Back to Languages

Albanian - Chapter 42 - Ash-Shura

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Ash-Shura 42:1

Verse 2 — Surah Ash-Shura 42:2

Verse 3 — Surah Ash-Shura 42:3

Ja, kështu të jep shpallje ty dhe atyre para teje All-llahu i fortë dhe i urtë

Verse 4 — Surah Ash-Shura 42:4

TË atij janë çka nka në qiej dhe në tokë, dhe Ai është i madh dhe i lartmadhërishëm

Verse 5 — Surah Ash-Shura 42:5

Gati të shkatërrohen qiejt njëri përmbi tjetrin! Ndërsa engjujt madhërojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në tokë. Kujdes! All-llahu ështëme të vërtetë që fal dhe është mëshirëplotë

Verse 6 — Surah Ash-Shura 42:6

All-llahu i mbikqyrë edhe ata të cilët ata i marrin si mbrojtës në vend të Atij. Ti nuk je përfaqësues i tyre

Verse 7 — Surah Ash-Shura 42:7

Ja, kështu ne ty të shpallim Kur’anin, në gjuhën arabe, të qortosh Mekken dhe rrethinën e saj dhe t’u tërheqësh vërejtjen për ditën kur do të mblidhen – për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të hyjë në xhennet e një grup në flakë

Verse 8 — Surah Ash-Shura 42:8

Por të kish dashur All-llahu, do t’i kishte bërë të gjithë një popull të vetëm, por Ai shtie në mëshirën e vet kë të dojë Ai, kurse mosbesimtarët nuk kanë as mbrojtës as ndihmës

Verse 9 — Surah Ash-Shura 42:9

A të marrin për mbrojtës tjetër kend në vend të tij? Ndërkaq All-llahu është ai mbrojtësi, dhe ai i ngjallë të vdekurit, dhe ai ka mundësi për çdo gjë

Verse 10 — Surah Ash-Shura 42:10

Për çfarëdo që nuk pajtoheni gjykimin do ta jepë All-llahu. Ai është All-llahu, Zoti im, unë atij i dorëzohem dhe atij i drejtohem

Verse 11 — Surah Ash-Shura 42:11

Krijuesi i qiejve dhe i tokës! Ai juve ju bën, nga lloji juaj, çifte – por çifte krijon edhe te kafshët – që ashtu t’iu shumojë. Askush nuk është sikur ai. Ai dëgjon dhe i sheh të gjitha

Verse 12 — Surah Ash-Shura 42:12

Ai i ka çelësat e qiejve dhe të tokës, Ai furnizon me të madhe kë të dojë, por edhe shkurton. Ai me të vërtetë është i gjithëdijshëm

Verse 13 — Surah Ash-Shura 42:13

ai ju rekomandon nga feja atë që ia ka urdhëruar Nuhit edhe atë që të shpallim ty, edhe atë që i urdhëruam Ibrahimit, Musaut dhe Isait. “Predikone fenë e drejtë dhe mos përçaheni në këtë!” Është shumë gjë e madhe për politeistët kjo në çka i thërret ti. All-llahu zgjedh për vete kë të dojë ai dhe e udhëzon atje atë që të shpreh pendim

Verse 14 — Surah Ash-Shura 42:14

Kurse ata u përçanë ndërmjet veti nga zilia mu atëherë kur u erdhën informata. Dhe po të mos ishte fjala e mëparshme e Zotit tënd – deri në afatin e caktuar – ata do të ishin gjykuar. Kurse ata të cilët trashëguan librin pas tyre me siguri kanë shumë dyshim

Verse 15 — Surah Ash-Shura 42:15

Prandaj, ti thirr dhe bënu i qëndrueshëm, ashtu si të është urdhëruar! Mos paso dëshirat e tyre dhe thuaj: “Unë besoj në atë që ka shpallur All-llahu nga libri dhe jam i urdhëruar të gjykoj me drejtësi ndërmjet jush. All-llahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj, ne kemi veprat tona, ju veprat tuaja. Nuk ka nevojë për argumente ndërmjet nesh dhe jush. All-llahu të tërëve do të na bashkojë edhe tek Ai është përfundimi”

Verse 16 — Surah Ash-Shura 42:16

Ndërsa argumentet e atyre, të cilët polemizojnë për fenë e All-llahut, pasi që i janë përgjegjur asaj, janë të pavlefshme te Zoti i tyre. Mbi ata do të jetë hidhërimi dhe dënimi i rëndë

Verse 17 — Surah Ash-Shura 42:17

All-llahu është Ai i cili shpall Librin me të vërteta dhe drejtësi. Ku e di ti, ndoshta është afër momenti i fundit

Verse 18 — Surah Ash-Shura 42:18

Ata që nuk i besojnë e shpejtojnë, kurse ata të cilët besojnë dridhen prej tij dhe e dinë se është e vërtetë. Kujdes! Me të vërtetë ata që janë të luhatshëm për momentin e ringjalljes kanë humbur shumë larg

Verse 19 — Surah Ash-Shura 42:19

All-llahu është i mirë ndaj robërve të vet, Ai i jep furnizim kujt të dojë dhe ai është i fort i fuqishëm

Verse 20 — Surah Ash-Shura 42:20

Kush dëshiron shpërblimin e ahiretit, do t’ia shtojmë atë rezultat, por kush dëshiron shpërblimin e kësaj bote, do t’ia japim, por në botën tjetër nuk ka pjesë (në shpërblim)

Verse 21 — Surah Ash-Shura 42:21

A mos kanë shokë që ua caktojnë për fe atë që nuk e lejon All-llahu. Po të mos ishte fjala e thënë më parë, ata do të ishin gjykuar. Për kriminelët, njëmend, ka dënim të tmerrshëm

Verse 22 — Surah Ash-Shura 42:22

Do të shohësh mosbesimtarët si dridhen për atë që kanë bërë, ajo do t’i gjejë kurse ata që kanë besuar dhe punë të mira kanë punuar, do të jenë në kopshte të bukura të xhennetit. Ata te Zoti i tyre kanë gjithçka që dëshirojnë, ajo është dhunti e madhe

Verse 23 — Surah Ash-Shura 42:23

Ashtu All-llahu i përgëzon robërit e vet të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Thuaj: “Nuk ju kërkoj për këtë kurrfarë shpërblimi, përveç se dashurisë ndaj të afërmëve”. Kush bën vepra të mira, do t’ia shumëfishojmë të mirat. All-llahu, me të vërtetë, fal shumë dhe është mirënjohës

Verse 24 — Surah Ash-Shura 42:24

Ose thonë: “Ai trilloi gënjeshtra për All-llahun”, por nëse All-llahu do, e vulos zemrën tënde. All-llahu e fshinë të pavërtetën dhe e vërteton të vërtetën me fjalët e veta. Ai di çka ka në krahëror

Verse 25 — Surah Ash-Shura 42:25

Dhe ai është i cili pranon pendimin nga robërit e vet dhe fal të këqiat, dhe e di se çka punoni

Verse 26 — Surah Ash-Shura 42:26

Ai u përgjigjet atyre të cilët besojnë dhe vepra të mira punojnë, dhe ua shumëfishon nga mirësitë e veta, kurse për mosbesimtarët ka dënime të ashpra

Verse 27 — Surah Ash-Shura 42:27

Sikur ta kish hapur All-llahu furnizimin tek të gjithë robërit e vet, ata në tokë do të ishin bërë të ashpër, por ai i jep me masë, sa të dojë, sepse, Ai është i drejtë, i mirë dhe i sheh robërit e vet

Verse 28 — Surah Ash-Shura 42:28

Ai është i cili lëshon shiun kur ata i humbin shpresat, dhe shtrinë mëshirën e vet. Ai është mbrojtës i lavdëruar

Verse 29 — Surah Ash-Shura 42:29

Nga shenjat e tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, edhe i gjallesave që i ka shpërndar nëpër ta. Ai ka fuqi t’i mbledh kur të dojë

Verse 30 — Surah Ash-Shura 42:30

Çfarëdo fatkeqësie që t’iu gjejë, është ajo që e keni bërë vetë, por ai fal shumë

Verse 31 — Surah Ash-Shura 42:31

Dhe ju nuk do të mund të bëni mrekulli në tokë dhe nuk keni përveç All-llahut mbrojtës as ndihmës

Verse 32 — Surah Ash-Shura 42:32

Një nga argumentet e tij janë anijet sikur kodrat që notojnë nëpër dete

Verse 33 — Surah Ash-Shura 42:33

Nëse dëshiron e qetëson erën dhe ato mbesin të palëvizshme në sipërfaqe të tij. Në këto ka fakte për secilin durimtar dhe mirënjohës

Verse 34 — Surah Ash-Shura 42:34

Ose i shkatërron sipas asaj që kanë fituar, por shumë edhe i fal

Verse 35 — Surah Ash-Shura 42:35

Dhe le ta dinë ata që kontestojnë argumentet tona se nuk kanë ku të ikin

Verse 36 — Surah Ash-Shura 42:36

Gjithë çka u është dhënë, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, kurse ajo që është tek All-llahu, është më e mirë dhe e qëndrueshme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre

Verse 37 — Surah Ash-Shura 42:37

Ata që shmangen prej mëkateve të mëdha dhe amoralitetit dhe kur i hidhëron dikush falin

Verse 38 — Surah Ash-Shura 42:38

Edhe ata që i përgjigjen Zotit të tyre dhe kryejnë faljen edhe që konsultohen për punët e veta dhe një pjesë nga ajo që ua japim e shpërndajnë

Verse 39 — Surah Ash-Shura 42:39

Edhe ata të cilët kur i godet padrejtësia i rezistojnë

Verse 40 — Surah Ash-Shura 42:40

Shpërblim i së keqes është e keqja në të njëjtën masë, por kush fal dhe pajtohet, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Ai, me të vërtetë, nuk i do kriminelët

Verse 41 — Surah Ash-Shura 42:41

Nuk do të përgjigjet ai i cili e kthen me të njëjtën masë dëmin e pësuar

Verse 42 — Surah Ash-Shura 42:42

Por ka rrugë (për dënim) ndaj atyre që dhunojnë njerëzit dhe pa të drejtë bëjnë çrregullime në tokë. Për ata ka dënim të dhembshëm

Verse 43 — Surah Ash-Shura 42:43

Por kush duron dhe falë ajo është nga punët e mençura

Verse 44 — Surah Ash-Shura 42:44

Ai, të cilin All-llahu e lë në humbje, ai nuk ka ndihmës pos atij. Dhe ti do të shohësh përdhunuesit kur ta përjetojnë vuajtjen se si do të thërrasin: “A ka rrugë për kthim!?”

Verse 45 — Surah Ash-Shura 42:45

Dhe do t’i shohësh si i eksponohen (zjarrit) të përkulur nga poshtërimi dhe shikojnë me bisht të syrit. Ata që kanë besuar do të thonë: “Të shkatërruar plotësisht janë ata, të cilët, në Ditën e Kijametit, e shkatërrojnë edhe veten edhe familjen e vet!” Kujdes! Mizorët do të jenë në vuajtje të përhershme

Verse 46 — Surah Ash-Shura 42:46

Ata nuk kanë mbrojtës që do t’i ndihmojë, përveç All-llahu, dhe ai të cilin All-llahu e ka lënë në humbje, për atë nuk ka rrugë

Verse 47 — Surah Ash-Shura 42:47

Përgjigjuni Zotit tuaj para se të vijë dita të cilën All-llahu nuk do ta ndalë. Atë ditë nuk do të keni strehim as do të mund të mohoni

Verse 48 — Surah Ash-Shura 42:48

E në qoftë se kthejnë shpinën – ani. Ne ty nuk të kemi dërguar për rojtar të tyre, ti e ke detyrë vetëm të njoftosh. Kur njeriun e bëjmë të shijojë dhuntinë tonë, ai gëzohet për atë, por kur e godet ndonjë e keqe që e ka bërë vetë, njeriu me të vërtetë shumë mohon

Verse 49 — Surah Ash-Shura 42:49

All-llahu ka pushtetin në qiej dhe në tokë. Krijon çka të dojë. Ai kujt do, i falë fëmijë femra, e kujt të dojë i falë fëmijë mashkull

Verse 50 — Surah Ash-Shura 42:50

Ose i bën çift edhe mashkuj edhe femra e kë të dojë e lë shterpë. Ai me të vërtetë ka fuqi dhe di

Verse 51 — Surah Ash-Shura 42:51

Nuk ka asnjë njeri me të cilin ka folur All-llahu, përveçse me frymëzim ose pas ndonjë grile (perdeje) ose të dërgojë ndonjë të deleguar dhe i shpall me lejën e Tij çka dëshiron Ai. Me të vërtetë Ai është i urtë

Verse 52 — Surah Ash-Shura 42:52

Ashtu Ne të kemi shpallur ty shpallje nga ana jonë. Ti nuk ke ditur çka është libri as ç’është besimi, por ne e kemi bërë atë të ndrishëm me të cilin udhëzojmë ata robër tanë që dëshirojmë. Urse edhe ti, pa dyshim, udhëzon në rrugë të drejtë

Verse 53 — Surah Ash-Shura 42:53

Në rrugë të All-llahu, të cilit i takon çdo gjë që është në qiej dhe në tokë. Dhe ja, të gjithë do të kthehen tek All-llahu