Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 23 - Al-Muminun
Translation by Feti Mehdiu — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Muminun 23:1
Besimtarët kanë shpëtuar
Verse 2 — Surah Al-Muminun 23:2
Ata të cilët namazin e tyre e bëjnë me respekt-frikë
Verse 3 — Surah Al-Muminun 23:3
Ata të cilët u shmangen fjalëve të kota
Verse 4 — Surah Al-Muminun 23:4
Ata të cilët e japin zeqatin
Verse 5 — Surah Al-Muminun 23:5
Ata të cilët e ruajnë nderin e tyre
Verse 6 — Surah Al-Muminun 23:6
Vetëm për gratë e veta ose për qolet e tyre. Ata me siguri janë ët paqortueshëm
Verse 7 — Surah Al-Muminun 23:7
Kush kërkon përtej asaj, po ata janë që e teprojnë
Verse 8 — Surah Al-Muminun 23:8
Edhe ata të cilët kanë kujdes në sendet që u janë besuar dhe në fjalën e dhënë
Verse 9 — Surah Al-Muminun 23:9
Edhe ata të cilët i ruajnë kohët e namazit
Verse 10 — Surah Al-Muminun 23:10
Ata janë trashëgimtarë të denjë
Verse 11 — Surah Al-Muminun 23:11
Të cilët do të trashëgojnë Firdevsin, e aty do të qëndrojnë gjithmonë
Verse 12 — Surah Al-Muminun 23:12
Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokës
Verse 13 — Surah Al-Muminun 23:13
Pastaj e bëjmë pikë fare në një vend të sigurt
Verse 14 — Surah Al-Muminun 23:14
Pastaj atë pikë fare e bëjmë copë gjaku, e mandej nga copa e gjakut e bëjmë mish, nga copa e mishit krijojmë eshtra; e mandej eshtrat i veshim me mish, e pastaj i ngjallim si një qenie tjetër – pra, qoftë lavdëruar All-llahu, krijuesi më i mirë
Verse 15 — Surah Al-Muminun 23:15
Ju, pas kësaj, me siguri do të vdisni
Verse 16 — Surah Al-Muminun 23:16
Mandej në ditën e kijametit, pa dyshim, do të ringjalleni
Verse 17 — Surah Al-Muminun 23:17
Ne kemi krijuar përmbi ju shtatë rrugë dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që kemi krijuar
Verse 18 — Surah Al-Muminun 23:18
ne lëshojmë nga qielli, me masë, ujin dhe e mbajmë në tokë. Por Ne kemi mundësi edhe ta marrim
Verse 19 — Surah Al-Muminun 23:19
Dhe me ndihmën e tij ngrisim për ju kopshte panjash dhe hardhishë. Në të keni shumë pemë dhe ju prej tyre hani
Verse 20 — Surah Al-Muminun 23:20
Edhe lisat që rriten në malin Sinaj, që japin vaj e lëng të yndyrshëm për ata që e hanë
Verse 21 — Surah Al-Muminun 23:21
Edhe tek kafshët keni mësime: Ne u japim (bëjmë) të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre dhe ju keni shumë dobi prej tyre. Ju prej atyre ushqeheni
Verse 22 — Surah Al-Muminun 23:22
Me to dhe me lundra bartni barrët
Verse 23 — Surah Al-Muminun 23:23
Ne ia kemi dërguar Nuhin popullit të tij, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetëm All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk i frikësoheni”
Verse 24 — Surah Al-Muminun 23:24
Por parësia e popullit të tij, të cilët nuk besonin, thanë: “Ky nuk është asgjë, pos njeri sikur edhe ju, dhe vetëm do të jetë më autoritativ te ju. Të kish dashur All-llahu do të kishte dërguar engjujt; kështu diçka nuk kemi dëgjuar prej të parëve tanë
Verse 25 — Surah Al-Muminun 23:25
Ai është vetëm njeri i xhindosur prandaj lëshone deri dikur”
Verse 26 — Surah Al-Muminun 23:26
“Zoti im – tha ai – më ndihmo, se ata më përgënjeshtrojnë”
Verse 27 — Surah Al-Muminun 23:27
Dhe ne ia shpallëm: “Ndërto anijen nën kujdesin tonë, dhe sipas frymzimit tonë, e kur të vijë urdhëri ynë të vërshojë uji mbi sipërfaqen e tokës, ti ngarko në të nga secili lloj nga një çift, edhe familjen tënde dhe mos m’u drejto mua për ata që bënë krime. Ata, pa dyshim, do të përmbyten
Verse 28 — Surah Al-Muminun 23:28
Dhe kur të vendosesh në anije ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu i cili na shpëtoi nga populli kriminel”
Verse 29 — Surah Al-Muminun 23:29
Dhe thuaj: “O Zoti im, më zbarko në vend të bekuar! Ti je më i miri zbarkues!”
Verse 30 — Surah Al-Muminun 23:30
Në këto, vërtetë, ka argumente dhe Ne njëmend i kemi vënë në sprovë
Verse 31 — Surah Al-Muminun 23:31
Ps tyre kemi krijuar brezni të tjera
Verse 32 — Surah Al-Muminun 23:32
dhe si profet ua kemi dërguar një nga mesi i tyre! “Adhurone All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk i frikësoheni”
Verse 33 — Surah Al-Muminun 23:33
Kurse parësia e popullit të tij, të cilët nuk kanë besuar, dhe të cilët kanë përgënjeshtruar ballafaqimin në botën tjetër, dhe të cilëve u kemi dhënë që në këtë botë të çojnë jetë luksoze, thoshin: “Ky nuk është tjetër përveç njeri sikur ju, ha atë që hani edhe ju, edhe pi atë që pini edhe ju
Verse 34 — Surah Al-Muminun 23:34
Dhe në qoftë se i përuleni një njeriu sikur ju, ju me siguri atëherë do të humbni
Verse 35 — Surah Al-Muminun 23:35
E ai u premton se pasi që të vdisni e të bëheni truall dhe eshtra do të ngjalleni
Verse 36 — Surah Al-Muminun 23:36
Është larg, shumë larg ajo që po u premtohet
Verse 37 — Surah Al-Muminun 23:37
Ekziston vetëm jeta në këtë botë. Ne jetojmë dhe vdesim, por nuk do të ringjallemi
Verse 38 — Surah Al-Muminun 23:38
Ai është njeri, i cili përhap gënjeshtra për All-llahun, por ne atij nuk i besojmë
Verse 39 — Surah Al-Muminun 23:39
“O Zot, - tha ai, - më ndihmo se më përgënjeshtrojnë!”
Verse 40 — Surah Al-Muminun 23:40
“Ata së shpejti do të pendohen!” – iu përgjegj Ai
Verse 41 — Surah Al-Muminun 23:41
Dhe me të drejtë i goditi një zë i tmerrshëm dhe i bëmë sikur flasin me hundë. Kështu shkatërrohet populli kriminel
Verse 42 — Surah Al-Muminun 23:42
E pastaj krijuam, pas atyre, brezni tjera
Verse 43 — Surah Al-Muminun 23:43
Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë e as ta vonojë shkatërrimin e vet
Verse 44 — Surah Al-Muminun 23:44
Mandej ua kemi dërguar profetët, njërin pas tjetrit. Sa herë që një populli i ka ardhur profeti i vet e kanë përgënjeshtruar, prandaj Ne i kemi ndërruar njërin pas tjetrit, ndërsa jetën e tyre e shndërruam në tregime. Qoftë shporrur një popull që nuk beson
Verse 45 — Surah Al-Muminun 23:45
Pastaj e dërguam Musaun dhe vëllain e tij Harunin me argumentet dhe autorizimet tona të qarta
Verse 46 — Surah Al-Muminun 23:46
Faraonit dhe parisë së tij, por ata bënë mendjemadhësi, ishin njerëz kryelartë
Verse 47 — Surah Al-Muminun 23:47
Dhe thanë: “T’u besojmë dy vetëve që janë sikur ne, kurse populli i tyre është në shërbim tonin?”
Verse 48 — Surah Al-Muminun 23:48
Edhe ata dy i shpallëm gënjeshtarë, prandaj qenë shfarosur
Verse 49 — Surah Al-Muminun 23:49
Musaut, atëherë, i dhamë Librin, ndoshta ata do të nisen mbarë
Verse 50 — Surah Al-Muminun 23:50
Edhe të birin e Merjemes edhe nënën e tij i kemi bërë si argument. Ne ata i vendosëm në një rrafshlartë plot ujë e freski
Verse 51 — Surah Al-Muminun 23:51
“O profet! Hani nga ushqimet e mira dhe bëni vepra të mira, sepse unë e di mirë ç’punoni ju
Verse 52 — Surah Al-Muminun 23:52
Feja juaj – është e vetmja fe e drejtë, kurse Unë jam Zoti juaj, prandaj frikësohuni!”
Verse 53 — Surah Al-Muminun 23:53
Mirëpo ata u ndanë në grupe përkitazi me çështjet fetare, secila palë e entuziazmuar me atë çka kishte (predikonte)
Verse 54 — Surah Al-Muminun 23:54
Prandaj lini ata në mashtrimin e vet deri dikur
Verse 55 — Surah Al-Muminun 23:55
A mendojnë ata se kur i ndihmojmë me pasuri dhe fëmijë
Verse 56 — Surah Al-Muminun 23:56
Se po ngutemi t’u bëjmë ndonjë të mirë? Assesi, por ata nuk e ndiejnë
Verse 57 — Surah Al-Muminun 23:57
Ata të cilët nga respekti i frikësohen Zotit të tyre
Verse 58 — Surah Al-Muminun 23:58
Edhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre
Verse 59 — Surah Al-Muminun 23:59
Ata të cilët Zotit të tyre nuk i bëjnë tjetër shok
Verse 60 — Surah Al-Muminun 23:60
(Edhe ata të cilët nga ajo pasuri) që u jepet japin dhe u dridhen zemrat për shkak se do të kthehen te Zoti i tyre
Verse 61 — Surah Al-Muminun 23:61
Ata shpejtojnë të bëjnë vepra të mira dhe në atë prijnë
Verse 62 — Surah Al-Muminun 23:62
Ne nuk ngarkojmë askë përtej mundësive të tij; Ne kemi librin që flet të vërtetën dhe ata nuk do të dëmtohen
Verse 63 — Surah Al-Muminun 23:63
Por zemrat e tyre në këtë janë krejtësisht të mashtruara, e përveç asaj bëjnë edhe vepra të këqia pa ia nda
Verse 64 — Surah Al-Muminun 23:64
Ndërkaq, kur ata që kanë bërë jetë kulsoze i përfshijmë në dënim, atëherë luten
Verse 65 — Surah Al-Muminun 23:65
“tani mos u lutni! Nga ana jonë, vërtet, nuk do të keni ndihmë
Verse 66 — Surah Al-Muminun 23:66
Juve u janë lexuar ajetet e mia, kurse ju jeni zbrapsur
Verse 67 — Surah Al-Muminun 23:67
me arrogancë dhe duke i fyer, largoheni”
Verse 68 — Surah Al-Muminun 23:68
A nuk kanë menduar ata fjalën (Kur’anin)? A u vjen diçka që nuk u ka ardhur të parëve të tyre të hershëm
Verse 69 — Surah Al-Muminun 23:69
Apo nuk e njohin Profetin e vet, prandaj edhe e mohojnë
Verse 70 — Surah Al-Muminun 23:70
Ose thonë: “Ai është me xhind”! Jo, por ai u sjell të vërtetën, ndërsa shumica sish e urrejnë të vërtetën
Verse 71 — Surah Al-Muminun 23:71
Sikur All-llahu të merrej me epshet e tyre, me siguri do të zhdukeshin qiejt dhe toka dhe çdo kush që gjendet në të, mirëpo, Ne u kemi bërë vërejtje, kurse ata nuk duan të dinë fare për vërejtjen e tyre
Verse 72 — Surah Al-Muminun 23:72
Apo u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë se Ai është shpërblyesi më i mirë
Verse 73 — Surah Al-Muminun 23:73
Ti me të vërtetë i fton ata në rrugë të drejtë
Verse 74 — Surah Al-Muminun 23:74
Dhe ata të cilët nuk besojnë në botën tjetër i shmangen padyshim rrugës (së drejtë)
Verse 75 — Surah Al-Muminun 23:75
Dhe sikur t’i kishim mëshiruar dhe t’i kishim liruar nga fatkeqësitë, ata do të zhyteshin përsëri në zhgënjimin e tyre
Verse 76 — Surah Al-Muminun 23:76
Ne ata i kemi përfshirë në dënim, por ata prapëseprapë nuk i janë përulur dhe lutur Zotit të vet
Verse 77 — Surah Al-Muminun 23:77
Derisa t’u hapim një derë dënimi shumë të rëndë, ata atëherë do të mbesin aty shpresëhumbur
Verse 78 — Surah Al-Muminun 23:78
Ai është i cili juve ju jep të dëgjuarit, të pamurit edhe mendjen; po sa pak falënderoni
Verse 79 — Surah Al-Muminun 23:79
Ai është i cili ju krijon në tokë dhe para Tij do të mblidheni
Verse 80 — Surah Al-Muminun 23:80
dhe Ai është i cili bën vdekje dhe ngjallje, prej tij varet ndërrimi i natës e ditës; po a nuk e kuptoni
Verse 81 — Surah Al-Muminun 23:81
Mirëpo ata flasin si patën folur ata përpara tyre
Verse 82 — Surah Al-Muminun 23:82
Thonë: “A kur të vdesim e të bëhemi dhé e eshtra do të ringjallemi a”
Verse 83 — Surah Al-Muminun 23:83
Edhe neve, por edhe të parëve tanë që më parë na është premtuar kjo, por këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë”
Verse 84 — Surah Al-Muminun 23:84
thuaju: “E kujt është toka dhe gjithë ç’ka në të, e dini?”
Verse 85 — Surah Al-Muminun 23:85
“E All-llahut!” – do të përgjigjen, por ti thuaj: “Po pse pra nuk vini në vete?”
Verse 86 — Surah Al-Muminun 23:86
Pyeti: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i gjithësisë së gjithëmbarshme?”
Verse 87 — Surah Al-Muminun 23:87
“All-llahu” – do të thonë ata, kurse ti thuaju: “E pse pra nuk po frikësoheni?”
Verse 88 — Surah Al-Muminun 23:88
Thuaj: “Kush është Ai në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, e që merr në mbrojtje dhe nuk ka nevojë për t’u marrë në mbrojtje, e dini?”
Verse 89 — Surah Al-Muminun 23:89
“All-llahu!” – do të përgjigjen, e ti thuaju: “Po pse pra jeni të magjepsur?”
Verse 90 — Surah Al-Muminun 23:90
Po Ne atyre u sjellim të vërtetën, kurse ata me të vërtetë janë gënjeshtarë
Verse 91 — Surah Al-Muminun 23:91
All-llahu nuk ka djalë dhe me të nuk ka ndonjë tjetër Zot! Sepse, çdo zot, do të merrte me vete atë që e ka krijuar dhe do të dominonin njëri ndaj tjetrit. Qoftë lavdëruar All-llahu nga ajo që ata thonë për Të
Verse 92 — Surah Al-Muminun 23:92
Din atë që nuk shihet dhe atë që shihet dhe është shumë lartë mbi ata që i konsiderojnë të barabartë
Verse 93 — Surah Al-Muminun 23:93
Thuaj: “Zoti im, a po ma tregon atë që u premtohet atyre
Verse 94 — Surah Al-Muminun 23:94
O Zot, mos më fut ndër njerëz kriminelë!”
Verse 95 — Surah Al-Muminun 23:95
dhe Ne, me të vërtet, mundemi të tregojmë atë që u premtojmë atyre
Verse 96 — Surah Al-Muminun 23:96
Ti ktheju të keqen me të mirë, se Ne e dimë mirë se çka përshkruajnë ata
Verse 97 — Surah Al-Muminun 23:97
Dhe thuaj: “O Zot, unë Ty të drejtohem për mbrojtje nga vegimet e djallit!”
Verse 98 — Surah Al-Muminun 23:98
Dhe Ty, o Zot, të drejtohem të mos i kem pranë meje
Verse 99 — Surah Al-Muminun 23:99
Kur dikujt prej tyre i vjen vdekja, ai thërret, “O Zoti im, më kthe
Verse 100 — Surah Al-Muminun 23:100
Mbase do të bëjë ndonjë vepër të mirë në atë që e kam lëshuar! Kurrë! Kjo është fjalë që do të flasë Ai se prapa tyre do të ketë një pengesë deri në ditën kur do të ringjallen
Verse 101 — Surah Al-Muminun 23:101
E kur të fryhet në sur, atëherë nuk do të ketë lidhje familjare ndërmjet atyre as që do të pyesin njëri për tjetrin
Verse 102 — Surah Al-Muminun 23:102
Kujt i peshojnë më rëndë (veprat e mira) ata do të jenë të shpëtuar
Verse 103 — Surah Al-Muminun 23:103
Kurse ata, veprat e të cilëve nuk peshojnë, ata e kanë humbur vetveten në xhehennem, ku do të mbesin përgjithmonë
Verse 104 — Surah Al-Muminun 23:104
Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të mbesin aty dhëmbë zgërdhirë
Verse 105 — Surah Al-Muminun 23:105
Po a nuk u janë lexuar ajetet e mia, dhe ju i mohonit
Verse 106 — Surah Al-Muminun 23:106
“O Zoti ynë” – do të thonë, - na ka munduar mjerimi ynë prandaj jemi bërë popull i humbur
Verse 107 — Surah Al-Muminun 23:107
Zoti ynë, na shpëto prej tij (mjerimit), e nëse prapë bëjmë keq, atëherë, me të vërtetë, ne jemi kriminelë”
Verse 108 — Surah Al-Muminun 23:108
“Rrini aty dhe asgjë mos më folni!” – u thotë Ai
Verse 109 — Surah Al-Muminun 23:109
Ka pasur një grup nga robërit e mi që thonë: O Zoti ynë! Ne besuam, prandaj na fal dhe na mëshiro se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
Verse 110 — Surah Al-Muminun 23:110
Ju i keni marrë për tallje, si të magjepsur, sa që patët harruar vërejtjen time dhe i keni përqeshur
Verse 111 — Surah Al-Muminun 23:111
Sot Unë i kam shpërblyer për atë që kanë duruar, ata me të vërtetë kanë arritur çka kanë dëshiruar
Verse 112 — Surah Al-Muminun 23:112
“Po sa vjet keni kaluar në tokë?” – do të pyes Ai
Verse 113 — Surah Al-Muminun 23:113
Kemi kaluar një ditë ose një pjesë të ditës – do të përgjigjen. Pyeti ata që kanë numëruar
Verse 114 — Surah Al-Muminun 23:114
“Po si! – do të thotë Ai, - kohë të shkurtër keni kaluar, sikur vetëm ta dinit
Verse 115 — Surah Al-Muminun 23:115
A keni menduar se u kemi krijuar kot dhe se nuk do të ktheheni te ne?”
Verse 116 — Surah Al-Muminun 23:116
Pra le të jetë lavdëruar All-llahu, sundues i vërtetë, nuk ka tjetër Zot veç atij, Zot i gjithësisë fisnike
Verse 117 — Surah Al-Muminun 23:117
Kurse ai i cili përveç All-llahut lut tjetër Zot, pa asnjë argument për të, para Zotit të vet do të japë llogari dhe me të vërtetë mosbesimtarët nuk do të shpëtojnë
Verse 118 — Surah Al-Muminun 23:118
Dhe thuaj: “O Zoti im, më fal dhe më mëshiro, Tij je mëshiruesi më i mirë!”