Back to Languages

Albanian - Chapter 34 - Saba

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Saba 34:1

Falënderimi qoftë për All-llahun, të cilit itakon gjithë çka ka në qiej dhe në tokë, për Atë është falënderimi edhe në botën tjetër! Ai është i urtë dhe i informuar

Verse 2 — Surah Saba 34:2

E di se çka futet në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka bie nga qielli e çka ngjitet në qiell. Ai është i mëshirshëm dhe mëkatfalës

Verse 3 — Surah Saba 34:3

Po mosbesimtarët thonë: “Neve nuk do të na vijë momenti i fundit”. Thuaj: “Po pasha Zotin tim, i cili di edhe atë që është e fshehur, do t’ju vijë me siguri”. Atij nuk mund t’i shmanget asgjë, as sa grima, as në qiej, as në tokë, dhe nuk ka kurrgjë, as më e madhe se ajo as më e vogël e të mos jetë në Librin e qartë

Verse 4 — Surah Saba 34:4

Do t’i shpërblejë ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata janë që i pret falja dhe furnizimi fisnik

Verse 5 — Surah Saba 34:5

Kurse, ata të cilët përpiqen t’i shfyqizojnë argumentet tona, ata i pret një dënim prej më të rëndëve

Verse 6 — Surah Saba 34:6

Dhe ata të cilëve u është dhënë dijeni e shohin se ajo që të shpallet ty nga Zoti yt është e vërtetë dhe çon në rrugën e të Fortit të denjë për lëvdatë

Verse 7 — Surah Saba 34:7

Ndërsa, ata të cilët nuk besojnë, thonë: “A doni t’iu udhëzojmë te një njeri i cili do t’iu informojë se pasi krejtësisht të shkatërroheni me të vërtetë do të krijoheni përsëri

Verse 8 — Surah Saba 34:8

Ai ose flet gënjeshtra ndaj All-llahut ose është i xhindosur. “Jo (asnjëra), por ata të cilët nuk besojnë botën e ardhshme, janë në vuajtje dhe humbje të madhe

Verse 9 — Surah Saba 34:9

A nuk e shohin qiellin dhe tokën edhe atë çka ka përpara dhe pas tyre? Po të duam do t’i kishim shafitur në tokë, ose përmbi ta do të kishim shembur copa qielli. Kjo është me të vërtetë mësim për çdo njeri të sinqertë

Verse 10 — Surah Saba 34:10

Ne i dhamë Davudit mirësinë tonë. “O male lartësomëni bashkë me të dhe me shpendët! Madje ia bëmë të butë edhe hekurin

Verse 11 — Surah Saba 34:11

Bën parzmore të gjera dhe thurri me fisnikëri! Bëni edhe vepra të mira, sepse Unë shoh se ç’bëni

Verse 12 — Surah Saba 34:12

Kurse Sulejmanit erën, mëngjezi i së cilës ëshë sa një muaj. Edhe mbrëmja e saj është një muaj. Dhe kemi bërë që t’i rrjedhë burim bakri; si edhe exhinët, të cilët, me vullnetin e Zotit të tij, veprojnë përpara tij. Dhe cili sish refuzon urdhërin tonë e bëjmë të shijoj dënimin me zjarr

Verse 13 — Surah Saba 34:13

I bëjmë atij çka të dëshirojë: Faltore e përmendore; edhe enë të mëdha e kazanë të palëvizshëm. “O familja e Davudit, punoni dhe jini mirënjohës!” Mirëpo pak ka mirënjohës ndër robërit e mi

Verse 14 — Surah Saba 34:14

Dhe kur zbatuam vdekjen ndaj tij, për vdekjen e tij nuk i njoftoi askush përveç “Dabbetul erdit” që hante shkopin e tij dhe kur ai u rrëzua, exhinët e kuptuan se sikur ta dinin fshehtësinë nuk do t’i ekspozoheshin dënimit të turpshëm

Verse 15 — Surah Saba 34:15

Banorët e Sabës kishin një argument në vendbanimin e tyre: dy kopshte nga ana e majtë dhe e djathtë. “Hani prej ushqimeve të Zotit tuaj dhe falënderone! Sa vend i mirë dhe Zot që fal!”

Verse 16 — Surah Saba 34:16

Por ata refuzuan, prandaj ua lëshuam vërshimin, duke lëshuar pendat e ngrehura, dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me dy kopshte të tjera me frute të hidhura; trupa pemësh të pafrutshme dhe me ca lotose të egra

Verse 17 — Surah Saba 34:17

I dënuam ashtu për shkak se kanë qenë mosbesimtarë. A dënojmë ne dikë tjetër përveç mosbesimtarët

Verse 18 — Surah Saba 34:18

Kurse ndërmjet tyre dhe fshatrave që i kemi bekuar patëm bërë vendbanime afër njëri-tjetrit dhe u caktuam largësinë e nevojshme. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën

Verse 19 — Surah Saba 34:19

Por ata thanë: “O Zoti ynë, largona rrugët tona!” Dhe i bënë dëm vetes, kurse ne i bëmë ata objekt diskutimi dhe i shpërndamë krejtësisht. Këto janë, njëmend, mësime për secilin durimtar dhe mirënjohës

Verse 20 — Surah Saba 34:20

Dhe Iblisi e vërtetoi mendimin e vet kundër tyre, kurse ata u dhanë pas tij, me përjashtim të një grupi besimtarësh

Verse 21 — Surah Saba 34:21

Te të cilët nuk pati kurrfarë pushteti, në mënyrë që të mësojmë se kush beson në botën e ardhshme e kush dyshon në të. Kurse Zoti yt është mbrojtës i çdo sendi

Verse 22 — Surah Saba 34:22

Thuaj: “Thirri ata të cilët i njihni për zotër në vend të All-llahut. Ata nuk kanë kurrgjë, as sa grima, as në qiej as në tokë. Ata s’kanë aty kurrfarë pjesëmarrje dhe Ai nuk ka prej tyre kurrfarë përkrahje”

Verse 23 — Surah Saba 34:23

Tek Ai do të mund të ndërmjetësojë vetëm ai, të cilin e lejon Ai. Dhe kur nga zemrat e tyre hiqet frika ata do të thonë: “Çka tha Zoti juaj”? – “Të vërtetën” – do të përgjigjen, se Ai është i madh dhe i lartëmadhërishëm

Verse 24 — Surah Saba 34:24

Thuaj! “Kush ju furnizon juve nga qiejt edhe nga toka”?; Thuaj! “All-llahu” Por, me të vërtetë, ose ne ose ju jeni në rrugë të drejtë ose në humbje të qartë

Verse 25 — Surah Saba 34:25

Thuaj! “Ju nuk do të merreni në pyetje për mëkatet që i bëjmë ne, por as ne nuk japim llogari për atë ç’bëni ju”

Verse 26 — Surah Saba 34:26

Thuaj! “Zoti ynë do të na tubojë dhe atëherë do të na gjykojë drejt. Ai është gjykatës i drejtë i gjithëdijshëm”

Verse 27 — Surah Saba 34:27

Thuaj! “M’i tregoni ata që i konsideroni të barabartë me Atë!” Kurrsesi nuk ka, por Ai është All-llahu, i forti dhe i urti

Verse 28 — Surah Saba 34:28

Ne të kemi dërguar për tërë njerëzit që t’u sjellësh lajme të gëzueshme dhe t’u tërheqësh vërejtjen, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 29 — Surah Saba 34:29

Dhe thonë: “Kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën”

Verse 30 — Surah Saba 34:30

Thuaju atyre: “Një ditë po, nuk mund ta vononi asnjë moment e as ta shpejtoni”

Verse 31 — Surah Saba 34:31

Dhe ata që nuk besuan thonë: “Ne nuk do të besojmë në këtë Kur’an e as librave përpara këtij!” dhe sikur ti shihje kriminelët kur qëndrojnë para Zotit të tyre dhe bisedojnë njëri me tjetrin: “Po të mos ishit ju, u thonë ata, të cilët janë të dobët, atyre që janë arrogantë, me siguri do të ishim besimtarë”

Verse 32 — Surah Saba 34:32

Kurse, ata të cilët kanë qenë arrogantë, do t’u thonë atyre që kanë qenë të dobët: “A ne ju kemi shmangur nga rruga e drejtë pasi që u pat ardhur? Jo! Por kemi qenë mëkatarë”

Verse 33 — Surah Saba 34:33

“Nuk ka qenë ashtu, - do t’u përgjigjen ata të dobëtit atyre arrogantëve – jo, por natë e ditë keni bërë kurtha duke na urdhëruar që të mohojmë All-llahun dhe t’i bëjmë atij shok”. Dhe kur të shohin dënimin do ta fshehin pikëllimin. Kurse Ne u kemi bërë hallka në qafat e mosbesimtarëve. Si të dënohen ndryshe, përveç se ashtu si kanë punuar

Verse 34 — Surah Saba 34:34

Ne në asnjë vendbanim nuk kemi dërguar profet e të mos thonë, ata që janë mësuar të çojnë jetë luksoze, neme të vërtetë e mohojmë atë që është dërguar përmes jush

Verse 35 — Surah Saba 34:35

Dhe kanë thënë: “Ne kemi më së shumti pasuri e fëmijë, dhe nuk do të jemi të dënuar”

Verse 36 — Surah Saba 34:36

Thuaj! “Zoti im furnizon kë të dojë, por edhe ia mungon, porse shumica sish nuk e dinë”

Verse 37 — Surah Saba 34:37

As pasuria e juaj, as fëmijët tuaj, nuk do t’ju bëjnë të afërt me ne, përveç atyre që kanë besuar dhe vepra të mira kanë punuar: ata shpërblehen shumfish për atë që kanë punuar, dhe ata janë të sigurtë në pallate të larta

Verse 38 — Surah Saba 34:38

Kurse ata që do të përpiqen t’i shfuqizojnë argumentet tona, ata do t’i nënshtrohen dënimit

Verse 39 — Surah Saba 34:39

Thuaj: “Zoti im furnizon nga robërit e vet kë të dojë dhe ia ngushton, çka do që ju të jepni (dhuroni) Ai atë e kompenzon. Ai është furnizuesi më i mirë”

Verse 40 — Surah Saba 34:40

Ndërsa atë ditë kur i tubon të gjithë dhe u thotë engjujve: “Vallë, këta vetëm juve ju kanë adhuruar”

Verse 41 — Surah Saba 34:41

Ata do të thonë: “Qofsh lartësuar! Zoti ynë je ti e jo ata, ata adhuronin exhinët, shumica sish atyre u kanë besuar”

Verse 42 — Surah Saba 34:42

Atë ditë, kur njëri-tjetrit nuk do të mund t’i bëni as dobi as dëm, e atyre, të cilët kanë bërë krime, do t’u thomi: “Shijoni dënimin me zjarr që e keni pas mohuar!”

Verse 43 — Surah Saba 34:43

Kur u lexohen ajetet tona të qarta, ata thonë: “Ky është vetëm njëri i cili dëshiron t’iu shmang nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” – dhe thonë: - “Kjo s’është asgjë tjetër përveç gënjeshtër e trilluar”. Dhe ata që nuk besojnë, kur u vjen e vërteta thonë: “Kjo nuk është kurrgjë tjetër pos një magji e hapët”

Verse 44 — Surah Saba 34:44

Dhe ne nuk u kemi dhënë kurrfarë librash që t’i studiojnë, dhe para teje, nuk u kemi dërguar ndonjë që t’ua tërheq vërejtjen

Verse 45 — Surah Saba 34:45

Por edhe ata para tyre kanë përgënjeshtruar dhe nuk kanë arritur as të dhjetën pjesë nga ajo që u kemi dhënë atyre. Edhe profetët e mij i kanë përgënjeshtruar. Dhe çfarë dënimi se

Verse 46 — Surah Saba 34:46

Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm një gjë. Ngrihuni ndaj All-llahut me sinqeritet, dy nga dy, ose një nga një, e mandej mendone se shoku juaj nuk është i marrë. Ai juve vetëm ju tërheq vërejtjen para një dënimi të rëndë”

Verse 47 — Surah Saba 34:47

Thuaj: “Kurrfarë shpërblimi nuk kam kërkuar prej jush, le t’iu mbetet juve!; Shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Ai është dëshmitar i çdo sendi”

Verse 48 — Surah Saba 34:48

Thuaj: “Zoti im ngadhnjen me të vërtetën, njohës i fshehtësive”

Verse 49 — Surah Saba 34:49

Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa gënjeshtra as mund të fillojë e as të përsëritet”

Verse 50 — Surah Saba 34:50

Thuaj: “Në qoftë se unë humbi, humbi në dëmin tim. Po nëse jam i udhëzuar drejt, ajo është çka ma shpallë Zoti im. Ai me të vërtetë dëgjon shumë dhe është afër”

Verse 51 — Surah Saba 34:51

Sikur t’i shohësh kur t’i kap trishtimi e s’kanë kah t’ia mbajnë! Edhe prej së afërmi do të rrëmbehen

Verse 52 — Surah Saba 34:52

Dhe të thonë: “Ne i kemi besuar atij!” Po si do t’i besojmë prej aq larg

Verse 53 — Surah Saba 34:53

Kur ata më parë nuk i patën besuar atij dhe prej së largu e gjuanin me gjëra të papara

Verse 54 — Surah Saba 34:54

Dhe ndërmjet tyre e asaj që dëshirojnë ata është vënë pengesa, siç është vepruar më parë me fraksionet e tyre; Me të vërtetë ata të gjithë kanë pasur dyshim të madh