Verse 1 — Surah Al-Anbiya 21:1
Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejnë vesh
Verse 2 — Surah Al-Anbiya 21:2
Atyre nuk u ka ardhur asnjë qortim nga Zoti i tyre e të mos jenë tallur kur e kanë dëgjuar
Verse 3 — Surah Al-Anbiya 21:3
Me zemrat e tyre të llastuara (shashtisura). Ata që kanë bërë krime përshpërisin: A mos është ky diçka tjetër përveç se njeri sikurse ju? A do t’i pasoni magjitë, e ju vetë i shihni
Verse 4 — Surah Al-Anbiya 21:4
“Zoti im e di – tha ai – se çka po flitet në qiej dhe në tokë; Ai i dëgjon dhe i di të gjitha”
Verse 5 — Surah Al-Anbiya 21:5
Kurse ata thonë: “Ato janë vetëm marri që i trillon ai; ai është poet; le të na sjellë ndonjë mrekulli si profetët e mëparshëm”
Verse 6 — Surah Al-Anbiya 21:6
Nuk pat besuar asnjë qytet, të cilin e kemi shfarosur para tyre, e a po besojnë ata a
Verse 7 — Surah Al-Anbiya 21:7
Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz të cilëve u kemi shpallur revelatën, pa pyetni njerëzit e dijshëm nëse ju nuk dini
Verse 8 — Surah Al-Anbiya 21:8
Ne nuk i kemi krijuar si qenie që nuk hanë ushqim, as që kanë qenë të pavdekshëm
Verse 9 — Surah Al-Anbiya 21:9
Pastaj ua kemi plotësuar premtimin dhe ata me gjithë të tjerët të cilët kemi dëshiruar, i kemi shpëtuar, kurse ata që nuk dëgjuan i shfarosëm
Verse 10 — Surah Al-Anbiya 21:10
Ne ju kemi shpallur një Libër në të cilin është qortimi juaj. A nuk mblidhni mendjen
Verse 11 — Surah Al-Anbiya 21:11
Po sa shumë qytete kanë qenë kriminele i kemi rrënuar dhe pas tyre kemi ngritur popull tjetër
Verse 12 — Surah Al-Anbiya 21:12
Dhe sa po e përjetoni forcën tonë iknin kah këmbët sytë
Verse 13 — Surah Al-Anbiya 21:13
“Mos ikni, por kthehuni në shtëpitë tuaja dhe në atë që u është dhënë ta gëzoni, mbase do të pyeteni”
Verse 14 — Surah Al-Anbiya 21:14
“Të mjerët ne, - do të thonë ata – ne me të vërtetë kemi qenë kriminelë”
Verse 15 — Surah Al-Anbiya 21:15
Dhe ashtu do të vazhdojë lutja e tyre deri sa të mos i bëjmë sikur gruri i korrur
Verse 16 — Surah Al-Anbiya 21:16
Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe tokën, dhe çka ka ndërmjet tyre, për të luajtur
Verse 17 — Surah Al-Anbiya 21:17
Të kishim dashur të zbavitemi, do të zbaviteshim ashtu si na ka hije neve, pr Ne nuk vepruam kështu
Verse 18 — Surah Al-Anbiya 21:18
Por me fakte të vërteta e demantojmë rrenën, e vërteta e mbytë atë dhe gënjeshtra zhduket; ndaj të mjerët ju nga ajo që po e shfaqni (përshkruani)
Verse 19 — Surah Al-Anbiya 21:19
Të Atij janë kush është në qiej dhe në tokë! Por ata që janë te ai nuk ngurrojnë të adhurojnë, dhe nuk lodhen
Verse 20 — Surah Al-Anbiya 21:20
E falënderojnë natë e ditë, pa u dobësuar
Verse 21 — Surah Al-Anbiya 21:21
A i marrin për Zot idhujt që ata i bëjnë prej dheut
Verse 22 — Surah Al-Anbiya 21:22
Sikur në ata dy (qiell dhe tokë) të kishte ndonjë tjetër Zot, përveç All-llahut, të dy do të shkatërroheshin. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i gjithësisë nga ajo që i përshkruajnë
Verse 23 — Surah Al-Anbiya 21:23
Ai nuk do të pyet se çka punon, kurse ata do të merren në pyetje
Verse 24 — Surah Al-Anbiya 21:24
A përveç Atij ata po marrin tjetër si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky është mësim për ata që janë me mua dhe për ata që kanë qenë para meje, mirëpo shumica prej tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj kthejnë kryet në anë tjetër
Verse 25 — Surah Al-Anbiya 21:25
Para teje nuk kemi dërguar asnjë profet e të mos i kemi shpallur se “Nuk ka Zot tjetër përveç meje, prandaj falmuni Mua”
Verse 26 — Surah Al-Anbiya 21:26
Ata thanë: “I mëshirshmi ka fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Jo, por janë vetëm robër të nderuar
Verse 27 — Surah Al-Anbiya 21:27
Që nuk nxitojnë t’ia marrin fjalën dhe ata veprojnë sipas urdhërit të Atij
Verse 28 — Surah Al-Anbiya 21:28
Ai e di çka ka përpara tyre dhe çka ka pas tyre, dhe ata do të angazhohen vetëm për atë me të cilën Ai është i kënaqur, kurse ata edhe vetë janë të kujdesshëm ndaj Tij nga respekti dhe frika
Verse 29 — Surah Al-Anbiya 21:29
Kurse, cili nga mesi i tyre do të thotë: “Unë jam, vërtetë Zot përveç Atij” do ta dënojmë me xhehennem; sepse ne ashtu i dënojmë kriminelët
Verse 30 — Surah Al-Anbiya 21:30
A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë, dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë? A nuk do të besojnë
Verse 31 — Surah Al-Anbiya 21:31
Ne në tokë kemi vendosur male të paluhatshme që ajo (toka) të mos i dridhë dhe nëpër to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin të mbarën
Verse 32 — Surah Al-Anbiya 21:32
Kurse qiellin e kemi bërë kulm të sigurt, por ata prapëseprapë largohen nga argumentet tona
Verse 33 — Surah Al-Anbiya 21:33
Ai është i cili ka krijuar natën edhe ditën, Diellin dhe Hënën. Të tëra notojnë nën kupën e qiellit
Verse 34 — Surah Al-Anbiya 21:34
Edhe përpara teje asnjë njeriu nuk e kemi të pavdekshëm, e nëse ti vdes, a thua ata do të jetojnë përgjithmonë
Verse 35 — Surah Al-Anbiya 21:35
Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen. Ne u vëmë në sprova edhe në të mirë edhe në të keqe dhe tek Ne do të ktheheni
Verse 36 — Surah Al-Anbiya 21:36
Kur të shohin mosbesimtarët, ata do ta marrin vetëm për tallje: “A ky është ai që merr për gojë (shanë) zotërat tuaja”? Sepse vetë ata nuk i besojnë përmendjes së të Mëshirshmit
Verse 37 — Surah Al-Anbiya 21:37
Njeriu është i krijuar në shpejtësi. Do t’ju tregoj unë juve argumentet e mia, po mos u ngutni
Verse 38 — Surah Al-Anbiya 21:38
Ata thonë: “Po kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën?”
Verse 39 — Surah Al-Anbiya 21:39
Sikur ta dinë mosbesimtarët se atëherë nuk do të munden ta largojnë zjarrin nga fytyra e as nga shpina e vet, dhe as nuk do t’u ndihmohet
Verse 40 — Surah Al-Anbiya 21:40
Por do t’u vijë e papritur dhe do t’i trishtojë e nuk do të mund ta kthejnë prapë se nuk do t’u jipet afat
Verse 41 — Surah Al-Anbiya 21:41
Edhe përpara teje profetët janë tallur, prandaj ata që i kanë tallur i ka gjetur mu ajo me të cilën janë tallur
Verse 42 — Surah Al-Anbiya 21:42
Thuaj: “Kush u mbron juve natën dhe ditën nga i mëshirshmi”? (Askush) por megjithatë ata nga Kur’ani kthejnë kryet në anën tjetër
Verse 43 — Surah Al-Anbiya 21:43
A thua ata do t’i mbrojnë hyjnitë e tyre e jo Ne? po ata nuk mund t’i ndihmojnë vetvetës dhe ato nuk janë pranuar nga ana jonë në shoqëri
Verse 44 — Surah Al-Anbiya 21:44
Këtyre, edhe të parëve të tyre, Ne u kemi dhënë kënaqësi sa kanë qenë gjallë. Po a nuk e shohin ata se en i sillemi tokës nga të gjitha anët e asaj dhe e cungojmë, e ata do të jenë fitues
Verse 45 — Surah Al-Anbiya 21:45
Thuaj: “Unë juve u tërheq vërejtjen me shpallje”, por të shurdhët nuk e dëgjojnë thirrjen kur u tërhiqet vërejtja
Verse 46 — Surah Al-Anbiya 21:46
Sikur ata t’i prekte vetëm puhia e dënimit të Zotit tënd, me siguri do të thërrisnin: “Të mjerët ne, me të vërtetë ne vetvetes i kemi bërë padrejtësi”
Verse 47 — Surah Al-Anbiya 21:47
Ne në ditën e gjykimit do të vendosim peshojë të drejtë dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi; nëse diçka peshon vetëm sa grima, Ne atë do ta shpërblejmë, dhe mjafton që ta llogarisim vetëm Ne
Verse 48 — Surah Al-Anbiya 21:48
Ne i kemi dhënë Musaut dhe Harunit Furkanin dritë dhe mësim për ata që i shmangen mëkatit
Verse 49 — Surah Al-Anbiya 21:49
Për ata që i përkulen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, dhe që frikësohen nga momenti i ringjalljes
Verse 50 — Surah Al-Anbiya 21:50
Por edhe ky është mësim i bekuar që e kemi shpallur, a ju ta mohoni
Verse 51 — Surah Al-Anbiya 21:51
Ne qysh më hert Ibrahimit i kemi dhënë urtësi dhe e kemi njohur shumë mirë
Verse 52 — Surah Al-Anbiya 21:52
Kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: “Ç’janë këta idhuj të cilëve u faleni?”
Verse 53 — Surah Al-Anbiya 21:53
Ata iu përgjigjën: “Edhe të parët tanë, i kemi mbërri, u faleshin këtyre”
Verse 54 — Surah Al-Anbiya 21:54
“Edhe ju si edhe të parët tuaj keni qenë haptazi të humbur” – u tha
Verse 55 — Surah Al-Anbiya 21:55
“Jo, - tha, - Zoti i juaj është Zot i qiejve dhe i tokës, ata Ai i ka krijuar; këtë unë do t’ua dëshmoj
Verse 56 — Surah Al-Anbiya 21:56
(Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj është Zot’i qiejve dhe i Tokës, që Ai i krijoi ndërsa unë jam njëri prej atyre që e dëshmojnë këtë
Verse 57 — Surah Al-Anbiya 21:57
Për All-llahun, unë, sapo të largoheni ju, do t’i ndreq idhujt tuaj”
Verse 58 — Surah Al-Anbiya 21:58
Dhe i bëri ata copë-copë, përveç atij më të madhit, mbase ata do t’i drejtohen atij
Verse 59 — Surah Al-Anbiya 21:59
“Kush e bëri këtë me zotërat tanë” – thirrën ata – me të vërtetë është kriminel”
Verse 60 — Surah Al-Anbiya 21:60
“Kemi dëgjuar një djalosh që po i merr për gojë, shanë – thanë – e ka emrin Ibrahim”
Verse 61 — Surah Al-Anbiya 21:61
“Sillne ta shohin njerëzit, - thanë ata – le të dëshmojnë”
Verse 62 — Surah Al-Anbiya 21:62
“A ti e bëre këtë me zotërat tanë, o Ibrahim” – e pyetën
Verse 63 — Surah Al-Anbiya 21:63
“Atë e ka bërë ky, më i madhi i tyre, pyetni ata nëse flasin” – u tha (Ibrahimi)
Verse 64 — Surah Al-Anbiya 21:64
Dhe ata u ndalën, menduan me vete dhe thanë: “Ju me të vërtetë jeni kriminel”
Verse 65 — Surah Al-Anbiya 21:65
Pastaj ulën kryet: “Po ti e di se këta nuk flasin”
Verse 66 — Surah Al-Anbiya 21:66
“Po pse pra, në vend të All-llahut, u faleni atyre të cilët as mund t’u bëjnë farë dobie e as t’u bëjnë dëm”? – u tha ai
Verse 67 — Surah Al-Anbiya 21:67
“Of të mjerët ju dhe ata të cilëve ju, përveç All-llahut, u faleni! I adhuroni! Pse nuk mblidhni mendjen?”
Verse 68 — Surah Al-Anbiya 21:68
ndizne këtë, thanë, dhe ndihmonu zotërave tuaj, nëse doni të bëni diçka! – thirrën
Verse 69 — Surah Al-Anbiya 21:69
ne i tham zjarrit “O zjarr bëhu i ftohtë, shpëtim për Ibrahimin”
Verse 70 — Surah Al-Anbiya 21:70
Dhe ata deshtën t’i bëjnë njëfarë kurthe, por ne i bëmë ata të dështojnë
Verse 71 — Surah Al-Anbiya 21:71
Dhe e shpëtuam atë edhe Lutin në truallin të cilin e kemi bekuar për njerëz
Verse 72 — Surah Al-Anbiya 21:72
Dhe ia falëm Is-hakun edhe Jakubin si plotësim, dhe të gjithë i bëmë të mirë
Verse 73 — Surah Al-Anbiya 21:73
Edhe ata i bëmë udhërrëfyes që të udhëzojnë sipas urdhërave tona dhe i kemi inspiruar të bëjnë vepra të mira, të kryejnë faljen, të ndajnë sadakë, dhe Neve na kanë adhuruar
Verse 74 — Surah Al-Anbiya 21:74
Edhe Lutit i kemi dhënë urtësi e dituri, dhe e shpëtuam nga qyteti (banorët e tij) që bënte vepra të këqia; ata me të vërtetë ishin njerëz të këqij
Verse 75 — Surah Al-Anbiya 21:75
E futëm nën mëshirën tonë; ai është me të vërtetë nga të mirët
Verse 76 — Surah Al-Anbiya 21:76
Edhe Nuhit kur na u lut, më përpara, iu përgjigjëm dhe atë me familjen e tij e shpëtuam nga mjerimi i madh
Verse 77 — Surah Al-Anbiya 21:77
Dhe i ndihmuam kundër njerëzve të cilët i konsideronin argumentet tona të pavërteta. Ata ishin njerëz të këqij, prandaj të gjithë i mbytëm në ujë
Verse 78 — Surah Al-Anbiya 21:78
Edhe Davudit edhe Sulejmanit kur gjykuan lidhur me arën që e kishin kullotur delet e dikujt – e ne ishim dëshmitarë të gjykimit të tyre
Verse 79 — Surah Al-Anbiya 21:79
Dhe ia sqaruam (e bëmë) që Sulejmani ta kuptonte atë dhe të dyve u kemi dhënë dije e urtësi. Kurse malet edhe zogjtë ia nënshtruam që me Davudin të madhërojnë (All-llahun), Ne e bëmë këtë
Verse 80 — Surah Al-Anbiya 21:80
Dhe e mësuam të bëjë parzma hekuri për ju që t’ju mbrojë në luftë me armikun, - po a jeni mirënjohës
Verse 81 — Surah Al-Anbiya 21:81
Kurse Sulejmanit ia bëmë erën që si rërfëllazë të fryejë sipas urdhërit të tij kah toka që e kemi bekuar; Ne shumë mirë i dimë të gjitha
Verse 82 — Surah Al-Anbiya 21:82
Edhe nga djajt kishte që zhyteshin për të dhe bënin punë të tjera, ndërsa Ne i kemi mbrojtur
Verse 83 — Surah Al-Anbiya 21:83
Edhe Ejubit, kur e thirri në ndihmë Zotin e vet: “Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!”
Verse 84 — Surah Al-Anbiya 21:84
Iu përgjigjëm dhe ia hoqëm fatkeqësinë që e mundonte dhe i dhamë fëmijë dhe familje nga mëshira jonë, që të jetë mësim për adhuruesit
Verse 85 — Surah Al-Anbiya 21:85
Edhe Ismailit, edhe Idrizit, edhe Dhulkiflit; të gjitëh ishin durimtarë
Verse 86 — Surah Al-Anbiya 21:86
Edhe i shtiem në mëshirën tonë, ata me të vërtetë ishin të mirë
Verse 87 — Surah Al-Anbiya 21:87
Edhe Dhun-Nuni, kur shkoi i zemëruar dhe mendoi se atij nuk kemi ç’ti bëjmë – po pastaj në errësirë këlthiti (nga frika): “Nuk ka Zot përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam kriminel”
Verse 88 — Surah Al-Anbiya 21:88
Iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga ajo që e shtrëngonte. Kështu ne i shpëtojmë besimtarët
Verse 89 — Surah Al-Anbiya 21:89
Edhe Zekerijjas, kur e luti Zotin e vet: “O Zoti im, mosmë lë të vetmuar, e ti je trashëgimtari më i mirë!”
Verse 90 — Surah Al-Anbiya 21:90
Iu përgjigjëm edhe atij dhe ia falëm Jahjan dhe bashkëshorte të mirë. Ata bënin gara që të bëjnë sa më shumë vepra të mira dhe na lutnin me shpresë dhe frikë, dhe ndaj nesh kanë qenë të përulur
Verse 91 — Surah Al-Anbiya 21:91
Edhe asaj që ka ruajtur virgjërinë e vet, te ajo kemi shtënë nga jeta jonë dhe atë me djalin e saj ua bëmë argument botës
Verse 92 — Surah Al-Anbiya 21:92
Kjo feja e juaj është fe e vetme (e drejtë), kurse unë jam Zoti juaj, prandaj vetëm mua të më adhuroni
Verse 93 — Surah Al-Anbiya 21:93
Edhe ata ndërmjet veti janë përçarë, por të gjithë te Ne do të kthehen
Verse 94 — Surah Al-Anbiya 21:94
Kush bënë vepra të mira dhe është besimtar, nuk do t’i mbetet mundi pa iu shpërblyer. Atij ne ia shënojmë
Verse 95 — Surah Al-Anbiya 21:95
Por është e pamundur që banorët e ndonjë vendbanimi që ne e kemi zhdukur të mos kthehen
Verse 96 — Surah Al-Anbiya 21:96
Derisa të lirohen Jexhuxhët e Maxhuxhët të vërshojnë nga çdo humnerë
Verse 97 — Surah Al-Anbiya 21:97
dhe të afrohet premtimi i sigurt, atëherë shikimet e mosbesimtarëve do të shtangen. “Të mjerët ne, ne kemi qenë indiferentë ndaj kësaj, edhe kështu kemi qenë të padrejtë!”
Verse 98 — Surah Al-Anbiya 21:98
Edhe ju, edhe ata të cilëve u luteni, përveç All-llahut, do të jeni lëndë djegëse në xhehennem, aty me siguri do të hyni
Verse 99 — Surah Al-Anbiya 21:99
Të ishin ata zotër, nuk do të futeshin aty dhe përgjithmonë të mbesin të gjithë aty
Verse 100 — Surah Al-Anbiya 21:100
Aty do të përpëliten dhe aty nuk do të dëgjojnë asgjë ata
Verse 101 — Surah Al-Anbiya 21:101
E ata të cilëve u ka prirë mirësia jonë, ata do të jenë larg këtij (mundimi)
Verse 102 — Surah Al-Anbiya 21:102
Nuk do të dëgjojnë shushurimën e tij dhe përgjithmonë do të kënaqen me atë që u dëshirojnë shpirtërat
Verse 103 — Surah Al-Anbiya 21:103
Nuk do t’i shqetësojë as tmerri më i madh dhe do t’i presin engjujt: “Ja, kjo është dita e juaj që u është premtuar juve!”
Verse 104 — Surah Al-Anbiya 21:104
Atë Ditë kur t’i mbështjellim qiejt sikur që mbështillet fleta e letrës. Ashtu siç u kemi krijuar herën e parë do ta përsërisim atë (krijim). Ky është premtimi ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë
Verse 105 — Surah Al-Anbiya 21:105
Ne në Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se tokën do ta trashëgojnë robërit e mi të mirë
Verse 106 — Surah Al-Anbiya 21:106
Në këtë, vërtetë, ka mësim për njerëzit e devotshëm
Verse 107 — Surah Al-Anbiya 21:107
Kurse ty të kemi dërguar vetëm nga mëshira ndaj botërave
Verse 108 — Surah Al-Anbiya 21:108
Thuaj: “Mua më shpallet se Zoti juaj është Një Zot, e ju a jeni muslimanë?”
Verse 109 — Surah Al-Anbiya 21:109
Por nëse ata bishtërojnë ti thuaj: “Unë, ju të gjithëve, pa përjashtim, u kam qortuar, por nuk e di a është afër apo larg ajo që u premtohet
Verse 110 — Surah Al-Anbiya 21:110
Ai i di fjalët e folura me zë, por e di edhe atë çka e fshihni
Verse 111 — Surah Al-Anbiya 21:111
Kurse unë nuk e di, mos është ajo sprovë për ju, dhe afrim i kënaqësive deri në njëfarë kohe”
Verse 112 — Surah Al-Anbiya 21:112
“Zoti im, gjyko ashtu si e kanë merituar!” – tha ai. Dhe Zoti ynë është i mëshirshëm, nga i cili dueht kërkuar ndihmë kundër asaj që e shfaqni ju