Verse 1 — Surah Al-Anam 6:1
Qoftë lartësuar All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe tokën, dhe ju dha errësirë dhe dritë. Prapë ata që nuk besojnë, - Zotit të tyre i bëjnë shok
Verse 2 — Surah Al-Anam 6:2
Ai ju krijoi nga dheu dhe ju caktoi momentin e vdekjes. Vetëm Ai e di momentin e vdekjes, e ju prapë dyshoni
Verse 3 — Surah Al-Anam 6:3
Ai është All-llah në qiej dhe në tokë. E di edhe çka fshihni edhe çka shfaqni, dhe di se çka fitoni (punoni)
Verse 4 — Surah Al-Anam 6:4
Dhe atyre (mosbesimtarëve) nuk u ka ardhur asnjë argument nga Zoti i tyre e ata të mos kenë ikur prej tij
Verse 5 — Surah Al-Anam 6:5
Ata e përgënjeshtronin të vërtetën që u vinte, andaj, me siguri, do të marrin lajmet për atë që i janë tallur
Verse 6 — Surah Al-Anam 6:6
A nuk e kanë parë ata sa popuj Ne kemi shfarosur përpara tyre, të cilëve u kemi mundësuar në Tokë çka nuk ju kemi mundësuar juve. U kemi dërguar shi të mjaftueshëm dhe kemi bërë lumenj që rrjedhin pranë tyre, prandaj ata, për shkak të mëkateve të tyre, i shfarosëm dhe pas tyre kemi ngritur brezni tjera
Verse 7 — Surah Al-Anam 6:7
Edhe sikur të ta zbresim Librin në letër dhe ata me duar të veta të prekin, prapë ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo është vetëm se magji e hapët”
Verse 8 — Surah Al-Anam 6:8
dhe thanë: “Pse të mos i dërgohet një engjull”? po sikur të dërgonim engjull puna e tyre do të kishte marrë fund pa pritur asnjë moment
Verse 9 — Surah Al-Anam 6:9
Edhe sikur të dërgonim engjull, prapë do ta bënim si njeri dhe prapë do ta vishnim përpara atyre ashtu siç vishen ata
Verse 10 — Surah Al-Anam 6:10
profetët edhe përpara teje i kanë tallur, prandaj ata që janë tallur i ka goditur mu ajo me çka janë tallur
Verse 11 — Surah Al-Anam 6:11
Thuaj: “Ecni nëpër tokë e shihni se si kanë përfunduar përgënjeshtarët”
Verse 12 — Surah Al-Anam 6:12
Thuaj: “Të kujt janë çka ka në qiej dhe në tokë?” dhe tregoju: “Të All-llahut”! Ai ia ka caktuar vetvetes të jetë i mëshirshëm. Ai juve në ditën e kijametit, gjithsesi, do t’iu tubojë, në këtë nuk ka dyshim. Ata që e kanë shkatërruar vetën, natyrisht vetëm ata nuk besojnë
Verse 13 — Surah Al-Anam 6:13
Atij i takon çka do që pushon (ekziston) në ditë dhe natë. Ai është që dëgjon dhe di shumë
Verse 14 — Surah Al-Anam 6:14
thuaj: “A të mar për mbrojtës dikë tjetër përveç All-llahut, krijuesit të qiejve dhe të tokës, e që Ai ushqen dhe nuk është i udhqyer prej kurkujt”! Thuaj: “Mua më është urdhëruar të jem i pari që përulem. Asesi mos jij nga politeistët!”
Verse 15 — Surah Al-Anam 6:15
Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk e dëgjoj Zotin tim”
Verse 16 — Surah Al-Anam 6:16
Kush do të jetë i kursyer atë ditë, atë e ka mëshiruar Ai, dhe ai është sukses i madh
Verse 17 — Surah Al-Anam 6:17
Nëse të godit All-llahu me ndonjë të papritur – dije se askush, përveç Atij, nuk mund ta largojë atë. Po në qoftë se të dhuron ndonjë të mirë – dije, vetëm Ai ka mundësi për çdo send
Verse 18 — Surah Al-Anam 6:18
Dhe Ai është i fortë ndaj robërve të vet. Ai është i urtë dhe i informuar
Verse 19 — Surah Al-Anam 6:19
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmitar ndërmjet meje dhe jush. Se mua më shallet ky Kur’an për t’iu tërhequr vërejtjen juve me të dhe atyre që po u arrinë a njëmend, ju po vërtetoni se veç All-llahut ka edhe zotër tjerë?” Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Ai është vetëm një Zot, dhe unë heq dorë, jam larg asaj që ju i bëni shok Atij”
Verse 20 — Surah Al-Anam 6:20
Ata, të cilëve u kemi dhënë Librin, e njohin atë (Profetin) siur i njohin bijt e vet. Ata që kanë humbur vetën prapë nuk besojnë
Verse 21 — Surah Al-Anam 6:21
Kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtra për All-llahun ose përgënjeshtron argumentet e tij? Ai, me siguri nuk i shpëton mizorët
Verse 22 — Surah Al-Anam 6:22
Dhe atë Ditë kur do t’i mbledhim të gjithë së bashku, e t’u themi atyre që i bëjnë shok Atij: “Ku i keni shokët (zotërat) tuajt ë cilët i keni pas pranuar?”
Verse 23 — Surah Al-Anam 6:23
Nuk do t’u mbetet më se çka të trillojnë veçse të thonë: “Për All-llahun, që është Zoti ynë, ne nuk kemi qenë politeistë”
Verse 24 — Surah Al-Anam 6:24
Shiko si po gënjejnë në dëm të vetin dhe e kanë humbur atë që po e trillonin
Verse 25 — Surah Al-Anam 6:25
Ka prej atyre që të dëgjojnë ty, por Ne në zemra e tyre u kemi vënë perde, që atë (Kur’anin) të mos e kuptojnë dhe i kemi bërë të shurdhër. Edhe sikur t’i shohin tërë argumentet, prapë nuk do të besonin. Madje do të vijnë te ti të polemizojnë me ty, ata që nuk besojnë thonë: “Këto janë vetëm legjenda të lashta”
Verse 26 — Surah Al-Anam 6:26
Ata pengojnë prej atij (Kur’ani) dhe largohen prej tij, dhe vetëm vetvetën e shkatërrojnë, por nuk e marrin vesh
Verse 27 — Surah Al-Anam 6:27
Po t’i shohësh si thonë kur të ndalen te zjarri: “Eh sikur të ktheheshim edhe një herë, nuk do t’i kishim përgënjeshtruar argumentet e Zotit tonë, por do të bëheshim besimtarë”
Verse 28 — Surah Al-Anam 6:28
Jo, por atyre u del për fushe ajo që e kanë fshehur më parë, po edhe sikur të ktheheshin, prapë do të përsëritnin atë që është e ndaluar, sepse ata vërtet janë rrenacakë
Verse 29 — Surah Al-Anam 6:29
Dhe thonë: “Nuk ka tjetër jetë veçse në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”
Verse 30 — Surah Al-Anam 6:30
Sikur t’i shohësh kur ndalen para Zotit të vet e t’u thotë: “A nuk është kjo e vërtetë?” – thonë: “Po, sijo, për Zotin!” E Ai do t’u thotë: “Shijone pra dënimin për shkak se keni mohuar”
Verse 31 — Surah Al-Anam 6:31
Kanë humbur ata të cilët përgënjeshtrojnë ballafaqimin me All-llahun e kur t’u vijë papritmas momenti i ringjalljes e të thonë: “Të mjerët ne që e kemi humbur qysh në tokë!”, e barrët (mëkatet) e veta do t’i bartin në shpinë. Po sa e tmerrshme është ajo çka po bartin
Verse 32 — Surah Al-Anam 6:32
Jeta e kësaj bote është vetëm lojë dhe dëfrim, kurse ajo botë është, njëmend, më e mirë për ata që janë të devotshëm. A nuk e mblidhni mendjen
Verse 33 — Surah Al-Anam 6:33
Ne e dimë se ty me të vërtetë të pikëllon ajo që po thonë. Ata pa dyshim nuk të përgënjeshtrojnë, por mizorët që mohojnë argumentet e All-llahut
Verse 34 — Surah Al-Anam 6:34
Edhe përpara teje profetët kanë qenë të përgënjeshtruar, por e përballuan me durim atë çka u përgënjeshtruan. Kanë qenë edhe të munduar deri sa u erdh ndihma jonë. Nuk ka kush që mund t’i ndërrojë fjalët e All-llahut. Tashmë ty të kanë arritur disa informata për profetët
Verse 35 — Surah Al-Anam 6:35
Nëse ty të vjen rëndë pse ta kthejnë shpinën, atëherë nëse mund të gjesh ndonjë plasë në tokë ose shkallë për në qiell, sillu ndonjë mrekulli! Po sikur të donte All-llahu të gjithëve do t’u kishte bashkuar në rrugë të drejtë; mos u bëni pra kurrsesi nga injorantët
Verse 36 — Surah Al-Anam 6:36
Do t’i përgjigjen vetëm ata që e dëgjojnë. Kurse të vdekurit All-llahu do t’i ringjallë, e pastaj te Ai të gjithë do të kthehen
Verse 37 — Surah Al-Anam 6:37
Ata thonë: “Pse nuk i vjen donjë mrekulli nga Zoti i tij!” Thuaj: “All-llahu ka mundësi të dërgojë mrekulli, por shumica sish nuk e dinë”
Verse 38 — Surah Al-Anam 6:38
Të gjitha kafshët që ecin nëpër tokë dhe të gjitha shpezët që fluturojnë me krah të vet janë bashkësi sikurse ju. Në Libër nuk kemi lënë gjë mangut. Pastaj do të tubohen para Zotit të vet
Verse 39 — Surah Al-Anam 6:39
Kurse ata që i përgënjeshtrojën faktet tona e bëhen të shurdhër dhe memecë janë në terr. Atë që do – All-llahu e lë në humbje, e kë do e nxjer në rrugë të drejtë
Verse 40 — Surah Al-Anam 6:40
Thuaj: “Më tregoni ju mua, nëse flisni të vërtetën, sikur t’iu vinte dënimi i All-llahut ose t’iu befasonte shkatërrimi i botës, a do të thirrnit tjetër përveç All-llahut”
Verse 41 — Surah Al-Anam 6:41
Jo, por vetëm do të lutnit, e nëse Ai do, ua largon atë për çka e keni lutur dhe do të harroni se çka i bëni shok
Verse 42 — Surah Al-Anam 6:42
Ne u kemi dërguar edhe popujve përpara teje dhe i kemi dënuar me skamje dhe sëmundje, ndoshta bëhen të dëgjueshëm
Verse 43 — Surah Al-Anam 6:43
Po pse kur u vinte dënimi ynë nuk bëheshin të dëgjueshëm? Zemrat e tyre, pra, kanë mbetur të forta dhe djalli ua ka zbukuruar atë çka punoninn
Verse 44 — Surah Al-Anam 6:44
Dhe kur ta harronin atë me çka u është tërhequr vërejtja, Ne do t’ua hapnim dyert e gjithçkafës, ashtu që kur të gëzoheshin për atë që u është dhënë, do t’i befasonim me dënim e ata do të trishtohen
Verse 45 — Surah Al-Anam 6:45
Dhe popullit që ka bërë mizori do t’i humbin gjurmët, qoftë lavdëruar All-llahu, Zoti i botërave
Verse 46 — Surah Al-Anam 6:46
Thuaj: “Më tregoni mua, sikur All-llahu t’ju merrte të dëgjuarit dhe të pamurit e zemrat tuaja t’ua vuloste, cili zot, pos All-llahut, do t’ua kthente ato?” Shiko si ua shkoqisim argumentet e ata prapë shtrembërojnë kryet në anën tjetër
Verse 47 — Surah Al-Anam 6:47
Thuaj: “Më thuani ju mua, sikur dënimi i All-llahut t’ju vinte fshehtas ose haptazi, a po shkatërrohet tjetër kush përveç popullit mizor
Verse 48 — Surah Al-Anam 6:48
Ne profetët i dërgojmë vetëm si përgëzues dhe qortues, prandaj kush beson dhe bën vepra të mira për ata nuk ka frikë dhe ata le të mos pikëllohen
Verse 49 — Surah Al-Anam 6:49
Kurse ata që përgënjeshtrojnë argumentet tona do t’i përflakë dënimi për shkak se bëjnë mëkate
Verse 50 — Surah Al-Anam 6:50
Thuaj: “Unë nuk ju them: te unë janë depotë e All-llahut, dhe se i di fshehtësitë, e as që ju them: - unë jam engjull – unë pasoj vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A janë njësoj i verbëri dhe ai që sheh? A hiç nuk mendoni?!”
Verse 51 — Surah Al-Anam 6:51
Dhe Ti tërhiqu vërejtjen me të (Kur’anin) atyre që frikësohen se do të tubohen para Zotit të tyre, se përveç atij nuk kanë tjetër mbrojtës as ndërmjetësues – që t’i frikësohen All-llahut
Verse 52 — Surah Al-Anam 6:52
Dhe mos i largo ata që në mëngjes dhe në mbrëmje i luten Zotit të tyre duke dëshiruar mirësinë e tij – ti për ata nuk mban përgjegjësi e as ata, pra, japin llogari për ty. Po i përzure do të jesh mëkatar
Verse 53 — Surah Al-Anam 6:53
Dhe ashtu ne i sprovojmë njërin me tjetrin që të thonë: (mosbesimtarët) “Këta na qenkan ata nga mesi ynë të cilëve All-llahu u ka shfaq mëshirë?” A thua All-llahu nuk i njeh më së miri ata që janë mirënjohës
Verse 54 — Surah Al-Anam 6:54
E kur të vijnë ata të cilët besojnë në ajetet tona, ti thuaju: “Selamun alejkum! Zoti juaj ia ka caktuar vetvetes mëshirën, nëse dikush prej jush nga mosdija bën ndonjë të keqe e pas asaj pendohet dhe përmirësohet – po, Ai vërtet është falës e mëshirëplotë”
Verse 55 — Surah Al-Anam 6:55
Ashtu ne në hollësi i shpjegojmë argumentet, që të jetë e qartë rruga së cilës ecin mëkatarët
Verse 56 — Surah Al-Anam 6:56
Thuaj: “Unë e kam të ndaluar t’i adhuroj ata të cilët ju i adhuroni në vend të All-llahut”. Thuaj: “Unë nuk i pasoj epshet tuaja, sepse atëherë do të ksiha dështuar dhe nuk do të isha i udhëzuar”
Verse 57 — Surah Al-Anam 6:57
Thuaj: “Unë e kam shumë të qartë nga Zoti im, kurse ju e përgënjeshtroni atë. Nuk është në kompetencën time ajo që ju e kërkoni me shpejtësi prej meje; Vetëm All-llahu vendos, Ai e shpjegon të vërtetën deh Ai është më i miri gjykatës!”
Verse 58 — Surah Al-Anam 6:58
Thuaj: “Sikur t’ishte në dorën time ajo që ju e këkroni me të shpejtë, do të kishte marrë fund puna ndërmjet meje dhe jush. All-llahu i di më së miri mizorët”
Verse 59 — Surah Al-Anam 6:59
Ai i ka çelësat e të gjitha fshehtësive, ato i di vetëm Ai. E di se çka ka në tokë dhe çka ka në det. Asnjë fletë nuk bie e Ai të mos e dijë për këtë. Dhe nuk ka kokërr në bark të tokës, as diçka të freskët e as të tharë që ajo të mos jetë në Librin e qartë
Verse 60 — Surah Al-Anam 6:60
Dhe Ai është i cili natën ju bën si të vdekur (vë në gjumë) dhe e di se çka keni gabuar gjatë ditës. Pastaj iu ngjall (zgjon), që të realizohet momenti i vdekjes. Pastaj te Ai do të ktheheni dhe Ai do t’ju informojë se çka keni punuar
Verse 61 — Surah Al-Anam 6:61
Ai i sundon robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; deri sa dikujt prej jush i vjen vdekja, e atij të deleguarit tanë ia marrin shpirtin. Ata nuk bëjnë lëshime
Verse 62 — Surah Al-Anam 6:62
Ata pastaj i kthehen All-llahut, Zotit të tyre të vërtetë. Ai do të vendosë dhe Ai është i shpejtë shumë në llogaritje, apo jo
Verse 63 — Surah Al-Anam 6:63
Thuaj: “Kush ju shpëton juve nga terri, në tokë e në det kur e lutni edhe haptazi edhe fshehtazi. Nëse na shpëton nga kjo, me siguri do të jemi mirënjohës!”
Verse 64 — Surah Al-Anam 6:64
Thuaj: “All-llahu juve ju shpëton prej atyre dhe prej çdo të papriture, e ju prapë i bëni shok (s’i besoni)”
Verse 65 — Surah Al-Anam 6:65
Thuaj: “Ai ka mundësi të dërgojë kundër jush një dënim përmbi ju ose nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në fraksione dhe të shijoni të keqen e njëri-tjetrit”. Shiko si po i shpalojmë argumentet, ndoshta e marrin vesh
Verse 66 — Surah Al-Anam 6:66
Populli yt e përgënjeshtron këtë (Kur’anin) edhe pse ai është i vërtetë. Thuaj: “Unë nuk jam roja juaj”
Verse 67 — Surah Al-Anam 6:67
Çdo informim ka kohën e vet dhe ju do ta dini
Verse 68 — Surah Al-Anam 6:68
Kur t’i shohësh ata që i nënçmojnë argumentet tona, ti largohu prej tyre deri sa të kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të bën të harrosh, ti pas përkujtimit mos rri më me mosbesimtarët
Verse 69 — Surah Al-Anam 6:69
Ata që frikësohen (All-llahut) nuk japin llogari për ata, por kjo është qortim mos po frikësohen
Verse 70 — Surah Al-Anam 6:70
Lëri ata të cilët e kanë marrë fenë e vet si lojë e dëfrim dhe i mashtron jeta në këtë botë. Ti tërhiqu vërejtjen me te (Kur’anin) që njeriu të mos shkatërrohet për shkak të asaj që bën, sepse përveç All-llahut – nuk do të ketë as mbrojtës as ndërmjetësues. Sikur të afrojnë çfarëdo qoftë si kompensim nuk do të pranohet. Ata janë të cilët për shkak të asaj që kanë bërë e kanë pësuar. Për ata ka pije nga uji valë dhe dënim të dhembshëm, ngase nuk kanë besuar
Verse 71 — Surah Al-Anam 6:71
Thuaj: “A në vend të All-llahut të lusim atë që nuk mund të na bëjë as dobi e as dëm e të kthehemi gjurmëve tona – pasi na ka udhëzuar All-llahu! – sikur ai të cilin në tokë e ka mashtruar djalli dhe është shashtrisur. Ka shokë që thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja tek ne!” Thuaj: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim. Ne jemi të urdhëruar t’i dorëzohemi Zotit të botërave
Verse 72 — Surah Al-Anam 6:72
Të kryejmë namazin dhe frikësohuni Atij. Ai është te i cili do të tuboheni
Verse 73 — Surah Al-Anam 6:73
Dhe Ai është i cili ka krijuar qiejt dhe tokën me urtësi. Ai sapo thotë për diçka “bëhu”!, ajo bëhet. Fjala e tij është e vërtetë dhe Atij i takon pushteti në Ditën kur të fryhet në sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshmen, Ai është i urtë, i informuar mirë”
Verse 74 — Surah Al-Anam 6:74
Dhe kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “A idolet i konsideron si zotëra?? E sheh se edhe ti edhe populli yt janë në humbje të qartë”
Verse 75 — Surah Al-Anam 6:75
Dhe kështu ne i treguam Ibrahimit mbretërinë e qiejve dhe të tokës që të jetë i bindur mirë
Verse 76 — Surah Al-Anam 6:76
Dhe kur ra nata, ai e pa një yll dhe tha: “Ky është Zoti im”!, por pasi perëndoi ai tha: Nuk i dua ata që perëndojnë!”
Verse 77 — Surah Al-Anam 6:77
E kur e pa hënën që po del tha: “Kjo është Zoti im!” E pasi që edhe ajo perëndoi, ky tha: “Nëse Zoti im nuk më drejton në rrugë të drejtë, unë me siguri do të jem nga ata që kanë dështuar”
Verse 78 — Surah Al-Anam 6:78
Por kur e pa diellin si po lind, ai thirri: “Ky është Zoti im, ky është më i madh”! Mirëpo, pasi edhe ai perëndoi, tha: “O populli im, unë heqë dorë nga ato që ju i bëni shokë
Verse 79 — Surah Al-Anam 6:79
Unë po e drejtoj fytyrën time si besimtar i vërtetë kah Ai që ka krijuar qiejt dhe tokën, dhe unë nuk jam nga politeistët”
Verse 80 — Surah Al-Anam 6:80
Dhe populli atij i kundëdrshtoi. Ai tha: “A të polemizoni me mua për All-llahun, e mua Ai më udhëzoi? Unë nuk u frikësohem atyre që ju i bëni shokë atij, me përjashtim nëse Zoti im dëshiron diçka. Zoti im ngërthen çdo send me dijeni të vet. A nuk mblidhni mendjen
Verse 81 — Surah Al-Anam 6:81
Po si t’iu frikësohem atyre që ia bëni ju shokë, kur ju nuk frikësoheni që i bëni shok All-llahut diçka çka nuk ju ka dhënë kurrfarë argumenti për të? N’e dishi cili nga këto dy grupe është më e denjë për të qenë e sigurt
Verse 82 — Surah Al-Anam 6:82
Do të jenë të sigurtë ata të cilët besojnë dhe besimin e tyre nuk e veshin me mizori; edhe ata janë të përudhur”
Verse 83 — Surah Al-Anam 6:83
Ato janë argumentet tona që ia dhamë ibrahimit ndaj popullit të vet. Ne u japim shkallë të lartë atyre që duam. Zoti yt është me të vërtetë i urtë, i gjithdijshëm
Verse 84 — Surah Al-Anam 6:84
Dhe ne i falëm Is-hakun dhe Jakubin. Secilin e kemi udhëzuar – ndërkaq Nuhin patëm udhëzuar qysh më parë – dhe nga pasardhësit e tij Davudin dhe Sulejmanin, edhe Ejubin, dhe Jusufin, Musën, dhe Harunin. Ashtu ne i shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira
Verse 85 — Surah Al-Anam 6:85
Edhe Zekerijjanë, dhe Jahjanë, edhe Isanë, e Iljasin – të gjithë kanë qenë të mirë
Verse 86 — Surah Al-Anam 6:86
Edhe Ismaili edhe Eljesau dhe Junusi e Luti – secilin e kemi lavdëruar nga të tjerët
Verse 87 — Surah Al-Anam 6:87
Edhe nga baballarët e tyre, edhe pasardhësit e tyre, edhe vëllezërit e tyre – ata i kemi zgjedhur dhe i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë
Verse 88 — Surah Al-Anam 6:88
Ai është udhëzim i All-llahut me të cilin udhëzon kë të dojë nga robërit e vet. Po nëse ata i bëjnë tjerë shokë Atij, me siguri do t’u shkojë kot ajo çka bëjnë
Verse 89 — Surah Al-Anam 6:89
Ata janë të cilëve ne u kemi dhënë Librin, urtësinë dhe profetësinë. E nëse këta nuk u besojnë, ne kemi mobilizuar njerëz të cilët nuk e mohojnë
Verse 90 — Surah Al-Anam 6:90
Ata janë të cilët All-llahu i ka udhëzuar, prandaj paso rrugën e tyre. Thuaj: “Unë prej jush nuk kërkoj shpërblim për këtë (Kur’anin), ai është vetëm këshillë e qortim botërave”
Verse 91 — Surah Al-Anam 6:91
Ata nuk e njohin All-llahun si duhet, sepse thonë: “Asnjë njeriu All-llahu nuk i ka shpallur kurrgjë”! Thuaj: “Po kush e zbriti Librin të cilin e solli Musa si dritë e udhërrëfyes njerëzve, që e vëni nëpër fletë dhe e tregonin – por shumë edhe e fshihnin – dhe keni mësuar çka nuk kini ditur as ju as baballarët tuaj”. Thuaj: “All-llahu”; E pastaj lëri ata le të zbaviten me gënjeshtrat e tyre
Verse 92 — Surah Al-Anam 6:92
Kurse ky është një Libër, që e shpallëm, i bekuar që e vërteton atë përpara tij dhe që t’u tërheqësh vërejtjen Mekkes dhe botës përreth. Edhe ata që i besojnë botës tjetër i besojnë atij, dhe kujdesen për ta ruajtur kohën e namazeve të tyre
Verse 93 — Surah Al-Anam 6:93
Kuështë është më mizor se ai i cili shpif gënjeshtra ndaj All-llahut ose thotë: “Më shpallet mua”, e kurrgjë nuk i është shpallur, ose që thotë: “Edhe unë do të shpallë njëlloj, ashtu sikur ka shpallur All-llahu”. Eh sikur t’i shohësh mosbesimtarët në mundimet e vdekjes, kur engjujt t’i shtrijnë duart: “Dorëzoni shpirtërat tuaja!” – Sot do të shpërbleheni me dënim të poshtër sepse thoshit për All-llahun çka nuk është e vërtetë dhe jeni sjellë me arrogancë ndaj argumenteve të tij”
Verse 94 — Surah Al-Anam 6:94
Por do të na vini një nga një ashtu siç ju kemi krijuar herën e parë, duke i lënë pas shpine të mirat që ju kemi pas dhënë. “Ne nuk shohim me ju ndërmjetësuesit tuaj që ia keni bërë shokë të barabartë Atij, janë këputur lidhjet ndërmjet jush dhe u janë humbur syshë ata në të cilët ju keni shpresuar”
Verse 95 — Surah Al-Anam 6:95
Me të vërtetë All-llahu bënë që kokrra dhe bërthama të mbijë. Nga jo e gjalla nxjerr të gjallën, kurse nga e gjalla bënë jo të gjallën. Ai është All-llahu, e ju, kah po ia mbani
Verse 96 — Surah Al-Anam 6:96
Ai bën të agojë, dhe natën e ka bërë për të pushuar kurse Diellin dhe Hënën për të llogaritur kohën. Ajo është dispozitë e të fuqishmit, të dijshmit
Verse 97 — Surah Al-Anam 6:97
Ai është i cili ua ka bërë yjtë që me ata të orientoheni në errësirë, në tokë dhe në det. Ne ua kemi shpallur argumentet tona njerëzve që dinë
Verse 98 — Surah Al-Anam 6:98
Ai është i cili juve ju krijon vetëm prej një brumi, aty (në tokë) jetoni dhe përjetë pushoni. Ne u shpalojmë argumentet njerëzve që kuptojnë
Verse 99 — Surah Al-Anam 6:99
Ai është i cili lëshon nga qielli ujin e mandej bëjmë që me anë të tij të mbinë të gjitha llojet e bimëve dhe prej tij rriten gjelbërime, që bëjnë kallinj me kokrra plot, kurse nga trupat e pemëve, prej majave të tyre, varet fruti që është lehtë të vilet, dhe kopshte me hardhije me ullinj edhe kaça, të ngjashme dhe të ndryshme. Shikoni pra frutet e tyre kur formohen dhe kur piqen. Me të vërtetë në këtë ka argumente për njerëzit që besojnë
Verse 100 — Surah Al-Anam 6:100
Ata ia bënin All-llahut shokë të barabartë exhinët, e ata i ka krijuar Ai! I përshkruajnë se ka djem dhe vajza pa ditur asgjë. Qoftë lartësuar Ai edhe shumë lart mbi atë çka ia përshkruajnë
Verse 101 — Surah Al-Anam 6:101
Ai është tfillues i qiejve dhe i tokës! Prej nga të ketë fëmijë kur nuk ka bashkëshorte?! Ai krijon çdo send, dhe Ai di çdo send
Verse 102 — Surah Al-Anam 6:102
Ai është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka tjetër Zot përveç atij, krijues i çdo sendi; prandaj adhurone atë! Ai përkujdeset për çdo send
Verse 103 — Surah Al-Anam 6:103
Atë nuk mund ta arrijnë shikimet, e ai i mbërrinë shikimet. Ai është i mirë dhe i informuar
Verse 104 — Surah Al-Anam 6:104
“Nga Zoti juaj kanë ardhur argumentet e qarta, e kush i merr parasysh e ka për vete, por kush është i verbër – është në dëm të vetin, dhe unë nuk jam rojtari juaj”
Verse 105 — Surah Al-Anam 6:105
Dhe ja, ashtu ne sqarojmë argumentet e që ata të thonë: “Ti ke mësuar”! dhe për t’ua sqaruar atë njerëzve që dinë
Verse 106 — Surah Al-Anam 6:106
Ti paso atë çka të shpallet nga Zoti yt. Tjetër Zot veç atij nuk ka. Largohuni prej politeistëve
Verse 107 — Surah Al-Anam 6:107
Sikur të kishte dashur All-llahu, nuk do t’i kishin bërë shok – nuk ishin bërë politeistë – por ne ty nuk të kemi bërë rojtar të tyre dhe ti nuk je kujdestar i tyre
Verse 108 — Surah Al-Anam 6:108
Mos i shani ata, të cilëve u luten në vend të All-llahut, se ata do të shajnë All-llahun nga armiqësia, duke mos e ditur. Gjithashtu çdo populli ua kemi zbukuruar veprat e tyre. Ata pastaj do t’i kthehen Zotit të vet. Ai do t’i informojë se çka kanë punuar
Verse 109 — Surah Al-Anam 6:109
Ata betohen në All-llahun, me betim të rëndë, që nëse u vjen ndonjë argument, pa dyshim do t’i besojnë atij. Thuaj: “Mrekullitë janë të All-llahut”! Po prej nga e dini ju se ata, kur t’u vijë ai argument, nuk do t’i besojnë
Verse 110 — Surah Al-Anam 6:110
Dhe Ne do t’i ndryshojmë zemrat e tyre dhe sytë (pikëpamjet) e tyre, edhe nuk do të besojnë siç nuk kanë besuar as më parë, dhe se do t’i lëmë që në humbjen e vet të bredhin si të shashtrisur
Verse 111 — Surah Al-Anam 6:111
Edhe sikur t’u kishim dërguar engjuj atyre, edhe t’u flisnin të vdekurit, dhe sikur para tyre haptazi të mblidhnin çdo send grumbull – ata prapë nuk do të besonin, përveç nëse All-llahu do, por shumica sish nuk dinë
Verse 112 — Surah Al-Anam 6:112
Ashtu ne çdo profeti i kemi bërë një armik, djaj në formë njerëzish dhe exhinësh, që njëri-tjetrit t’i mbajnë fjalime të bukura mashtruese, por të kishte dashur Zoti yt, nuk do ta kishin bërë atë. Prandaj, ti lëri ata dhe trillimet e tyre
Verse 113 — Surah Al-Anam 6:113
Që zemrat e atyre të cilët nuk besojnë në botën tjetër, të jenë dashamirë të asaj dhe të kënaqura me të, dhe le të bëjnë mëkatet që kanë bërë
Verse 114 — Surah Al-Anam 6:114
A të kërkoj tjetër gjykatës në vend të All-llahut, kur Ai është që ua ka shpallur Librin me hollësi? Kurse ata të cilëve ne u kemi dhënë Librin e dinë mirë se ai (Kur’ani) është i shpallur nga Zoti yt i vërtetë, andaj kurrsesi mos dysho
Verse 115 — Surah Al-Anam 6:115
Fjalët e Zotit tënd plotësohen me sinqeritet dhe drejtësi. Nuk i ndryshon dot kush fjalët e tij. Ai dëgjon dhe di shumë
Verse 116 — Surah Al-Anam 6:116
Në qoftë se ti i nënshtrohesh shumicës sish që jetojnë në tokë, ata kanë për të larguar nga rruga e All-llahut. Ata pasojnë vetëm supozimet dhe vetëm të pavërteta flasin
Verse 117 — Surah Al-Anam 6:117
Pa dyshim Zoti yt i di më së miri ata që janë të larguar nga rruga e tij dhe Ai i di më së miri të udhëzuarit
Verse 118 — Surah Al-Anam 6:118
Prandaj hani atë në prerjen e së cilës është përmendur emri i All-llahut, nëse u besoni ajeteve të atij
Verse 119 — Surah Al-Anam 6:119
Çka keni që nuk e hani atë në prerjen e së cilës është përmendur emri i All-llahut kur Ai ju ka sqaruar se çka ju ka ndaluar, - përveç nëse jeni të shtrënguar. Shumica i shpiejnë të tjerët në humbje sipas epsheve të tyre, pa pasur kurrfarë argumenti. Me të vërtetë Zoti yt i di më së miri ata që e teprojnë
Verse 120 — Surah Al-Anam 6:120
Dhe nga mëkatet largohuni haptazi dhe fshehurazi! Ata që fitojnë mëkat, me siguri do të shpërblehen për atë çka e meritojnë
Verse 121 — Surah Al-Anam 6:121
Mos hani atë në prerjen e së cilës nuk është përmendur emri i All-llahut, ajo është me të vërtetë mëkat! Dhe djajtë, me të vërtetë, i shpiejnë argatët e vet që të konfrontohen me ju, dhe nëse ju përuleni para atyre, edhe ju me siguri bëheni politeistë
Verse 122 — Surah Al-Anam 6:122
A është njëlloj ai i cili ka qenë i vdekur e ne e kemi ngjallur dhe i kemi dhënë dritë me të cilën ec për njerëz, sikur ai që ka rënë në errësira prej nga nuk ka të dalur? Ashtu u zbukurohen mosbesimtarëve punët që i bëjnë
Verse 123 — Surah Al-Anam 6:123
Ne gjithashtu bëjmë që në secilin qytet paria të jenë mëkatarë dhe të thurin kurtha, mirëpo ata vetëm vetes i bëjnë kurtha dhe aspak nuk e hetojnë
Verse 124 — Surah Al-Anam 6:124
Dhe kur u vjen atyre ndonjë argument thonë: “Ne nuk besojmë deri sa të mos na jipet edhe neve diçka e ngjashme me atë çka u është dhënë profetëve të All-llahut”. Ndërkaq All-llahu e di më së miri se kujt i lë profetësinë. Atyre që bëjnë mëkate, me siguri do t’u arrijë nga All-llahu poshtërim dhe dënim i madh për shkak se bëjnë kurtha
Verse 125 — Surah Al-Anam 6:125
Atë që do All-llahu ta udhëzojë, ia hap zemrën e tij për fenë islame, kurse kë do ta lë në humbje – zemrën e tij ia bën të ngushtuar për së tepërmi sikur po ngjitet në qiell. Ja, ashtu All-llahu u vë peshë të rëndë atyre që nuk besojnë
Verse 126 — Surah Al-Anam 6:126
Dhe kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi sqaruar argumentet njerëzve që pranojnë këshillën
Verse 127 — Surah Al-Anam 6:127
Ata te Zoti i tyre kanë shtëpi të paqës; Ai është mbrojtës i tyre për atë çka e punojnë
Verse 128 — Surah Al-Anam 6:128
Kurse atë ditë kur i tubon të gjithë së bashku: “O bashkësi e exhinëve, ju jeni shumuar më tepër se njerëzit”! O Zoti ynë, do të thonë njerëzit, mbikqyrësit e tyre – ne i kemi bërë dobi njëri-tjetrit dhe kemi arritur deri në afatin tonë që na e ke caktuar ti”. Do t’u thotë: “Zjarri është vendbanimi i juaj, ku do të mbeteni përgjithmonë”, në qoftë se All-llahu nuk dëshiron ndryshe. Zoti yt është, njëmend, i urtë, i dijshëm
Verse 129 — Surah Al-Anam 6:129
Dhe ashtu Ne u japim pushtet disa mizorëve kundër të tjerëve, ashtu siç e meritojnë
Verse 130 — Surah Al-Anam 6:130
“O bashkësi e exhinëve dhe njerëzve, a nuk ju kanë ardhur juve, nga radhët tuaja, profetë që u kanë treguar argumentet e mia, dhe ua kanë tërhequr vërejtjen për ballafaqimin tuaj në këtë ditë?” Ata do të thonë: “Ne këtë e dëshmojmë në dëm tonin”. Ata i ka pas mashtruar jeta e kësaj bote dhe dëshmojnë kundër vetvetes nga se kanë qenë mosbesimtarë
Verse 131 — Surah Al-Anam 6:131
Ashtu është, nga se Zoti yt nuk i ka shfarosur fshatrat për ndonjë krim, e populli i tyre të mos jetë i njoftuar
Verse 132 — Surah Al-Anam 6:132
Për secilin shpërblim ka shkallëzim nga ajo që kanë punuar, sepse Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo që punojnë
Verse 133 — Surah Al-Anam 6:133
Zoti yt është i pasur dhe plotë mëshirë. Në qoftë se do, juve ju shmang dhe pas jush sjell çka të dojë Ai, ashtu siç ju ka formuar juve nga pasardhës të popujve tjerë
Verse 134 — Surah Al-Anam 6:134
Ajo që ju është premtuar me të vërtetë do të vijë dhe ju nuk keni kah t’ia mbani
Verse 135 — Surah Al-Anam 6:135
Thuaj: “O populli im, veproni sipas mundësisë tuaj, edheunë po punoj; do ta merrni vesh edhe ju se kë e pret përfundimi fatlum”. Pa dyshim mosbesimtarët nuk shpëtojnë
Verse 136 — Surah Al-Anam 6:136
Ata i lënë All-llahut, prej asaj që Ai i krijoi vetë, një pjesë të drithit dhe një pjesë të kafshëve dhe thonë: “Kjo është për All-llahun” sipas bindjes së tyre, “e kjo për shokët (zotërat tonë)”. Mirëpo, ajo që u dedikohet zotërave të tyre nuk arrin te All-llahu, ndërsa ajo që është për All-llahun u arrin zotërve të tyre. Sa keq e gjykojnë ata
Verse 137 — Surah Al-Anam 6:137
Ata, gjithashtu, shumë politeistëve ua kanë paraqitur si të bukur mbytjen e fëmijëve të tyre, shokët e tyre, për t’i shkatërruar dhe për t’u maskuarnë fenë e tyre. Sikur të kishte dashur All-llahu nuk do të bënin këtë. Prandaj, lëri ata dhe atë ç’trillojnë ata
Verse 138 — Surah Al-Anam 6:138
Ata thonë: “Kjo e kjo kafshë, dhe këto e këto bimë, janë të kufizuara, mund ta hanë vetëm ata të cilëve ne ua lejojmë” – konstatojnë ata. Kurse ka edhe kafshë që janë të ndaluara të përdoren për hypje. Ka kafshë me rastin e therrjes së të cilave ata nuk e përmendin emrin e All-llahut, duke trilluar për të gënjeshtra. Ai do t’i shpërblejë ata për trillimet e tyre
Verse 139 — Surah Al-Anam 6:139
Ata thonë: “Ajo që është në barqet e këtyre kafshe u lejohen vetëm mëshkujve tanë, dhe është e ndaluar për gratë tona. E në qoftë se dështon (lind i ngordhur) atëhrë në këtë marrin pjesë bashkërisht. All-llahu do t’i shpërblejë ata për përshkrimin e tyre, Ai është njëmend i urtë e shumë i dijshëm
Verse 140 — Surah Al-Anam 6:140
E kanë pësuar ata të cilët nga naiviteti, duke mos ditur, i kanë mbytur fëmijët e vet dhe e konsiderojnë të ndaluar, atë me çka i ka furnizuar All-llahu, duke shpifur kundër All-llahut. Ata kanë dështuar keq dhe nuk janë të udhëzuar
Verse 141 — Surah Al-Anam 6:141
Ai është i cili ngrit (krijon) kopshte në lartësi dhe ultësi, edhe hurma e mbjellje me shije të ndryshme, edhe ullinj dhe krroca, të ngjashme apo të ndryshme; hani frutet e tyre kur të japin frute dhe jepne, ditën e të korrurave e vjeljeve, atë të drejtë çka u takon të tjerëve dhe mos përderdhni, sepse Ai nuk i don përderdhësit
Verse 142 — Surah Al-Anam 6:142
Dhe nga kafshët që janë për ngarkim edhe për t’u veshur, - hani atë me të cilën All-llahu ju furnizon, dhe mos ndiqni gjurmët e djallit! Atë e keni njëmend armik të përbetuar
Verse 143 — Surah Al-Anam 6:143
Tetë çifte: çifte dhensh dhe çifte dhishë. Thuaj: “A i ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave”? Më informoni me argumente, nëse është e vërtetë ajo që thuani
Verse 144 — Surah Al-Anam 6:144
Edhe çifte devesh dhe lopësh. Thuaj: “A ka ndaluar meshkujt apo femrat, ose atë që gjendet në barqet e femrave? A keni qenë ju prezent kur ua ka lënë këtë porosi All-llahu?” E kush është, pra, më mizor se ai i cili, pa ditur asgjë, trillon gënjeshtra për All-llahun, për t’i shpierë njerëzit në humbje. All-llahu me siguri nuk i drejton njerëzit kriminelë
Verse 145 — Surah Al-Anam 6:145
Thuaj: “Unë nuk shoh në këtë që më shpallet mua se dikujt i ndalon tëhajë diçka, përveç coftinës, ose gjakut të derdhur dhe mishit të derrit”, - ajo është me të vërtetë e ndytë e mëkat – ose ajo që është prerë në emër të ndonjë zoti tjetër, në vend të emrit të All-llahut”. Por kush është i shtrënguar, ama pa e tepruar, ani, Zoti yt njëmend fal dhe është mëshirëplotë
Verse 146 — Surah Al-Anam 6:146
Ebrejve ua kemi ndaluar të gjithë kafshët që kanë thundra, kurse nga lopët dhe dhentë vjamin e tyre, përveç atij nga shpina ose nga barku ose atij të përzierit me eshtra. Me këtë i kemi dënuar për shkak të mosdëgjueshmërisë së tyre; dhe Ne jemi me të vërtetë të sinqertë
Verse 147 — Surah Al-Anam 6:147
Por në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ti thuaj: “Zoti juaj është i mëshirshëm pa masë, por edhe dënimi i tij nuk do ta harrojë popullin kriminel”
Verse 148 — Surah Al-Anam 6:148
Politeistët do të thonë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, ne nuk do të ishim bërë politeistë, e as baballarët tanë, dhe nuk do të kishim ndaluar asnjë send”. Mu ashtu kanë gënjyer edhe ata përpara tyre deri sa e shijuan dënimin tonë. Thuaj: “A keni ju ndonjë argument të na e paraqitni”? Ju vetëm për supozimesh mbaheni dhe ju vetëm gënjeni
Verse 149 — Surah Al-Anam 6:149
Thuaj: “All-llahu ka argument shumë të fortë e kategorik dhe sikur të donte, do t’iu kishte drejtuar të gjithëve
Verse 150 — Surah Al-Anam 6:150
Thuaj: “Sillni ju ata dëshmitarë tuaj të cilët do të dëshmojnë, se këtë e ka ndaluar All-llahu”! dhe nëse ata e dëshmojnë ti mos e dëshmo dhe mos paso epshet e atyre të cilët argumentet tona i përgënjeshtrojnë dhe të cilët nuk besojnë në atë botë, se ata i bëjnë shok Zotit të vet
Verse 151 — Surah Al-Anam 6:151
Thuaj: “Ejani t’iu lexoj atë çka ju ndalon Zoti juaj”: Atij mos i bëni shok askë, me prinëdr të silleni mirë, mos i mbytni fëmijët tuaj për shkak të skamjes. – Ne ju ushqejmë edhe juve edhe ata – mos përqafoni imoralitetin as haptazi e as fshehurazi, mos e mbytni atë që e ka ndaluar All-llahu – pa e kërkuar e vërteta, e drejta. Ja, këto janë urdhërat e Atij, ndoshta mblidhni mendjen
Verse 152 — Surah Al-Anam 6:152
Mos përvetësoni pasurinë e bonjakut, por vetëm për ta mbrojtur deri sa të arrijë pjekurinë, ndërsa kur matni në peshojë me litër matni me drejtësi! – Ne askë nuk e ngarkojmë përtej mundësive të tij, - dhe kur të flisni, thoni të vërtetën po edhe nëse është fjala për të afërmit, dhe zbatoni obligimet ndaj All-llahut! Ja, Ai për këtë ju urdhëron, mbase do ta keni ndërmend
Verse 153 — Surah Al-Anam 6:153
A kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbane këtë dhe mos pasoni rrugë tjera, e të ndaheni nga rruga e tij! Ja, Ai kështu ju porositë, ndoshta do të frikësoheni
Verse 154 — Surah Al-Anam 6:154
Pastaj i dhamë Musaut Librin që ta plotësojmë për atë i cili bënë vepra të mira dhe si sqarim për çdo send edhe udhëzim e mëshirë për të besuar se do të dalin para Zotit të tyre
Verse 155 — Surah Al-Anam 6:155
Dhe ky është Libër i bekuar që po e shpallim, prandaj pasone dhe ruajuni mëkateve që të jeni të mëshiruar
Verse 156 — Surah Al-Anam 6:156
Të mos thuani: “Libri u është shpallur dy grupeve përpara nesh, por ne kemi qenë të papërgatitur për ta studiuar”
Verse 157 — Surah Al-Anam 6:157
Ose të mos thuani: “Sikur libri të na shpallej neve, më mirë se ata do të mbanim rrugën e drejtë”. Edhe juve u pat ardhur sqarim nga Zoti juaj, edhe udhëzim e mëshirë. A ka pra më mizor se ai i cili përgënjeshtron argumentet e All-llahut dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t’i shpërblejmë me dënim të tmerrshëm ata që ua kthejnë shpinën argumenteve tona për shkak se janë shmangur
Verse 158 — Surah Al-Anam 6:158
A mos presin t’u vijnë engjujt, apo Zoti yt (dënimi i Zotit), apo t’u vijë ndonjëfarë argumenti nga Zoti yt? Atë ditë kur vjen ndonjë argument nga Zoti yt, atëherë besimi askujt më nuk do t’i bëjë dobi nëse më herët nuk ka besuar, ose nëse si besimtar, nuk ka bërë ndonjë vepër të mirë. Thuaj: “Pritni se edhe ne po presim”
Verse 159 — Surah Al-Anam 6:159
Ti nuk ke asgjë të përbashkët me ata të cilët fenë e tyre e kanë copëtuar dhe janë përçarë në fraksione. Çështja e tyre është në duar të All-llahut. Ai do t’i informojë se çka kanë punuar
Verse 160 — Surah Al-Anam 6:160
Kush bënë një vepër të mirë i ka dhjetë sikur ajo, por kush bënë vepër të keqe do të shpërblehet vetëm aq sa e ka bërë, as atyre nuk do t’u bëhet padrejtësi
Verse 161 — Surah Al-Anam 6:161
Thuaj: “Mua më ka udhëzuar Zoti im në rrugë të drejtë, në fe të qëndrueshme, në fenë e Ibrahimit besimplotë, ai nuk ka qenë politeist”
Verse 162 — Surah Al-Anam 6:162
thuaj: “E namazi im dhe tradita ime, jeta ime, dhe vdekja ime janë njëmend për All-llahun, Zoti i tërë botërave
Verse 163 — Surah Al-Anam 6:163
i cili nuk ka shok. Ashtu jam i urdhëruar dhe unë jam musliman i parë”
Verse 164 — Surah Al-Anam 6:164
Thuaj: “A të marrë tjetër përveç All-llahut për Zot, kur Ai është Zot i çdo sendi? Çdo send që bën dikush ia bënë vetit, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Në fund, Zotit tuaj do t’i ktheheni dhe Ai do t’iu informojë për konfrontimet tuaja
Verse 165 — Surah Al-Anam 6:165
Ai është i cili bënë që në tokë të ndërroni njëri-tjetrin, dhe Ai juve ju ngrit disave nga të tjerët, sipas pozitave, për t’iu sprovuar në atë çka ju jep. Zoti yt, njëmend, është i shpejtë në dënim, por Ai, me të vërtetë, edhe fal dhe është mëshirëplotë