Verse 1 — Surah Al-Mulk 67:1
Qoftë bekuar Ai i cili ka në duartë e veta sundimin, dhe Ai ka forcë për çdo send
Verse 2 — Surah Al-Mulk 67:2
I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën që t’iu provojë se cili prej jush bën vepra më të mira. Ai është i fortë, ai fal
Verse 3 — Surah Al-Mulk 67:3
I cili i krijo shtatë qiej në kate dhe nuk sheh kurrfarë kontrastesh në krijimin e të gjithmëshirshmit, pa shiko edhe njëherë; sheh ndonjë plasaritje
Verse 4 — Surah Al-Mulk 67:4
Pastaj, prapë shiko, shumë herë, shikimi do të kthehet i përulur dhe i lodhur
Verse 5 — Surah Al-Mulk 67:5
Ne e kemi zbukuruar qiellin e kësaj bote me kandila (yje) dhe ata i kemi bërë si gurë për të goditur djajtë. Për ata kemi përgatitur dënim në zjarr
Verse 6 — Surah Al-Mulk 67:6
Kurse për ata që mohojnë Zotin e vet, dënimi është me xhehennem; sa vendbanim i tmerrshëm është ai
Verse 7 — Surah Al-Mulk 67:7
Kur të hudhen në te do t’ia dëgjojnë ushtimën e tij, dhe si vlon
Verse 8 — Surah Al-Mulk 67:8
Gati sa nuk çëlcasin nga zemrimi. Sa herë që ndronjë grup të hudhet në të, rojtarët e tij do t’i pyesin: “A nuk ju erdh juve qortues (profet)?”
Verse 9 — Surah Al-Mulk 67:9
Po, si jo – do të thonë – na pat ardhur një Profet, porse ne e përgënjeshtruam dhe thoshim: “All-llahu nuk ka shpallur kurrgjë, ju jei në humbje të madhe!”
Verse 10 — Surah Al-Mulk 67:10
Dhe do të thonë: “Të kishim dëgjuar dhe të kishim pasur mend, nuk do të ishim në mesin e banorëve të flakës”
Verse 11 — Surah Al-Mulk 67:11
dhe do t’i pranojnë mëkatet e veta, prandaj qofshin larg banorët e flakës
Verse 12 — Surah Al-Mulk 67:12
Ata që i frikësohen Zotit të vet edhe fshehurazi, për ata ka falje dhe shpërblim të madh
Verse 13 — Surah Al-Mulk 67:13
Ju flisni ndo fshehtazi ndo me zë, Ai e di se çka ka në zemra
Verse 14 — Surah Al-Mulk 67:14
A nuk e di Ai i cili e ka krijuar dhe që njeh çdo send në hollësi
Verse 15 — Surah Al-Mulk 67:15
Ai i cili ua ka bërë tokën të përshtatshme, andaj ecni nëpër te dhe ushehuni me furnizimet e tij. Pas ringjalljes shkohet te Ai
Verse 16 — Surah Al-Mulk 67:16
A mos keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do t’iu fusë në tokë, kur ajo të fillojë të dridhet
Verse 17 — Surah Al-Mulk 67:17
Ose, a keni garancë se Ai, i cili sundon qiellin, nuk do të lëshojë mbi ju furtunë me gurë? Atëherë do ta mirrni vesh si është qortuesi
Verse 18 — Surah Al-Mulk 67:18
Patën mohuar edhe përpara atyre, po çfarë ishte dënimi im se
Verse 19 — Surah Al-Mulk 67:19
A nuk i shohin ata zogjtë përmbi krye në radhë se si i hapin dhe i palojnë krahët! Ata nuk i mban askush përveç i gjithmëshirshmi, Ai njëmend e sheh mirë çdo send
Verse 20 — Surah Al-Mulk 67:20
Ose, kush është ai i cili do të jetë ushtria juaj që t’ju ndihmojë, përveç të gjithmëshirshmit? Vetëm se mosbesimtarët janë të mashtruar
Verse 21 — Surah Al-Mulk 67:21
Ose, kush është ai që do t’iu ushqejë, nëse ai e ndal furnizimin e vet? Mirëpo, ata janë këmbëngulës në arrogancë e mendjemadhësi
Verse 22 — Surah Al-Mulk 67:22
A është në rrugë më të drejtë ai i cili ecë me fytyrë rrëshqanas apo ai i cili ecë drejt (vertikalisht) rrugës së drejtë
Verse 23 — Surah Al-Mulk 67:23
Thuaj: “Ai është i cili u ka krijuar në fillim, u pajisë me të dëgjuar, të parë dhe mendje, por ju jeni pak mirënjohës”
Verse 24 — Surah Al-Mulk 67:24
Thuaj: “a është i cili ju ka shpërndarë nëpër tokë dhe te Ai do të mblidheni”
Verse 25 — Surah Al-Mulk 67:25
Kurse ata thonë: “Kur më njëherë, ai premtim, nëse flisni të vërtetën?!”
Verse 26 — Surah Al-Mulk 67:26
Thuaj: “Vetëm All-llahu e di, kurse unë jam vetëm që t’iu tërheq vërejtjen haptazi”
Verse 27 — Surah Al-Mulk 67:27
Kur ta shohin mjerimin, fytyrat e atyre të cilët kanë mohuar do të nxihen dhe do të thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni lypur me ngulm”
Verse 28 — Surah Al-Mulk 67:28
Thuaj: “A shihni, nëse All-llahu më zhduk mua dhe ata që janë me mua, apo na mëshiron, mosbesimtarët kush do t’i mbrojë nga vuajtja e padurueshme?”
Verse 29 — Surah Al-Mulk 67:29
Thuaj: “Ai është i Gjithmëshirshmi, Atij i besojmë dhe tek Ai mbështetemi, e ju do ta merrni vesh kush është në humbje flagrante”
Verse 30 — Surah Al-Mulk 67:30
Thuaj: “Më tregoni nëse u shterren ujërat, kush do t’iu japë ujë të rrjedhshëm?”