Verse 1 — Surah Ya-Sin 36:1
Verse 2 — Surah Ya-Sin 36:2
Pasha Kur’anin plotë urtësi
Verse 3 — Surah Ya-Sin 36:3
Ti je, me të vërtetë, Profet
Verse 4 — Surah Ya-Sin 36:4
Në rrugë të drejtë
Verse 5 — Surah Ya-Sin 36:5
Me shpalljen e të Gjithfuqishmit dhe të Gjithmëshirshmit
Verse 6 — Surah Ya-Sin 36:6
Të thërrasësh një popull, të parët e të cilit nuk kanë qenë të thirrur, e ata janë indiferentë
Verse 7 — Surah Ya-Sin 36:7
Ndaj shumicës sish është vërtetuar Fjala, por ata nuk besojnë
Verse 8 — Surah Ya-Sin 36:8
Ne në qafat e atyre kemi vënë vargoj që u vijnë deri në gushë, prandaj ata janë kokëlartë
Verse 9 — Surah Ya-Sin 36:9
Edhe përpara edhe pas atyre u kemi vendosur nga një pendë dhe u kemi vënë perde, prandaj ata nuk shohin
Verse 10 — Surah Ya-Sin 36:10
Dhe për ata është krejt njëlloj, i qortove ti apo jo, ata nuk besojnë
Verse 11 — Surah Ya-Sin 36:11
Ti do t’i thërrasësh (qortosh) vetëm ata që pasojnë Kur’anin dhe i frikësohen të mëshirshmit, pa e parë. Atë përgëzoje me falje dhe shpërblim fisnik
Verse 12 — Surah Ya-Sin 36:12
Ne me të vërtetë i ringjallim të vdekurit dhe shkruajmë atë se ç’kanë punuar, edhe gjurmët e tyre; Ne çdo send e kemi evidentuar në një udhërrëfyes të qartë
Verse 13 — Surah Ya-Sin 36:13
Sillu atyre shembullin e banorëve të fshatit që i kanë ardhur të dërguarit
Verse 14 — Surah Ya-Sin 36:14
Kur ne u dërguam atyre dy, e ata i përgënjeshtruan të dy, i përforcuam edhe me të tretin dhe thanë: “Ne jemi të dërguar te ju”
Verse 15 — Surah Ya-Sin 36:15
Ata u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz sikurse edhe ne, dhe i mëshirshmi nuk ka shpallur kurrgjë, por ju vetëm gënjeni”
Verse 16 — Surah Ya-Sin 36:16
“Zoti ynë e di se ne jemi, me siguri, të dërguar te ju, - thanë ata
Verse 17 — Surah Ya-Sin 36:17
Dhe nuk kemi tjetër (obligim) përveç shpalljes haptazi”
Verse 18 — Surah Ya-Sin 36:18
Ata thanë: “Ne parandiejmë rrezik prej jush dhe në qoftë se nuk tërhiqeni do t’ju mbysim me gurë dhe njëmend do të përjetoni dënim të dhembshëm nga ana jonë”
Verse 19 — Surah Ya-Sin 36:19
“Fatkeqësia juaj është me ju! – thanë ata. – A edhe nëse u tërhiqet vërejtja? Po ju jeni popull që e teproni”
Verse 20 — Surah Ya-Sin 36:20
Dhe erdhi një njeri me vrap nga skaji i qytetit dhe tha: “O populli im, pasoni të dërguarit
Verse 21 — Surah Ya-Sin 36:21
Pasoni ata, të cilët nuk kërkojnë prej jush asnjëfarë shpërblimi! Ata janë në rrugë të drejtë”
Verse 22 — Surah Ya-Sin 36:22
Përse unë të mos adhuroj Atë, i cili më krijoi dhe te i cili do të ktheheni
Verse 23 — Surah Ya-Sin 36:23
A të pranoj tjerë zotëra në vend të Atij? Kur i mëshirshmi dëshiron të më gjejë ndonjë e keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bënë farë dobie dhe ata më nuk më shpëtojnë
Verse 24 — Surah Ya-Sin 36:24
Unë atëhrë jam, pa dyshim, në humbje të qartë
Verse 25 — Surah Ya-Sin 36:25
Unë e besoj Zotin tuaj, prandaj dëgjomëni mua
Verse 26 — Surah Ya-Sin 36:26
Do të thuhet: “Hyr në xhenet!”, kurse ai do të thotë: “Ku është ai fat që ta dijë populli im
Verse 27 — Surah Ya-Sin 36:27
Përse më ka falur Zoti im dhe më ka bërë të respektuar”
Verse 28 — Surah Ya-Sin 36:28
Dhe nuk kemi dërguar kundër popullit të tij, pas atij, ushtri nga qielli as që kemi dashur të dërgojmë
Verse 29 — Surah Ya-Sin 36:29
Nuk ka pasur tjetër veçse një zë të tmerrshëm dhe ata të gjithë vdesin
Verse 30 — Surah Ya-Sin 36:30
O sa të mjerë janë njerëzit; nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos jetë tallur me të
Verse 31 — Surah Ya-Sin 36:31
A nuk e kanë parë ata sa popuj kemi shfarosur para tyre të cilët nuk kthehen më në mesin e tyre
Verse 32 — Surah Ya-Sin 36:32
Dhe ata, të gjitëh së bashku, do të sillen para nesh
Verse 33 — Surah Ya-Sin 36:33
Argument, për ata, është toka e vdekur të cilës i japim jetë dhe nga ajo nxjerrim drith prej të cilit hanë ata
Verse 34 — Surah Ya-Sin 36:34
Ne nëpër të krijojmë kopshte panjash, vreshta dhe bëjmë që nga ajo të shpërthejnë burime
Verse 35 — Surah Ya-Sin 36:35
Që të hanë frytet e tyre si edhe atë që prodhojnë duart e tyre. A nuk janë mirënjohës
Verse 36 — Surah Ya-Sin 36:36
Qoftë lartësuar Ai i cili ka krijuar çifte nga e tërë ajo që mbin prej toke, edhe nga vetë ata, edhe nga ajo që nuk e dinë
Verse 37 — Surah Ya-Sin 36:37
Argument është edhe nata: Heqim prej saj ditën dhe ata mbesin në terr
Verse 38 — Surah Ya-Sin 36:38
Edhe dielli ec rrugës së vet. Ai është caktimi i të Fuqishmit dhe të Gjithëdijshmit
Verse 39 — Surah Ya-Sin 36:39
Edhe Hënës i kemi caktuar faza derisa ajo të kthehet sikur thupër e vjetër
Verse 40 — Surah Ya-Sin 36:40
As Dielli nuk duhet të arrijë Hënën as nata ta kapërcejë ditën. Të gjitha notojnë në një gjithësi
Verse 41 — Surah Ya-Sin 36:41
E kanë argument edhe atë që pasardhësit e tyre i kemi bartur në anije të ngarkuar
Verse 42 — Surah Ya-Sin 36:42
Dhe për ata kemi krijuar diçka të ngjashme me të, që po u hipin
Verse 43 — Surah Ya-Sin 36:43
Dhe nëse dëshirojmë Ne, i përmbytim dhe nuk mund as të bërtasin as të shpëtojnë
Verse 44 — Surah Ya-Sin 36:44
Vetëm se me mëshirën tonë të kënaqen dei në një kohë të caktuar
Verse 45 — Surah Ya-Sin 36:45
Por, kur t’u thuhet: “Frikësohuni asaj që ndodhi para jush, edhe asaj pas jush, që të jeni të mëshiruar!”
Verse 46 — Surah Ya-Sin 36:46
Dhe nuk u ka ardhur asnjë argument nga argumentet e Zotit të tyre e që ata të mos e kenë refuzuar
Verse 47 — Surah Ya-Sin 36:47
Dhe kur u është thënë: “Shpenzoni nga ajo që u ka dhënë All-llahu”, - atëherë mosbesimtarët u thanë besimtarëve: “A të ushqejmë atë të cilin do ta ushqente All-llahu, të kishte dashur? Ju jeni me të vërtetë në humbje të hapët”
Verse 48 — Surah Ya-Sin 36:48
Dhe thonë: “Kur më një herë ai premtim nëse jeni të sinqertë”
Verse 49 — Surah Ya-Sin 36:49
Nuk presin tjetër përveç një zë trishtues, i cili do t’i rrëmbejë deri sa ata zihen ndër veti
Verse 50 — Surah Ya-Sin 36:50
Dhe nuk mund të porosisin asgjë e as të kthehen te familjet e tyre
Verse 51 — Surah Ya-Sin 36:51
Dhe fryhet në sur e ata prej varreve të tyre do të vërshtojnë kah Zoti i tyre
Verse 52 — Surah Ya-Sin 36:52
Duke thënë: “Të mjerët ne! kush na ngjalli nga varret tona?” Ky është ai që u premtoi i Mëshirshmi dhe e vërteta që ua thanë profetët
Verse 53 — Surah Ya-Sin 36:53
Ai do të jetë vetëm një zë dhe ata të gjitëh do të mblidhen para nesh
Verse 54 — Surah Ya-Sin 36:54
Sot nuk do t’i bëhet padrejtësi askujt dh as që do të shpërbleheni ndryshe përveç si e keni bërë
Verse 55 — Surah Ya-Sin 36:55
Banorët e xhennnetit, atë ditë, me të vërtetë, do të jenë të angazhuar me dhunti, të gëzuar
Verse 56 — Surah Ya-Sin 36:56
Ata edhe gratë e tyre do të rrinë mbështetur në vende të stolisura nën hije
Verse 57 — Surah Ya-Sin 36:57
Aty do të ketë pemë dhe gjithçka që dëshirojnë
Verse 58 — Surah Ya-Sin 36:58
“Paqë!” Do të jetë fjala e Zotit të Gjithmëshirshmit –
Verse 59 — Surah Ya-Sin 36:59
Kurse ju, o mëkatarë, sot ndahuni!”
Verse 60 — Surah Ya-Sin 36:60
O, bijt e Ademit, a nuk ju kamë urdhëruar të mos e adhuroni djallin se ai është armiku juaj i hapët
Verse 61 — Surah Ya-Sin 36:61
Dhe më adhuroni vetëm mua! Kjo është rrugë e drejtë
Verse 62 — Surah Ya-Sin 36:62
Ai shumë prej jush i ka shpënë në humbje. A nuk e keni menduar
Verse 63 — Surah Ya-Sin 36:63
Ky është xhehennemi që u është premtuar
Verse 64 — Surah Ya-Sin 36:64
Digjuni tash në të, për shkak se nuk keni besuar
Verse 65 — Surah Ya-Sin 36:65
Sot ua vulosim gojët e tyre, e duart e tyre do të na tregojnë, kurse këmbët e tyre do të dëshmojnë se ç’kanë punuar
Verse 66 — Surah Ya-Sin 36:66
Po të kishim dashur do t’ua merrnim të pamurit dhe do të vraponin rrugës, por si do të shihnin
Verse 67 — Surah Ya-Sin 36:67
Dhe sikur të kishim dashur, do t’i kishim deformuar ashtu që nuk do të mund të shkonin as përpara as prapa
Verse 68 — Surah Ya-Sin 36:68
Atij që i japim jetë të gjatë, e bëjmë edhe krijesë të dobët. A nuk e kuptojnë ata
Verse 69 — Surah Ya-Sin 36:69
ne atij nuk i kemi mësuar poezi, se ajo nuk i duhet atij. Ky është mësim dhe Kur’an i qartë
Verse 70 — Surah Ya-Sin 36:70
Të thërras atë që është i gjallë, e ndaj mosbesimtarëve të zbatohet fjala
Verse 71 — Surah Ya-Sin 36:71
A nuk e shohin se Ne nga ajo që bëjmë vetë kemi krijuar për ata kafshë me të cilat disponojnë ata
Verse 72 — Surah Ya-Sin 36:72
Dhe ua kemi vënë në shërbim, disave u hipin e me disa udhqehen
Verse 73 — Surah Ya-Sin 36:73
Prej tyre kanë edhe dobi të tjera, edhe pije, përse nuk janë mirënjohës
Verse 74 — Surah Ya-Sin 36:74
Por në vend të All-llahut pranojnë tjerë zotëra, me shpresë se po u ndihmohet
Verse 75 — Surah Ya-Sin 36:75
E atyre nuk mund t’u ndihmojnë, për ata ajo është një ushtri e verbër
Verse 76 — Surah Ya-Sin 36:76
Dhe mos të pikëllojnë fjalët e tyre. Ne me të vërtetë e dimë se çka fshehin dhe çka shfaqin
Verse 77 — Surah Ya-Sin 36:77
A nuk e sheh njeriu se e kemi krijuar nga një pikë farë, kurse ai prap bëhet kundërshtar flagrant
Verse 78 — Surah Ya-Sin 36:78
Dhe na solli një shembull ku e kishte harruar krijimin e vet, dhe tha: “Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben”
Verse 79 — Surah Ya-Sin 36:79
Thuaj: “Do t’i ngjallë ai i cili i ka krijuar edhe herën e parë; Ai e njeh mirë çdo krijesë
Verse 80 — Surah Ya-Sin 36:80
Ai i cili nga druri i njomë u bënë të mundshëm që ju ta ndizni zjarrinn”
Verse 81 — Surah Ya-Sin 36:81
Po a nuk ka mundësi, ai i cili ka krijuar qiejt dhe tokën, të krijoj të ngjashëm si ata? Po, si jo! Ai është Gjithkrijues i Gjithdijshëm
Verse 82 — Surah Ya-Sin 36:82
Mjafton urdhëri i tij, vetëm t’i thotë: “Bëhu”! dhe ajo bëhet
Verse 83 — Surah Ya-Sin 36:83
Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në duart e të cilit është pushteti mbi të gjitha, dhe te Ai do të ktheheni