Edhe në ndërrimin e ditës dhe të natës dhe çka lëshon All-llahu nga qielli prej furnizimeve që me anë të tij e ngjallë tokën, pasi të ketë vdekur, si edhe ndërrimi i erërave janë argumente për njerëzit e mençur
Përpara tyre është xhehennemi dhe nuk do t’u bëjë dobi ajo që kanë fituar e as ndihmësit, që ata i kanë marrë në vend të All-llahut. Ata i pret dënim i madh
All-llahu, me vullnetin e tij, ju ka nënshtruar detin në mënyrë që nëpër te të lundrojnë lundrat, të mundeni të kërkoni mirësitë e tij. Ndoshta jeni mirënjohës
Dhe u kemi dhënë argumente të qarta për fenë, mirëpo ata u përçanë tek pasi u informuan, për shkak të zilisë ndërmjet vet. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në Ditën E kijametit për atë rreth së cilës u konfrontuan
Ata që bëjnë vepra të këqia e mendojnë se do t’u bëjmë njëlloj, sikur atyre, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, jetën si vdekjen? Po sa keq gjykojnë
A e ke parë atë i cili e ka marrë epshin e vet si zot të vetin, atë All-llahu, me dije, e ka lënë të humbur dhe e ka vulosur zemrën e tij, edhe veshët e tij, kurse para syve të tij ka vënë një grillë. Kush do ta drejtojë atë në rrugë të drejtë në mos All-llahu? A nuk mendoni pak
Ekziston vetëm jeta jonë në këtë botë, vdesim dhe jetojmë. Vetëm koha na zhdukë, thonë ata. Porse ata mu kurrgjë nuk dinë për këtë, ata vetëm imagjinojnë
Thuaj: “All-llahu iu ngjallë juve, pastaj iu vdes, e pastaj në Ditën e gjykimit, do t’iu tubojë. Në këtë nuk ka aspak dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë
Kur është thënë se premtimi i All-llahut është i vërtetë edhe për Ditën e Kijametit, nuk ka dyshim, ju keni thënë: “Ne nuk dimë se ç’është momenti i ringjalljes, ne vetëm e marrim me mend, por nuk jemi të bindur”
Dhe do tu thuhet: “Sot do t’ju harrojmë siç e keni harruar ju ballafaqimin tuaj me këtë ditë, dhe vendbanimi juaj do të jetë zjarri, dhe ju nuk keni ndihmës
Për shkak se ajetet e All-llahut i keni marrë për tallje dhe u ka gënjyer jeta e kësaj bote”. Prandaj, sot nuk do të nxirren prej aty as do të kërkohet që prej tyre të jetë i kënaqur (All-llahu)