Back to LanguagesPrevious ChapterNext Chapter
Albanian - Chapter 84 - Al-Inshiqaq
Translation by Feti Mehdiu — Permalink
Verse 1 — Surah Al-Inshiqaq 84:1
Kur të çahet qielli
Verse 2 — Surah Al-Inshiqaq 84:2
Dhe t’i nënshtrohet Zotit të vet ashtu si e ka detyrë
Verse 3 — Surah Al-Inshiqaq 84:3
Dhe kur toka të shtrihet
Verse 4 — Surah Al-Inshiqaq 84:4
Edhe të hjedh gjithë ç’ka në të e të zbrazet
Verse 5 — Surah Al-Inshiqaq 84:5
Dhe t’i përulet Zotit të vet, ashtu si e ka detyrë
Verse 6 — Surah Al-Inshiqaq 84:6
Ti, o njeri, vërtetë shumë mundohesh dhe atë mund ta gjesh te Zoti i yt
Verse 7 — Surah Al-Inshiqaq 84:7
Ai, të cilit libri i vet do t’i jepet nga e djathta
Verse 8 — Surah Al-Inshiqaq 84:8
Do ta ketë të lehtë llogarinë
Verse 9 — Surah Al-Inshiqaq 84:9
Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar
Verse 10 — Surah Al-Inshiqaq 84:10
Kurse, ai, të cilit do t’i jepet libri i et prej pas shpine
Verse 11 — Surah Al-Inshiqaq 84:11
Do të lutet për shkatërrim
Verse 12 — Surah Al-Inshiqaq 84:12
Dhe do të digjet në zjarr
Verse 13 — Surah Al-Inshiqaq 84:13
Ai njëmend ka qenë i gëzuar me fëmijët e vet
Verse 14 — Surah Al-Inshiqaq 84:14
Dhe ka menduar se nuk do të kthehet
Verse 15 — Surah Al-Inshiqaq 84:15
Nuk ka dyshim se Zoti i tij e sheh mirë atë
Verse 16 — Surah Al-Inshiqaq 84:16
Betohem në kuqrrimin e Diellit pas perëndimit
Verse 17 — Surah Al-Inshiqaq 84:17
Pasha natën dhe atë çka ajo pështjell
Verse 18 — Surah Al-Inshiqaq 84:18
Pasha hënën pesëmbëdhjetë
Verse 19 — Surah Al-Inshiqaq 84:19
Ju gjithsesi do të hudheni në peripeti pas peripetish
Verse 20 — Surah Al-Inshiqaq 84:20
Ç’është me ata që nuk besojnë
Verse 21 — Surah Al-Inshiqaq 84:21
Dhe kur u këndohet Kur’ani sexhde nuk bëjnë
Verse 22 — Surah Al-Inshiqaq 84:22
Madje ata që kanë mohuar – përgënjeshtrojnë
Verse 23 — Surah Al-Inshiqaq 84:23
Kurse All-llahu e di më së miri çka fshehin
Verse 24 — Surah Al-Inshiqaq 84:24
Prandaj, përgëzoji për vuajtje të dhembshme
Verse 25 — Surah Al-Inshiqaq 84:25
Përveç atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata kanë shpërblim të përhershëm