Verse 1 — Surah Al-Ala 87:1
Lartëso emrin e Zotit tënd të lartëmadhërishëm
Verse 2 — Surah Al-Ala 87:2
I cili krijon dhe nivelizon çdo send
Verse 3 — Surah Al-Ala 87:3
Dhe që cakton e udhëzon
Verse 4 — Surah Al-Ala 87:4
Dhe i cili kultivon kullosa
Verse 5 — Surah Al-Ala 87:5
E pastaj i bën të thara, të nxira
Verse 6 — Surah Al-Ala 87:6
Ty do të mësojmë të lexosh dhe nuk do të harrosh
Verse 7 — Surah Al-Ala 87:7
përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai me siguri di atë që shprehin haptazi edhe çka fshehin
Verse 8 — Surah Al-Ala 87:8
Dhe ty do ta lehtësojmë çdo gjë
Verse 9 — Surah Al-Ala 87:9
Prandaj ti këshillo se këshilla bën dobi
Verse 10 — Surah Al-Ala 87:10
Do t’i bëjë dobi atij që frikësohet
Verse 11 — Surah Al-Ala 87:11
Kurse do t’i shmanget ai më i keqi
Verse 12 — Surah Al-Ala 87:12
I cili do të digjet në zjarr të madh
Verse 13 — Surah Al-Ala 87:13
Dhe aty as do të vdes, as do të jetojë
Verse 14 — Surah Al-Ala 87:14
Ka shpëtuar kush është pastruar
Verse 15 — Surah Al-Ala 87:15
Dhe e përmend emrin e Zotit të vet dhe falet
Verse 16 — Surah Al-Ala 87:16
Por ju më tepër duani jetën në këtë botë
Verse 17 — Surah Al-Ala 87:17
Kurse ajo botë është më e mirë dhe më e qëndrueshme
Verse 18 — Surah Al-Ala 87:18
Këtë e keni me siguri edhe në broshurat e mëparshme
Verse 19 — Surah Al-Ala 87:19
Në broshurat e Ibrahimit dhe Musait