Musaut dhe Harunit, e këtë e bartin engjujt. Ajo është me të vërtetë një argument, nëse jeni besimtarë

Verse 249 — Surah Al-Baqarah 2:249

Dhe kur doli Taluti me ushtrinë tha: “All-llahu pa dyshim do t’iu vejë në sprovë me një lum, kush pi prej atij, nuk është me mua, e kush nuk e shijon atë është me mua, me përjashtim të atij që merr me grushtin e vet”. Dhe ata përveç një pakice sish pinë prej atij. Por kur e kaloi atë, ai edhe ata të cilët besuan me të, thanë: “Ne sot nuk mundemi t’i dalim në krye me Xhalutin dhe ushtrinë e tij”! Ata, të cilët mendonin se gjithsesi do të dalin para All-llahut, thanë: Po sa herë grupe të vogla, me vullnetin e All-llahut i kanë mundur grupet më të mëdha”. Dhe All-llahu është me durimtarët

Verse 250 — Surah Al-Baqarah 2:250

Dhe kur dolën kundër Xhalutit dhe ushtrisë së tij thanë: “O Zoti ynë, na mbush me durim dhe forcoi këmbët tona dhe na ndihmo kundër mosbesimtarëve!”

Verse 251 — Surah Al-Baqarah 2:251

Dhe ata, me vullnetin e All-llahut, i mundën dhe Davudi e mbyti Xhalutin. Edhe All-llahu i dha pushtet e profetësi dhe e mësoi çka deshi Ai. Sikur All-llahu të mos i zmbrapste njerëzit, njërën palë me të tjerët, me të vërtetë toka do të shkatërrohej, po All-llahu është i mirë për gjithë botërat

Verse 252 — Surah Al-Baqarah 2:252

Këto janë ajete të All-llahut që po t’i lexojmë me saktësi. Ti vërtetë je profet

Verse 253 — Surah Al-Baqarah 2:253

Ata profetë ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa prej tyre ka folur All-llahu e disa i ka ngritur për disa shkallë. Dhe Isait, të birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi ndihmuar me Xhebrailin. Sikur të donte All-llahu, ata nuk do të vriteshin ndërveti pas tyre, pasi që u erdhën argumente të qarta, por ata u konfrontuan; disa prej tyre besuan e disa mohuan. Por sikur të donte All-llahu ata nuk do të vriteshin, por All-llahu punon çka dëshiron vetë

Verse 254 — Surah Al-Baqarah 2:254

O besimtarë, shpërndane një pjesë nga ajo me çka ju furnizojmë Ne, para se të vij dita kur nuk do të ketë as shitje, as miqësi e as ndërmjetësim! Mirëpo mosbesimtarët, ata janë mizorë

Verse 255 — Surah Al-Baqarah 2:255

All-llahu është – nuk ka zot përveç atij – i gjallë i përjetshëm! Nuk e kaplon kotja as gjumi. E Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë. Kush është ai që angazhohet për dikë te Ai, pa lejimin e Atij? Ai e di çka është para tyre dhe çka është pas tyre, dhe prej asaj që di Ai – të tjerët dinë vetëm aq sa dëshiron Ai. Kompetenca e Tij ngërthen edhe qiejt dhe tokën dhe Atij nuk i vjen rëndë mbajtja e tyre; Ai është i Lartëmadhërishëm e i madh

Verse 256 — Surah Al-Baqarah 2:256

Në fe nuk ka shtyrje me dhunë. Rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta. Ai që nuk i beson Tagutit (djallit) por i beson All-llahut – mbahet për lidhjen më të fortë që nuk ka të këputur, - kurse All-llahu dëgjon dhe sheh çdo send

Verse 257 — Surah Al-Baqarah 2:257

All-llahu është mbrojtës i atyre, të cilët besojnë dhe ata i nxjerr nga terri në dritë, kurse ata që nuk besojnë, kanë mbrojtës djajtë që i shpiejnë nga drita në terr; ata janë banorë të xhehennem-it, ku do të mbesin përgjithmonë

Verse 258 — Surah Al-Baqarah 2:258

A nuk e ke parë atë i cili është kundërshtuar me Ibrahimin për Zotin e tij, atëherë kur All-llahu i dha pushtet? Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është ai i cili ngjall dhe vdes” ai iu përgjegj: “Unë ngjall (krijoj jetë) dhe vdes!” Ibrahimi tha: “All-llahu njëmend bën që dielli të lind në lindje, hajde bëne ti t’ia shkrepë nga perëndimi!” Dhe mosbesimtari u step! All-llahu, pra, nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin mizor

Verse 259 — Surah Al-Baqarah 2:259

Ose atë, i cili, duke kaluar pranë një qyteti të rrënuar me themel, pat bërtitur: “Po si do t’i ngjallë All-llahu këta, pasi që kanë vdekur?” Dhe All-llahu e bërë këtë si të vdekur për njëqind vjet, e pastaj e ngjalli dhe i tha: “Sa ke ndejtur ashtu?” “Një ditë ose vetëm një pjesë të ditës – u përgjegj”. “Jo”, - i tha Ai, - por ke mbetur njëqind vjet. Shiko ushqimin tënd dhe pijen tënde, nuk janë prishur; shikoje edhe gomarin tënd – të të bëjmë argument për njerëzit! Po shiko edhe eshtrat – shih si po i bashkojmë, e pastaj i mveshim me mish?!” Dhe kur atij iu bë e qartë tha: “Unë e di se All-llahu ka mundësi për çdo send!”

Verse 260 — Surah Al-Baqarah 2:260

Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, më trego si i ngjallë të vdekurit”. Ai i tha: “A nuk beson a?” Po si jo, - tha ky, - por që të më qetësohet zemra. “Merri, - i tha, - katër zogj dhe preji, dhe nga një copë të tyre vëri në kodra të ndryshme e pastaj thirri, përnjëherë kanë për të ardhur. Dije se All-llahu është i fortë dhe i urtë”

Verse 261 — Surah Al-Baqarah 2:261

Ata të cilët pasurinë e vet e shpenzojnë në rrugë të All-llahut i ngjajnë shembullit të një kokrre prej së cilës mbijnë shtatë kallinj e në secilin kalli nga njëqind kokrra. Dhe All-llahu ia shumëfishon kujt do Ai; All-llahu ka horizont të gjerë të dijes

Verse 262 — Surah Al-Baqarah 2:262

Ata të cilët shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të All-llahut, e pastaj atë çka e shpenzojnë nuk e përcjellin me përgojime e shqetësime, shpërblimi i atyre është te Zoti i tyre, dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim

Verse 263 — Surah Al-Baqarah 2:263

Fjala e mirë dhe falja janë më të mira se një lëmoshë të cilën e përcjell shqetësimi. All-llahu është i pavarur dhe i butë

Verse 264 — Surah Al-Baqarah 2:264

O besimtarë, mos e prishni lëmoshën tuaj me përgojime dhe ofendime sikur ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe para njerëzve, dhe nuk i beson All-llahut e as botës tjetër; Ai i ngjan atij shkrepit mbi të cilin ka pak dhe, andaj kur e godit rrëmuja me shi e lë lakuriq; Ata nuk dot ë fitojnë kurrfarë shpërblimi për atë çka kanë bërë. Dhe All-llahu nuk përudhë popullin mosbesimtar

Verse 265 — Surah Al-Baqarah 2:265

Kurse ata që shpenzojnë pasuritë e veta me dëshirë që të mbërrijnë kënaqësinë e All-llahut dhe që ta forcojnë vetveten, i shëmbëllejnë një kopshtit në rrafshlartë ku bie shumë shi, andaj edhe jep fryt të dyfisht; Nëse nuk ka shi të mjaftueshëm, rigon ose ka vesë. All-llahu sheh se çka punoni

Verse 266 — Surah Al-Baqarah 2:266

A dëshiron ndokush prej jush të ketë një kopsht plot me pemë e hardhi ku rrjedhin lumenj dhe ku ka fruta të ndryshme dhe e gjen pleqëria me fëmijë të vegjël, e pastaj ta goditë rrëmuja me zjarr dhe të digjet? Ashtu All-llahu jua sqaron argumentet, ndoshta keni për të menduar

Verse 267 — Surah Al-Baqarah 2:267

O besimtarë! Shpenzoni nga ato gjëra të bukura që i fitoni dhe prej atyre që ua japim nga toka, mos nisni të ndani atë që nuk vlen të shpërndahet, që ju vetë nuk do ta kishit marrë. Përveç kur nuk sheh. Dhe ta dini se All-llahu është i pavarur dhe i denjë për lavdatë

Verse 268 — Surah Al-Baqarah 2:268

Djalli ju premton varfëri dhe ju urdhëron të bëni paudhësi, por All-llahu ju premton falje dhe mirësinë e Tij. All-llahu është me dijeni të gjërë

Verse 269 — Surah Al-Baqarah 2:269

Ai i jep urtësi kujt do. Atij të cilit i jep urtësi, i është dhuruar mirësi e pamatur. Këtë mund ta kuptojnë vetëm të mençurit

Verse 270 — Surah Al-Baqarah 2:270

Për gjithçka që shpenzoni ose që e premtoni, All-llahu, me siguri e di atë, dhe për mizorët nuk ka ndihmëtarë

Verse 271 — Surah Al-Baqarah 2:271

Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por është më mirë për ju nëse ia jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua mbulojë disa vepra tuaja të këqia. All-llahu është i informuar se ç’bëni

Verse 272 — Surah Al-Baqarah 2:272

Nuk është puna e jote përudhja e tyre, sepse All-llahu përudhë kë të dojë Ai. Çkado që shpenzon nga mirësia, e keni për vete dhe ju çkado që të jepni të tjerëve le të jetë vetëm për hirë të All-llahut dhe, ajo që e shpenzoni për të irë, do t’iu kompenzohet dhe nuk do të jeni të dëmtuar

Verse 273 — Surah Al-Baqarah 2:273

Të varfërit të cilët janë të angazhuar në rrugë të All-llahut dhe nuk mund të fitojnë, i painformuari i konsideron këta si të pasur, për shkak të modestisë së tyre; Do t’i njohish sipas pamjes së tyre, ata nuk u mërziten njerëzve duke lypur. Dhe çkado që të jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di

Verse 274 — Surah Al-Baqarah 2:274

Ata që shpërndajnë pasurinë e vet natën dhe ditën, fshehtazi dhe haptazi, ata e kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka as frikë as pikëllim

Verse 275 — Surah Al-Baqarah 2:275

Ata që hanë kamatën do të ngrihen sikur që do të ngrihet ai të cilin e ka përflakur, me të prekur, djalli, për shkak se kanë thënë: “Edhe tregtia është njëlloj sikur kamata”. Mirëpo All-llahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe heq dorë, i takon ajo që e ka fituar më parë. Çështja e tij është tek All-llahu, por kush e përsërit – e ata janë banorë të xhehennemi-it, ku do të mbesin përgjithmonë

Verse 276 — Surah Al-Baqarah 2:276

All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. All-llahu nuk e do asnjë mosbesimtar mëkatar

Verse 277 — Surah Al-Baqarah 2:277

Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zeqatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim

Verse 278 — Surah Al-Baqarah 2:278

O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe, nëse jeni besimtarë, hiqni dorë nga ajo çka mbetet prej kamatës

Verse 279 — Surah Al-Baqarah 2:279

E nëse nuk e bëni këtë, atëherë i shpallni luftë All-llahut dhe Profetit të Tij! Por nëse pendoheni ju takon ajka e pasurisë suaj; askë nuk e dëmtoni e as jeni të dëmtuar

Verse 280 — Surah Al-Baqarah 2:280

E nëse është ngusht, pritne derisa të çlirohet, por, dine, është më mirë nëse e falni

Verse 281 — Surah Al-Baqarah 2:281

Dhe frikësohuni ditës kur do t’i ktheheni All-llahut, kur secilit do t’i paguhet ajo që e ka merituar, askush nuk do të jetë i dëmtuar

Verse 282 — Surah Al-Baqarah 2:282

O besimtarë! Kur merrni hua njëri nga tjetri për afat të caktuar shkruane! Dhe një shkrues nga ju le të shkruajë drejt dhe le të mos ngurrojë të shkruaj ashtu si e ka mësuar All-llahu. Ai le të shkruajë, kurse ai që ka obligim (borshin) le t’i diktojë dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet, dhe asgjë le të mos lërë mangut prej asaj. Po ai që ka obligim nëse është mendjemangët (i marrë) ose i dobët, ose nëse nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë kujdestari i tij, por drejt, me besnikëri. Dhe sillni dy dëshmitarë, dy meshkuj nga ju, e nëse nuk ka dy meshkuj, atëherë një mashkulle dy femra me dëshminë e të cilave jeni të kënaqur. Nëse njëra prej atyre harron le ta përkujtojë tjetra. Dëshmitarët duhet të përgjegjen në çdo thirrje. Gjithashtu mos keni drojë që ta detajizoni me shkrim; qoftë pak ose shumë, me shënim të afatit për kthim. Ajo është më e drejtë te All-llahu dhe më e fortë për të dëshmuar, dhe ka më pak mundësi për të dyshuar, përveçse nëse është tregti e ditës – me sende që i përflitni dorë me dorë – atëherë nuk keni mëkat edhe nëse nuk i shënoni. Merrni dëshmitarë kur lidhni kontrata të shitblerjes dhe të mos jetë i dëmtuar as shkruesi as dëshmitari. Por nëse e bëni atë, (e dëmtoni ndonjerin prej tyre) ajo është me siguri gabim nga ana juaj. Frikësohuni All-llahut, All-llahu ju mëson, All-llahu për çdo send di

Verse 283 — Surah Al-Baqarah 2:283

Nëse jeni në rrugë e nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (kapar)! Dhe nëse njëri te tjetri siguroni diçka, ai le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet le ta arsyetojë besimin e shprehur dhe le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të vet. Dhe mos e fshehni dëshminë, se kush e fsheh atë, ai ka zemër mëkatare, kurse All-llahu e di çka punoni

Verse 284 — Surah Al-Baqarah 2:284

Të All-llahut janë gjithçka ka në qiej dhe në tokë! E shprehët ju atë çka mbani në shpirt apo e fshehët, All-llahu për atë do t’iu kërkojë llogari; kujt të dojë ai fal dhe e dënon kë të dojë. All-llahu ka mundësi për çdo send

Verse 285 — Surah Al-Baqarah 2:285

Profeti beson në atë çka i shpallet nga Zoti i tij, edhe besimtarët: secili i beson All-llahut, edhe engjujve të tij, edhe librave të tij, edhe profetëve të tij. “Ne nuk dallojmë asnjë nga profetët e tij”. Dhe thanë: “Dëgjuam dhe iu bindëm; Na fal o Zoti ynë; Te Ti do të kthehemi.”

Verse 286 — Surah Al-Baqarah 2:286

All-llahu askë nuk e ngarkon përtej mundësive të veta. Është në dobi të tij e mira që e bën, kurse e keqja në dëm të tij. O Zoti ynë! Mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë, pa qëllim! Mos na ngarko barrën që ua ke ngarkuar atyre përpara nesh! O Zoti ynë mos na ngarko për detyrë atë për çka nuk kemi mundësi! Shlyej mëkatet tona dhe na fal, dhe kij mëshirë ndaj nesh! Ti je Zoti ynë, andaj na ndihmo kundër popullit mosbesimtar