Back to Languages

Albanian - Chapter 20 - Ta-Ha

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Ta-Ha 20:1

Verse 2 — Surah Ta-Ha 20:2

Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar

Verse 3 — Surah Ta-Ha 20:3

Por vetëm si vërejtje për atë që frikësohet

Verse 4 — Surah Ta-Ha 20:4

Si shpallje nga ai i cili ka krijuar tokën dhe qiejt e lartë

Verse 5 — Surah Ta-Ha 20:5

I Gjithmëshirshmi i cili mbisundon gjithësinë

Verse 6 — Surah Ta-Ha 20:6

Të Atij janë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, dhe ç’ka ndërmjet tyre, edhe çka ka nën tokë

Verse 7 — Surah Ta-Ha 20:7

Edhe në qoftë se flet haptazi – ani, Ai e di fshehtësinë dhe çka mendon në vete

Verse 8 — Surah Ta-Ha 20:8

All-llahu, nuk ka tjetër Zot përveç Atij, ka emrat më të mirë

Verse 9 — Surah Ta-Ha 20:9

A të ka arritur ty rrëfimi për Musaun

Verse 10 — Surah Ta-Ha 20:10

Kur pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Pritni këtu, unë e kam parë një zjarr, ndoshta ju sjell ndonjë urë ose gjej te zjarri ndonjë udhërrëfyes

Verse 11 — Surah Ta-Ha 20:11

Dhe kur erdhi aty, dikush i thirri, “O Musa

Verse 12 — Surah Ta-Ha 20:12

Me të vërtetë Unë jam Zoti yt! Zbathi pra këpucat tuaja, se ti je, pamëdyshje, në luginën e bekuar – Tuva

Verse 13 — Surah Ta-Ha 20:13

Ty Unë të kam zgjedhur, prandaj dëgjo çka po të shpallet

Verse 14 — Surah Ta-Ha 20:14

Unë, pa dyshim, Unë jam All-llahu, që nuk ka tjetër Zot përveç meje, prandaj vetëm mua më adhuro dhe kryej faljen për të më përkujtuar

Verse 15 — Surah Ta-Ha 20:15

Momenti i kijametit do të vijë me siguri, e mbaj gati në fshehtësi për t’u shpërblyer secili për atë që e ka fituar

Verse 16 — Surah Ta-Ha 20:16

Dhe nga kjo askush le të mos shmangë as ai që nuk i beson kësaj dhe që pason epshin e vet, dhe të jesh i humbur

Verse 17 — Surah Ta-Ha 20:17

Po ç’e ke atë në dorë të djathtë o Musa?”

Verse 18 — Surah Ta-Ha 20:18

“Ky është shkopi im, - tha, - me të cilin mbahem dhe me te u grahu dhenve të mia, por më shërben edhe për punë tjera”

Verse 19 — Surah Ta-Ha 20:19

“Hidhe o Musa! – i tha Ai

Verse 20 — Surah Ta-Ha 20:20

Dhe ai e hodhi, kur qe, - ai gjarpër i cili po zvarriset

Verse 21 — Surah Ta-Ha 20:21

I tha: “Merre atë dhe mos u frikëso! Ne do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme

Verse 22 — Surah Ta-Ha 20:22

Dhe fute dorën në nënsjetullën tënde, dora do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, si mrekulli e dytë

Verse 23 — Surah Ta-Ha 20:23

Për të treguar ty nga mrekullitë tona të mëdha

Verse 24 — Surah Ta-Ha 20:24

shko te Faraoni! Ai njëmend e tepron!”

Verse 25 — Surah Ta-Ha 20:25

“O Zoti i, - tha, - zgjëroma krahërorin tim

Verse 26 — Surah Ta-Ha 20:26

Dhe ma lehtëso punën time

Verse 27 — Surah Ta-Ha 20:27

Zgjidhma nyjën në gjuhën time

Verse 28 — Surah Ta-Ha 20:28

Ta kuptojnë fjalën time

Verse 29 — Surah Ta-Ha 20:29

dhe më jep një ndihmës nga familja ime

Verse 30 — Surah Ta-Ha 20:30

Harunin, vëllaun tim

Verse 31 — Surah Ta-Ha 20:31

Forcoma, me atë, fuqinë time

Verse 32 — Surah Ta-Ha 20:32

Dhe bëma shok në punën time

Verse 33 — Surah Ta-Ha 20:33

Që të të lartësojmë shumë

Verse 34 — Surah Ta-Ha 20:34

Dhe që të të përmendim shpesh

Verse 35 — Surah Ta-Ha 20:35

Ti, me siguri, na sheh neve”

Verse 36 — Surah Ta-Ha 20:36

“Të qoftë dhënë çka lype o Musa, i tha

Verse 37 — Surah Ta-Ha 20:37

dhe Ne edhe një herë tjetër të afruam mëshirën tonë

Verse 38 — Surah Ta-Ha 20:38

Atëherë kur nënës tënde i shpallëm çka shpallet

Verse 39 — Surah Ta-Ha 20:39

Vendose në sandëk dhe hudhe në lum, e lumi do ta qes në breg, që ta marrë armiku im dhe i atij. Unë të kam bërë të dashur nga gjithkush dhe të rritesh nën mbikqyrjen time

Verse 40 — Surah Ta-Ha 20:40

Kur shkoi motra jote dhe tha: “A doni që unë t’ua tregoj atë e cila do të kujdeset për të. Dhe ne të kthyem te nëna jote që të gëzohet, të mos pikëllohet. Dhe ti pate mbytur një njeri, por ne të liruam nga ajo brengë dhe të shpëtuam nga peripeci të ndryshme. Ti i kalove disa vjet në mesin e banorëve të Medjenit, pastaj, o Musa, erdhe mu në kohën e caktuar

Verse 41 — Surah Ta-Ha 20:41

Dhe Unë të zgjodha për vete

Verse 42 — Surah Ta-Ha 20:42

Shkoni ti dhe vllai yt, me argumentet e mia, por Mua mos më hiqni nga kujtesa

Verse 43 — Surah Ta-Ha 20:43

Shkoni te Faraoni, se ai njëmend e ka tepruar

Verse 44 — Surah Ta-Ha 20:44

Dhe folni atij me fjalë të buta, mos po mendon ose frikësohet!”

Verse 45 — Surah Ta-Ha 20:45

“O Zoti ynë, - thanë ata dy, - kemi frikë mos po na ndëshkon menjëherë dhe po e kalon çdo kufi”

Verse 46 — Surah Ta-Ha 20:46

“Mos kini frikë! – tha Ai. Jam unë me ju të dy. Dëgjoj dhe shoh

Verse 47 — Surah Ta-Ha 20:47

Shkoni te ai e thuani: “Ne jemi profetë të Zotit tënd, lëri izraelitët të vijnë me ne dhe mos i mundo! Të kemi sjellë argument nga Zoti yt, e le të jetë në paqe ai, i cili shkon rrugës së drejtë

Verse 48 — Surah Ta-Ha 20:48

Neve na shpallet se dënimi pa dyshim do ta goditë atë që gënjen dhe shmanget (nga e vërteta)”

Verse 49 — Surah Ta-Ha 20:49

“Po kush është Zoti juaj, o Musa?” – u tha ai

Verse 50 — Surah Ta-Ha 20:50

“Zoti ynë, - tha, - është ai i cili u ka dhënë krijesave të veta gjthçka ka nevojë, pastaj e ka udhëzuar”

Verse 51 — Surah Ta-Ha 20:51

“E çka është, - u tha ai, - me breznitë e mëparshme?”

Verse 52 — Surah Ta-Ha 20:52

“Për këtë ka informata në një libër të Zotit tim. Zoti im nuk devijon e as harron

Verse 53 — Surah Ta-Ha 20:53

I cili e ka bërë për ju tokën djep dhe nëpër të ju ka hapur shtigje dhe ju lëshon nga qielli shiun. Ne me atë bëjmë që të mbijnë çiftë bimësh të llojllojshme

Verse 54 — Surah Ta-Ha 20:54

Ushehuni dhe kullotni kafshët tuaja! Në këtë ka, njëmend, argumente për ata që kanë mend

Verse 55 — Surah Ta-Ha 20:55

Nga ajo (toka) ju kemi krijuar dhe në të do t’iu kthejmë edhe prap nga ajo do t’ju nxjerrim edhe një herë

Verse 56 — Surah Ta-Ha 20:56

Dhe Ne atij ia kemi treguar të tëra argumentet tona, por ai i përgënjeshtroi dhe i refuzoi

Verse 57 — Surah Ta-Ha 20:57

E i tha “A na ke ardhur që me magjitë tua të na nxjerrish nga vendi ynë o Musa

Verse 58 — Surah Ta-Ha 20:58

Edhe ne ty, patjetër, do të përgatisim një magji sikurse ajo. Caktone afatin, të cilit, do t’i përmbahemi edhe ne edhe ti, në një vend të përshtatshëm!”

Verse 59 — Surah Ta-Ha 20:59

“Takimi le të jetë ditën e festës, - tha, - dhe populli le të tubohet në mëngjes”

Verse 60 — Surah Ta-Ha 20:60

Dhe Faraoni shkoi dhe mblodhi magjistarët e vet dhe erdhi

Verse 61 — Surah Ta-Ha 20:61

“Të mjerët ju! – u tha Musa. Mos shpifni gënjeshtra për All-llahun e t’u shfaros me dënim. Pamëdyshje kush shpif-dështon”

Verse 62 — Surah Ta-Ha 20:62

Dhe ata filluan të polemizojnë për punën e tyre ndërveti por fshehurazi

Verse 63 — Surah Ta-Ha 20:63

Thoshin: “Këta dy janë magjistarë që me magjitë e tyre duan t’iu largojnë nga vendi juaj dhe ta çrrënjosin fenë tuaj shembullore

Verse 64 — Surah Ta-Ha 20:64

Prandaj, bashkoni dredhitë tuaja dhe dilni si në front. Sot ka sukses ai që ngadhënjen”

Verse 65 — Surah Ta-Ha 20:65

O Musa, - i thanë ata, - a po do ti, apo ne, t’i lëshojmë të parët?”

Verse 66 — Surah Ta-Ha 20:66

“Lëshoni ju”, - tha ai, - dhe njëherë iu duk se litarët me shkopinjtë, mjete të magjive të tyre lëviznin

Verse 67 — Surah Ta-Ha 20:67

Dhe Musa ndjeu në vete një frikë

Verse 68 — Surah Ta-Ha 20:68

“Mos u frikëso! – i thamë Ne. ti je superior

Verse 69 — Surah Ta-Ha 20:69

Vetëm se lëshoje atë çka ke në dorën e djathtë e t’i përbijë çka kanë bërë ata, sepse ata kanë bërë vetëm mashtrim magjistarësh, dhe magjistari kudo që të vijë nuk do të ketë sukses”

Verse 70 — Surah Ta-Ha 20:70

magjistarët u hodhën në sexhde dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musasë!”

Verse 71 — Surah Ta-Ha 20:71

“A ju i besuat, - u tha, - (Faraoni) pa u lejuar unë? Ai është mësuesi juaj, ai ju ka mësuar magjinë, dhe unë, gjithsesi, do t’iu pres duart e këmbët tërthorazi; do t’iu varë në trupat e panjave dhe sigurisht do ta dini se kush prej nesh e ka dënimin më të tmerrshëm dhe më të gjatë

Verse 72 — Surah Ta-Ha 20:72

“Ne ty, - i thanë, - pasha atë që na ka krijuar, nuk do të japim përparësi para argumenteve që na kanë ardhur, e ti bën çka të bësh, atë mund ta bësh vetëm në jetën e kësaj bote

Verse 73 — Surah Ta-Ha 20:73

ne i besojmë Zotit tonë për të na falur gabimet tona dhe magjitë për të cilat ti na ke detyruar. Dhe All-llahu është më i mirë dhe i pafund”

Verse 74 — Surah Ta-Ha 20:74

Atë, i cili para Zotit të vet del si mëkatar, e pret xhehennemi, ku as vdes as jeton

Verse 75 — Surah Ta-Ha 20:75

Dhe kush vjen te Ai, si besimtar, dhe ka bërë vepra të mira, ata të tërë i presin merita të larta

Verse 76 — Surah Ta-Ha 20:76

Kopshte të Adënit, ku do të rrjedhin lumenj. Aty do të mbesin përgjithmonë, dhe ajo është shpërblim për ata që po pastrohen nga mëkatet

Verse 77 — Surah Ta-Ha 20:77

Dhe Ne i patëm kumtuar Musaut “Transferoi robërit e mij dhe nisu me ta natën rrugës së thatë, përmes detit, pa u frikësuar se po të arrin kush dhe mos i druaj përmbytjes”

Verse 78 — Surah Ta-Ha 20:78

Dhe Faraoni me ushtrinë e tij i ndoqi pas, por ata i mbuloi deti si i pat mbuluar

Verse 79 — Surah Ta-Ha 20:79

dhe Faraoni e çoi popullin e vet në humbje dhe nuk e drejtoi në rrugë të drejtë

Verse 80 — Surah Ta-Ha 20:80

O Izraelitë, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, dhe ju premtuam anën e djathtë të Turit dhe ju dërguam “man” dhe “selva” (fëllënza)

Verse 81 — Surah Ta-Ha 20:81

Hani ushqime me shije me të cilët ju furnizojmë dhe mos zemëroheni në këtë, e t’iu qëlloj hidhërimi im, sepse kë e godet hidhërimi im, ai e ka pësuar

Verse 82 — Surah Ta-Ha 20:82

Unë, me siguri, jam falës i madh për atë, i cili, pendohet dhe beson e bën vepra të mira, mandej e vazhdon rrugën e drejtë

Verse 83 — Surah Ta-Ha 20:83

“Po çka t’u ngut ty para popullit tënd, o Musa?”

Verse 84 — Surah Ta-Ha 20:84

Tha: “Ata po më ndjekin për gjurmësh dhe jam ngutur te Ti, o Zot që të jesh i kënaqur,”

Verse 85 — Surah Ta-Ha 20:85

“Ne popullin tënd, pas teje, e vumë në sprovë, tha Ai. Atë e çoi në humbje Samiriu.”

Verse 86 — Surah Ta-Ha 20:86

Dhe Musa u kthye i hidhëruar dhe i demoralizuar te populli i vet. “O populli im, - u tha, - a nuk ju dha Zoti juaj premtim të bukur, a u bë kohë e gjatë për ju apo ndoshta doni t’ju gjejë hidhërim i Zotit tuaj, prandaj nuk e keni mbajtur premtimin që ma dhatë!”

Verse 87 — Surah Ta-Ha 20:87

“Nuk e kemi thyer premtimin që ta dhamë nga vullneti ynë, - thanë ata. Kemi qenë të ngarkuar me barra nga stolitë e popullit dhe atë e shkrimë. Ashtu veproi edhe Samiriu,”

Verse 88 — Surah Ta-Ha 20:88

Dhe ai bëri një viç që jepte zë sikur pëlliste e ata i thanë: Ky është Zoti juaj dhe Zoti i Musasë, ai e ka harruar”

Verse 89 — Surah Ta-Ha 20:89

“A nuk e shihnin ata se ai asnjë fjalë nuk u përgjigjet dhe nuk ka mundësi t’u bëjë dëm as dobi?”

Verse 90 — Surah Ta-Ha 20:90

U pat thënë atyre Haruni, qysh më parë: “O populli im! Ju me atë vetëm jeni vënë në sprovë; Zoti juaj është i Gjithmëshirshëm, prandaj më pasoni mua dhe dëgjoni urdhërin tim!”

Verse 91 — Surah Ta-Ha 20:91

“Ne, - i thanë ata, - do të vazhdojmë këtë derisa të na kthehet Musa”

Verse 92 — Surah Ta-Ha 20:92

“O harun, - i tha, - (Musa) çka të ka penguar ty, kur i ke parë se kanë devijuar

Verse 93 — Surah Ta-Ha 20:93

Që të mos vish pas meje? A e kundrështove urdhërin tim?”

Verse 94 — Surah Ta-Ha 20:94

“O bir i nënës time, - i tha ky, - mos më kap për mjekre e për flokësh! Unë kam pasur frikë mos thuash ti se ke mbjellë përçarje ndërmjet izraelitëve dhe nuk je kujdesur për jflanë time”

Verse 95 — Surah Ta-Ha 20:95

“Po çka thua ti o Samiri? – tha (Musa)

Verse 96 — Surah Ta-Ha 20:96

“Unë, - tha ky, - kam parë atë çka nuk e kanë parë ata, andaj mora një grusht dhe prej gjurmës së profetit dhe e hodha atë, dhe ja, më pëlqeu vetvetja, bëra çka bëra”

Verse 97 — Surah Ta-Ha 20:97

“Shporru pra! – i tha Musa. Ti tërë jetën tënde do ta thuash: “Mos më prekni askush!” Por të pret një përfundim që nuk ndryshohet dot. Shikoje vetëm Zotin tënd të cilit i je bindur! Ne me siguri do ta djegim e hirin do t’ia derdhim nëpër det

Verse 98 — Surah Ta-Ha 20:98

Zoti juaj është All-llahu, tjetër Zot përveç Atij nuk ka! Ai di çdo send”

Verse 99 — Surah Ta-Ha 20:99

Dhe ashtu ne të rrëfejmë disa lajme për atë çka ka kaluar dhe të shpallim nga ana jonë Kur’anin

Verse 100 — Surah Ta-Ha 20:100

Kush e refuzon këtë, në Ditën e kijametit, me siguri do të bartë një barrë

Verse 101 — Surah Ta-Ha 20:101

Në këtë barrë janë përgjithmonë. Po barrë të shëmtuar kanë në Ditën e kijametit

Verse 102 — Surah Ta-Ha 20:102

Atë ditë kur të fryhet në bri e t’i mbledhim mëkatarët

Verse 103 — Surah Ta-Ha 20:103

Do të përshpërisin ndërmjet veti: “Kemi qëndruar vetëm dhjetë ditë”

Verse 104 — Surah Ta-Ha 20:104

Ne dimë mirë se për çka flasin ata kur ai më i informuari ndër ata thotë: “Keni qëndruar vetëm një ditë”

Verse 105 — Surah Ta-Ha 20:105

Dhe do të pyesin për malet, por ti thuaju: “Zoti im ata do t’i bëjë hi e pluhur”

Verse 106 — Surah Ta-Ha 20:106

Andaj do t’i lerë shkret dhe thatë

Verse 107 — Surah Ta-Ha 20:107

Nuk do të shohësh në të as thellësi as lartësi

Verse 108 — Surah Ta-Ha 20:108

Atë ditë ata do ta pasojnë thirrësin. Nuk ka shmangie prej këtij dhe para të Gjithmëshirshmit do të ulen zërat, e ti s’do të dëgjosh tjetër vetëmse përshpëritje

Verse 109 — Surah Ta-Ha 20:109

Atë ditë nuk do t’i vlejë ndërmjetsimi askujt përveç atij të cilit i lejon i Gjithmëshirshmi dhe është i kënaqur me fjalën e tij

Verse 110 — Surah Ta-Ha 20:110

Ai e di se çka gjendet përpara tyre dhe çka i pret pas asaj, kurse ata nuk mund ta dinë këtë

Verse 111 — Surah Ta-Ha 20:111

Njerëzit do t’i përulen të gjallit dhe të përjetshmit. E humbën shpresën ata që bën krime

Verse 112 — Surah Ta-Ha 20:112

Ndërsa, kush bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të ketë frikë prej ndonjë mizorie e as humbjeje

Verse 113 — Surah Ta-Ha 20:113

Dhe ja, kështu Ne e shpallim Kur’anin në gjuhën arabe dhe aty përsërisim qortimet në mënyrë që ata të ruhen ose të nxisin tek ata rikujtimin

Verse 114 — Surah Ta-Ha 20:114

Qoftë lartësuar All-llahu, Sundues i vërtetë! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se të përfundojë shpallja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!”

Verse 115 — Surah Ta-Ha 20:115

Edhe Ademin e porisitëm në fillim, por ai harroi dhe nuk u tregua i vendosur

Verse 116 — Surah Ta-Ha 20:116

Dhe kur u tham engjujve, përuluni Ademit, ata u përulën përveç Iblisit. Ai refuzoi

Verse 117 — Surah Ta-Ha 20:117

Prandaj i thamë: “O Adem! Ky është me të vërtetë armik edhe i yti, edhe i gruas tënde, prandaj kurrsesi le të mos iu nxjerrë nga parajsa e të përjetosh ngushtësi

Verse 118 — Surah Ta-Ha 20:118

Aty ke të tëra, që të mos jesh i uritur as i zhveshur

Verse 119 — Surah Ta-Ha 20:119

Dhe ti aty as ke etje as vapë”

Verse 120 — Surah Ta-Ha 20:120

Por djalli filloi t’i sillet duke i thënë: “O Adem, a do të ta tregoj pemën e pavdekshmërisë dhe mbretërisë së përhershme

Verse 121 — Surah Ta-Ha 20:121

Dhe ata dy hëngrën nga ajo dhe filloi t’u shfaqen vendet e turpshme, andaj filluan t’i mbulojnë me gjethe të xhennetit. Ashtu Ademi bëri gabim ndaj Zotit të vet dhe devijoi

Verse 122 — Surah Ta-Ha 20:122

Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi dhe ia fali, edhe e përudhi

Verse 123 — Surah Ta-Ha 20:123

“Dilni prej aty të dy bashkë – tha Ai, - si armiq të njëri tjetrit.” Nga unë do të vijë gjithsesi udhëzimi dhe kush e pason udhëzimin tim nuk devijon dhe nuk do të jetë i pafat

Verse 124 — Surah Ta-Ha 20:124

Por kush i kthen shpinën udhëzimit (Librit) tim, ai do të çojë jetë të rëndë dhe në ditën e kijametit do të ngjallim të verbër

Verse 125 — Surah Ta-Ha 20:125

Do të thotë: “O Zoti im, pse më ke ngjallur të verbër kur unë i kam pasur sytë?”

Verse 126 — Surah Ta-Ha 20:126

Ai do të thotë, ashtu si i ke harruar argumentet tona që të kanë ardhur ty, sot do të jesh i harruar

Verse 127 — Surah Ta-Ha 20:127

Ne ashtu e shpërblejmë atë që e tepron në mëkate dhe nuk u beson argumenteve të Zotit të vet. Kurse dënimi i botës tjetër do të jetë, pa dyshim, më i rëndë dhe i pafund

Verse 128 — Surah Ta-Ha 20:128

A nuk janë të njoftuar se sa popuj para atyre i kemi shfarosur? Ata mbi vendbanimet e tyre ecin! Në këtë ka, njëmend, argumente për njerëzit e mençur

Verse 129 — Surah Ta-Ha 20:129

Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë, më herët, e Zotit tënd, dënimi do të ishte i pashmangshëm

Verse 130 — Surah Ta-Ha 20:130

Prandaj, duro fjalët e tyre dhe lartëso me falenderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë. Lartësoje edhe në orët e natës edhe në skajet e ditës, ndoshta do të jesh i kënaqur

Verse 131 — Surah Ta-Ha 20:131

Dhe kurrsesi mos të ikë syri në ato bukuri të kësaj bote me të cilat ne i kënaqim grupe të ndryshme prej tyre, për t’i vënë në sprovë me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i pafund

Verse 132 — Surah Ta-Ha 20:132

urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insisto në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje furnizim. Ne ty do të furnizojmë! Ardhmëria është e atyre që janë ruajtur

Verse 133 — Surah Ta-Ha 20:133

Ata thonë: “Të na kishte sjellë ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” A mos nuk ju erdh ndonjë sqarim lidhur me atë se çka ka në broshurat e mëparshme

Verse 134 — Surah Ta-Ha 20:134

Po sikur t’i kishim shfarosur më herët me ndonjë dënim, me siguri do të thonin: “O Zoti ynë, pse nuk na dërgove ndonjë profet, e ne fjalët tua, do t’i kishim pasuar para se të poshtërohemi e të turpërohemi”

Verse 135 — Surah Ta-Ha 20:135

Thuaj: “Secili po pret, pra, pritni edhe ju! Me siguri keni për të ditur kush kanë qenë ithtarët e fesë së vërtetë dhe kush ka qenë i udhëzuar drejt”