Verse 1 — Surah Fatir 35:1
Lavdërimi është për All-llahun, krijues i qiejve dhe i tokës, i cili i ka bërë engjujt profetë me nga dy, tre e katër krahë. Ai u shton krijesave ç’të dojë. All-llahu, pa dyshim, ka mundësi për gjithçka
Verse 2 — Surah Fatir 35:2
Mëshirën që All-llahu ua dhuron njerëzve askush nuk mund ta pengojë, kurse atë që e ndal Ai, askush nuk mundet përveç atij, t’a lëshojë. Ai është i fortë i urtë
Verse 3 — Surah Fatir 35:3
O njerëz, kujtone mëshirën e All-llahut ndaj jush, a ekziston, përveç All-llahut, ndonjë tjetër, i cili ju furnizon nga qielli dhe toka? Përveç Atij, nuk ka tjetër Zot, e prej ku po ikni
Verse 4 — Surah Fatir 35:4
Nëse të përgënjeshtrojnë ty, ani – edhe përpara teje profetët kanë qenë përgënjeshtruar, mirëpo të gjitha çështjet kthehen te All-llahu
Verse 5 — Surah Fatir 35:5
O njerëz, premtimi i All-llahut është, pa dyshim, i vërtetë dhe kurrsesi mos t’iu mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos ju gënjejë djalli në besimin tuaj në All-llahun
Verse 6 — Surah Fatir 35:6
Djalli është, me të vërtetë, armiku juaj dhe si armik ta konsideroni! Ai ithtarët e vet i thërret të jenë në flakë
Verse 7 — Surah Fatir 35:7
Ata që nuk besojnë i pret dënim i rëndë, kurse ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, janë të falur dhe kanë shpërblim të madh
Verse 8 — Surah Fatir 35:8
Edhe atë, të cilit, veprat e veta të këqia i janë dukur të mira, ai ashtu i konsideron. All-llahu e lë të humbur kë të dojë dhe e drejton në rrugë të drejtë kë të dojë, prandaj mos shkatërro veten për ata! All-llahu, njëmend, e di krejt çka punojnë
Verse 9 — Surah Fatir 35:9
All-llahu është ai i cili dërgon erërat, që lëviz retë, kurse Ne pastaj i drejtojmë kah vende të vdekura dhe me to ngjallim tokën që ka qenë e vdekur. Ashtu është edhe ringjallja
Verse 10 — Surah Fatir 35:10
Kush dëshiron madhështi, e gjithë madhështia i takon All-llahut. Te Ai shkojnë fjalët e mira dhe veprat e mira i pranon. Ndërsa ata që kanë qëllime të këqia i pret dënim shumë i rëndë, sepse dredhitë e tyre janë të dështuara
Verse 11 — Surah Fatir 35:11
All-llahu ju ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe më në fund ju bënë çift. Asnjë femër nuk mbarset e as nuk lind e të mos dijë Ai. Dhe jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet e ajo të mos jetë e shënuar në Libër. Kjo me të vërtetë është leht për All-llahun
Verse 12 — Surah Fatir 35:12
Edhe dy dete nuk janë të njëjta. Ky është i ëmbël e i këndshëm; uji i tij pihet me shije, kurse ky tjetri është i njelmët dhe i hidhët, por ju nga të dy hani mish të freskët dhe nxirrni stoli të cilat i mbani. Ti sheh edhe lundrat si e çajnë ujin nëpër të me qëllim që të fitoni nga pasuria e tij për të qenë mirënjohës
Verse 13 — Surah Fatir 35:13
Ai e shndërron natën në ditë dhe ditën e bën natë; Ai ka mposhtur Diell dhe Hënë – secila lëviz deri në afatin e caktuar; Ai është All-llahu, Zoti juaj; Ai e ka pushtetin, ndërsa ata, të cilëve ju u faleni në vend të tij, nuk posedojnë asgjë, as sa cipa e hurmës
Verse 14 — Surah Fatir 35:14
Kur i lutni nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, po edhe në dëgjofshin, nuk iu përgjigjen, e në ditën e kijametit do ta mohojnë politeizmin tuaj, dhe askush nuk do të informojë si Ai i cili di
Verse 15 — Surah Fatir 35:15
O njerëz; ju jeni të varfër te All-llahu, kurse All-llahu është i pasur dhe i denjë për lëvdatë
Verse 16 — Surah Fatir 35:16
Në qoftë se do ju shpor juve dhe sjell krijesa të reja
Verse 17 — Surah Fatir 35:17
Ajo nuk është rëndë për All-llahun
Verse 18 — Surah Fatir 35:18
Dhe asnjë fajtor nuk do ta bartë fajin e tjetrit, nëse të ngarkuarit me mëkate thërrasin që t’u barten, nuk do t’u bartet asgjë, edhe në pastë të afërm. Ti tërhiqu vërejtjen atyre të cilët i frikësohen Zotit të tyre edhe kur nuk i sheh kush, dhe falin namazin. Kush pastrohet, pastrohet për vete, kurse në fund kthehen tek All-llahu
Verse 19 — Surah Fatir 35:19
Nuk janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh
Verse 20 — Surah Fatir 35:20
Dhe as terri e drita
Verse 21 — Surah Fatir 35:21
As hija me vapën
Verse 22 — Surah Fatir 35:22
Dhe nuk janë të njëjtë të gjallët dhe të vdekurit. All-llahu bën të dëgjojë kë të dojë, por ti nuk do t’i thërrasësh ata që janë në varre
Verse 23 — Surah Fatir 35:23
Ti je vetëm për t’u tërhequr vërejtjen
Verse 24 — Surah Fatir 35:24
Ne të kemi dërguar me një të vërtetë që të sjellësh sihariqe dhe të qortosh, se nuk ka asnjë popull, të cilit, nuk i ka ardhur profet
Verse 25 — Surah Fatir 35:25
Në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ani – edh ata përpara tyre i kanë përgënjeshtruar, kurse profetët e tyre u sjellnin argumente të qarta; edhe broshura edhe Librin e ndritur
Verse 26 — Surah Fatir 35:26
Pastaj i rrëmbeva ata të cilët nuk besuan dhe me çfarë dënimi se
Verse 27 — Surah Fatir 35:27
A nuk e sheh se All-llahu nga qielli lëshon ujin dhe ne me të krijojmë frute ngjyrash të ndryshme, kurse në male ka rrugica të bardha a të kuqe, me ngjyra të ndyrshme, por edhe krejtësisht të zeza
Verse 28 — Surah Fatir 35:28
Ka gjithashtu edhe njerëz edhe gjallesa e kafshë ngjyrash të ndryshme. Por All-llahut, nga robërit e tij, i frikësohen të dijshmit. All-llahu është, njëmend i fortë dhe fal
Verse 29 — Surah Fatir 35:29
Ata që lexojnë Librin e All-llahut, kryejnë namazin dhe japin fshehtazi dhe haptazi, nga ajo që i kemi furnizuar ne, mund të shpresojnë në tregti që nuk humbet
Verse 30 — Surah Fatir 35:30
Se Ai do t’ua plotësojë shpërblimet, madje nga mirësia e tij u jep edhe më tepër, Ai, vërtet, fal shumë dhe është mirënjohës
Verse 31 — Surah Fatir 35:31
Kurse ajo që të shpallim prej Librit, ajo është e vërtetë e kulluar, që vërteton saktësinë edhe të atyre para tij. Me të vërtetë All-llahu për robërit e vet është i informuar dhe sheh shumë
Verse 32 — Surah Fatir 35:32
Pastaj u lëmë trashëgim Librin atyre njerëzve tanë, të cilët i kemi zgjedhur; ka prej atyre që i bëjnë krim vetes, ka prej atyre që janë mesatar, por ka edhe të atillë, të cilët me vullnetin e All-llahut tejkalojnë me vepra të mira. Ajo është mirësi e madhe
Verse 33 — Surah Fatir 35:33
Kopshte të Adnit, në të cilat do të hynë dhe do të stolisen me rrathë të arit dhe diamante kurse teshat do t’i kenë prej mëndafshi
Verse 34 — Surah Fatir 35:34
“Falënderimi është për All-llahun, - do të thonë – i cili ka larguar prej nesh hidhërimin. Zoti ynë fal shumë dhe është mirënjohës
Verse 35 — Surah Fatir 35:35
I cili neve, nga mirësia e vet, na ka dhuruar vendbanimin ku nuk do të na prek lodhja e as raskapitja”
Verse 36 — Surah Fatir 35:36
Kurse mosbesimtarët i pret zjarri i xhehennemit. Ata nuk do të gjykohen e të vdesin, dhe as do t’u lehtësohet dënimi i tij. Ja, kështu ne e shpërblejmë çdo mosbesimtar
Verse 37 — Surah Fatir 35:37
Ata do të klithin aty: “O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira, jo si ato që kemi bërë”. “A nuk ju kemi lënë të jetoni mjaft, e ai që ka dashur të mendojë ka pasur mjaft kohë, madje u erdh edhe Profeti! Pra, shijone se për mosbesimtarët nuk ka ndihmëtar”
Verse 38 — Surah Fatir 35:38
All-llahu me siguri i di të paparat e qiejve dhe të tokës. Ai e di mirë se çka ka në krahërorë
Verse 39 — Surah Fatir 35:39
Ai është, i cili u ndërron në tokë; kush nuk beson, mosbesimi i tij është kunëdr tij, dhe mosbesimtarëve nuk u shtohet mosbesimi i tyre te Zoti, vetëm se u rritë neverinë, dhe nuk u shtohet mosbesimtarëve mosbesimi i tyre, por vetëm dënimi
Verse 40 — Surah Fatir 35:40
Thuaj: “I patë shokët tuaj të cilëve u faleni në vend të All-llahut! Pa më tregoni çka kanë krijuar nga toka dhe a kanë pjesëmarrje në krijimin e qiejve? Ose u kemi dhënë atyre një libër dhe aty kanë argumente për të”. Asgjë, por kriminelët premtojnë njëri-tjetrin gënjeshtra
Verse 41 — Surah Fatir 35:41
Me të vërtetë All-llahu ruan qiejt dhe tokën që të mos shkatërrohen – çrregullohen. Po nëse çrregullohen, askush tjetër përveç atij nuk do t’i ndalte. Ai është, pa mëdyshje, i butë dhe fal mëkatet
Verse 42 — Surah Fatir 35:42
Ata janë betuar në All-llahun me betim të fortë se, në qoftë se u vjen ai, i cili do tu tërheqë vërejtjen, më mirë se çdo popull do të mbajnë rrugën e drejtë, mirëpo kur u erdh atyre, ai që u tërhoq vërejtjen nuk u shtoi asgjë përveç largimit
Verse 43 — Surah Fatir 35:43
Duke bërë arrogancë në tokë dhe kurtha të këqia por kurthat do të godasin mu ata, të cilët shpërblehen me ato. Vallë, po a mund të presin ata tjetër gjë përveç asaj që i ka goditur popujt e vjetër! Në ligjet e All-llahut kurrë nuk do të gjesh ndryshim; në ligjet e All-llahut s’ke për të gjetur lajthitje
Verse 44 — Surah Fatir 35:44
A nuk kanë ecur nëpër tokë që të shohin si kanë përfunduar ata para tyre, të cilët kanë qenë më të fortë se ata? Allaut nuk mund t’i shpëtojë asgjë, as në qiej as në tokë. Ai me të vërtetë i di të gjitha dhe është i fortë
Verse 45 — Surah Fatir 35:45
Sikur All-llahu t’i dënojë njerëzit sipas asaj që e meritojnë, nuk do të linte asgjë të gjallë në sipërfaqe të tokës, por Ai i le ata deri në një afat të caktuar dhe kur t’u vijë koha e tyre, po All-llahu i sheh mirë robërit e vet