Verse 1 — Surah Al-Qalam 68:1
Nun. Pasha lapsin dhe atë çka shkruajnë
Verse 2 — Surah Al-Qalam 68:2
Ti, me mëshirën e Zotit tënd, nuk je i marrë
Verse 3 — Surah Al-Qalam 68:3
Ti me siguri do të kesh shpërblim të vazhdueshëm
Verse 4 — Surah Al-Qalam 68:4
Sepse ti je, me të vërtetë, me moral; të lartë
Verse 5 — Surah Al-Qalam 68:5
Do ta shohësh edhe ti, a edhe ata do ta shohin
Verse 6 — Surah Al-Qalam 68:6
Cili prej jush është i marrë
Verse 7 — Surah Al-Qalam 68:7
Zoti yt e di më së miri se kush ka devijur nga rruga e tij dhe Ai i di mirë të udhëzuarit
Verse 8 — Surah Al-Qalam 68:8
Prandaj mos i përfill përgënjeshtarët
Verse 9 — Surah Al-Qalam 68:9
Ata dëshirojnë që ti të gënjesh e të gënjejnë edhe ata
Verse 10 — Surah Al-Qalam 68:10
Prandaj, mos dëgjo asnjë betues të nënçmuar
Verse 11 — Surah Al-Qalam 68:11
Shpifës, që vetëm bart fjalët e huaja
Verse 12 — Surah Al-Qalam 68:12
Penguesin për vepra të mira, mëkatmadhin
Verse 13 — Surah Al-Qalam 68:13
Zemërprishurin madje edhe kopil
Verse 14 — Surah Al-Qalam 68:14
Vetëm se ka pasuri dhe shumë djem
Verse 15 — Surah Al-Qalam 68:15
E kur i kumtohen ajeet tona, thotë: “Këto janë legjenda të lashta!”
Verse 16 — Surah Al-Qalam 68:16
Atë do ta shënojmë në hundë
Verse 17 — Surah Al-Qalam 68:17
Ata i kemi vënë në sprovë, siç patëm vënë në sprovë pronarët e kopshtit kur u betuan se me siguri herët në agim do ta vjelin
Verse 18 — Surah Al-Qalam 68:18
Por nuk thanë: “Në dashtë Zoti!”
Verse 19 — Surah Al-Qalam 68:19
Dher deri sa ata flinin, atë (kopshtin) e vizitoi një grup vizitorësh nga Zoti yt
Verse 20 — Surah Al-Qalam 68:20
Dhe gdhini i vjelur
Verse 21 — Surah Al-Qalam 68:21
Ndërsa ata në agim e thërrisnin njëri-tjetrin
Verse 22 — Surah Al-Qalam 68:22
“hpejtoni te arat tuaja, nëse doni t’i vilni”
Verse 23 — Surah Al-Qalam 68:23
Dheu nisën duke përshpëritur në mes veti
Verse 24 — Surah Al-Qalam 68:24
Sot kurrsesi mos t’iu hyjë aty ndonjë i varfër
Verse 25 — Surah Al-Qalam 68:25
Dhe shkuan, të vendosur përzbatimin (e asaj që thanë)
Verse 26 — Surah Al-Qalam 68:26
Por kur e panë, thanë: “Ne paskeshim dështuar!”
Verse 27 — Surah Al-Qalam 68:27
për më tepër edhe jemi dëmtuar (rjepur)
Verse 28 — Surah Al-Qalam 68:28
Njëri, si mëi miri i tyre, tha: “A nuk ju kam thënë, përse nuk falenderoni?”
Verse 29 — Surah Al-Qalam 68:29
“Qoftë lartësuar Zoti ynë – thanë, - ne pa dyshim kemi qenë mizorë”
Verse 30 — Surah Al-Qalam 68:30
Dhe pastaj filluan të qortojnë njëri-tjetrin
Verse 31 — Surah Al-Qalam 68:31
“Të mjerët ne! – thonin – Ne me të vërtetë kemi qenë të shfrenuar
Verse 32 — Surah Al-Qalam 68:32
Zoti ynë mund të na jap më mirë se ajo, ne vetëm te Zoti ynë shpresojmë!”
Verse 33 — Surah Al-Qalam 68:33
Ashtu ka qenë dënimi, kurse dënimi i botës tjetër është edhe më i madh, ta dinë
Verse 34 — Surah Al-Qalam 68:34
Nuk ka dyshim se të devotshmit do të kenë te Zoti i tyre kënaqësi të xhennetit
Verse 35 — Surah Al-Qalam 68:35
“A mos sillemi njëlloj me musimanët si me mëkatarët
Verse 36 — Surah Al-Qalam 68:36
Çka është me ju, si po gjykoni?”
Verse 37 — Surah Al-Qalam 68:37
A keni, ndoshta, libër prej nga mësoni
Verse 38 — Surah Al-Qalam 68:38
Se do të keni ate çka e pëlqeni ju
Verse 39 — Surah Al-Qalam 68:39
Ose ju kemi dhënë besën me asi betimi që vlen deri në ditën e kijametit, se do të keni çka ju e caktoni
Verse 40 — Surah Al-Qalam 68:40
Pyeti ata: “kush ua garanton këtë?”
Verse 41 — Surah Al-Qalam 68:41
Ose, mos ata kanë shokë? Po le t’i sjellin shokët e vet nëse flasin të vërtetën
Verse 42 — Surah Al-Qalam 68:42
Atë dië kur të shpallet çdo send dhe të thirren për të bërë sexhde e ata nuk do të munden
Verse 43 — Surah Al-Qalam 68:43
Me shikime të varura dhe me poshtërsi mbuluar, se kanë qenë të thirrur të bijnë në sexhde deri sa kanë qenë të shëndoshë
Verse 44 — Surah Al-Qalam 68:44
Prandaj, më le mua edhe ata, të cilët e mohojnë këtë Fjalë (Kur’an). Ne dalëngadal, do t’i afrojmë te dënimi prej nga nuk presin
Verse 45 — Surah Al-Qalam 68:45
Edhe afat do t’u japim, sepse dënimi im është shumë i fortë
Verse 46 — Surah Al-Qalam 68:46
A lyp ti prej tyre shpërblim, e janë të ngarkuar me ndonjë borxh
Verse 47 — Surah Al-Qalam 68:47
Apo ata posedojnë ndonjë fshehtësi që ata e shkruajnë
Verse 48 — Surah Al-Qalam 68:48
Ti duro deri në caktimin e Zotit tënd dhe mos u bën si ai i peshkut (Junusi) që u lut i zemëruar
Verse 49 — Surah Al-Qalam 68:49
Dhe sikur të mos i mbërrinte mëshirë e Zotit të tij do të isht ehudhur në vend të shkretë dhe i urrejtur
Verse 50 — Surah Al-Qalam 68:50
Por Zoti i tij e ka zgjedhur dhe e ka bërë një nga ata të mirët
Verse 51 — Surah Al-Qalam 68:51
Mosbesimtarët gati sa nuk të shafisin me shikimet e tyre, kur dëgjojnë qortimin (Kur’anin) dhe thonë: “Ai me siguri është i marrë”
Verse 52 — Surah Al-Qalam 68:52
Ai nuk është tjetër vetëm se vërejtje për tërë botërat