Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 82 - Al-Infitar
Translation by Feti Mehdiu — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Infitar 82:1
Kur të çahet qielli
Verse 2 — Surah Al-Infitar 82:2
Dhe kur yjtë të derdhen
Verse 3 — Surah Al-Infitar 82:3
Dhe kur detet të përzihen
Verse 4 — Surah Al-Infitar 82:4
Dhe kur varret të rrotullohen (trazohen)
Verse 5 — Surah Al-Infitar 82:5
Secili do ta dijë se ç’ka përgatitur dhe çka ka lënë
Verse 6 — Surah Al-Infitar 82:6
O njeri, ç’të mashtron dhe ç’të shmang nga Zoti yt fisnik
Verse 7 — Surah Al-Infitar 82:7
I cili të ka krijuar, të ka pajisur dhe të ka bërë me organe të barabarta
Verse 8 — Surah Al-Infitar 82:8
Të ka bërë në formën e dëshiruar
Verse 9 — Surah Al-Infitar 82:9
Po jo! Ju prapëseprapë e përgënjeshtroni Ditën e Kijametit
Verse 10 — Surah Al-Infitar 82:10
Dhe mbi ju, me siguri, vigjilojnë
Verse 11 — Surah Al-Infitar 82:11
Shkrues fisnikë
Verse 12 — Surah Al-Infitar 82:12
Të cilët dinë se çka punoni
Verse 13 — Surah Al-Infitar 82:13
Pa dyshim të mirët janë në xhennet
Verse 14 — Surah Al-Infitar 82:14
Kurse mëkatarët me siguri në xhehennem
Verse 15 — Surah Al-Infitar 82:15
Ku do të digjen në ditën e gjykimit
Verse 16 — Surah Al-Infitar 82:16
Dhe nuk do të nxirren më prej aty
Verse 17 — Surah Al-Infitar 82:17
Ç’send të tregon ty se çka është dita e Gjykimit
Verse 18 — Surah Al-Infitar 82:18
Edhe njëherë: ç’është ajo që të tregon ty se çka është Dita e Gjykimit
Verse 19 — Surah Al-Infitar 82:19
Dita kur askush askujt nuk do të mund t’i ndihmojë aspak, atë ditë vetëm All-llahu do të ketë pushtet