Verse 1 — Surah At-Tur 52:1
Pasha Turin
Verse 2 — Surah At-Tur 52:2
Pasha Librin në rreshta të shkruar
Verse 3 — Surah At-Tur 52:3
Në lëkurë të përpunuar
Verse 4 — Surah At-Tur 52:4
Pasha haremin përplot të banuar
Verse 5 — Surah At-Tur 52:5
Pasha kulmin (qiellin) e ngritur
Verse 6 — Surah At-Tur 52:6
Dhe pasha detin e mbushur
Verse 7 — Surah At-Tur 52:7
Dënimi i Zotit tënd, me siguri, do të ndodh
Verse 8 — Surah At-Tur 52:8
Atë nuk e ndal dot kush
Verse 9 — Surah At-Tur 52:9
Atë ditë kur qielli të shqetësohet keq
Verse 10 — Surah At-Tur 52:10
Dhe malet të lëkunden nga vendi
Verse 11 — Surah At-Tur 52:11
Atë ditë mjerë për gënjeshtarët
Verse 12 — Surah At-Tur 52:12
Të cilët janë zhytur (në gënjeshtra) e luajnë
Verse 13 — Surah At-Tur 52:13
Atë ditë kur me rrëmbim të hudhen në zjarr të xhehennemit
Verse 14 — Surah At-Tur 52:14
“Ky është zjarri që nuk e keni besuar
Verse 15 — Surah At-Tur 52:15
Po a është kjo magji apo ju nuk shihni
Verse 16 — Surah At-Tur 52:16
Digjuni në të, për ju është njëlloj, duruat apo nuk duruat. Po shpërbleheni për atë çka keni punuar”
Verse 17 — Surah At-Tur 52:17
Kurse të devotshmit do të jenë në xhenete, në lumturi
Verse 18 — Surah At-Tur 52:18
Të kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre. Ata Zoti i tyre do t’i ruajë nga vuajtjet në zjarr
Verse 19 — Surah At-Tur 52:19
“Hani dhe pini, u bëftë mirë! Për atë që keni punuar!”
Verse 20 — Surah At-Tur 52:20
Të mbështetur në kanape të rradhitura dhe do t’i martojmë me hyri symëdha
Verse 21 — Surah At-Tur 52:21
Ata të cilët kanë besuar dhe të cilët pasardhësit e vet i pasojnë në besim, edhe fëmijët e tyre do t’ua bashkangjesim, kurse veprat e tyre kurrgjë nuk ua zvogëlojmë çdo kush është përgjegjës për atë që e bënë vet
Verse 22 — Surah At-Tur 52:22
Do t’u afrojmë pemë e mish, sipas dëshirës së tyre
Verse 23 — Surah At-Tur 52:23
Aty njëri-tjetrin do ta shërbejnë me gota plot, pa fjalë të kota dhe pa mëkate
Verse 24 — Surah At-Tur 52:24
Do të sillen rreth tyre djelmosha si margaritarë të fshehur
Verse 25 — Surah At-Tur 52:25
Do t’i qasen njëri-tjetrit, duke e pyetur
Verse 26 — Surah At-Tur 52:26
Dhe duke thënë: “Më herët kemi pasur frikë në familjen tonë
Verse 27 — Surah At-Tur 52:27
E All-llahu Na dhuroi mëshirë dhe na ruajti nga vuajtja në zjarr
Verse 28 — Surah At-Tur 52:28
Ne i jemi falur edhe më parë, Ai është me të vërtetë bamirës dhe i mëshirshëm”
Verse 29 — Surah At-Tur 52:29
Prandaj, ti qortoi, sepse ti, me mëshirën e Zotit tënd, nuk je as magjistar as i marrë
Verse 30 — Surah At-Tur 52:30
Kurse ata thonë: “Ai është poet, të presim vdekjen (fundin e tij)
Verse 31 — Surah At-Tur 52:31
Ti thuaj: “Pritni! Edhe unë me ju do të pres!”
Verse 32 — Surah At-Tur 52:32
A u vjen ajo nga ëndërrat e tyre apo janë kokëfortë që e teprojnë
Verse 33 — Surah At-Tur 52:33
A thua ata të flasin: “E trillon!” Jo, por ata nuk besojnë
Verse 34 — Surah At-Tur 52:34
Po le të sjellin një fjalim të ngjashëm si ai (Kur’ani), nëse flasin të vërtetën
Verse 35 — Surah At-Tur 52:35
A janë të krijuar par kurrgjë apo ata janë krijues
Verse 36 — Surah At-Tur 52:36
A thua ata i krijuan qiejt dhe tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur
Verse 37 — Surah At-Tur 52:37
A mos e kanë ata pasurinë e Zotit tënd, apo mos janë ata vallë dirigjues
Verse 38 — Surah At-Tur 52:38
A mos kanë ata shkallë, me të cilat përgjojnë?! Le të sjellë ndonjë përgjues i tyre një argument të qartë
Verse 39 — Surah At-Tur 52:39
A për Atë (All-llahun) janë vajzat e për ju djemt
Verse 40 — Surah At-Tur 52:40
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim dhe janë të rënduar me tatim
Verse 41 — Surah At-Tur 52:41
A mos po disponojnë me të padukshmen dhe mos po shkruajnë
Verse 42 — Surah At-Tur 52:42
Apo dëshirojnë ndonjë kurthë? Por në kurthë do të zihen mua ta që nuk besojnë
Verse 43 — Surah At-Tur 52:43
A kanë ata tjetër Zot veç All-llahut? Qoftë lartësuar All-llahu nga ata që ia bëjnë shok
Verse 44 — Surah At-Tur 52:44
Dhe sikur të shihnin se po bjen një copë qielli, do të thonin: “Re të dendura”
Verse 45 — Surah At-Tur 52:45
Prandaj lëshoi deri sa të ballafaqohen me Ditën kur do të shtangen
Verse 46 — Surah At-Tur 52:46
Me ditën kur dredhitë e tyre aspak nuk do t’u bëjnë dobi dhe nuk do të ndihmohen
Verse 47 — Surah At-Tur 52:47
Pa dyshim ata të cilët kanë bërë mizori, kanë dënim përveç atij (të kësaj bote), por shumcia sish nuk e dinë
Verse 48 — Surah At-Tur 52:48
Andaj duro e prit gjykimin e Zotit tënd, Ne të kemi parasysh dhe lavdëro e madhëro Zotin tënd kur të ngrihesh
Verse 49 — Surah At-Tur 52:49
Edhe natën. Por ta madhërosh edhe kur humbin yjtë