Back to Languages

Albanian - Chapter 83 - Al-Mutaffifin

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Mutaffifin 83:1

Të mjerë ata që drejtë nuk peshojnë

Verse 2 — Surah Al-Mutaffifin 83:2

Të cilët kur blejnë e marrin masën e plotë prej tjerëve

Verse 3 — Surah Al-Mutaffifin 83:3

Por kur u masin të tjerëve me litër e kandar ua mungojnë

Verse 4 — Surah Al-Mutaffifin 83:4

A nuk mendojnë ata se do të ringjallen

Verse 5 — Surah Al-Mutaffifin 83:5

Në një Ditë të madhe

Verse 6 — Surah Al-Mutaffifin 83:6

Në ditën kur njerëzit do të ngriten me urdhër të Zotit të botërave

Verse 7 — Surah Al-Mutaffifin 83:7

Gjithsesi! Libri i mëkatarëve është me siguri në sixhin

Verse 8 — Surah Al-Mutaffifin 83:8

A e di ti ç’është sixhini

Verse 9 — Surah Al-Mutaffifin 83:9

Një libër i shkruar

Verse 10 — Surah Al-Mutaffifin 83:10

Atë ditë mjerë përgënjeshtarët

Verse 11 — Surah Al-Mutaffifin 83:11

Të cilët e përgënjeshtrojnë Ditën e Gjykimit

Verse 12 — Surah Al-Mutaffifin 83:12

Atë e mohon vetëm mëkatari i madh

Verse 13 — Surah Al-Mutaffifin 83:13

Që kur i lexohen ajetet tona thonë: “Legjenda të popujve të lashtë”

Verse 14 — Surah Al-Mutaffifin 83:14

Kurrë! Por zemrat e atyre i ka mbuluar ajo që kanë punuar

Verse 15 — Surah Al-Mutaffifin 83:15

Gjithsesi ata, atë ditë, do të jenë larg mëshirës së Zotit të vet

Verse 16 — Surah Al-Mutaffifin 83:16

Pastaj me siguri do t’hyjnë në xhehenem

Verse 17 — Surah Al-Mutaffifin 83:17

Pastaj do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e keni përgënjeshtruar”

Verse 18 — Surah Al-Mutaffifin 83:18

Pa dyshim libri i të mirëve është në Il-lij-jun

Verse 19 — Surah Al-Mutaffifin 83:19

A e di ti ç’është Il-lij-juni

Verse 20 — Surah Al-Mutaffifin 83:20

Një libër i shkruar

Verse 21 — Surah Al-Mutaffifin 83:21

Që e prezentojnë të afërti (tek All-llahu)

Verse 22 — Surah Al-Mutaffifin 83:22

Të mirët, njëmend do të jenë në kënaqësi të xhennetit

Verse 23 — Surah Al-Mutaffifin 83:23

Do të shikojnë nga divane

Verse 24 — Surah Al-Mutaffifin 83:24

në fytyrat e atyre vërehet gëzimi e lumturia

Verse 25 — Surah Al-Mutaffifin 83:25

Do t’u jepet të pijnë nga pije të vulosura

Verse 26 — Surah Al-Mutaffifin 83:26

Vula e së cilës është misk dhe për këtë le të bëjnë gara konkurentët

Verse 27 — Surah Al-Mutaffifin 83:27

Do të jetë e përzier me ujë Tesnimi

Verse 28 — Surah Al-Mutaffifin 83:28

Burimesh, prej ku pijnë të afërmit

Verse 29 — Surah Al-Mutaffifin 83:29

Mëkatarët, njëmend, i tallin ata që kishin besuar

Verse 30 — Surah Al-Mutaffifin 83:30

Kur kalonin pranë tyre ata ia bëjnë me sy njëri-tjetrit

Verse 31 — Surah Al-Mutaffifin 83:31

Dhe kur ktheheshin në familjet e veta kthehen duke bërë shaka

Verse 32 — Surah Al-Mutaffifin 83:32

Dhe kur i shihnin ata atëherë thoshin: “Këta janë me siguri të humbur”

Verse 33 — Surah Al-Mutaffifin 83:33

Dhe ata nuk janë të dërguar për t’i mbrojtur këta

Verse 34 — Surah Al-Mutaffifin 83:34

Andaj sot ata që kanë besuar do t’i tallin mosbesimtarët

Verse 35 — Surah Al-Mutaffifin 83:35

Do t’i shikojnë nga divane

Verse 36 — Surah Al-Mutaffifin 83:36

Si po shpërblehen mosbesimtarët për atë që kanë bërë