Verse 1 — Surah An-Naziat 79:1
Pasha ata që me forcë rrëmbejnë
Verse 2 — Surah An-Naziat 79:2
Dhe pasha ata që ngadalë pranojnë
Verse 3 — Surah An-Naziat 79:3
Edhe ata që shpejt notojnë
Verse 4 — Surah An-Naziat 79:4
Edhe ata që fort konkurojnë
Verse 5 — Surah An-Naziat 79:5
Dhe pasha ata që të gjitha çështjet i rregullojnë
Verse 6 — Surah An-Naziat 79:6
Atë ditë kur dridhja të ushtojë
Verse 7 — Surah An-Naziat 79:7
Edhe tjetra të pasojë
Verse 8 — Surah An-Naziat 79:8
Atë ditë zemrat do të jenë të shqetësuara
Verse 9 — Surah An-Naziat 79:9
Shikimet të frikësuara
Verse 10 — Surah An-Naziat 79:10
Thonë: “A thua, njëmend, duhet të bëhemi prapë kështu si jemi
Verse 11 — Surah An-Naziat 79:11
E kur të bëhemi eshtra të kalbura?”
Verse 12 — Surah An-Naziat 79:12
Thonë: “E ajo është përsëritje shkatrrimtare”
Verse 13 — Surah An-Naziat 79:13
Ajo do të jetë vetëm një bërtimë
Verse 14 — Surah An-Naziat 79:14
Dhe ja, ata – të gjithë, do të vinë
Verse 15 — Surah An-Naziat 79:15
A të ka ardhur rrëfimi për Musaun
Verse 16 — Surah An-Naziat 79:16
Kur Zoti i tij e thirri në luginën e shenjtë Tuva
Verse 17 — Surah An-Naziat 79:17
Shko te Faraoni se ai, njëmend, e ka tepruar
Verse 18 — Surah An-Naziat 79:18
Dhe thuaj: “A do të pastrohesh
Verse 19 — Surah An-Naziat 79:19
Dhe të të drejtojë te Zoti yt. Edhe t’i frikësohesh?”
Verse 20 — Surah An-Naziat 79:20
Dhe apstaj i tregoi mrekullinë më të madhe
Verse 21 — Surah An-Naziat 79:21
Por ai përgënjeshtroi dhe nuk e dëgjoi
Verse 22 — Surah An-Naziat 79:22
Pastaj ia ktheu shpinën dhe iku
Verse 23 — Surah An-Naziat 79:23
I mblodhi (magjistarët), i thirri
Verse 24 — Surah An-Naziat 79:24
Dhe u tha: “Unë jam zoti juaj më i madhi”
Verse 25 — Surah An-Naziat 79:25
Dhe All-llahu e përfshiu me dënim edhe për këtë, edhe të parat
Verse 26 — Surah An-Naziat 79:26
Në këtë ka mësim për ata që frikësohet
Verse 27 — Surah An-Naziat 79:27
A është më rëndë t’ju krijojë juve apo qiellin që e ka ngritur
Verse 28 — Surah An-Naziat 79:28
Ngriti kupën e tij dhe e përsosi
Verse 29 — Surah An-Naziat 79:29
Natën ia bëri të errët dhe nxori ditën
Verse 30 — Surah An-Naziat 79:30
E pastaj e rrafshoi tokën
Verse 31 — Surah An-Naziat 79:31
Prej saj nxorri ujë dhe kullosat e saj
Verse 32 — Surah An-Naziat 79:32
Kurse malet i përforcoi
Verse 33 — Surah An-Naziat 79:33
Për t’u kënaqur ju edhe kafshët tuaja
Verse 34 — Surah An-Naziat 79:34
Por kur t’u vijë fatkeqësia më e madhe
Verse 35 — Surah An-Naziat 79:35
Dita kur njeriu do t’i kujtohet çka ka punuar
Verse 36 — Surah An-Naziat 79:36
Dhe kur t’i shfaqet, atij që sheh, xhehennemi (Xhehim)
Verse 37 — Surah An-Naziat 79:37
Edhe atij që e ka tepruar
Verse 38 — Surah An-Naziat 79:38
E ka zgjedhur dhe këtë botë më shumë e ka dashur
Verse 39 — Surah An-Naziat 79:39
Pa dyshim xhehennemi do të jetë strehimore
Verse 40 — Surah An-Naziat 79:40
Ndërsa ai që është frikësuar të dalë para Zotit të vet dhe e ka përmbajtur veten nga lakmia
Verse 41 — Surah An-Naziat 79:41
Me siguri xhennetin do ta ketë strehimore
Verse 42 — Surah An-Naziat 79:42
Të pyesin për Ditën e Kijametit: “Kur do të bëhet”
Verse 43 — Surah An-Naziat 79:43
Ti nuk di çka të flasësh për të
Verse 44 — Surah An-Naziat 79:44
përfundimi i tij është te Zoti yt
Verse 45 — Surah An-Naziat 79:45
Pa dyshim ti do ta qortosh vetëm atë i cili frikësohet atij
Verse 46 — Surah An-Naziat 79:46
Atë ditë kur ta përjetojnë atë do t’u duket sikur kanë jetuar vetëm një mbrëmje ose vetëm një mëngjes