Verse 1 — Surah Al-Hajj 22:1
O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e fundit (e Ditës së kijametit) është ngjarje e madhe
Verse 2 — Surah Al-Hajj 22:2
Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) do të shohësh njerëz të dehur; e ata nuk janë të dehur por dënimi i All-llahut është i tmerrshëm
Verse 3 — Surah Al-Hajj 22:3
Ka njerëz të cilët kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie dhe pasojnë çfarëdo djalli të mbrapshtë
Verse 4 — Surah Al-Hajj 22:4
Atij i është caktuar, kujt i prinë ai, ta humbë dhe ta udhëzojë në dënim me flakë
Verse 5 — Surah Al-Hajj 22:5
O njerëz, nëse dyshoni në ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj nga një copë mishi me pjesë të dukshme e të padukshme, që juve t’jua sqarojmë. Ndërsa në mitër vendojmë çka duam, deri në afatin e caktuar, pastaj bëjmë që të dilni si fëmijë, pastaj të arrini në moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin, të tjerët përjetojnë pleqëri të thellë sa që nuk dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. Ti e sheh tokën si të vdekur, por kur në të lëshojmë shiun, ajo lëkundet e merr hov, dhe prej saj mbijnë lloj-lloj çifte (bimë e gjallesa) të bukura
Verse 6 — Surah Al-Hajj 22:6
Kjo, për shkak se All-llahu, është i vërtetë dhe se Ai është që i ngjallë të vdekurit, dhe se Ai është i plotfuqishëm për gjithçka
Verse 7 — Surah Al-Hajj 22:7
Dhe se do të vijë momenti i ringjalljes – në këtë nuk ka dyshim dhe se All-llahu do t’i ngjallë ata që janë në varr
Verse 8 — Surah Al-Hajj 22:8
Ka njerëz që kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie, asnjëfarë udhëzimi, dhe pa Libër të shndëritshëm (për dritë)
Verse 9 — Surah Al-Hajj 22:9
Ngrijnë krahët me qëllim që t’i largojnë nga rruga e All-llahut; atë në këtë botë e pret turpërim, kurse në botën tjetër do t’i bëjmë t’i shijojnë vuajtjet me të djegur
Verse 10 — Surah Al-Hajj 22:10
Qe, kjo është për shkak të veprave nga dora jote, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet
Verse 11 — Surah Al-Hajj 22:11
Ka njerëz që adhurojnë All-llahun formalisht: Nëse u del mirë janë të kënaqur me të, po nëse i godit ndonjë sprovë, ngrihen kundër Tij dhe ashtu e humb këtë dhe atë botë. E kjo, vërtet është humbje flagrante
Verse 12 — Surah Al-Hajj 22:12
Ai, përveç All-llahut, i lutet atij që as mundet t’i largojë ndonjë dëm këtij, e as t’i bëjë ndonjë dobi. Ky është zhgënjim i madh
Verse 13 — Surah Al-Hajj 22:13
I lutet atij nga i cili më afër e ka dëmin se sa ndonjë dobi. I atilli është mik dhe shok i keq
Verse 14 — Surah Al-Hajj 22:14
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, All-llahu pa dyshim do t’i shtjerë në xhenete, ku rrjedhin lumenj; All-llahu punon çka të dojë
Verse 15 — Surah Al-Hajj 22:15
Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmojë atij (Profetit) as në këtë e as botën tjetër, le ta lëshojë litarin në qiell dhe le ta këpus dhe të shohë a do t’ia largojë mjeshtria e tij atë që e zemëron
Verse 16 — Surah Al-Hajj 22:16
Dhe ashtu Ne shpallim argumente të qarta, dhe All-llahu udhëzon kë të dojë
Verse 17 — Surah Al-Hajj 22:17
All-llahu do t’i ndajë në ditën e Gjykimit ata që besojnë, ebrenjt, sabejt, krishterët, mazdeistët dhe politeistët. All-llahu, me të vërtetë, është dëshmitarë për çdo send
Verse 18 — Surah Al-Hajj 22:18
A nuk e sheh se All-llahut i përulen ata në qiej edhe në tokë; edhe Dielli dhe Hëna; edhe yjtë edhe malet, edhe drunjtë, edhe shtazët si edhe shumë njerëz, por shumica meritojnë edhe dënimin. Atë që e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta bëjë të ndershëm, All-llahu bën çka të dojë
Verse 19 — Surah Al-Hajj 22:19
Këto dy grupe kundërshtarësh zihen rreth Zotit të tyre; atyre që nuk besojnë u janë prerë tesha të zjarrta, kurse ujtë e valë do t’u derdhet mbi kokë
Verse 20 — Surah Al-Hajj 22:20
Prej tij do t’u shkrihet ajo çka kanë në barqet e tyre, edhe lëkura
Verse 21 — Surah Al-Hajj 22:21
Dhe ata kanë shkopinj të hekurt
Verse 22 — Surah Al-Hajj 22:22
Sa herë që të provojnë për të dalë prej aty, për shkak të mjerimit të madh, do të kthehen prapë aty: “Shijoni vuajtjen në zjarr të tmershëm”
Verse 23 — Surah Al-Hajj 22:23
Kurse ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, All-llahu me siguri do t’i shtjerë në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; Aty do të stolisen me rrathë të artë dhe xhevahire, ndërsa teshat e atyre janë të mëndafshta
Verse 24 — Surah Al-Hajj 22:24
Ata kanë qenë të frymëzuar të flasin fjalë të bukura dhe kanë qenë të udhëzuar rrugës së Atij, i cili është i denjë për lavdatë
Verse 25 — Surah Al-Hajj 22:25
Mosbesimtarëve dhe atyre që pengojnë nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami të cilin ne e kemi dedikuar për tërë njerëzimin të jenë të barabartë si ai vendësi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bënë çfardo krimi qoftë, do të bëjmë të shijojë vuajtje të dhembshme
Verse 26 — Surah Al-Hajj 22:26
Dhe kur ia përgatitëm Ibrahimit vendin e shtëpisë (tempullin për strehim), (i thamë) Mua mos ma trajtoj askë të barabartë dhe pastroje këtë tempull timin për ata që do ta vizitojnë, dhe ata, të cilët aty në afërsi të tij do të banojnë, dhe ata që do të përkulen dhe falen
Verse 27 — Surah Al-Hajj 22:27
Dhe shpallu njerëzve haxhin! – do të vijnë në këmbë edhe me deve të rraskapitura; do të vijnë nga largësi të thella
Verse 28 — Surah Al-Hajj 22:28
Që të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara, do të përmendin emrin e All-llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë
Verse 29 — Surah Al-Hajj 22:29
Pastaj, le të heqin nga vetja ndyrësirën, le t’i pltoësojnë premtimet e veta, le ta vizitojnë tempullin e vjetër
Verse 30 — Surah Al-Hajj 22:30
Vetëm kaq! E kush i madhëron shejtnitë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet. Juve ju janë lejuar kafshët, me përjashtim të atyre të cilat ju janë lexuar (në Kur’an), pra largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta
Verse 31 — Surah Al-Hajj 22:31
Jini sinqerisht besnikë të All-llahut! Mos i bëni atij shok! Kush i bën shok All-llahut është sikur ai që ka rënë nga qielli dhe e ka rrëmbyer shpendi ose e ka shpjer era në ndonjë vend të largët
Verse 32 — Surah Al-Hajj 22:32
Ja, vetëm kaq! E kush madhëron fenë e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike
Verse 33 — Surah Al-Hajj 22:33
Aty ju keni dobi deri një moment të caktuar, e pastaj vendi i tyre është pranë tempullit të lashtë
Verse 34 — Surah Al-Hajj 22:34
Çdo bashkësie i kemi bërë zakon të pres kurban, për ta përmend emrin e All-llahut me rastin e prerjes së kafshës të cilën Ai ua jep. Zoti juaj është një Zot, prandaj dorëzoni! Dhe jepu sihariq të dëgjueshmëve
Verse 35 — Surah Al-Hajj 22:35
Zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu i kaplon frika, edhe ata të cilët me durim përballojnë vështirësit që u ndodhin, edhe ata që kryejnë faljne dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë ndajnë (japin sadakë)
Verse 36 — Surah Al-Hajj 22:36
Kurse Devet, atë ua kemi bërë një nga zakonet e All-llahut, ku ju keni dobi. Prandaj, përmendeni emrin e All-llahut, mbi ta në radhë, por kur të bijnë në tokë hani nga ato dhe usheni si ata që janë mirënjohës si ata që nuk janë. Ashtu ua kemi vënë në shërbim tuajin (kurbanët) ndoshta do të jeni mirënjohës
Verse 37 — Surah Al-Hajj 22:37
Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana e juaj; Ashtu ua ka nënshtruar për ta madhëruar All-llahun për shkak se u ka udhëzuar. Dhe meru sihariq bamirësve
Verse 38 — Surah Al-Hajj 22:38
All-llahu me të vërtetë i mbron besimtarët. Ai pamëdyshje nuk e do asnjë tradhëtar, mosbesimtar
Verse 39 — Surah Al-Hajj 22:39
U lejohet (mbrojtja) atyre që janë të sulmuar, ngase u bëhet përdhunim – kurse All-llahu është me të vërtetë fuqiplotë për t’i mbrojtur
Verse 40 — Surah Al-Hajj 22:40
Ata të cilët pa asnjëfarë faji janë përzënë nga shtëpitë e tyre, vetëm pse kanë thënë: “Zoti ynë është All-llahu!” Sikur All-llahu të mos i zbrapste disa njerëz me disa të tjerë, do të ishin shembur dei në themel manastiret, kishat, havret si edhe xhamiat në të cilat me të madhe përmendet emri i All-llahut. Ndërsa All-llahu pa dyshim, do t’i ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë atë (besimin e tij), sepse All-llahu është, njëmend, i fortë e i gjithfuqishëm
Verse 41 — Surah Al-Hajj 22:41
Ata të cilët, nëse u japim pushtet në tokë, do të kryejnë faljen edhe do të japin sadakë, dhe dot ë urdhërojnë të bëhen vepra të mira dhe të largojnë nga veprat e këqia. Ndërkaq përfundimi i çdo sendi i takon All-llahut
Verse 42 — Surah Al-Hajj 22:42
Nëse të konsiderojnë gënjeshtar (ani) po edhe para tyre, populli i Nuhit, edhe Adi edhe Themudi, profetët i kanë konsideruar gënjeshtarë
Verse 43 — Surah Al-Hajj 22:43
Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit
Verse 44 — Surah Al-Hajj 22:44
Edhe banorët e Medjenit. Madje edhe Musa ka qenë trajtuar si gënjeshtar, ndërsa Unë mosbesimtarëve u kam dhënë kohë, afat, pastaj i kam dënuar; dhe me çfarë dënimi se
Verse 45 — Surah Al-Hajj 22:45
dhe sa vendbanime kemi zhdukur (banorët e të cilëve) që kanë qenë mëkatarë, dhe ata janë shkretëruar, kanë mbetur vetëm gërmadhat! Sa e sa pusa janë lënë pas dore e sa pallate të shembura
Verse 46 — Surah Al-Hajj 22:46
A nuk kanë udhëtuar nëpër botë me qëllim që zemrat e tyre të kuptojnë atë çka duhet ta kuptojnë kurse veshët e tyre të dëgjojnë atë çka duhet të dëgjojnë. Pra nuk janë sytë të verbër, por zemrat që i kanë në krahëror
Verse 47 — Surah Al-Hajj 22:47
Ata kërkojnë prej teje që dënimi t’u arrijë sa më parë, porse All-llahu nuk e ndryshon premtimin e vet. Dhe vetëm një ditë te Zoti është sa njëmijë vjet sipas llogarisë suaj
Verse 48 — Surah Al-Hajj 22:48
Dhe sa vendbanime ka që ua kam zgjatur jetën (vonuar dënimin) duke qenë të padrejtë, pastaj i përfshiva (në dënim). Tek unë e kanë kthimin (pikën e fundit)
Verse 49 — Surah Al-Hajj 22:49
Thuaj: “O njerëz, unë jam vetëm për t’ua tërhequr vërejtjen haptazi”
Verse 50 — Surah Al-Hajj 22:50
Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i pret falje dhe furnizim fisnik
Verse 51 — Surah Al-Hajj 22:51
Kurse ata të cilët përpiqen që argumentet tona t’i çfuqizojnë, ata janë banorë të xhehennemit
Verse 52 — Surah Al-Hajj 22:52
Përpara teje Ne nuk kemi dërguar asnjë profet e ferrëfyes që djalli të mos jetë përzier edhe ai, kurdo që ai, (Profeti) dëshironte ndonjë send. All-llahu e shmangte atë që fuste djalli, e pastaj i përforconte fjalët e veta, All-llahu është i urtë dhe shumë i dijshëm
Verse 53 — Surah Al-Hajj 22:53
Për të bërë sprovë atë që hedhte djalli, për ata zemrat e të cilëve janë të sëmura dhe mizore, kurse mosbesimtarët janë, me të vërtetë, në mospajtim të pafund
Verse 54 — Surah Al-Hajj 22:54
Dhe që ata, të cilët janë të pajisur me dije, ta njohin se ai është (Kur’an) i vërtetë nga Zoti yt, pra le t’i besojnë dhe zemrat e tyre të jenë të përulura! Ndërkaq All-llahu me të vërtetë ata që kanë besuar i drejton në rrugë të drejtë
Verse 55 — Surah Al-Hajj 22:55
Kurse mosbesimtarët nuk do të pushojnë së dyshuari deri sa t’u vijë vdekja, papritur, ose t’u vijë vuajtja e ditës së tmerrshme
Verse 56 — Surah Al-Hajj 22:56
Atë ditë, pushteti do të jetë i All-llahut, Ai do të gjykojë ndërmjet tyre: Besimtarët të cilët kanë bërë vepra të mira do të kënaqen në xhennete të këndshme
Verse 57 — Surah Al-Hajj 22:57
Kurse, mosbesimtarët dhe ata që kanë përgënjeshtruar argumentet tona, ata do të qëndrojnë në vuajtje të turpshme
Verse 58 — Surah Al-Hajj 22:58
All-llahu, njëmend, do t’i shpërblejë mirë ata të cilët e kanë lënë vendlindjen e vet për hirë të All-llahut, pastaj janë vrarë ose kanë vdekur sepse All-llahu më së miri shpërblen
Verse 59 — Surah Al-Hajj 22:59
Ai do t’i shpjerë, vërtet, në vend ku ata do të jenë të kënaqur. Ndaj All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë
Verse 60 — Surah Al-Hajj 22:60
Ja kështu! Kurse atij i cili me të njëjtën masë e kthen të keqën e bërë (nxjerr hak), dhe të cilit prapë i bëhet padrejtësi, All-llahu pa dyshim do t’i ndihmojë. All-llahu, njëmend, shlyen mëkatet dhe fal
Verse 61 — Surah Al-Hajj 22:61
Ja kështu! Se All-llahu e bën natën ditë, kurse ditën natë; Dhe All-llahu është ai i cili dëgjon dhe i sheh të tëra
Verse 62 — Surah Al-Hajj 22:62
Kjo është për shkak se All-llahu, vetëm Ai është i vërtetë, kurse ato të cilave u falën ata, përveç All-llahut, nuk ekzistojnë, dhe se All-llahu është i madh dhe i lartëmadhërishëm
Verse 63 — Surah Al-Hajj 22:63
A nuk e ke parë si e lëshon All-llahu shiun nga qielli dhe toka gjelbëron? All-llahu është me të vërtetë i mirë dhe i informuar
Verse 64 — Surah Al-Hajj 22:64
E atij është çka ka në qiej dhe në tokë! All-llahu, me të vërtetë, është i pasur dhe i denjë për lavdatë
Verse 65 — Surah Al-Hajj 22:65
A nuk e sheh se All-llahu ua ka nënshtruar juve çka ka në tokë, madje edhe lundrat, që me vullnetin e Tij lundrojnë nëpër det? Ai mban atë çka është në qiell të mos bjerë në tokë, vetëm me lejen e Tij, All-llahu është, pa dyshim, i butë dhe i mëshirshëm ndaj njerëzve
Verse 66 — Surah Al-Hajj 22:66
Ai është i cili juve ju ngjall e pastaj ju vdes e mandej prapë do t’ju ringjallë; megjithatë njeriu ëshë jomirënjohës
Verse 67 — Surah Al-Hajj 22:67
Çdo populli i kemi ccaktuar një ligj ta zbatojnë atë, dhe assesi mos lejo që të diskutojnë me ty lidhur me këtë. Ti thirr Zotin tënd, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugë të drejtë
Verse 68 — Surah Al-Hajj 22:68
Po në qoftë se ata polemizojnë me ty, thuaj: “All-llahu e di mirë se çka punoni ju!”
Verse 69 — Surah Al-Hajj 22:69
All-llahu do t’ju gjykojë në Ditën e kijametit për atë në çka po kundërshtoheni
Verse 70 — Surah Al-Hajj 22:70
A nuk e di se All-llahut i është e njohur e tërë çka është në qiej dhe në tokë? Ajo është krejt nën një Libër; Ajo është krejtësisht e lehtë për All-llahun
Verse 71 — Surah Al-Hajj 22:71
Politeistët, në vend të All-llahut, adhurojnë ato të cilëve Ai nuk u ka dërguar asfarë argumenti, dhe që as vetë nuk dinë asgjë. Ndërkaq politeistët askush nuk i ndihmon
Verse 72 — Surah Al-Hajj 22:72
Dhe kur u lexon ajetet tona të qarta, ti, në fytyrat e atyre, që nuk besojnë, vërenë pakënaqësi të madhe, gati sa nuk vërsulen kundër atyre të cilët u lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’ju lajmëroj diç më të neveritshme se kjo? Zjarr! Atë All-llahu ua ka premtuar mosbesimtarëve, sa vendbanim i tmerrshëm është!”
Verse 73 — Surah Al-Hajj 22:73
O njerëz, qe një shembull, ama ta dëgjoni: “Ata të cilëve ju, në vend të All-llahut, u luteni, nuk munden kurrsesi të krijojnë as mushkonjën po edhe sikur të mblidhen të gjithë për atë. Dhe nëse mushkonja u rrëmben diçka ata nuk munden ta shpëtojnë prej saj. Është i dobët ai që lyp, por edhe ajo që lypet”
Verse 74 — Surah Al-Hajj 22:74
Ata nuk e çmojnë All-llahun me vlerën e vërtetë, se All-llahu është, njëmend, i fortë e i plotëfuqishëm
Verse 75 — Surah Al-Hajj 22:75
All-llahu i zgjedh profetët nga mesi i engjujve edhe njerëzve. All-llahu dëgjon krejt dhe i sheh të tëra
Verse 76 — Surah Al-Hajj 22:76
Ai e di se çka ka para tyre dhe çka ka pas tyre, dhe të gjitha çështjet i kthehen All-llahut
Verse 77 — Surah Al-Hajj 22:77
O besimtarë, kryene faljen dhe përuluni e adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira, ndoshta do të shpëtoni
Verse 78 — Surah Al-Hajj 22:78
Dhe luftoni për hirë të All-llahut ashtu si duhet të luftoni! Ai juve ju ka zgjedhur dhe në fe nuk ju ka caktuar asgjë të rëndë, në fenë e të parit tuaj Ibrahimit. Juve që moti ju ka quajtur muslimanë por edhe në këtë (Kur’an). Profeti le të jetë dëshmitar i juaj e ju t’u bëheni dëshmitarë njerëzve të tjerë. Prandaj kryeni faljen dhe jepni zeqatin deh lidhuni bindshëm te All-llahu; ai është zotëri i juaj, dhe sa zotëri e ndihmës i mirë është