Verse 1 — Surah Sad 38:1
Sad. Pasha Kur’anin e nderuar
Verse 2 — Surah Sad 38:2
Ata që mohojnë janë arrogantë e mendjemëdhenj
Verse 3 — Surah Sad 38:3
Sa popuj përpara atyre i kemi shfarorus! Ata u lutën për ndihmë, por ishte vonë
Verse 4 — Surah Sad 38:4
Ata habiteshin që u erdh një njeri nga mesi i tyre t’u tërheqë vërejtjen dhe thanë mosbesimtarët: “Ky shtë magjistar rrenacak”
Verse 5 — Surah Sad 38:5
A t’i bëjë zotërat një zot të vetëm? Kjo është, njëmend, punë shumë e çuditshme
Verse 6 — Surah Sad 38:6
dhe paria e tyre u nisën: “Shkoni dhe me durim vazhdoni adhurimin e zotërve tuaj. Kjo është punë që na duhet”
Verse 7 — Surah Sad 38:7
Ne për këtë nuk kemi dëgjuar as te popujt tjerë, kjo s’është gjë tjetër përveçse gënjeshtër e kurdisur
Verse 8 — Surah Sad 38:8
“Mu atij, nga mesi ynë, t’i dërgohet Kur’ani!?” Ata dyshojnë në vërejtjen time pasiqë nuk e kanë shijuar dënimin tim
Verse 9 — Surah Sad 38:9
Mos i kanë ata depotë e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithfuqishmit dhe Bujarit
Verse 10 — Surah Sad 38:10
A mos kanë pushtetin në qiej dhe në tokë dhe në çka ka ndërmjet tyre? Pra le të rreken me shkaqet
Verse 11 — Surah Sad 38:11
Një ushtri komplotiste e cila atje do të jetë e munduar
Verse 12 — Surah Sad 38:12
Edhe para tyre, populli i Nuhit dhe Ad edhe Faraoni, pronar i ndërtesave të mëdha, përgënjeshtruan
Verse 13 — Surah Sad 38:13
Edhe Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejkes; ata janë aleatë (kundër profetëve)
Verse 14 — Surah Sad 38:14
Të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar profetët dhe i goditi dënimi im
Verse 15 — Surah Sad 38:15
Prandaj edhe këta nuk presin tjetër veçse një zë që nuk ka nevojë të përsëritet
Verse 16 — Surah Sad 38:16
Dhe të thonë: “O Zoti ynë, shpejtona dënimin para ditës kur do të jepet llogari”
Verse 17 — Surah Sad 38:17
Ti duro ata çkado që thonë dhe përkujtoje robin tonë Davudin, të bindur në fe, i cili përherë i drejtohej All-llahut
Verse 18 — Surah Sad 38:18
Ne i kemi nënshtruar malet që bashkë me të të lartësojnë All-llahun në muzg dhe në agim
Verse 19 — Surah Sad 38:19
Edhe shpendët e tubuar, të gjithë, atij i drejtohen
Verse 20 — Surah Sad 38:20
Dhe ia përforcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e aftësi të gjykojë
Verse 21 — Surah Sad 38:21
A të arriti lajmi për të akuzuarit që e patën kaluar murin e faltores
Verse 22 — Surah Sad 38:22
Kur hynë te Davudi dhe ai u frikësua prej tyre: “Mos u frikëso, i thanë. Ne jemi dy palë në konflikt. I kemi bërë dëm njëri-tjetrit, andaj ti na gjyko me drejtësi, mos iu shmang, dhe drejtona në rrugë të drejtë
Verse 23 — Surah Sad 38:23
Ky miku im, i ka, me siguri nëntëdhjetë e nëntë dhen, kurse unë vetëm një, edhe për këtë më tha “ma je mua”! dhe në këtë më mundi
Verse 24 — Surah Sad 38:24
“Njëmend ta ka bërë me të padrejtë me që ka kërkuar delën tënde t’ua bashkojë dhenve të veta. Shumë bashkëpunëtorë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, por të atillë ka pak”. Mirëpo Davudi e kuptoi se e kemi vënë në sprovë andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra me fytyrë në tokë dhe u pendua
Verse 25 — Surah Sad 38:25
Dhe ne atë ia falëm dhe ai njëmend është i afërt te Ne dhe ka pozitë shumë të mirë
Verse 26 — Surah Sad 38:26
O Davud! Ne të kemi bërë mëkëmbës në tokë, prandaj gjyko me drejtësi te njerëzit dhe mos u jep pas ndjenjës se të shmangë nga rruga e All-llahut. Ata që shmangin prej rrugës së All-llahut, me siguri, i pret dënim i rëndë për shkak se kanë harruar ditën kur jepet llogaria
Verse 27 — Surah Sad 38:27
Ne nuk i kemi krijura me pahir qiellin dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre; ashtu mendojnë mosbesimtarët, por mosbesimtarët janë të mjerë në zjarr
Verse 28 — Surah Sad 38:28
A mos do të veprojmë me ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, njëlloj si me ata që bëjnë ngatërresa në tokë, apo do të sillemi njëlloj me ata që i largohen mëkatit si me mëkatarët
Verse 29 — Surah Sad 38:29
Librin që ta kemi shpallur është i bekuar që ata të mendojnë për argumentet e tij kurse ata që kanë mend, të nxjerrin mësim
Verse 30 — Surah Sad 38:30
Ndërsa, Davudit i falëm Sulejmanin, njeri fantastik, dhe shumë është penduar
Verse 31 — Surah Sad 38:31
Kur një mbrëmje iu paraqitën atij atllarë që rrinin në tri këmbë
Verse 32 — Surah Sad 38:32
Ai th: “Unë shfaqa dashuri ndaj pasurisë sipas vërejtjes së zotëriut tim”; derisa humbën sysh
Verse 33 — Surah Sad 38:33
“M’i ktheni ata!” dhe filloi t’i lëmojë kah qafa dhe këmbët
Verse 34 — Surah Sad 38:34
Ne e vumë n sprovë Sulejmanin dhe e mbajtëm në post vetëm si figurë (të palëvizshme) e pastaj u shërua
Verse 35 — Surah Sad 38:35
“O Zoti im, - tha: më fal dhe më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush përveç meje! Ti, me të vërtetë, shpërblen shumë!”
Verse 36 — Surah Sad 38:36
Dhe ne ia nënshtruam erën që të lëviste leht sipas urdhërit të tij dhe kah dëshironte ai
Verse 37 — Surah Sad 38:37
Edhe djajtë, gjithfarë ndërtuesish dhe zhytësish
Verse 38 — Surah Sad 38:38
Edhe të tjerë, mbërthyer në pranga
Verse 39 — Surah Sad 38:39
Ky është shpërblimi ynë, e ti ose liroj ose mbaj, për këtë nuk jep llogari
Verse 40 — Surah Sad 38:40
Ai është, njëmend, i afërt te Ne dhe ka pozitë shumë të mirë
Verse 41 — Surah Sad 38:41
Dhe përkujtoje robin tonë Ejjubin, kur iu lut Zotit të vet: “Djalli më ka mbërthyer me mundime e lodhje!”
Verse 42 — Surah Sad 38:42
“Silli tokës me këmbë – ja ujë të ftohtë për larje e pije!”
Verse 43 — Surah Sad 38:43
Dhe nga mëshira jonë ia shpërblyem familjen e tij dhe të tjerët me ata, si mësim për të kuptueshmit
Verse 44 — Surah Sad 38:44
Ti merre me dorën tënde një tufë thuprash dhe bjeri me të e betimin mos e prish! Ne e kemi ditur se ai është i durueshëm. Ka qenë njeri shumë i mirë, është penduar
Verse 45 — Surah Sad 38:45
Përkujtoi edhe robërit tanë: Ibrahimin, Is-hakun e Jakubin. Të gjithë të bindur në fe dhe largpamës
Verse 46 — Surah Sad 38:46
Ne ata i kemi pajisur me një virtyt, gjithmonë e kishin ndërmjent botën tjetër
Verse 47 — Surah Sad 38:47
Dhe ata, njëmend, te Ne janë të zgjedhur nga njerëzit më të mirë
Verse 48 — Surah Sad 38:48
Dhe kujtoje Ismailin dhe Eljesin edhe Dhulkiflin. Të gjithë janë nga më të mirët
Verse 49 — Surah Sad 38:49
Ky është përkujtim, ndërsa ata që ruhen prej mëkateve kanë pozitë të mirë
Verse 50 — Surah Sad 38:50
Kopshte të Adnit, me dyer të hapura për ata
Verse 51 — Surah Sad 38:51
Aty do të pushojnë dhe do të disponojnë me pemë e pije të llojllojshme
Verse 52 — Surah Sad 38:52
pranë tyre hyritë kokëulura, me moshë të njëjtë
Verse 53 — Surah Sad 38:53
Kjo u premtohet për ditën kur jepet llogari
Verse 54 — Surah Sad 38:54
Me të vërtetë ajo është dhunti e jona e pafund
Verse 55 — Surah Sad 38:55
Ja, kaq! Kurse ata që bëjnë keq i pret pozitë edhe më e keqe
Verse 56 — Surah Sad 38:56
Xhehennemi, ku do të digjen. Sa shtrojë e tmerrshme
Verse 57 — Surah Sad 38:57
Ja, kaq! Pra, le të shijojnë ujin e valë dhe të qelbur
Verse 58 — Surah Sad 38:58
Dhe mundime të tjera të ngjashme si këto të shumfishta
Verse 59 — Surah Sad 38:59
Ky grumbull bashkë me ju do të hyjë në zjarr pa komoditet, me siguri do të digjen
Verse 60 — Surah Sad 38:60
“Ju, - do t’u thonë ata – mos paçi qetësi! Ju na e keni përgatitur këtë. Sa vendbanime të tmerrshme!”
Verse 61 — Surah Sad 38:61
“O Zoti ynë, - do të thonë: - Kush na e bëri këtë, shufishoja vuajtjen në zjarr”
Verse 62 — Surah Sad 38:62
Dhe do të thonë: “Çka u bë me njerëzit të cilët i konsideronim të këqinj që nuk i shohim
Verse 63 — Surah Sad 38:63
dhe që i kemi përqeshur. Mos na kanë humbur sysh?”
Verse 64 — Surah Sad 38:64
Është e vërtetë e madhe se banuesit e xhehennemit do të polemizojnë ndërmjet vet
Verse 65 — Surah Sad 38:65
Thuaj: “Unë vetëm tërheq vërejtjen, nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, të vetmit dhe të fortit
Verse 66 — Surah Sad 38:66
Zot i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, të fortit që falë shumë”
Verse 67 — Surah Sad 38:67
Thuaj: “Ky është lajm i madh
Verse 68 — Surah Sad 38:68
Kurse ju ia ktheni shpinën
Verse 69 — Surah Sad 38:69
Unë nuk kam ditur kurrgjë për kundërshtimet e engjujve të madhërishëm
Verse 70 — Surah Sad 38:70
Mua më shpallet vetëm që jam qortues i hapët”
Verse 71 — Surah Sad 38:71
Kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta
Verse 72 — Surah Sad 38:72
E pasi e kam përsosur dhe i kam dhënë nga jeta ime, ju përuluni (bini në sexhde)!”
Verse 73 — Surah Sad 38:73
Engjujt, të gjithë së bashku, ranë në sexhde
Verse 74 — Surah Sad 38:74
Përveç Iblisit; ai shfaqi mendjemadhësi dheu bë mosbesimtar
Verse 75 — Surah Sad 38:75
“O Iblis, - i tha ai, - çka të pengoi që mos t’i përulesh atij të cilin e krijova vetë unë? A po bën mendjemadhësi apo tregon madhëri?”
Verse 76 — Surah Sad 38:76
“Jam më i mirë se ai – iu përgjigj ky – mua më krijove nga zjarri, kurse atë prej balte”
Verse 77 — Surah Sad 38:77
“Atëherë, pra, largohu sish! – i tha Ai – ti je i mallkuar
Verse 78 — Surah Sad 38:78
Mallkimi im do të përcjellë deri në ditën e gjykimit!”
Verse 79 — Surah Sad 38:79
“Zoti im – tha ai, - më jep afat deri atë ditë kur të ringjallen”
Verse 80 — Surah Sad 38:80
“Po, gjithsesi të jap afat, - i tha Ai
Verse 81 — Surah Sad 38:81
Deri në ditën e caktuar”
Verse 82 — Surah Sad 38:82
“Pasha madhërinë tënde – tha ai – me siguri të gjithë do t’i shpjerë në rrugë pa krye
Verse 83 — Surah Sad 38:83
Përveç robërve të Tu të sinqertë nga mesi i tyre”
Verse 84 — Surah Sad 38:84
“Është e vërtetë, - tha, - dhe të vërtetën e flas
Verse 85 — Surah Sad 38:85
Gjithsesi do ta mbush ferrin me ty dhe gjithë ata që do të pasojnë ty së bashku”
Verse 86 — Surah Sad 38:86
Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj prej jush shpërblim dhe unë nuk jam artificial
Verse 87 — Surah Sad 38:87
Ai është, pa dyshim, këshillë për tëra botërat
Verse 88 — Surah Sad 38:88
Dhe ju me siguri së shpejti do ta merrni vesh porosinë e tij”