Back to Languages

Albanian - Chapter 39 - Az-Zumar

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Az-Zumar 39:1

Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti, i urti

Verse 2 — Surah Az-Zumar 39:2

ne me të vërtetë ta shpallëm ty Librin me të vërteta, prandaj adhuro vetëm All-llahun me sinqeritet në fe të tij

Verse 3 — Surah Az-Zumar 39:3

A nuk është feja e All-llahut e sinqertë? Ndërkaq ata të cilët, në vend të Atij, marrin mbrojtës: “Ne i adhurojmë ata vetëm të na afrojnë sa më shumë te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykojë për atë që kanë kundërshtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton në rrugë të drejtë atë që është rrenacak dhe mosbesimtar

Verse 4 — Surah Az-Zumar 39:4

Të kish dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte sipas dëshirës së vet atë që e ka krijuar vetë. Qoftë lartësuar Ai! Ai është All-llahu, i vetmi fuqiplotë

Verse 5 — Surah Az-Zumar 39:5

Ka krijuar realisht qiej dhe tokën; Ai me natën mbështjell ditën dhe me ditën mbështjell natën. I ka nënshtruar diellin dhe hënën. Secili lëviz në afat të caktuar. A nuk është Ai i fortë dhe që fal shumë

Verse 6 — Surah Az-Zumar 39:6

Ju krijoi prej një njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij për jetë, dhe Ai juve ju ka dhënë tetë çifte kafshësh. Edhe juve ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijesë pas krijese, njëra pas tjetrës, në tre mbështjellës. Ai është All-llahu, Zoti juaj. Pushteti është i tij; nuk ka Zot përveç Atij. E ku po shkoni pra

Verse 7 — Surah Az-Zumar 39:7

Në qoftë se ju mohoni, ani! All-llahu është i pasur edhe pa ju, por nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të vet. E nëse i jeni mirënjohës është i kënaqur me ju. Ndërkaq asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Mandej te Zoti juaj do të ktheheni, andaj do t’ju informojë se çka keni bërë. Me siguri Ai di shumë mirë ç’keni në krahëror

Verse 8 — Surah Az-Zumar 39:8

Kur e godit njeriun ndonjë e papritur drejtohet Zotit të vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e mëshiron ai e harron atë të cilit më parë i është lutur dhe i bën shok All-llahut për t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd se pa dyshim je nga banorët e zjarrit”

Verse 9 — Surah Az-Zumar 39:9

Apo është ai i cili orët e natës i kalon me fytyrë në tokë, (në lutje) duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit”

Verse 10 — Surah Az-Zumar 39:10

Thuaj: “O njerëz që besoni, frikësohuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë botë, mirë (gjejnë), toka e All-llahut është e gjerë; vetëm ata që janë të durueshëm kanë shpërblim të pakufizuar”

Verse 11 — Surah Az-Zumar 39:11

Thuaj: “unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem besnik i tij në fe

Verse 12 — Surah Az-Zumar 39:12

Dhe jam i urdhëruar të jem musliman i parë”

Verse 13 — Surah Az-Zumar 39:13

Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit në ditën e madhe, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim”

Verse 14 — Surah Az-Zumar 39:14

Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj duke ia shprehur besnikërisht fenë time

Verse 15 — Surah Az-Zumar 39:15

Kurse ju, në vend të tij, adhuroni kë të doni!” Thuaj: “Të humbur janë ata që në ditën e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo është humbje e qartë”

Verse 16 — Surah Az-Zumar 39:16

Ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe përmbi edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e vet! “Ruajmuni mua, o robërit e mi!”

Verse 17 — Surah Az-Zumar 39:17

Ata që i largohen adhurimit të idhujve dhe i drejtohen All-llahut, për ata ka lajme të gëzueshme, prandaj përgëzoi robërit e mi

Verse 18 — Surah Az-Zumar 39:18

Të cilët dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre. Ata janë që All-llahu i ka drejtuar në rrugë të drejtë dhe ata janë të mençur

Verse 19 — Surah Az-Zumar 39:19

A ti ta shpëtosh atë që është në zjarr dhe që e ka merituar fjalën dënim

Verse 20 — Surah Az-Zumar 39:20

Ndërkaq ata që i ruhen Zotit të tyre do të kenë dhoma të ndërtuara, njëra mbi tjetrën, para të cilave do të rrjedhin lumenj, është premtim i All-llahut dhe All-llahu nuk e then premtimin

Verse 21 — Surah Az-Zumar 39:21

A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujin nga qielli dhe e shpërndan në tokë nëpër burime, pastaj me të mbinë bimë ngjyrash të ndryshme, mandej thahen dhe ti e sheh të zbehtë, e më në fund e bën të thyeshme. Me të vërtetë në këtë ka mësim për ata që kanë mend

Verse 22 — Surah Az-Zumar 39:22

Pra atij që ia ka hapur All-llahu krahërorin për islam, ai ështënë dritën e Zotit të vet. Të mjerët ata zemërgurët kur përmendet All-llahu, ata janë në humbje të sigurt

Verse 23 — Surah Az-Zumar 39:23

All-llahu ka shpallur tregimin më të bukur, një Libër të ngjashëm, mësimet e të cilit përsëriten, u rrënqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e kur u kujtohet mëshira e All-llahut, lëkura dhe zemrat e tyre qetësohen. Ajo është rrugë e drejtë e All-llahut në të cilën drejton atë që do Ai; Kë e humb All-llahu, atë nuk e drejton dot kush

Verse 24 — Surah Az-Zumar 39:24

A mos është njëlloj ai i cili në Ditën e Gjykimit do të mbrohet me fytyrë nga dënimi i tmerrshëm?” Shijone atë që e keni merituar”! Do t’u thuhet kriminelëve

Verse 25 — Surah Az-Zumar 39:25

Përgënjeshtruan ata përpara atyre, por, u erdh dënimi prej nga nuk e pritnin

Verse 26 — Surah Az-Zumar 39:26

All-llahu ka bërë që të përjetojnë poshtërsimin në këtë jetë, por mundimet e botës tjetër, me siguri, janë edhe më të mëdha. Sikur ta dinin

Verse 27 — Surah Az-Zumar 39:27

Ne në këtë Kur’an u sjellim njerëzve gjithfarë shembujsh, ndoshta marrin mësim

Verse 28 — Surah Az-Zumar 39:28

Në Kur’an në gjuhën arabe, në të cilin nuk ka kontradikta, që t’i frikësohen Zotit

Verse 29 — Surah Az-Zumar 39:29

All-llahu sjell si shembull njeriun rreth të cilit zihen bashkëpushtuesit dhe njeriun i cili është nën sundim të vetëm një njeriu – a janë këta njëlloj? Lavdërimi është për All-llahun, por shumica sish nuk e dinë

Verse 30 — Surah Az-Zumar 39:30

Ti, me siguri, do të vdesësh, ama edhe ata kanë për të vdekur

Verse 31 — Surah Az-Zumar 39:31

Dhe pastaj, në Ditën e Gjykimit, para Zotit tuaj do të ziheni njëri me tjetrin

Verse 32 — Surah Az-Zumar 39:32

Kush është më kriminel se ai i cili për All-llahun flet të pavërtetën dhe e përgënjeshtron të vërtetën kur i vjen atij? A nuk ka në xhehennem vendstrehim për mosbesimtarët

Verse 33 — Surah Az-Zumar 39:33

Kurse ai që sjell të vërtetën dhe ai, i cili e vërteton, ata janë, gjithësi, të ruajtur

Verse 34 — Surah Az-Zumar 39:34

Ata kanë çdo gjë që dëshirojnë te Zoti i tyre; ai është shpërblim për mirëbërësit

Verse 35 — Surah Az-Zumar 39:35

Për t’ua mbuluar All-llahu veprat e këqija atyre dhe t’i shpërblejë veprat e mira të tyre edhe më mirë se që kanë punuar

Verse 36 — Surah Az-Zumar 39:36

A nuk mjafton All-llahu për robin e vet? Ata të frikësojnë ty me të tjerët, në vend të Atij (All-llahut). Kë e lë All-llahu në humbje, nuk ka kush e drejton në rrugë të drejtë

Verse 37 — Surah Az-Zumar 39:37

Kurse atë që e drejton All-llahu, nuk e humb dot kush. A nuk është All-llahu i fortë dhe i rreptë

Verse 38 — Surah Az-Zumar 39:38

Po t’i kishit pyetur se kush i krijoi qiejt dhe tokën, me siguri do të thoshin: “All-llahu”, kurse ti thuaj: “A mendoni se ata që ju i thirrni (adhuroni) në vend të All-llahut, nëse All-llahu do t’u bëjë ndonjë dëm, a mund ta largojnë dëmin, ose nëse ai do të na mëshirojë, a do të munden ta pengojnë mëshirën e tij?” Thuaj: “Mua më mjafton All-llahu, tek ai kanë mbështetje ata që kërkojnë mbështetje”

Verse 39 — Surah Az-Zumar 39:39

Thuaj: “O populli im, veproni sipas vendit (mundësisë) tuaj, por edhe unë do të veproj, e ju do ta dini

Verse 40 — Surah Az-Zumar 39:40

Cilin do ta goditë dënimi që do ta pikëllojë dhe cilin do ta gjejë vuajtja e përjetshme

Verse 41 — Surah Az-Zumar 39:41

Ne ty të shpallëm Librin me argumente për njerëzit. Kush merr rrugën e mbarë për vete e ka, e kush e humb, e humb veten. Ti nuk je përfaqësues i tyre

Verse 42 — Surah Az-Zumar 39:42

All-llahu merr shpirtërat në momentin e vdekjes së tyre si edhe ata që nuk kanë vdekur në gjumë, dhe ia pengon atij q ëia ka caktuar të vdes, dhe dërgon të tjerë deri në afat të caktuar. Këto janë, me të vërtetë, argumente për ata që mendojnë

Verse 43 — Surah Az-Zumar 39:43

A marrin ndërmjetës, në vend të All-llahut? Thuaju: “A edhe atëherë kur janë krejtësisht të pafuqishëm dhe nuk kuptojnë”

Verse 44 — Surah Az-Zumar 39:44

Thuaj: “Ndërmjetësimi është i gjithmbarshëm për All-llahun. I Tij është pushteti në qiej dhe në tokë, Tek ai edhe do të ktheheni

Verse 45 — Surah Az-Zumar 39:45

Vetëm kur përmendet All-llahu, zemrat e atyre që nuk i besojnë, botës tjetër, stërkeqen, e kur përmenden të tjerë (që u falen), përveç atij, menjëherë i kaplon gëzimi”

Verse 46 — Surah Az-Zumar 39:46

Thuaj: “O All-llahu im, krijues i qiejve dhe i tokës, që di të dukshmen dhe të padukshmen, ti do t’i gjykosh robërit tu për gjëra që nuk janë pajtuar”

Verse 47 — Surah Az-Zumar 39:47

Ata që kanë bërë krime, sikur të kishin tëra çka ka në tokë edhe aq më tepër, në Ditën e Gjykimit, ata do ta jepnin tërë atë vetëm për t’u liruar nga dënimi i tmerrshëm. Atyre do t’u afrohet nga All-llahu çka nuk mund ta marrin me mend

Verse 48 — Surah Az-Zumar 39:48

Do t’u afrohen veprat e tyre të këqia që i kanë bërë dhe do t’i godasë mu ajo për të cilën janë tallur

Verse 49 — Surah Az-Zumar 39:49

Kur e godit njeriun ndonjë dëm, na lutet Neve; mirëpo kur Ne i afrojmë dhuntinë tonë, thotë: “Kjo më është dhënë me dije, (meritë)”. Porse ajo është vetëm sprovë, mirëpo shumica sish nuk e dinë

Verse 50 — Surah Az-Zumar 39:50

Ashtu kanë pas thënë edhe ata përpara tyre, por nuk u bëri dobi ajo që kishin fituar

Verse 51 — Surah Az-Zumar 39:51

Dhe i goditën të këqiat që i kishin punuar. Por edhe ata, nga mesi i tyre, të cilët kanë bërë padrejtësi do t’i godasin të këqiat që kanë bërë; ata janë të pafuqishëm ndaj saj

Verse 52 — Surah Az-Zumar 39:52

A nuk e dinë se All-llahu u jep furnizim me shumicë kujt do dhe ua shkurton. Këto janë, me të vërtetë, argument për një popull që beson

Verse 53 — Surah Az-Zumar 39:53

Thuaj: “O njerëzit e mi, të cilët keni bërë gabim ndaj vetes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri, do t’ua falë tëra mëkatet; Ai, njëmend, falë shumë dhe është i mëshirshëm

Verse 54 — Surah Az-Zumar 39:54

Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe dorëzohuni Atij para se t’u vjen dënimi, se pastaj nuk do t’u ndihmohet

Verse 55 — Surah Az-Zumar 39:55

Dhe pasoni më të bukurën që ua ka shpallur Zoti juaj, para se t’u befasojë dënimi, sepse ju nuk do të hetoni

Verse 56 — Surah Az-Zumar 39:56

Që të mos thotë shpirti: “I mjeri unë, sa obligime më kanë mbetur vetëm ndaj All-llahut, madje edhe jam tallur”

Verse 57 — Surah Az-Zumar 39:57

Ose të mos thot: “Po të më kishte udhëzuar All-llahu në rrugë të drejtë, pa dyshim do t’isha i ruajtur”

Verse 58 — Surah Az-Zumar 39:58

Ose të mos thot, kur të përjetojë dënimin “Sikur të kthehem edhe njëherë do t’isha nga mirëbërësit”

Verse 59 — Surah Az-Zumar 39:59

“Jo, kurr! Të erdhën ty argumentet e mia por ti i përgënjeshtrove ata, u bëre mendjemadh dhe ke qenë mosbesimtar”

Verse 60 — Surah Az-Zumar 39:60

Në Ditën e Kijametit, do ti shohësh fytyrënxirë, ata të cilët kanë folur gënjeshtra për All-llahu, a thua nuk do të ketë vend në xhehennem për mendjemëdhenjtë

Verse 61 — Surah Az-Zumar 39:61

All-llahu do t’i shpëtojë ata të cilët janë ruajtur me vepra të mira. Nuk do ti prek e keqe dhe nuk ka pikëllim për ata

Verse 62 — Surah Az-Zumar 39:62

All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës i Gjithësisë

Verse 63 — Surah Az-Zumar 39:63

Në duar të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës. Kurse ata të cilët mohojnë faktet e All-llahut, ata janë plotësisht të humbur

Verse 64 — Surah Az-Zumar 39:64

Thuaj: “O të paditur, o injorantë, a mua më urdhëroni të adhuroj tjetër në vend të All-llahut

Verse 65 — Surah Az-Zumar 39:65

Ty të është shpallur si edhe atyre përpara teje: “Nëse i bën shok All-llahut, veprat tua gjithësesi janë të kota dhe ti do të jesh i humbur krejtësisht

Verse 66 — Surah Az-Zumar 39:66

Prandaj, vetëm All-llahun adhuro dhe jij mirënjohës

Verse 67 — Surah Az-Zumar 39:67

Ata nuk e çmojnë All-llahun ashtu si duhet çmuar atë; Kurse tërë toka, në Ditën e Gjykimit, do të jetë në duart e tij, ndërsa qiejt do të jenë të mbështjellur në forcën e tij. Ai qoftë lartësuar shumë lart mbi ata që i bëjnë shok

Verse 68 — Surah Az-Zumar 39:68

Dhe do t’i fryhet surit dhe do të mbesin në vend gjithçka ka në qiej edhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu; pastaj së dyti do të fryhet në sur dhe ata menjëherë do të ngrihen dhe të presin

Verse 69 — Surah Az-Zumar 39:69

Edhe Toka do të shkëlqejë me dritën e Zotit të vet, do të vihet Libri, do të sillen profetët dhe dëshmitarët dhe të tërë do të gjykohen me drejtësi, atyre nuk u bëhet padrejtësi

Verse 70 — Surah Az-Zumar 39:70

Dhe secilit do t’i jipet çka ka punuar, sepse Ai e di se çka punojnë

Verse 71 — Surah Az-Zumar 39:71

Ata që kanë mohuar do të hudhen në xhehenem në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do të hapen, kurse mbikëqyrësit e tij do të thonë: “A nuk ju kanë ardhur, nga mesi juaj, profetët e t’u lexojnë ajetet e Zotit tuaj dhe t’iu tërheqin vërejtjen për ballafaqimin tuaj me këtë ditë?” “Po, si jo, - do të thonë ata, - mirëpo fjala e dhënë për dënim, që moti, zbatohet ndaj mosbesimtarëve”

Verse 72 — Surah Az-Zumar 39:72

Do t’u thuhet: “Hyni në dyart e xhehenemit, aty do të jeni gjithmonë!” Sa vendbanim i tmerrshëm për mendjemëdhenjtë

Verse 73 — Surah Az-Zumar 39:73

Kurse ata të cilët i janë frikësuar Zotit të vet, do të shtihen në xhennet në grupe, e kur të arrijnë aty, dyert e tij do t’u hapen ndërsa mbikqyrësit e tij do t’u thonë: “Selamun alejkum (Paqa me ju qoftë), keni qenë të mirë prandaj hyni aty ku do të jeni përgjithmonë!”

Verse 74 — Surah Az-Zumar 39:74

Dhe ata do të thonë: “Lavdërojmë All-llahun, i cili e ka plotësuar ndaj nesh premtimin e vet dhe na la në disponim, në parajsë, vendin, të vendosemi ku të duam! Sa shpërblim i bukur për punëtorët e mirë

Verse 75 — Surah Az-Zumar 39:75

Dhe do të shohësh engjujt se si rrethojnë rezidencën, duke lartësuar me lavdata Zotin e vet; secili do të gjykohet me drejtësi dhe do të thuhet: “LAVDËRIMI ËSHTË PËR ALL-LLAHUN, ZOT I BOTËRAVE!”