Back to Languages

Albanian - Chapter 32 - As-Sajdah

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah As-Sajdah 32:1

Verse 2 — Surah As-Sajdah 32:2

Shpallja e Librit, nuk ka aspak dyshim në të, është nga Zoti i të gjitha botërave

Verse 3 — Surah As-Sajdah 32:3

Anipse ata thonë: “Ai e trillon atë”. Jo, ai është vërtetë prej Zotit tënd që të thërrasësh një popull, të cilit para teje nuk i ka ardhur askush ta thërrasë, mbase do të shkojë rrugës së drejtë

Verse 4 — Surah As-Sajdah 32:4

All-llahu është Ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çka ka ndërmjet tyre, për gjashtë ditë, e pastaj mbizotëroi kozmosin. Ju, përveç atij, nuk keni mbrojtës as ndërmjetës. A nuk po kujtoheni

Verse 5 — Surah As-Sajdah 32:5

Ai i koordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë, e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në ditën e cila, sipas llogaritjes tuaj, zgjatë një mijë vjet

Verse 6 — Surah As-Sajdah 32:6

Ai është i cili di të padukshmen dhe të dukshmen; i forti dhe i gjithmëshirshmi

Verse 7 — Surah As-Sajdah 32:7

I cili krijon çdo send në mënyrë të përsosur dhe zuri fillin e krijimit të njeriut nga balta

Verse 8 — Surah As-Sajdah 32:8

Kurse pasardhësit e tij i bëri prej një pike uji

Verse 9 — Surah As-Sajdah 32:9

Pastaj e formëson dhe i jep nga forca e vet jetë. Ai ju pajis me të dëgjuarit, të pamurit dhe me zemër, porse ju fare pak e falënderoni

Verse 10 — Surah As-Sajdah 32:10

Ata thonë: “Vallë, a kur të zhdukemi nën tokë, përsëri do të krijohemi?” Pra ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre

Verse 11 — Surah As-Sajdah 32:11

Thuaju: “Engjëlli i vdekjes, i cili është i autorizuar për atë, do t’ju marrë shpirtin e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”

Verse 12 — Surah As-Sajdah 32:12

T’i kishe parë mëkatarët se si ulin kokat para Zotit të tyre, “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj na kthe të bëjmë vepra të mira. Ne me të vërtetë jemi të bindur”

Verse 13 — Surah As-Sajdah 32:13

Të kishim dashur, secilin njeri do ta kishim udhëzuar në rrugë të drejtë, porse unë kam thënë të vërtetën, e gjithsesi do ta mbush xhehennemin me xhind dhe njerëz

Verse 14 — Surah As-Sajdah 32:14

Andaj shijone atë që e kishit harruar se keni për t’u ballafaquar me këtë ditë. Edhe Ne ju kemi harruar, prandaj ju shijone dënimin e përjetshëm, ashtu si e keni bërë

Verse 15 — Surah As-Sajdah 32:15

Fakteve tona u besojnë vetëm ata të cilët kur u tërhiqet vërejtja atyre bien në sexhde dhe e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk janë arrogantë

Verse 16 — Surah As-Sajdah 32:16

Ata ngrihen nga dysheku dhe i luten Zotit të tyre me frikë e respekt, shpërndajnë nga ajo me çka i furnizojmë ne

Verse 17 — Surah As-Sajdah 32:17

Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin si shpërblim për atë që kanë punuar

Verse 18 — Surah As-Sajdah 32:18

Vallë, a të jenë njëlloj besimtari e mëkatari? Jo! Nuk janë të barabart

Verse 19 — Surah As-Sajdah 32:19

Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira i presin xhennete, ku do të vendosen, si shpërblm për atë që kanë punuar

Verse 20 — Surah As-Sajdah 32:20

Kurse, ata që kanë bërë mëkate e kanë vendin në zjarr. Sa herë që provojnë të dalin prej tij, do të kthehen prapë në te dhe do t’u thuhet: “Shijone dënimin e zjarrit, të cilin nuk e keni besuar”

Verse 21 — Surah As-Sajdah 32:21

Dhe ne do të bëjmë gjithsesi që të shijojnë dënimin më të vogël para atij më të madhit, ndoshta do të pendohen

Verse 22 — Surah As-Sajdah 32:22

Kush është më tiran se ai i cili pasi t’i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën?! Ne do t’u hakmerremi mëkatarëve

Verse 23 — Surah As-Sajdah 32:23

Musaut ne i dhamë libër, dhe mos dysho aspak në takimin e tij, dhe izraelitëve ua bëmë udhërrëfyes

Verse 24 — Surah As-Sajdah 32:24

Dhe nga mesi i tyre ne kemi caktuar prijësa, që me urdhërin tonë kanë udhëzuar në rrugë të drejtë; kanë qenë të durueshëm, kurse ndaj argumenteve tona kanë qenë të bindur

Verse 25 — Surah As-Sajdah 32:25

Pa dyshim Zoti yt në ditën e gjykimit para tyre do të shkoqisë ato çështje ku nuk janë pajtuar

Verse 26 — Surah As-Sajdah 32:26

A nuk u është udhërrëfim ajo që sa popuj kemi shfarosur para tyre, vendet e të cilëve i shetisin? Në këtë ka, vërtetë, argumente. A nuk e dëgjojnë

Verse 27 — Surah As-Sajdah 32:27

A nuk e shohin se Ne ngopim me ujë tokën e zhveshur, të thatë, dhe me të bëjmë që të rriten bimë prej të cilave ushqehen kafshët e tyre, por edhe ata vetë. Po si nuk e shohin

Verse 28 — Surah As-Sajdah 32:28

Kurse ata thonë: “Po kur më ajo fitore, nëse flisni të vërtetën?”

Verse 29 — Surah As-Sajdah 32:29

Thuaju: “Në ditën e fitores atyre nuk u bën dot dobi aspak besimi që (me kohë) nuk kanë besuar, dhe nuk do të priten”

Verse 30 — Surah As-Sajdah 32:30

Prandaj ti largohu prej tyre dhe prit. Edhe ata, me siguri, presin