Back to Languages

Albanian - Chapter 45 - Al-Jathiyah

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jathiyah 45:1

Verse 2 — Surah Al-Jathiyah 45:2

Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti e i urti

Verse 3 — Surah Al-Jathiyah 45:3

Në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për besimtarët

Verse 4 — Surah Al-Jathiyah 45:4

Edhe ne të krijuarit tuaj dhe çka ka shpërndarë nga shtazët ka argumente për njerëzit që janë të bindur

Verse 5 — Surah Al-Jathiyah 45:5

Edhe në ndërrimin e ditës dhe të natës dhe çka lëshon All-llahu nga qielli prej furnizimeve që me anë të tij e ngjallë tokën, pasi të ketë vdekur, si edhe ndërrimi i erërave janë argumente për njerëzit e mençur

Verse 6 — Surah Al-Jathiyah 45:6

Ato janë argumentet e All-llahut që t’i kumtojmë saktësisht. Po cilat fjalë ata besojnë në mos fjalët e All-llahut dhe argumentet e tij

Verse 7 — Surah Al-Jathiyah 45:7

I mjeri çdo gënjeshtar, mëkatar

Verse 8 — Surah Al-Jathiyah 45:8

I dëgjon ajetet e All-llahut që po i lexohen dhe prap mohon me mendjemadhësi sikur të mos i ketë dëgjuar. Atë përgëzoje me vuajtje të turpshme

Verse 9 — Surah Al-Jathiyah 45:9

Sepse kur mëson për ndonjë ajet tonin ai tallet. Të atillët i pret dënimi poshtërues

Verse 10 — Surah Al-Jathiyah 45:10

Përpara tyre është xhehennemi dhe nuk do t’u bëjë dobi ajo që kanë fituar e as ndihmësit, që ata i kanë marrë në vend të All-llahut. Ata i pret dënim i madh

Verse 11 — Surah Al-Jathiyah 45:11

Ky është udhëzim kurse ata që i kanë mohuar argumentet e Zotit të vet i pret dënim i padurueshëm

Verse 12 — Surah Al-Jathiyah 45:12

All-llahu, me vullnetin e tij, ju ka nënshtruar detin në mënyrë që nëpër te të lundrojnë lundrat, të mundeni të kërkoni mirësitë e tij. Ndoshta jeni mirënjohës

Verse 13 — Surah Al-Jathiyah 45:13

Dhe ua ka nënshtruar çka ka në qiej dhe në tokë. E tëra është prej tij. Në kët ka argumente për njerëzit që mendojnë

Verse 14 — Surah Al-Jathiyah 45:14

Thuaj atyre që besojnë t’ua falin atyre të cilët nuk kanë shpresë në ditët e All-llahut që t’i shpërblejë njerëzit për atë që kanë bërë

Verse 15 — Surah Al-Jathiyah 45:15

Kush ka bërë mirë, ka bërë për vete, dhe kush ka bërë keq, ka bërë kundër vetes, por te Zoti juaj do të ktheheni

Verse 16 — Surah Al-Jathiyah 45:16

Izraelitëve u kemi dhënë Libër, pushtet dhe pfoetësi dhe i patëm furnizuar me ushqime të bukura, dhe i dalluam prej të gjithë popujve

Verse 17 — Surah Al-Jathiyah 45:17

Dhe u kemi dhënë argumente të qarta për fenë, mirëpo ata u përçanë tek pasi u informuan, për shkak të zilisë ndërmjet vet. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë në Ditën E kijametit për atë rreth së cilës u konfrontuan

Verse 18 — Surah Al-Jathiyah 45:18

E pastaj të kemi bërë në fe, në një drejtim të caktuar, prandaj pasoje atë dhe mos paso epshet e atyre që nuk dinë

Verse 19 — Surah Al-Jathiyah 45:19

Ata assesi nuk munden të të mbrojnë aspak te All-llahu. Mizorët janë mbrojtës të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i të devotshmëve

Verse 20 — Surah Al-Jathiyah 45:20

Ky është udhërrëfyes për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë për ata që janë të bindur

Verse 21 — Surah Al-Jathiyah 45:21

Ata që bëjnë vepra të këqia e mendojnë se do t’u bëjmë njëlloj, sikur atyre, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, jetën si vdekjen? Po sa keq gjykojnë

Verse 22 — Surah Al-Jathiyah 45:22

All-llahu i ka krijuar qiejt dhe tokën me urtësi dhe secili njeri do të shpërblehet sipas asaj që e ka fituar. Nuk do t’u bëhet aspak e padrejtë

Verse 23 — Surah Al-Jathiyah 45:23

A e ke parë atë i cili e ka marrë epshin e vet si zot të vetin, atë All-llahu, me dije, e ka lënë të humbur dhe e ka vulosur zemrën e tij, edhe veshët e tij, kurse para syve të tij ka vënë një grillë. Kush do ta drejtojë atë në rrugë të drejtë në mos All-llahu? A nuk mendoni pak

Verse 24 — Surah Al-Jathiyah 45:24

Ekziston vetëm jeta jonë në këtë botë, vdesim dhe jetojmë. Vetëm koha na zhdukë, thonë ata. Porse ata mu kurrgjë nuk dinë për këtë, ata vetëm imagjinojnë

Verse 25 — Surah Al-Jathiyah 45:25

Dhe kur u kumtohen ajetet Tona të qarta, e ata nuk kanë asnjë fakt, por vetëm thonë: “Sillni baballarët tanë nësejeni të sinqertë!”

Verse 26 — Surah Al-Jathiyah 45:26

Thuaj: “All-llahu iu ngjallë juve, pastaj iu vdes, e pastaj në Ditën e gjykimit, do t’iu tubojë. Në këtë nuk ka aspak dyshim, por shumica e njerëzve nuk e dinë

Verse 27 — Surah Al-Jathiyah 45:27

Pushteti në qiej dhe në tokë është i All-llahut! Kurse atë ditë, kur të vijë kijameti gënjeshtrat shkatërrohen

Verse 28 — Surah Al-Jathiyah 45:28

Dhe do të shohësh të gjithë popujt si gjunjëzohen. Secili popull do të thirret sipas librit të vet: “Sot do të shpërbleheni për atë që keni bërë!”

Verse 29 — Surah Al-Jathiyah 45:29

Ky libër ynë do t’ua thotë të vërtetën, ngase ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’keni punuar

Verse 30 — Surah Al-Jathiyah 45:30

Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira Zoti i tyre do t’i shpjer në mëshirën e vet. Ai është sukses i dukshëm

Verse 31 — Surah Al-Jathiyah 45:31

Kurse ata që kanë mohuar: “A nuk u janë lexuar ajetet e mia, dhe ju të bëni mendjemadhësi dhe ishit popull mosbesimtar

Verse 32 — Surah Al-Jathiyah 45:32

Kur është thënë se premtimi i All-llahut është i vërtetë edhe për Ditën e Kijametit, nuk ka dyshim, ju keni thënë: “Ne nuk dimë se ç’është momenti i ringjalljes, ne vetëm e marrim me mend, por nuk jemi të bindur”

Verse 33 — Surah Al-Jathiyah 45:33

Dhe do t’u tregohen të këqijat që kanë bërë dhe do t’i përfshijë ajo së cilës i janë tallur

Verse 34 — Surah Al-Jathiyah 45:34

Dhe do tu thuhet: “Sot do t’ju harrojmë siç e keni harruar ju ballafaqimin tuaj me këtë ditë, dhe vendbanimi juaj do të jetë zjarri, dhe ju nuk keni ndihmës

Verse 35 — Surah Al-Jathiyah 45:35

Për shkak se ajetet e All-llahut i keni marrë për tallje dhe u ka gënjyer jeta e kësaj bote”. Prandaj, sot nuk do të nxirren prej aty as do të kërkohet që prej tyre të jetë i kënaqur (All-llahu)

Verse 36 — Surah Al-Jathiyah 45:36

Pra, falënderimi është për All-llahun, Zot i qiejve dhe Zot i tokës, Zot i tërë botërave

Verse 37 — Surah Al-Jathiyah 45:37

Atij i takon madhështia në qiej dhe në tokë. Ai është i fortë dhe i urtë