Back to Languages

Albanian - Chapter 73 - Al-Muzzammil

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Muzzammil 73:1

Verse 2 — Surah Al-Muzzammil 73:2

Ngritu natën, përveç një pjese të vogël

Verse 3 — Surah Al-Muzzammil 73:3

Gjysmës e saj ose diçka më pak se kjo

Verse 4 — Surah Al-Muzzammil 73:4

Ose, pak më shumë se ajo, dhe Kur’anin shqiptoje qartë e me kujdes

Verse 5 — Surah Al-Muzzammil 73:5

Ne do të dërgojmë, njëmend, fjalë të rënda

Verse 6 — Surah Al-Muzzammil 73:6

Qetësia e natës, me siguri, është më efektive dhe më qartë theksohet

Verse 7 — Surah Al-Muzzammil 73:7

Ti, njëmend, ditën ke shumë angazhime

Verse 8 — Surah Al-Muzzammil 73:8

Por përmende emrin e Zotit tënd dhe Atij përkushtoju plotësisht

Verse 9 — Surah Al-Muzzammil 73:9

Është Zot i lindjes dhe i perëndimt. Nuk ka Zot përveç Atij, dhe vetëm tek Ai kij mbështetje

Verse 10 — Surah Al-Muzzammil 73:10

Duro atë çka thonë dhe largohu në mënyrë të denjë

Verse 11 — Surah Al-Muzzammil 73:11

Më lë mua edhe ata që të shtyjnë në gënjeshtra, të pasurit, dhe jepu pak afat

Verse 12 — Surah Al-Muzzammil 73:12

Me të vërtetë tek Ne do të ketë zjarr dhe vargoj

Verse 13 — Surah Al-Muzzammil 73:13

Dhe ushqimqë të mbetet në fyt, dhe dënim të dhembshëm

Verse 14 — Surah Al-Muzzammil 73:14

Atë ditë kur toka dhe malet të dridhen, e malet të shndërrohen në kodrina rëre

Verse 15 — Surah Al-Muzzammil 73:15

ne ju kemi dërguar, njëmend, një Profet si dëshmitar kundër jush, mu ashtu siç patëm dërguar Profet edhe Faraonit

Verse 16 — Surah Al-Muzzammil 73:16

Por Faraoni nuk dëgjoi Profetin, andaj e përfshimë me dënim të rëndë

Verse 17 — Surah Al-Muzzammil 73:17

Po si do të ruheni nëse mohoni ditën e cila fëmijët do t’i bëjë pleq të thinjur

Verse 18 — Surah Al-Muzzammil 73:18

Atë ditë qielli do të copëtohet e premtimi i Tij do të realizohet

Verse 19 — Surah Al-Muzzammil 73:19

Kjo është, me të vërtetë, mësim dhe kush do e zgjedh rrugën kah Zoti i vet

Verse 20 — Surah Al-Muzzammil 73:20

Me të vërtetë Zoti yt e di se ti në adhurim kalon më pak se dy të tretat e natës, gjysmën e saj ose një të tretën e asaj, si edhe një grup prej tyre që janë me ty. All-llahu cakton gjatësinë e natës dhe të ditës. Ai e di se ju atë nuk mund ta llogaritni dhe ua fal, kurse ju nga Kur’ani lexoni atë që është e lehtë. Ai e di se në mesin tuaj do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që të udhëtojnë nëpër botë dhe do të kërkojnë dhuntitë e All-llahut, dhe të tjerë që do të luftojnë në rrugë të Zotit, prandaj lexoni nga Kur’ani çka u vjen më lehtë edhe faljen kryene, edhe lëmoshë jipni dhe All-llahut me gjithë zemër jipni hua! Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh. Por lutne All-llahun t’ua falë se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm