Verse 1 — Surah Nuh 71:1
Ne e kemi dërguar Nuhin te populli i vet: “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se t’i arrijë dënimi i dhembshëm”
Verse 2 — Surah Nuh 71:2
“O populli im – u tha ai – unë ju tërheq vërejtjen haptazi
Verse 3 — Surah Nuh 71:3
Adhurone All-llahun, edhe frikësohuni prej Atij, edhe më dëgjoni mua
Verse 4 — Surah Nuh 71:4
Do t’ju falë mëkatet dhe do t’ju lërë në jetë deri në momentin e caktuar, por kur të vijë momenti i caktuar i All-llahut, ta dini se nuk ka vonim”
Verse 5 — Surah Nuh 71:5
“O Zoti im, - tha, - unë kamë thirrur popullin tim natë e ditë
Verse 6 — Surah Nuh 71:6
Por thirrja ime edhe më tepër i largonte
Verse 7 — Surah Nuh 71:7
Dhe sa herë që i kam thirrur për t’i falur Ti, fusnin gishtat në vesh dhe mbuloheshin me teshat e tyre; Ishin tepër këmbëngulës dhe mendjemëdhenj të fortë
Verse 8 — Surah Nuh 71:8
Pastaj unë i kam thirrur haptazi
Verse 9 — Surah Nuh 71:9
E pastaj u kam shpallur haptazi, edhe fshehurazi me të madhe
Verse 10 — Surah Nuh 71:10
U kamë thënë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj sepse Ai, vërtetë, fal shumë
Verse 11 — Surah Nuh 71:11
Ai do t’ju dërgojë shi të mjaftueshëm
Verse 12 — Surah Nuh 71:12
Dhe ua shton pasurinë e djemtë, dhe do t’ju bëjë kopshte edhe lumenj
Verse 13 — Surah Nuh 71:13
Ç’është me ju që nuk shpresoni në fuqinë e All-llahut
Verse 14 — Surah Nuh 71:14
Kurse Ai ju krijon shkallë-shkallë
Verse 15 — Surah Nuh 71:15
A nuk shihni si i ka krijuar All-llahu shtatë qiej në kate
Verse 16 — Surah Nuh 71:16
Dhe në ta, hanës i ka dhënë dritë, kurse Diellin e ka bërë dritëdhënës
Verse 17 — Surah Nuh 71:17
All-llahu ju krijon nga dheu sikur bimët
Verse 18 — Surah Nuh 71:18
Pastaj në të ju kthen dhe pa dyshim do t’ju nxjerr përsëri
Verse 19 — Surah Nuh 71:19
All-llahu ua ka bërë tokën të rrafshët
Verse 20 — Surah Nuh 71:20
Që të ecni nëpër të, rrugëve të gjëra”
Verse 21 — Surah Nuh 71:21
Nuhi tha: “O Zoti im, ata nuk më dëgjojnë dhe pasojnë atë, pasuria dhe fëmijët e të cilëve vetëm ua rrisin shkatërrimin
Verse 22 — Surah Nuh 71:22
Dhe thurin kurtha të mëdha”
Verse 23 — Surah Nuh 71:23
Dhe thonë: “Kurrsesi mos i lini zotërat tuaja, dhe assesi mos e lini Vedan as Suvazan; Jeguthin dhe Jukën e as Nesrën!”
Verse 24 — Surah Nuh 71:24
Dhe humbën shumë. Prandaj Ti mizorëve mos u jep tjetër send përveç humbjen
Verse 25 — Surah Nuh 71:25
Dhe ata, për shkak të gabimeve të veta, u përmbytën dhe u hudhën në zjarrë, dhe për ata nuk do të ketë, përveç All-llahut, asnjë ndihmëtarë
Verse 26 — Surah Nuh 71:26
Dhe Nuhi tha: “Zoti im, mos le në tokë asnjë banor nga mosbesimtarët
Verse 27 — Surah Nuh 71:27
Sepse nëse i le ata, robërit tuaj do t’i shpiejnë në humbje dhe do të lindin vetëm mëkatarë dhe mosbesimtarë
Verse 28 — Surah Nuh 71:28
Zoti im, më fal mua edhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtrët e besimtaret, ndërsa mosbesimtarëve shtojau vetëm shkatërrimin!”