Back to Languages

Albanian - Chapter 30 - Ar-Rum

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Ar-Rum 30:1

Verse 2 — Surah Ar-Rum 30:2

Bizantinët u mudën

Verse 3 — Surah Ar-Rum 30:3

Në tokën më të afërt, por ata, pas humbjes së tyre, do të ngadhnjejnë

Verse 4 — Surah Ar-Rum 30:4

Për disa vjet, është vendim i All-llahut, më herët a më vonë, dhe atëherë besimtarët do të gëzohen

Verse 5 — Surah Ar-Rum 30:5

Për ndihmën e All-llahut, Ai ndihmon kë të dojë, Ai është i fuqishëm dhe i gjithmëshirshëm

Verse 6 — Surah Ar-Rum 30:6

Është premtim i All-llahut, kurse All-llahu nuk e mohon premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 7 — Surah Ar-Rum 30:7

Ata dinë vetëm anën e jashtme të jetës në këtë botë, ndërsa për botën tjetër janë indiferentë

Verse 8 — Surah Ar-Rum 30:8

E nuk mendojnë për vetveten. All-llahu me plot arsye krijoi qiejt dhe tokën dhe çka ka ndërmjet tyre në kohë të caktuar; por humica nga njerëzit nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre

Verse 9 — Surah Ar-Rum 30:9

A nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin si kanë përfunduar ata para tyre? Ishin më të fortë se këta, kurse tokën e kanë lëruar dhe punuar më tepër se sa e punojnë këta, ndërsa profetët e tyre u aknë sjellë argumente të qarta; All-llahu nuk u ka bërë padrejtësi, vetvetës i kanë bërë mizori

Verse 10 — Surah Ar-Rum 30:10

Ata që kanë bërë keq përfundojnë me dënimin më të tmerrshëm, për shkak se janë tallur dhe i kanë mohuar fjalët e All-llahut

Verse 11 — Surah Ar-Rum 30:11

All-llahu zë fillin e krijimit. Ai këtë e përsërit dhe në fund tek Ai do të ktheheni

Verse 12 — Surah Ar-Rum 30:12

Atë ditë kur të vijë momenti i fundit mëkatarët do të humbin çdo shpresë

Verse 13 — Surah Ar-Rum 30:13

Shokët e tyre nuk do të ndërmjetësojnë, kurse ata për shkak të tyre mbetën mosbesimtarë

Verse 14 — Surah Ar-Rum 30:14

Atë ditë, kur të vijë momenti i fundit, njerëzit do të ndahen

Verse 15 — Surah Ar-Rum 30:15

Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gëzohen në një xhennet

Verse 16 — Surah Ar-Rum 30:16

Ndërsa ata të cilët i kanë mohuar dhe i kanë përgënjeshtruar ajetet tona dhe kanë injoruar ballafaqimin me botën tjetër, ata do të hudhen në mundime

Verse 17 — Surah Ar-Rum 30:17

Pra qoftë lavdëruar All-llahu sa herë që ju zë nata dhe sa herë që ju gëdhijë dita

Verse 18 — Surah Ar-Rum 30:18

Qoftë lavdëruar në qiej dhe në tokë, dhe në mbrëmje e në drekë

Verse 19 — Surah Ar-Rum 30:19

Ai krijon të gjallën nga e vdekura dhe të gjallën e kthen në jo të gjallë; Ai ringjallë tokën pas vdekjes së saj. Ashtu do të jeni edhe ju

Verse 20 — Surah Ar-Rum 30:20

Një nga argumentet e tij është ajo që ju krijon nga dheu, e kur bëheni njerëz shpërndaheni gjithkund

Verse 21 — Surah Ar-Rum 30:21

Edhe një argument tjetër i tij është se ai, nga lloji juaj, krijon bashkëshorte që të gjeni prehje pranë tyre dhe ndërmjet jush mbjell dashuri dhe mëshirë. Ky, me të vërtetë, është argument për njerëzit që meditojnë

Verse 22 — Surah Ar-Rum 30:22

Nga argumentet e tij është edhe krijimi i qiejve dhe tokës, llojllojshmëria e gjuhëve tuaja edhe e ngjyrave tuaja; këto janë, njëmend, mësime për ata që dinë

Verse 23 — Surah Ar-Rum 30:23

Edhe një tjetër argument i tij është gjumi juaj natën dhe ditën, edhe insistimi juaj të fitoni diçka nga mirësia e tij; këto janë njëmend mësime për njerëzit që dëgjojnë

Verse 24 — Surah Ar-Rum 30:24

Është edhe një tjetër argument i tij, ai që u tregon vetëtimën edhe për frikë edhe për shpresë; lëshon edhe shiun nga qielli dhe me të e ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Këto janë, pa dyshim, mësime për njerëzit që kuptojnë

Verse 25 — Surah Ar-Rum 30:25

Edhe një argument tjetër i tij është, ekzistimi i qiellit dhe tokës me vullnetin e tij. Pastaj sapo t’ju thërrasë, vetëm me një të thirrur, ju do të dilni menjëherë nga toka

Verse 26 — Surah Ar-Rum 30:26

Të atij janë krejt ç’ka në qiej dhe në tokë? Atij i përulet çdo gjë

Verse 27 — Surah Ar-Rum 30:27

Ai është i cili zë fillin e krijimit e pastaj atë e përsërit dhe për atë kjo është e lehtë. Ai është shembulli më i lartëmadhërishëm në qiej dhe në tokë; Ai është i fortë dhe i urtë

Verse 28 — Surah Ar-Rum 30:28

Ai ju jep shembull nga vet ju; a janë ata, që i keni ju në disponim, të barabartë me ju në atë që ne ju japim, e në këtë jeni të njëjtë; ju u frikësoheni atyre si frikësoheni për njëri-tjetrin. Ja, ne ashtu njerëzve të cilët mendojnë hollësisht ia shpjegojmë argumentet tona

Verse 29 — Surah Ar-Rum 30:29

Por mosbesimtarët e pavetëdijshëm pasojën epshet e veta, po kush do të udhëzojë atë që All-llahu e ka humbur? Atyre nuk mund t’u ndihmojë askush

Verse 30 — Surah Ar-Rum 30:30

Ti drejtohu me fytyrë kah feja jote si besimtar i vërtetë, fesë së All-llahut, ndaj së cilës ai ka krijuar edhe njerëzit. Nuk ka zëvendësim për krijesën e All-llahut, sepse ajo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 31 — Surah Ar-Rum 30:31

Duke iu drejtuar Atij frikësohuni dhe faleni namazin dhe mos u bëni politeistë

Verse 32 — Surah Ar-Rum 30:32

Nga ata të cilët kanë përçarë fenë e tyre dhe janë ndarë në fraksione; secila palë është e kënaqur me atë të veten

Verse 33 — Surah Ar-Rum 30:33

Por kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i drejtohen Zotit të tyre, e pastaj kur ai u mundëson të shijojnë mëshirën e tij, menjëherë një grup Zotit të tyre i konsiderojnë shok tjetër (të barabartë)

Verse 34 — Surah Ar-Rum 30:34

Për ta mohuar atë që ne u kemi dhënë. Ani, kënaquni se do ta merrni vesh

Verse 35 — Surah Ar-Rum 30:35

A u kemi shpallur ndonjë argument që flet lidhur me atë që ma bëjnë shok

Verse 36 — Surah Ar-Rum 30:36

Kur u mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën ata i gëzohen asaj, e kur i godit ndonjë e keqe, të cilën e kanë bërë me duart e tyre, menjëherë demoralizohen

Verse 37 — Surah Ar-Rum 30:37

Vallë, a nuk e shohin se All-llahu i jep ushqim me shumicë atij që do Ai dhe ia shkurton. Në këtë, vërtet ka argumente për njerëzit që besojnë

Verse 38 — Surah Ar-Rum 30:38

Prandaj, jepja të afërmit të drejtën e vet dhe të varfërit e udhëtarit! Kjo është më mirë për ata që dëshirojnë të jenë të afërt tek All-llahu. Ata do të jenë të shpëtuar

Verse 39 — Surah Ar-Rum 30:39

Kurse atë që e jepni të rritet me (kamatë) të hollat e të tjerëve, tek All-llahu nuk do të rriten, e çka e jepni për zeqatë me dëshirë që t’i afroheni All-llahut, e po ata janë që i shumëfishojnë veprat e tyre

Verse 40 — Surah Ar-Rum 30:40

All-llahu është i cili ju krijon dhe ju furnizon; mandej ua merr jetën dhe prapë ju ringjallë. A keni ndonjë hyjni tuajën që mund të bëjë diçka si kjo? Qoftë lartësuar Ai dhe shumë lart mbi ata që ia konsiderojnë si shokë

Verse 41 — Surah Ar-Rum 30:41

Për shkak të asaj që punojnë njerëzit u bë tollovi edhe në tokë edhe në det, që t’u bëjë të mundshme të shijojnë diçka nga ajo që kanë punuar; ndoshta kthehen (përmirësohen)

Verse 42 — Surah Ar-Rum 30:42

Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni se çfarë pasojash patën ata para jush. Shumica sish kanë qenë politeistë”

Verse 43 — Surah Ar-Rum 30:43

Prandaj, para se të vijë dita kur prej All-llahut nuk ka kthim prapa, ti kthehu kah feja e vërtetë. Atëherë ata do të ndahen

Verse 44 — Surah Ar-Rum 30:44

Kush ka mohuar, - mohimin e ka kundër vetes, ndërsa kush ka bërë vepra të mira – ka përgatitur djep (xhennet) për vete

Verse 45 — Surah Ar-Rum 30:45

Ashtu që Ai do t’i shpërblejë nga mirësia e vet ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira; Nuk ka dyshim se Ai nuk i do mosbesimtarët

Verse 46 — Surah Ar-Rum 30:46

Nga argumentet e tij është edhe dërgimi i erërave si bartës të lajmeve të mira që t’ju mundësojë të shijoni mëshirën e tij; Edhe anijet lundrojnë me vullnetin e tij, dhe që të fitoni nga mirësia e tij, mbase do të jeni mirënjohës

Verse 47 — Surah Ar-Rum 30:47

Edhe para teje popujve i kemi dërguar profetë të tyre, dhe ata u kanë sjellë fakte të qarta, andaj ata që bënë krime i dënuam; Se e drejta jonë ishte t’i ndihmojmë besimtarët

Verse 48 — Surah Ar-Rum 30:48

All-llahu është ai i cili dërgon erërat, kurse këto çojnë retë dhe Ai i shpërndan nëpër qiell si të dojë vetë, dhe i ndan në pjesë; ndërkaq ti sheh shiun si bjen prej tyre; dhe kur Ai ua çon robërve të vet, kujt të dojë, ata mbushen plot gëzim

Verse 49 — Surah Ar-Rum 30:49

Kurse para se të binte te ata kanë qenë shpresëhumbur

Verse 50 — Surah Ar-Rum 30:50

Prandaj, shiko gjurmët e mëshirës së All-llahut si e ringjall tokën pasi të ketë vdekur! Ai, me të vërtetë, edhe të vdekurit i ngjallë. Ai, ka fuqi për çdo gjë

Verse 51 — Surah Ar-Rum 30:51

Dhe po të dërgojmë një erë e ta shohin ata se gjithçka është zbehur, ata, sigurisht, edhe pas kësaj do t’i mohojnë

Verse 52 — Surah Ar-Rum 30:52

Ti nuk mund t’i thërrasësh të vdekurit, e as të shurdhët t’i lusish pasi që ta kthejnë shpinën

Verse 53 — Surah Ar-Rum 30:53

Dhe ti nuk je udhërrëfyes i të verbërve nga mashtrimi i tyre. Ti je vetëm për ata të cilët u besojnë fakteve tona. E ata janë muslimanë

Verse 54 — Surah Ar-Rum 30:54

All-llahu është ai i cili u ka krijuar nga një qenie e dobët e pastaj, pas pafuqishmërisë, u bën të fortë, dhe pas forcës u bën të lodhur dhe të plakur. Ai krijon çka të dojë; Ai është i gjithëdijshëm i gjithfuqishëm

Verse 55 — Surah Ar-Rum 30:55

Dhe atë ditë kur të vijë momenti (i ringjalljes), mëkatarët do të betohen se në varre kanë qëndruar vetëm një moment të shkurtër. Kështu ata bëjnë trillime

Verse 56 — Surah Ar-Rum 30:56

E ata të cilëve u është dhënë dijeni e besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar sipas caktimit të All-llahut deri në ditën e ringjalljes – dhe ja, kjo është dita e ringjalljes, vetëm se ju nuk e keni ditur”

Verse 57 — Surah Ar-Rum 30:57

Atë ditë atyre të cilët kanë bërë krime ndaj vetes s’u bën dobi arsyetimi dhe prej tyre nuk kërkohet të pendohen

Verse 58 — Surah Ar-Rum 30:58

Në këtë Kur’an ne u afrojmë njerëzve shembuj të llojllojshëm, kurse ti sikur t’u sillësh atyre ndonjë mrekulli, ata që nuk besojnë, prapë do të thonë: “Ju vetëm gënjeshtra keni!”

Verse 59 — Surah Ar-Rum 30:59

Ja, kështu All-llahu, vulos zemrat e tyre që nuk dinë

Verse 60 — Surah Ar-Rum 30:60

Por ti jij i durueshëm! Premtimi i All-llahut është me të vërtetë i saktë dhe në asnjë mënyrë mos të dobësojnë ata të cilët nuk janë të bindur