Back to Languages

Albanian - Chapter 85 - Al-Buruj

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Buruj 85:1

Pasha qiellin me pyrgje për yje

Verse 2 — Surah Al-Buruj 85:2

Pasha Ditën e premtuar

Verse 3 — Surah Al-Buruj 85:3

Pasha dëshmitarin dhe çka është dëshmuar

Verse 4 — Surah Al-Buruj 85:4

Qofshin mallkuar hapësit e hendeqeve

Verse 5 — Surah Al-Buruj 85:5

Nxitësit e zjarrit me plot lëndë djegëse

Verse 6 — Surah Al-Buruj 85:6

Dhe që rrijnë ulur rreth tij

Verse 7 — Surah Al-Buruj 85:7

Dhe që janë dëshmitarë se ç’kanë bërë me besimtarët

Verse 8 — Surah Al-Buruj 85:8

Dhe nuk i urrejnë për tjetër përveç përse i besojnë All-llahu, të fortit, të merituarit për respekt

Verse 9 — Surah Al-Buruj 85:9

Pushtet i të cilit shtë në qiej dhe në tokë dhe All-llahu është dëshmitar për çdo send

Verse 10 — Surah Al-Buruj 85:10

Ata të cilët maltretojnë besimtarët dhe besimtaret dhe nuk pendohen, i pret dënim i xhehennemit dhe dënim me djegije

Verse 11 — Surah Al-Buruj 85:11

Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i presin kopshte të xhennetit ku do të rrjedhin lumenj – ai është sukses i madh

Verse 12 — Surah Al-Buruj 85:12

Njëmend hakmarrja e Zotit tënd është shumë e fortë

Verse 13 — Surah Al-Buruj 85:13

Pa dyshim vetëm Ai është që e fillon dhe e rifillon

Verse 14 — Surah Al-Buruj 85:14

Dhe fal shumë dhe ka plot dashuri

Verse 15 — Surah Al-Buruj 85:15

Zot i gjithësisë i Lartëmadhërishëm

Verse 16 — Surah Al-Buruj 85:16

Që punon çka dëshiron vet

Verse 17 — Surah Al-Buruj 85:17

A të ka ardhur ty lajmi për ushtritë

Verse 18 — Surah Al-Buruj 85:18

E Faraonit dhe Themudit

Verse 19 — Surah Al-Buruj 85:19

Por ata të cilët mohojnë – përgënjeshtrojnë

Verse 20 — Surah Al-Buruj 85:20

Por All-llahu do t’i përthekojë nga të gjitha anët

Verse 21 — Surah Al-Buruj 85:21

Po, ai është Kur’an madhështor

Verse 22 — Surah Al-Buruj 85:22

Në një pllakatë të ruajtur mirë