Back to Languages

Albanian - Chapter 28 - Al-Qasas

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Qasas 28:1

Verse 2 — Surah Al-Qasas 28:2

Këto janë ajete të Librit të qartë

Verse 3 — Surah Al-Qasas 28:3

Ne do t’i shfletojmë disa lajme të vërteta për Musaun dhe Faraonin; këtë e bëjmë për popullin që beson

Verse 4 — Surah Al-Qasas 28:4

Faraoni ishte ngritur shumë lart në tokë dhe banroët e saj i përçau në grupe, njëri nga ata e shtypte, ua therrte fëmijët (meshkujt), kurse femrat i linte të jetojnë. Ai njëmend ishte shkatërrues

Verse 5 — Surah Al-Qasas 28:5

Mirëpo, ne dëshirojmë që ata të cilët janë të shtypur në tokë, t’i mbulojmë me mëshirë dhe t’i bëjmë prisa dhe trashëgimtarë

Verse 6 — Surah Al-Qasas 28:6

Edhe t’u japim pushtet në tokë, kurse Faraonit e Hamanit me ushtritë e tyre t’ua tregojmë atë prej së cilës janë ruajtur (frikësuar) aq shumë

Verse 7 — Surah Al-Qasas 28:7

Ne e frymëzuam nënën e Musaut: “Jepi gji, por kur të frikësohesh për të, hudhe në lum dhe mos ki frikë as mos u pikëllo! Ne, me siguri, do ta kthejmë dhe atë do ta bëjmë profet”

Verse 8 — Surah Al-Qasas 28:8

Dhe e hasi familja e Faraonit, t’u bëhet armik e mjerim! Pa dyshim Faraoni dhe Hamani me ushtritë e tyre kanë gabuar gjithmonë

Verse 9 — Surah Al-Qasas 28:9

Gruaja e Faraonit tha: “Ai do të jetë gëzim edhe për ty edhe për mua! Mos e mbytni, ndoshta na bëhet i dobishëm, e madje mund ta bëjmë edhe si djalë”, sepse ata nuk hetuan asgjë

Verse 10 — Surah Al-Qasas 28:10

Dhe zemra e nënës së Musaut mbeti e zbrazët, përpak sa nuk e shfaqi, sikur të mos ia kishim forcuar zemrën dhe bërë besimtarë

Verse 11 — Surah Al-Qasas 28:11

Dhe ajo i tha motrës së tij, “shko pas tij!” – dhe ajo e përcolli anash (prej së largu) kurse ata nuk e hetuan

Verse 12 — Surah Al-Qasas 28:12

Ne më herët ia kishim ndaluar thithjen e gjinit, prandaj ajo tha: “A doni t’ju tregoj një familje e cila do t’ju garantonte dhe do të kujdesej për të”

Verse 13 — Surah Al-Qasas 28:13

Dhe ia kthyem nënës së vet që ta bëjmë të lumtur dhe të mos vuajë, si edhe të bindet se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Mirëpo shumica sish nuk e dinë

Verse 14 — Surah Al-Qasas 28:14

Ndërsa kur u rrit e u forcua, i dhamë urtësi e dituri; Ashtu ne i shpërblejmë bëmirësit

Verse 15 — Surah Al-Qasas 28:15

Ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk e hetuan dhe aty hasi në dy vetë të cilët rriheshin. Njëri ishte nga populli i tij kurse tjetri nga ai armik. Ai i anës (popullit) të tij e thirri në ndihmë kundër atij që ishte nga pala armike, dhe Musa i ra me grusht dhe e la të vdekur. “Kjo është punë djalli” – tha, - ai është me të vërtetë një armik i haptë që të shpie në humbje të sigurt

Verse 16 — Surah Al-Qasas 28:16

“O Zot, - tha pastaj, - unë i bëra krim vetvetes, më fal!” Dhe ia fali se Ai me të vërtetë fal dhe është i gjithmëshirshëm

Verse 17 — Surah Al-Qasas 28:17

“O Zot, tha, - Pasha dhuntinë që më ke dhënë kurrë më nuk do të dal në ndihmë mëkatarëve”

Verse 18 — Surah Al-Qasas 28:18

Dhe Musa gëdhiu i frikësuar në qytet, dukepritur se çdo të bëhet, kur mu ai i djeshmi e thirri përsëri në ndihmë, Musa i tha: “Ti je, me të vërtetë, ngucakeq i hapët”

Verse 19 — Surah Al-Qasas 28:19

Dhe kur deshti ta sulmojë atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më mbysësh edhe mua siç e mbyte dje njeriun?” Ti do të zbatosh forcën në tokë, e nuk do të jesh nga pajtimtarët”

Verse 20 — Surah Al-Qasas 28:20

Dhe nga skaji i qytetit erdhi vrap një njeri dhe i tha: “O Musa, kryeparët bëjnë marrëveshje të të vrasin, prandaj ik! Unë, sinqerisht, të këshilloj”

Verse 21 — Surah Al-Qasas 28:21

Dhe Musa doli nga qyteti i frikësuar, duke pritur me kurreshtje se çdo të ndodhë. “O Zot, tha – më shpëto nga mizorët!”

Verse 22 — Surah Al-Qasas 28:22

Dhe kur u nis kah Medjeni, tha: “Mbase Zoti im do të më udhëzojë rrugës së drejtë”

Verse 23 — Surah Al-Qasas 28:23

Kur arriti te uji i Medjenit, aty takoi shumë njerëz të cilët u jepnin ujë kafshëve, e pak më larg pa dy femra, të cilat ishin shmangur (nga uji). “Pka lypni ju të dyja”? – i pyeti ai – “Ne nuk mund t’iu japim ujë derisa të shkojnë barinjtë, - iu përgjegjën ato dyja – kurse babën e kemi shumë të vjetër!”

Verse 24 — Surah Al-Qasas 28:24

Ai u dha ujë (kafshëve të tyre) e pastaj shkoi nën hije duke thënë: “O Zoti im, unë me të vërtetë kam nevojë për çfarëdo që të më japësh”

Verse 25 — Surah Al-Qasas 28:25

Prandaj, i erdhi njëra nga ato dyja, iu qas e turpërueshme dhe i tha: “Të thërret babai im që të shpërblejë për atë që u dhe ujë (kafshëve tona)”. Dhe kur ai erdhi e i tregoi çka kishte përjetuar, i tha: “Mos kij frikë, ke shpëtuar nga njerëzit kriminelë”

Verse 26 — Surah Al-Qasas 28:26

“O im at, tha njëra prej tyre, - merre këtë në shërbim me pagë. Është më i miri prej atyre që ke pas marrë në shërbim, i fortë i besueshëm”

Verse 27 — Surah Al-Qasas 28:27

“Unë dëshiroj të të martoj me njërën nga këto dy vajzat e mia, - tha ai, - por që të më shërbesh tetë vjet; nëse i bën dhjetë, ajo është punë e vullnetit tënd, unë nuk dëshiroj të të ngarkoj për këtë. Ti do të shohësh, në dashtë All-llahu, se unë jam i mirë

Verse 28 — Surah Al-Qasas 28:28

Ajo le të jetë ndërmjet meje dhe teje, tha (Musa), cilindo afat të plotësoj nga këta, nuk ka gjë kundër meje, ndërsa All-llahu garanton për këtë që themi ne”

Verse 29 — Surah Al-Qasas 28:29

Dhe kur Musa e plotësoi afatin e u nis me familjen e vet, ai pa një zjarr në një anë të Turit. “Pritni! – i tha familjes së vet, - kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjellë farë lajmi prej atje ose ndonjë urë të ndezur që të ngroheni”

Verse 30 — Surah Al-Qasas 28:30

E kur erdhi te zjarri, dikush i thirri nga ana e djathtë e luginës së bekuar me lisa: “O Musa, Unë jam All-llahu, Zot i botërave

Verse 31 — Surah Al-Qasas 28:31

Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa se lëviz si gjarpër i shpejtë, ai u kthye të ik, pa shikuar pas “O Musa, afrohu dhe mos u frikëso! Ti je me të vërtetë i siguruar

Verse 32 — Surah Al-Qasas 28:32

Fute dorën tënde nën sjetullën tënde, e të dalë e bardhë pa asgjë të keqe, dhe ashtu përmbaju nga frika! Ato janë dy argumente nga Zoti yt për Faraonin dhe parinë e tij; Ata janë, me të vërtetë, njerëz të llahtarshëm”

Verse 33 — Surah Al-Qasas 28:33

“Zoti im, - tha, - unë kam vrarë një njeri të tyre, andaj kam frikë mos më vrasin edhe ata mua

Verse 34 — Surah Al-Qasas 28:34

Me që vëllau im Haruni është më gojëtar se unë, nga gjuha; dërgoje me mua edhe atë si mbështetje timen, të vërtetojë fjalët e mia, sepse frikësohem mos të më quajnë gënjeshtar”

Verse 35 — Surah Al-Qasas 28:35

Do të forcojmë ty me vëllaun tënd, - tha Ai, - dhe të dyve do t’ju japim pushtet ashtu që ata nuk do të guxojnë t’iu afrohen juve. Ju të dy me argumentet tona, dhe ata që do t’ju pasojnë, jeni ngadhnjimtarë”

Verse 36 — Surah Al-Qasas 28:36

Dhe kur Musa ua solli argumentet tona të qarta, ata thirrën: “Kjo është vetëm një magji e trilluar. Ne nuk kemi dëgjuar se ka ndodhur diçka e tillë në kohët e të parëve tanë”

Verse 37 — Surah Al-Qasas 28:37

Dhe Musa tha: “Zoti im e di mirë atë, i cili sjell udhëzime nga ana e tij dhe kush do të fitojë në fund; tiranët me siguri nuk do të kenë sukses”

Verse 38 — Surah Al-Qasas 28:38

“O të mëdhenj, (pari) – u tha Faraoni, unë uk di të keni ju zot tjetër përveç meje, e ti o Haman, mi piq tullat në truall dhe ma ndërto kullën të hip te Zoti i Musaut, sepse unë mendoj se ai është me të vërtetë rrenacak!”

Verse 39 — Surah Al-Qasas 28:39

Ai me ushtrinë e tij ishin habitur kot, pa të drejtë, në këtë dhe kanë menduar se nuk do të kthehen te ne

Verse 40 — Surah Al-Qasas 28:40

Prandaj, Ne e kapëm atë dhe ushtritë e tij e i hudhëm në det; Dhe shiko se çfarë ishte përfundimi i tiranëve

Verse 41 — Surah Al-Qasas 28:41

I patëm bërë prijësa që ftojnë për në zjarr, kurse në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u ndihmohet

Verse 42 — Surah Al-Qasas 28:42

Edhe në këtë botë i kemi përcjellë me mallkim, ndërsa në botën tjetër do të hudhen në zjarr

Verse 43 — Surah Al-Qasas 28:43

Dhe Musaut Ne i dhamë Libër, pasi që i shfarosëm breznitë e mëparme, të jetë dritë për njerëzit dhe udhëzim dhe mëshirë, ndoshta kujtohen mirë

Verse 44 — Surah Al-Qasas 28:44

Ti nuk ke qenë në anën perëndimore, kur ia besuam Musaut profetësinë, e nuk ke qenë as dëshmitar

Verse 45 — Surah Al-Qasas 28:45

Mirëpo ne kemi ngritur shumë popuj që kanë jetuar gjatë; dhe ti nuk ke qëndruar midis popullit të Medjenit, t’u shpalosh fjalët Tona, por ne kemi qenë ata që dërgojmë profetë si ty

Verse 46 — Surah Al-Qasas 28:46

Ti nuk ke qenë pranë malit Tur kur thirrëm, por kjo është mëshirë e Zotit tënd t’i tërheqësh vëmendjen një populli të cilit përpara teje nuk i ka ardhur ndonjë qortues; ndoshta do të mbledhin mendjen

Verse 47 — Surah Al-Qasas 28:47

Dhe të mos thonë, kur t’i goditë ndonjë e papritur, të cilën e kanë përgatitur (merituar) vetë, “Zoti ynë, pse nuk na ke dërguar ndonjë profet që të pasojmë argumentet tua dhe të jemi besitmarë?”

Verse 48 — Surah Al-Qasas 28:48

E kur prej nesh u dëshmua e vërteta, ata thanë: “Pse nuk i është dhënë ashtu njëlloj siç iu dha Musaut?” Vallë, a nuk e patën mohuar ata qysh më herët atë që i qe dhënë Musaut? Ata thonë: “Dy magji të cilat përmbajnë njëra-tjetrën”, dhe shtojnë – “Ne në asnjërën nuk besojmë”

Verse 49 — Surah Al-Qasas 28:49

Thuaj: “Sillne ju nga All-llahu një libër që drejton në rrugë të drejtë më mirë se këta dy, do të kisha pranuar nëse jeni të sinqertë”

Verse 50 — Surah Al-Qasas 28:50

Po nëse nuk të përgjigjen, dije se ata udhëheqen vetëm nga epshet e tyre. Vallë, a kka humbur kush më keq se ai i cili pason epshin e vet e jo udhëzimin e All-llahut? All-llahu, njëmend, nuk do ta udhëzojë drejt popullin tiran

Verse 51 — Surah Al-Qasas 28:51

Kurse ne ua shpallim fjalë për fjalë, të tërë, mbase do të mendojnë

Verse 52 — Surah Al-Qasas 28:52

Ata të cilëve u kemi dhënë Libër përpara këtij, i besojnë

Verse 53 — Surah Al-Qasas 28:53

Dhe kur u lexohet thonë: “Ne i besojmë atij, ai është, me të vërtetë, nga Zoti ynë, ne edhe më herët kemi qenë muslimanë”

Verse 54 — Surah Al-Qasas 28:54

Atyre do t’u jipet shpërblim i dyfisht, për atë që durojnë dhe të keqen me të mirë e kthejnë, dhe shpërndajnë nga ajo (pasuri) që u kemi dhënë

Verse 55 — Surah Al-Qasas 28:55

Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Nnne veprat tona, e ju veprat tuaja. Paqa qoftë mbi ju! Neve nuk na duhen injorantët”

Verse 56 — Surah Al-Qasas 28:56

Ti s’ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë që do ti, por All-llahu e udhëzon drejtë atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata të cilët do të shkojnë rrugës së drejtë

Verse 57 — Surah Al-Qasas 28:57

Ata thonë: “Nëse pasojmë rrugën e drejtë me ty do të jemi të përzënë nga vendlindja jonë”. Po ne a nuk u afrojmë rastin të qëndrojnë në vendin e shenjt të sigurt, ku si dhuratë jona, derdhen fryte të ndryshme, por shumica sish nuk e dinë

Verse 58 — Surah Al-Qasas 28:58

Po sa vendbanime ne i kemi shkatërruar, banorët e të cilëve kanë qenë të paarsyeshëm në jetë!? Ja, ato janë shtëpitë e tyre! Pas tyre pak kush është vendosur në to, të tjerat i trashëguam ne

Verse 59 — Surah Al-Qasas 28:59

Dhe Zoti yt kurrë nuk ka shkatërruar vendbanime deri sa në kryeqytetin e tyre të mos dërgonte një profet, i cili ua tregonte argumentet tona. Dhe ne kemi shkatërruar vendbanime vetëm atëherë kur banorët e tyre ishin mizorë

Verse 60 — Surah Al-Qasas 28:60

Çdo send që u është dhënë janë vetëm shije e stoli të jetës në këtë botë; kurse ajo që është tek All-llahu, është më e mirë dhe më e qëndrueshme. Pse nuk mblidhni mendjen

Verse 61 — Surah Al-Qasas 28:61

A është njëlloj ai të cilit i kemi premtuar shpërblim të mirë dhe që do ta marrë, dhe ai, të cilit i kemi mundësuar të kënaqet në këtë jetë, kurse në Ditën e gjykimit, do të hudhet në zjarr

Verse 62 — Surah Al-Qasas 28:62

Dhe atë ditë kur i thërret dhe thotë: “Ku janë ata që i konsideronit shokë të mi?”

Verse 63 — Surah Al-Qasas 28:63

Ata, tek të cilët do të vërtetohet fjala (zbatohet dënimi) do të thonë: “Zoti ynë, këta janë që i shpiem në rrugë të shtrembër; i kemi shpjerë në rrugë të shtrembër se edhe vetë kemi qenë në rrugë të shtrembër. Ne para teje e heqim atë barrë. Ata nuk na kanë adhuruar vetëm neve”

Verse 64 — Surah Al-Qasas 28:64

Do t’u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” Ata do t’i thërrasin, por ato nuk do tu përgjigjen dhe do të përjetojnë vuajtjen. Sikur t’ishin në rrugë të drejtë

Verse 65 — Surah Al-Qasas 28:65

dhe atë ditë kur i thërret dhe u thotë: “Ç’ju keni përgjegjur profetëve?”

Verse 66 — Surah Al-Qasas 28:66

Atëherë ata nuk do të dinë çka të përgjigjen, andaj as që do ta pyesin njëri-tjetrin

Verse 67 — Surah Al-Qasas 28:67

Ndërkaq, kush pendohet dhe beson e bën vepra të mira, ai ndoshta është nga të shpëtuarit

Verse 68 — Surah Al-Qasas 28:68

Zoti yt krijon çka të dojë deh Ai zgjedh. Ata nuk kanë të drejtë të zgjedhin. Qoftë lavdëruar All-llahu dhe qoftë shumë lartë prej atyre që i bëhen shok

Verse 69 — Surah Al-Qasas 28:69

Zoti yt e di atë çka fshehin në zemrat e tyre dhe atë që ata e shfaqin haptazi

Verse 70 — Surah Al-Qasas 28:70

Se Ai është All-llah, nuk ka tjetër Zot përveç Atij; Atij lavdi i qoftë në këtë dhe në botën tjetër! Vetëm Ai vendos dhe tek Ai do të kthehemi

Verse 71 — Surah Al-Qasas 28:71

Thuaj: “A keni parë (a e dini) – sikur All-llahu ta kishte bërë natën të pambarim, deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’ju jepte dritë? A nuk merrni vesh?”

Verse 72 — Surah Al-Qasas 28:72

Thuaj: A keni menduar se sikur All-llahu t’ua bënte ditën të përjetshme deri në Ditën e gjykimit, cili Zot, përveç All-llahut, do t’iu jepte natë kur do të pushoni? A nuk e shihni

Verse 73 — Surah Al-Qasas 28:73

Nga mëshira e tij ju ka bërë natën dhe ditën që të pushoni në të, dhe nga mirësia e tij të përfitoni dhe të jeni mirënjohës”

Verse 74 — Surah Al-Qasas 28:74

Dhe atë ditë kur ai i thërret dhe u thotë: “Ku janë shokët e mi që m’i shpifni ju”

Verse 75 — Surah Al-Qasas 28:75

Nga secili popull do të sjellim dëshmitarë dhe t’i themi: “Sillni argumentin tuaj!” Ata, atëherë, do të kuptojnë se e vërteta është për All-llahu, kurse ajo që trillojnë larg tyre

Verse 76 — Surah Al-Qasas 28:76

Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull), dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; prandaj populli i thoshte: “Mos u entuziazmo, sepse, All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar

Verse 77 — Surah Al-Qasas 28:77

Dhe përpiqu me sa të ka dhënë All-llahu të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde (përgjegjësinë tënde) në këtë botë dhe bën mirë, si të ka bë ty mirë All-llahu, e mos bën çrregullime në Tokë, sepse All-llahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime”

Verse 78 — Surah Al-Qasas 28:78

Ai tha: “Ajo që më është dhënë, më është dhënë me dijen time”. A nuk e ka digur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popujt të cilët kanë qenë më të fortë se ai (Karuni) a edhe më të pasur. Prandaj mëkatarët as që do të merren në pyetje për mëkatet e veta

Verse 79 — Surah Al-Qasas 28:79

dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata të cilët adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum”

Verse 80 — Surah Al-Qasas 28:80

“Të mjerët ju – thoshin të diturit. Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërblimi i All-llahut, por do t’u jipet vetëm durimtarëve”

Verse 81 — Surah Al-Qasas 28:81

Dhe ne, atë dhe pallatin e tij, e shafitëm në dhé dhe askush nuk ka mundur t’i ndihmojë përveç All-llahut, e as vet s’ka mund t’i ndihmojë vetvetës

Verse 82 — Surah Al-Qasas 28:82

Ndërsa, ata të cilët, dje, dëshironin të jenë në vend të tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu i jep pasuri dhe ia mungon atij që do Ai nga robërit e vet. Sikur All-llahu të mos na kishte dhuruar mëshirën e vet, edhe nëse do të na kishte shafitur në tokë. A nuk e shihni se mohuesit kurrë nuk do të kenë suksese?”

Verse 83 — Surah Al-Qasas 28:83

Atë, botën tjetër, do t’ia japim atyre të cilët nuk lakmojnë madhështinë në këtë botë as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut

Verse 84 — Surah Al-Qasas 28:84

Kush bën mirë, do të ketë shpërblim edhe më të mirë për atë, kurse ai që bën keq – natyrisht, ata që bëjnë keq do të dënohen vetëm sipas asaj që kanë punuar

Verse 85 — Surah Al-Qasas 28:85

Ai i cili ta shpallë Kur’anin, me siguri do të kthejë ty në botën tjetër. Thuaj: Zoti im e di më mirë kush është në rrugë të drejtë e kush është në humbje të qartë”

Verse 86 — Surah Al-Qasas 28:86

Ti nuk ke shpresuar se do të shpallet Libri, por, ai të është shpallur si mëshirë e Zotit tënd; andaj mos jij assesi mbështetje për mosbesimtarët

Verse 87 — Surah Al-Qasas 28:87

Dhe mos të shmangin ata në asnjë mënyrë nga fjalët e All-llahut, pasi që të jenë shpallur, dhe lute Zotin tënd e mos jij kurrsesi nga politeistët

Verse 88 — Surah Al-Qasas 28:88

Dhe mos lut (adhuro), përveç All-llahut, tjetër Zot! Nuk ka Zot përveç Atij! Të gjithë, përveç Atij, do të zhduken. Ai vendos dhe tek Ai do të ktheheni