Verse 1 — Surah Al-Fajr 89:1
Pasha agimin
Verse 2 — Surah Al-Fajr 89:2
Pasha dhjetë netët
Verse 3 — Surah Al-Fajr 89:3
Pasha çiftin edhe tekët
Verse 4 — Surah Al-Fajr 89:4
Pasha natën kur kalon
Verse 5 — Surah Al-Fajr 89:5
A është ky betim për të mençurin
Verse 6 — Surah Al-Fajr 89:6
A nuk e di se ç’bëri Zoti yt me Ad-in
Verse 7 — Surah Al-Fajr 89:7
Banorët e Irem-it, me shtylla (pallatet)
Verse 8 — Surah Al-Fajr 89:8
Që nuk ka pasur shoq askund
Verse 9 — Surah Al-Fajr 89:9
Edhe Themud-in të cilët skalitën shkrepat në luginë
Verse 10 — Surah Al-Fajr 89:10
Edhe me Faraonin që kishte tenda
Verse 11 — Surah Al-Fajr 89:11
Të cilët bënë krime në tokë
Verse 12 — Surah Al-Fajr 89:12
Dhe në të e shtuan shkatërrimin
Verse 13 — Surah Al-Fajr 89:13
Andaj Zoti yt i goditi me shufrën e dënimit
Verse 14 — Surah Al-Fajr 89:14
Sepse Zoti yt është njëmend në pritë
Verse 15 — Surah Al-Fajr 89:15
Ndërsa njeriu, kur do Zoti i tij ta sprovojë, e nderon dhe e shpërblen me dhunti, thot: “Zoti im më ka respektuar”
Verse 16 — Surah Al-Fajr 89:16
Por kur, për të sprovuar, ia mungon furnizmin e tij, thot: “Zoti im më ka lënë anash (nëçmuar)”
Verse 17 — Surah Al-Fajr 89:17
Assesi! Por ju nuk e respektoni bonjakun
Verse 18 — Surah Al-Fajr 89:18
Dhe nuk nxiteni që ta ushqeni varfnjakun
Verse 19 — Surah Al-Fajr 89:19
Dhe me grykësi e hani trashëgimin
Verse 20 — Surah Al-Fajr 89:20
Dhe për së tepërmi e doni pasurimin
Verse 21 — Surah Al-Fajr 89:21
Por, ani! Se kur të dërmohet toka copë e grimë
Verse 22 — Surah Al-Fajr 89:22
Dhe të vijë Zoti yt edhe engjujt radhë-radhë
Verse 23 — Surah Al-Fajr 89:23
Dhe atëherë kur të sillet xhehennemi – atë ditë njeriu do të kujtohet, por ç’i duhet kujtimi
Verse 24 — Surah Al-Fajr 89:24
Do të thotë: “Ku është ai fat të isha përgatitur nëjetën time!”
Verse 25 — Surah Al-Fajr 89:25
Atë ditë askush nuk dënon sikur Ai
Verse 26 — Surah Al-Fajr 89:26
Dhe askush sikur ai nuk farkon në pranga
Verse 27 — Surah Al-Fajr 89:27
O shpirt i qetësuar
Verse 28 — Surah Al-Fajr 89:28
Kthehu te Zoti yt si kënaqës e i kënaqur
Verse 29 — Surah Al-Fajr 89:29
Hyr në gjiun e robëve të mi
Verse 30 — Surah Al-Fajr 89:30
Dhe hyr në xhennetin tim