Verse 1 — Surah Ghafir 40:1
Verse 2 — Surah Ghafir 40:2
Shpallje e Librit është nga All-llahu, i forti dhe i gjithdijshmi
Verse 3 — Surah Ghafir 40:3
I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, i cili dënon rënd dhe posedon mirësi; nuk ka tjetër Zot përveç Atij. Te Ai është kthimi
Verse 4 — Surah Ghafir 40:4
Mbi argumentet e All-llahut diskutojnë vetëm ata që i mohojnë, pra aty assesi mos të mashtrojnë bredhjet e tyre nëpër botë
Verse 5 — Surah Ghafir 40:5
Përgënjeshtroi edhe populli i Nuhit, para atyre si edhe aleatët pas tyre. Secili popull është përpjekur që ta rrëmbejë profetin e vet dhe është munduar që me gënjeshtra të heshtin të vërtetën, prandaj unë e kam dënuar, ani me çfarë dënimi se
Verse 6 — Surah Ghafir 40:6
Dhe ashtu do të zbatohet fjala e Zotit tënd kundër atyre që mohojnë, se ata janë banorë të zjarrit
Verse 7 — Surah Ghafir 40:7
Ata (engjujt) të cilët mbajnë arshin edhe ata që janë rreth tij lartësojnë dhe lavdërojnë Zotin e vet, i besojnë Atij dhe e lusin t’i falë besimtarët. “O, Zoti ynë, Ti përthekon çdo gjë me mëshirën dhe dijenin tënde; prandaj fali ata, të cilët janë penduar dhe shkojnë rrugës tënde, dhe ruaji nga dënimi i zjarrit”
Verse 8 — Surah Ghafir 40:8
O, Zoti ynë, shpiej ata në kopshte të Adnit që ua ke premtuar edhe kush ka qenë i mirë nga prindërit e tyre, gratë e tyre edhe pasardhësit e tyre. Ti je, me të vërtetë, i fortë i urtë
Verse 9 — Surah Ghafir 40:9
Dhe ruaji prej veprave të këqia, sepse, atë që atë ditë Ti e ke ruajtur nga veprat e këqia, Ti e ke mëshiruar, e ajo është njëmend sukses i madh!”
Verse 10 — Surah Ghafir 40:10
Atyre që mohojnë, do t’u thuhet: “Urrejtja e All-llahut është, vërtetë, më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, sepse u thirrët në besim, por ju mohuat”
Verse 11 — Surah Ghafir 40:11
“O, Zoti ynë, - do të thonë ata: - dy herë na ke vdekur e dy herë na ke ngjallur, ne pranojmë mëkatet tona, por a ka ndonjë rrugëdalje?”
Verse 12 — Surah Ghafir 40:12
“Ajo është për shkak se kur jeni thirrur te All-llahu i vetëm, ju keni mohuar, e nëse i bëhej atij shok, i keni besuar, por vendimi është në duar të All-llahut të lartmadhërishmit”
Verse 13 — Surah Ghafir 40:13
Ai është i cili tregon argumentet e veta dhe ju lëshon furnizim nga qielli, por mësim merr vetëm ai që i drejtohet atij
Verse 14 — Surah Ghafir 40:14
Prandaj, adhurone All-llahun me sinqeritet në fenë e tij, edhe pse mosbesimtarëve nuk u pëlqen
Verse 15 — Surah Ghafir 40:15
Në shkallë të lartë, sundues i gjithësisë, shpallë fjalët e veta kujt të dojë nga njerëzit e vet t’u tërheqë vërejtjen për Ditën e Takimit
Verse 16 — Surah Ghafir 40:16
Në ditën kur ata do të paraqiten, kur për All-llahun nuk ka asgjë sekrete lidhur me ata; i kujt është pushteti sot? I All-llahut, të vetmit fuqiplotë
Verse 17 — Surah Ghafir 40:17
Sot do të shpërblehet secili sipas meritës. Sot nuk ka padrejtësi! All-llahu, me siguri, llogarit shpejt
Verse 18 — Surah Ghafir 40:18
Dhe tërhiqjau vërejtjen për ditën e afërme kur t’u vijnë zemrat në fyt për mosbesimtarët nuk ka mik as ndërmjetësues që përfillet
Verse 19 — Surah Ghafir 40:19
Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin krahërorët
Verse 20 — Surah Ghafir 40:20
All-llahu gjykon me drejtësi, kurse ata të cilëve u falen, në vend të All-llahut, nuk gjykojnë me asgjë. Pa dyshim All-llahu është ai që dëgjon dhe sheh çdo gjë
Verse 21 — Surah Ghafir 40:21
A nuk ecin nëpër tokë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara atyre? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe kanë lënë përmendore në tokë, por All-llahu i dënoi ata për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat kush t’i mbrojë nga dënimi i All-llahut
Verse 22 — Surah Ghafir 40:22
Ajo (i gjet) për shkak se mohuan argumentet e qarta, të cilat të dërguarit e tyre ua sillnin, dhe All-llahu i përfshiu me dënim. Ai është, me të vërtetë, i fortë, dënimkeq
Verse 23 — Surah Ghafir 40:23
Ne Musaun e kemi dërguar me mrekullitë tona dhe argumente të qarta
Verse 24 — Surah Ghafir 40:24
Te Faraoni dhe Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Është magjistar dhe rrenacak”
Verse 25 — Surah Ghafir 40:25
Por kur ua solli ai të vërtetën nga ana jonë, thanë: “Vrisni djemtë atyre të cilët besojnë atij dhe lini të jetojnë femrat e tyre!” Por dredhitë e mosbesimtarëve shpiejnë vetëm në humbje
Verse 26 — Surah Ghafir 40:26
Dhe Faraoni tha: “Ma leni mua ta mbys Musaun e ai le të thërras Zotin e vet: Unë kam frikë se po ua ndërron fenë tuaj ose po shkakton turbullira në tokë”
Verse 27 — Surah Ghafir 40:27
Kurse Musa tha: “Unë lus Zotin tim dhe Zotin tuaj të më mbrojë prej çfarëdo mendjemadhi që nuk beson në ditën kur jepet llogari!”
Verse 28 — Surah Ghafir 40:28
Por një njeri, besimtar, nga familja e Faraonit, i cili mbante fshehtë besimin e vet, tha: “A vetëm përse po thotë Zoti im është All-llahu, ta mbytni njeriun! Atë që u ka sjellë argumente të qarta nga Zoti juaj? Nëse është rrenacak, rrena e tij është kundër atij, por nëse flet të vërtetën, atëherë do t’u godis, të paktën diçka prej asaj që premton. All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me gënjeshtra
Verse 29 — Surah Ghafir 40:29
O populli im, sot juve ju takon pushteti në tokë, haptazi por kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut, nëse na përfshinë? Ndërsa Faraoni tha: “Ju tregoj vetëm atë që shoh dhe nuk ju shpie në tjetër rrugë veçse në rrugë të drejtë”
Verse 30 — Surah Ghafir 40:30
Ndërsa ai besimtari tha: “O populli im, unë, njëmend, frikësohem për ju mos ju ndodhi edhe juve diçka si popujt e mëparshëm
Verse 31 — Surah Ghafir 40:31
Sikur rasti me popullin e Nuhit, me Ad dhe Themud edhe me ata pas tyre. Porse All-llahu nuk ua dëshiron të keqen njerëzve
Verse 32 — Surah Ghafir 40:32
O populli im, frikësohem për ju në ditën kur thirrni njëri-tjetrin
Verse 33 — Surah Ghafir 40:33
Atë ditë, kur do të zmbrapseni, nuk do të keni mbrojtës prej All-llahut. Kë e lë All-llahu në humbje s’e drejton kush dot”
Verse 34 — Surah Ghafir 40:34
Edhe Jusufi, qysh më herët, u ka sjellë ajete të qarta, porse ju vazhdimisht keni dyshuar në atë që u ka sjellë. Por kur vdiq ai, thatë: “All-llahu më nuk do të dërgojë pas atij profet”. Ja, ashtu All-llahu e lë të humbur atë që e tepron dhe dyshon
Verse 35 — Surah Ghafir 40:35
Ata, të cilët polemizojnë për argumentet e All-llahut, pa u ardhur asnjë argument. Kjo është nënçmim i madh te All-llahu dhe te ata që besojnë. Ashtu All-llahu vulos zemrat e çdo arroganti përbuzës”
Verse 36 — Surah Ghafir 40:36
“O Haman, - tha Faraoni, - ndërtoma një pyrg, ndoshta po arrijë të gjejë rrugët
Verse 37 — Surah Ghafir 40:37
Rrugët e qiellit, dhe të ngjitem te Zoti i Musaut, sepse unë, njëmend, konsideoj se është rrenacak”. Dhe, ja, ashtu Faraonit i janë dukur të mira veprat e veta të këqia dhe i është shmangur rrugës, dhe dredhia e Faraonit është vetëm shkatërrim
Verse 38 — Surah Ghafir 40:38
Kurse ai besimtari tha: “O populli im, më pasoni mua t’iu drejtoj në rrugë të drejtë
Verse 39 — Surah Ghafir 40:39
O populli im, me të vërtetë kjo jetë është vetëm një kënaqësi, kurse bota tjetër, ajo është shtëpi e përhershme
Verse 40 — Surah Ghafir 40:40
Kush bën keq do të dënohet vetëm sipas asaj që ka bërë, e kush bënë mirë – qoftë mashkull apo femër dhe është besimtar, ata hyjnë në xhennet, dhe aty do të furnizohen pa kufizim
Verse 41 — Surah Ghafir 40:41
O populli im, ç’është me mua, iu thërras t’iu shpëtojë e ju më thirni në zjarr
Verse 42 — Surah Ghafir 40:42
Më thërrisni të mohoj All-llahun dhe t’i bëj shok, për çka unë kurrgjë nuk di, kurse unë ju ftoj te i forti që fal shumë
Verse 43 — Surah Ghafir 40:43
Nuk ka fare dyshim se ai, për ku më thërrisni mua, nuk u përgjigjet as në këtë botë e as në botën tjetër; dhe ne do të kthehemi tek All-llahu, kurse ata që e teprojnë janë banorë të zjarrit
Verse 44 — Surah Ghafir 40:44
Juve do t’iu kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë All-llahut. All-llahu, me të vërtetë, i sheh njerëzit”
Verse 45 — Surah Ghafir 40:45
Dhe All-llahu e ruajti nga të këqiat dhe kurthat e tyre, kurse familjen e Faraonit e goditi kob i zi
Verse 46 — Surah Ghafir 40:46
Zjarri që i ekspozohet në mëngjes dhe në mbrëmje, e kur të vijë momenti: “Shtine familjen e Faraonit në vuajtje më të rënda”
Verse 47 — Surah Ghafir 40:47
Dhe në zjarr do të zihen. Ata që kanë qenë të dobët, do t’u thonë mendjemëdhenjve: “Ne kemi ardhur pas jush, a mendoni vetëm pak të na çlironi nga zjarri?”
Verse 48 — Surah Ghafir 40:48
Ata që kanë bërë mendjemadhësi thonë: “Ne të gjithë jemi në te, se All-llahu i ka gjykuar me të vërtetë robërit e vet”
Verse 49 — Surah Ghafir 40:49
Edhe ata të cilët janë në zjarr, do t’u thonë rojtarëve të xhehennemit: “Lutne Zotin tuaj të paktën një ditë të na e lehtësojë dënimin”
Verse 50 — Surah Ghafir 40:50
Ata do t’u thonë: “A nuk ju kanë sjellë juve profetët tuaj argumente të qarta?” “Po”, do të përgjigjen. “utni, pra ju!” do të thonë. Por lutja e mosbesimtarëve është e kotë
Verse 51 — Surah Ghafir 40:51
Ne gjithsesi do t’i ndihmojmë profetët tanë dhe ata që kanë besuar edhe në këtë jetë edhe atë ditë kur të ngrihen dëshmitarët
Verse 52 — Surah Ghafir 40:52
Atë ditë kur përdhunuesve nuk u bën dobi arsyetimi i tyre. Ata i pret mallkimi dhe vendbanimi më i keq
Verse 53 — Surah Ghafir 40:53
Ne Musaut i patëm dhënë udhërrëfimin, kurse izraelitëve u kemi lënë trashëgim Librin
Verse 54 — Surah Ghafir 40:54
Si udhërrëfyes dhe përkujtues për ata që kanë mend
Verse 55 — Surah Ghafir 40:55
Prandaj ti kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, dhe kërko falje përmëkatet tua! Ndërsa Zotin tënd madhëroje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes
Verse 56 — Surah Ghafir 40:56
Ata të cilët polemizojnë lidhur me argumentet e All-llahut e nuk kanë asnjëfarë kompetence, në zemrat e tyre s’ka tjetër veçse arrogancë që nuk do t’i sjellë te qëllimi, prandaj lute All-llahun për mbrojtje; Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë
Verse 57 — Surah Ghafir 40:57
Krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë
Verse 58 — Surah Ghafir 40:58
Nuk janë njëlloj i verbërsi dhe ai që sheh si dhe ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe keqbërësit. Ju fort pak merrni mësim
Verse 59 — Surah Ghafir 40:59
Kijameti gjithsesi do të vijë, në këtë nuk ka dyshim, por prapëseprapë shumica e njerëzve nuk besojnë
Verse 60 — Surah Ghafir 40:60
Zoti juaj ka thënë: “Më thërrisni t’iu përgjigjem! Ata, të cilët nga mendjemadhësia nukmë adhurojnë – do të hyjnë në xhehennem të poshtëruar”
Verse 61 — Surah Ghafir 40:61
All-llahu është Ai, i cili ua ka bërë natën që të pushoni, kurse ditën të shihni. All-llahu është shumë i mirë ndaj njerëzve, por shumica sish nuk janë mirënjohës
Verse 62 — Surah Ghafir 40:62
Qe, Ai është All-llahu, Zoti juaj, krijuesi i çdo sendi. Zot tjetër përveç Atij nuk ka, e pra ku po largoheni
Verse 63 — Surah Ghafir 40:63
Ashtu janë larguar ata të cilët kanë mohuar ajetet e All-llahut
Verse 64 — Surah Ghafir 40:64
All-llahu është Ai që ua ka bërë tokën vendbanim, kurse qiellin kulm. Ju ka dhënë formën, dhe formën tuaj e bënë të mirë dhe ju furnizon me të mira. Ai është All-llahu, Zoti juaj, dhe qoftë bekuar All-llahu, Zot i botërave
Verse 65 — Surah Ghafir 40:65
Ai është i Gjalli, nuk ka Zot përveç atij, prandaj vetëm atij faljuni, duke ia shfaqur sinqerisht fenë. Qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i botërave
Verse 66 — Surah Ghafir 40:66
Thuaj: “Më është e ndaluar të adhuroj ata që ju u luteni në vend të All-llahut. Për atë më kanë ardhur argumente të qarta prej Zotit tim dhe më është urdhëruar t’i dorëzohem Zotit të botërave”
Verse 67 — Surah Ghafir 40:67
Ai është, i cili ju krijoi juve prej dheut, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj lindni si foshnje dhe arrini kohën e pjekurisë dhe arrini të plakeni. Disa prej jush vdesin më herët dhe të mbërrini momentin e caktuar, ndoshta bëheni të mençur
Verse 68 — Surah Ghafir 40:68
Ai është, i cili ngjall dhe vdes. Dhe, kur vendos diçka, vetëm thotë: “Bëhu”! dhe ajo bëhet
Verse 69 — Surah Ghafir 40:69
A nuk sheh si shmangen ata të cilët diskutojnë për argumentet e All-llahut
Verse 70 — Surah Ghafir 40:70
Ata që kanë përgënjeshtruar Librin dhe atë më çka i kemi dërguar profetët tanë. Ata do ta dinë
Verse 71 — Surah Ghafir 40:71
Kur t’u vihen atyre vargoj në qafë dhe të tërhiqen
Verse 72 — Surah Ghafir 40:72
Nëpër ujë valë, e pastaj të digjen në zjarr
Verse 73 — Surah Ghafir 40:73
Pastaj do t’u thuhet: “Ku janë ata që u jeni falur
Verse 74 — Surah Ghafir 40:74
Në vend të All-llahut?” “Na u humbën syshë, - do të përgjigjen – por ne, më parë, nuk i jemi lutur kurkujt”. Ja, kështu All-llahu i humb mosbesimtarët
Verse 75 — Surah Ghafir 40:75
Ajo është për shkak se në tokë gëzoheshit pa asnjëfarë arsyeje dhe ishit të vrazhdë
Verse 76 — Surah Ghafir 40:76
Hyni në dyert e xhehenemit, aty do të mbeteni përgjithmonë. Sa vendbanim i tmerrshëm është për mendjemëdhenjtë
Verse 77 — Surah Ghafir 40:77
Prandaj kij durim se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Ty në dash të tregojmë diçka prej asaj që u premtojmë, në dash ta marim më parë jetën, ata do të kthehen te Ne
Verse 78 — Surah Ghafir 40:78
Edhe para teje kemi dërguar profetë; për disa prej tyre kemi rrëfyer e për disa nuk të kemi rrëfyer. Dhe asnjë profet nuk ka sjellë asnjëfarë mrekulli pa lejen e All-llahut. E kur t’u vijë urdhëri i All-llahut do të gjykohet me drejtësi dhe aty atëherë do ta pësojnë të këqinjtë
Verse 79 — Surah Ghafir 40:79
All-llahu është ai i cili për ju ka krijuar kafshë, në disa të hipni, kurse nga disa të hani
Verse 80 — Surah Ghafir 40:80
Ju prej tyre keni dobi dhe me ato realizoni nevoja të rëndësishme për ju edhe me ata, por ju edhe me lundra udhëtoni
Verse 81 — Surah Ghafir 40:81
Ai ju tregon argumentet e veta, cilin prej argumenteve të All-llahut ju e mohoni
Verse 82 — Surah Ghafir 40:82
A nuk udhëtojnë nëpër tokë e të shohin si kanë përfunduar ata përpara atyre? Ata kanë qenë më shumë se ata, edhe më të fortë dhe më me ndikim në tokë, por kurrgjë nuk u ndihmoi ajo që patën fituar
Verse 83 — Surah Ghafir 40:83
Kur profetët e tyre u sollën argumente të qarta, ata iu gëzuan dijenisë së vet, dhe i goditi ajo me çka talleshin
Verse 84 — Surah Ghafir 40:84
Por kur ta përjetojnë dënimin tonë atëherë thonë: “I kemi besuar All-llahut, të vetmit dhe heqim dorë nga ajo që kishim qenë politeistë”
Verse 85 — Surah Ghafir 40:85
Porse besimi i tyre, kur të përjetojnë dënimin tonë, nuk do t’u bëjë aspak dobi, sipas ligjit të All-llahut që është aplikuar për robërit e tij, dhe atëherë e pësojnë mosbesimtarët