Verse 1 — Surah Al-Jinn 72:1
Thuaj: Mua më është shpallur se disa xhindë kanë dëgjuar dhe kanë thënë: - Ne me të vërtetë kei dëgjuar një Kur’an fantastik
Verse 2 — Surah Al-Jinn 72:2
Që udhëzon në rrugë të drejtë, andaj ne i besuam dhe më Zotit tonë nuk do t’i bëjmë shok askë
Verse 3 — Surah Al-Jinn 72:3
Kurse Ai –qoftë lartësuar madhëri e Zotit tonë! – nuk ka marrë për vete as shoqe as fëmijë
Verse 4 — Surah Al-Jinn 72:4
Por një i çmendur yni fliste gënjeshtra ndaj All-llahut
Verse 5 — Surah Al-Jinn 72:5
Kurse ne kemi menduar se as njeriu e as xhindi nuk do të flasë gënjeshtra për All-llahun
Verse 6 — Surah Al-Jinn 72:6
Dhe se ka pasur njerëz, të cilët kanë kërkuar mbrojtje prej exhinëve tek njerëzit, dhe ashtu ua kanë shtuar tërbimin
Verse 7 — Surah Al-Jinn 72:7
Dhe ata kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu askë nuk do ta ngjallë
Verse 8 — Surah Al-Jinn 72:8
dhe ne jemi përpjekur të prekim qiellin, por atë e kemi gjetur përplotë me rojtarë të fortë dhe yjë sulmues – meteorë
Verse 9 — Surah Al-Jinn 72:9
Dhe kemi ndejtur aty, në vendvështrim (vështrimore), dhe kush dëgjon tani, do të hasë në pritën e meteorit
Verse 10 — Surah Al-Jinn 72:10
Dhe en nuk dimë, a u dëshirohet keq atyre që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron t’i drejtojë
Verse 11 — Surah Al-Jinn 72:11
Dhe me siguri në mesin tonë ka të mirë, por ka edhe të tjerë që nuk janë kështu, kemi qenë drejtimesh të ndryshme
Verse 12 — Surah Al-Jinn 72:12
Dhe ne e dimë se nuk mund ta pengojmë All-llahun në tokë dhe as do ta pengojmë më të ikur
Verse 13 — Surah Al-Jinn 72:13
Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, dhe kush i beson Zotit të vet, nuk i frikësohet as dëmit as padrejtësisë
Verse 14 — Surah Al-Jinn 72:14
Dhe prej nesh ka muslimanë, edhe të padrejtë ka, prandaj kush e përqafon islamizmin, ata kanë zgjedhur rrugën e vërtetë
Verse 15 — Surah Al-Jinn 72:15
Kurse të larguarit do të jenë lëndë djegëse të xhehennemit
Verse 16 — Surah Al-Jinn 72:16
E sikur t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’i kishim ngopur me ujë të mjaftueshëm
Verse 17 — Surah Al-Jinn 72:17
Për t’i vënë në sprovë, dhe kush ia kthen shpinën vërejtjes së Zotit të vet, Ai do ta shtyjë në dënim të rëndë
Verse 18 — Surah Al-Jinn 72:18
Me të vërtetë xhamiat janë për All-llahun, dhe mos i luteni askjt përveç All-llahut
Verse 19 — Surah Al-Jinn 72:19
Sepse kur robi i All-llahut u ngrit t’i lutet Atij, gati e rrëzuan (grupe exhinësh)
Verse 20 — Surah Al-Jinn 72:20
Thuaj: “Unë i falem vetëm Zotit tim dhe atij askë nuk ia bëj shok”
Verse 21 — Surah Al-Jinn 72:21
Thuaj: “Unë nuk kam mundësi as për dëm as për dobi”
Verse 22 — Surah Al-Jinn 72:22
Thuaj: “Mua askush nuk do të më mbrojë nga All-llahu dhe nuk do të gjejë mbështetje askund përveç tek Ai”
Verse 23 — Surah Al-Jinn 72:23
përveç kumtimit nga All-llahu dhe revelatat e Tij. Dhe kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri e pret zjarri i xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë
Verse 24 — Surah Al-Jinn 72:24
Derisa të përjetojnë atë që u premtohet, dhe do ta marrin vesh se kush është më i dobët dhe më i vogël në numër
Verse 25 — Surah Al-Jinn 72:25
Thuaj: “Nuk e di a do të ndodh së shpejti ajo që u premtohet apo Zoti im do ta vonojë atë”
Verse 26 — Surah Al-Jinn 72:26
Ai e di të padukshmen dhe fshehtësit e veta nuk ia zbulon askujt
Verse 27 — Surah Al-Jinn 72:27
Përveç atij me të cilin është i kënaqur nga të dërguarit. Prandaj, ai edhe përpara edhe pas tij vë rojën
Verse 28 — Surah Al-Jinn 72:28
Që ta dijë se kanë kumtuar traktatet e Zotit të vet. Ai e di në hollësi se çka ka tek ata; Ai e di numrin e çdo sendi që ekziston