Verse 1 — Surah At-Tariq 86:1
Pasha qiellin dhe Yllin e dritës
Verse 2 — Surah At-Tariq 86:2
A e di ti çka është Ylli i dritës
Verse 3 — Surah At-Tariq 86:3
Ylli i shkëlqyer
Verse 4 — Surah At-Tariq 86:4
Nuk ka njeri i cii nuk ka një mbrojtës
Verse 5 — Surah At-Tariq 86:5
Le të shikojë njeriu prej çka është krijuar
Verse 6 — Surah At-Tariq 86:6
Është krijuar nga një ujë i hedhur
Verse 7 — Surah At-Tariq 86:7
Që del nga meskryqet dhe krahërori
Verse 8 — Surah At-Tariq 86:8
Dhe ai, me të vërtetë, ka forcë të përsërisë këtë
Verse 9 — Surah At-Tariq 86:9
Atë ditë kur do të shpalohen fshehtësitë
Verse 10 — Surah At-Tariq 86:10
Kur njeriu nuk do të ketë as forcë e as ndihmës
Verse 11 — Surah At-Tariq 86:11
Pasha qiellin plot me shi
Verse 12 — Surah At-Tariq 86:12
Edhe tokën që çahet e plasaritet (për të mbi)
Verse 13 — Surah At-Tariq 86:13
Ai (Kur’ani) është njëmend fjalë që vendosmërisht shkoqit, dallon
Verse 14 — Surah At-Tariq 86:14
Nuk është fjalamani e kotë
Verse 15 — Surah At-Tariq 86:15
Ata njëmend thurin kurtha
Verse 16 — Surah At-Tariq 86:16
Por unë u kundërvihem me kurtha
Verse 17 — Surah At-Tariq 86:17
Prandaj priti mosbesimtarët, jepu edhe pak afat