Back to Languages

Albanian - Chapter 9 - At-Tawbah

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah At-Tawbah 9:1

Një komunikatë nga All-llahu dhe Profeti i tij drejtuar politeistëve të cilët ju patën dhënë besën

Verse 2 — Surah At-Tawbah 9:2

“Udhëtoni nëpër tokëkatër muaj, por ta dini se All-llahut nuk i shpëtoni dot, se All-llahu është ai që poshtëron mosbesimtarët”

Verse 3 — Surah At-Tawbah 9:3

Edhe një lajmërim nga All-llahu dhe Profeti i tij njerëzve për ditën e haxhit të madh: “All-llahu dhe Profeti i tij me siguri nuk kanë lidhje me politeistët”. Pra nëse pendoheni, është më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën, ta dini se All-llahut s’mund ti shpëtoni. Dhe ti përgëzoi mosbesimtarët për një dënim të padurueshëm

Verse 4 — Surah At-Tawbah 9:4

përveç atyre politeistëve me të cilët keni lidhur marrëveshje e që ata nuk i kanë nëpërkëmbur aspak, e as e kanë ndihmuar ndokend kundër jush; pra, përmbushni marrëveshjen me to në afat të paraparë. All-llahu i do, me siguri të devotshmit

Verse 5 — Surah At-Tawbah 9:5

Kur të kalojnë muajt e shenjtë, atëherë luftoni politeistët kudo që t’i gjeni, zini rob, rrethoni dhe vëni pritë në çdo shteg! E nëse pendohen dhe e kryejnë faljen dhe japin zeqatin, lëshoniu rrugën, sepse All-llahu njëmend fal, është mëshirëplotë

Verse 6 — Surah At-Tawbah 9:6

Nëse dikush nga politeistët të lut për mbrojtje, ti mbroje që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut, e pastaj përcielle në një vend të sigurt. Kështu duhet për shkak se ata janë një popull që nuk dinë

Verse 7 — Surah At-Tawbah 9:7

Çfarë marrëveshje do të kenë politeistët me All-llahun dhe Profetin e tij?! Përveç atyre me të cilët jeni besatuar te tempulli i shenjtë, deri sa t’i përmbahen marrëveshjes, përmbahuni edhe ju. All-llahu, njëmend, i do të devotshmit

Verse 8 — Surah At-Tawbah 9:8

Çfarë! Nëse ju mundin ata nuk do të përfillin as farefisni as marrëveshje! Ata ju bëjnë lajka me gojë, por zemrat e tyre ju kundërshtojnë, dhe shumica sish janë mbrapshtanë

Verse 9 — Surah At-Tawbah 9:9

Ata i këmbejnë ajetet e All-llahut për diçka që vlen fare pak, dhe shmangen nga rruga e tij. Po shumë keq po veprojnë

Verse 10 — Surah At-Tawbah 9:10

Nuk përfillin as farefisni as marrëveshje te besimtarët, dhe ata janë që e teprojnë

Verse 11 — Surah At-Tawbah 9:11

Por nëse pendohen dhe kryejnë faljen dhe japin zeqatin, i keni vëllezër për nga feja. Ne, pra, ua shkoqisim argumentet njerëzve të cilët kuptojnë

Verse 12 — Surah At-Tawbah 9:12

Por nëse thejnë besën që kanë dhënë, pas lidhjes së marrëveshjes me ta dhe fyejnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër prijsave të mosbesimit. Për ata, me të vërtetë, nuk ka betim që i frenon

Verse 13 — Surah At-Tawbah 9:13

A nuk do të luftoni kundër njerëzve që kanë shkelur besën që e kanë dhënë vet dhe janë angazhuar ta përzënë Profetin, dhe ata të parit kanë qenë kundër jush? E ju a frikësoheni a? Më mirë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë

Verse 14 — Surah At-Tawbah 9:14

Luftoni ata! All-llahu do t’i dënojë dhe do t’i poshtërojë me duartë tuaja, dhe do t’ju ndihmojë kundër atyre, dhe do t’i shërojë krahërorët e njerëzve besimtarë

Verse 15 — Surah At-Tawbah 9:15

dhe do ta flakë brengën e zemrave të tyre, se All-llahu kujt do ia fal. All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë

Verse 16 — Surah At-Tawbah 9:16

A mendoni se do të liheni pas dore e All-llahu të mos i dij ata nga mesi juaj të cilët luftojnë dhe të cilët në vend të All-llahut dhe Profetit të tij edhe besimtarëve, nuk kanë marrë askë për mik të sinqertë? All-llahu është i informuar se çka punoni ju

Verse 17 — Surah At-Tawbah 9:17

Nuk u ka mbetur politeistëve që të përkujdesen për faltoret e All-llahut, kur vetë e dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Ata janë, veprat e të cilëve do të zhduken, dhe ata do të mbesin përgjithmonë në zjarr

Verse 18 — Surah At-Tawbah 9:18

Faltoret e All-llahut i mirëmbajnë ata të cilët besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin dhe të cilët nuk i janë trembur askujt përveç All-llahut. Ata, mbase do të jenë të përudhur në rrugë të drejtë

Verse 19 — Surah At-Tawbah 9:19

A mendoni se ai që vetëm pse u jep ujë haxhinjve dhe kujdeset për tempullin e shenjtë, është njëlloj si ai i cili i beson All-llahut dhe botës tjetër dhe lufton për hirë të All-llahut? Ata nuk janë të barabartë te All-llahu. All-llahu nuk i përudhë njerëzit mizorë

Verse 20 — Surah At-Tawbah 9:20

Ata të cilët besojnë dhe emigrojnë, edhe luftojnë për hirë të All-llahut me mish e me shpirt, kanë pozitë më të lartë te All-llahu, dhe ata do të arijnë sukses

Verse 21 — Surah At-Tawbah 9:21

Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirëbërës dhe se do t’i dërgojë në xhenet, ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme

Verse 22 — Surah At-Tawbah 9:22

Aty do të mbesin përgjithmonë. Me të vërtetë te All-llahu ka shpërblim të madh

Verse 23 — Surah At-Tawbah 9:23

O besimtarë, mos i simpatizoni as prindërit tuaj as vëllezërit tuaj nëse më shumë duan mosbesimin se sa besimin. Kushdo që prej jush shkon në anën e tyre, ani, veçse ata janë mëkatarë

Verse 24 — Surah At-Tawbah 9:24

Thuaj: “Nëse baballarët tuaj dhe djemtë tuaj, dhe vëllezërit tuaj, edhe bashkëshortët e farefisi juaj, dhe ndonjë pasuri që e keni fituar, apo tregtinë për të cilën frikësoheni se do të jetë e mangët, edhe shtëpitë tuaja me të cilat kënaqeni, janë më të mirë për ju se All-llahu dhe Profeti i tij dhe se lufta për hirë të rrugës së Tij, atëherë pritni derisa të vendosë All-llahu me urdhër të vet. All-llahu nuk e përudhë popullin mbrapshtan

Verse 25 — Surah At-Tawbah 9:25

All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, madje edhe atë ditë në Hunejn kur ju pat habitur numri i madh i juaj por ajo nuk u solli kurrfarë dobie, dhe sado që toka është e gjërë, u ngushtua, prandaj ia dhatë këmbëve

Verse 26 — Surah At-Tawbah 9:26

Pastaj All-llahu lëshoi qetësinë e vet në Profetin dhe në besimtarët e vet dhe ju dërgoi një ushtri të cilën ju nuk e patët parë dhe dënoi ata që nuk besuan. Ai ishte shpërblimi për mosbesimtarët

Verse 27 — Surah At-Tawbah 9:27

All-llahu pastaj ia fal kujt do, All-llahu është mëshirëplotë dhe fal

Verse 28 — Surah At-Tawbah 9:28

O besimtarë, politeistët janë të pa pastër, prandaj le të mos i afrohen tempullit të shenjtë pas (haxhit) të këtij viti. E nëse i frikësoheni skamjes; po të dojë All-llahu ju bën të pasur nga mirësia e vet. All-llahu, me të vërtetë, është i gjithdijshëm i urtë

Verse 29 — Surah At-Tawbah 9:29

Luftoni kundër atyre, të cilëve, u është dhënë Libri, por që nuk i besojnë All-llahut as botës tjetër, nuk e pranojnë për të ndaluar atë çka e ka ndaluar All-llahu dhe Profeti i tij dhe nuk predikojnë fenë e vërtetë, deri sa të mos japin xhizjen (lloj tatimi) me dëgjueshmëri dhe përulje

Verse 30 — Surah At-Tawbah 9:30

Ebrejtë thonë: Uzeiri është djalë i All-llahut, kurse të krishtërët thonë, Mesihi është djalë i All-llahut. Ato janë fjalë të tyre, nga gojët e tyre, imitojnë fjalët e mosbesimtarëve të mëparshëm, - All-llahu i vraft! Sa gënjejnë

Verse 31 — Surah At-Tawbah 9:31

Ata konsiderojnë si zotër, në vend të All-llahut, shejtnin e tyre dhe murgët edhe Mesihin të birin e Merjemes, kurse u është urdhëruar t’i falen vetëm një Zoti – nuk ka Zot tjetër përveç atij, Ai është shumë lart mbi ata që po ia bashkojnë

Verse 32 — Surah At-Tawbah 9:32

Ata dëshirojnë që me gojët e tyre të shuajnë dritën e All-llahut, kurse All-llahu do ta përsosë dritën e vet, edhe pse mosbesimtarët e urrejnë

Verse 33 — Surah At-Tawbah 9:33

Ai është i cili ka dërguar Profetin e vet me udhëzim dhe fe të drejtë për ta shquar mbi të gjitha fetë, edhe pse politeistët e urrejnë

Verse 34 — Surah At-Tawbah 9:34

O besimtarë, me të vërtetë shumë shenjtër dhe murg në mënyrë të palejuar e hanë pasurinë e huaj dhe shmangen nga rruga e All-llahut. Ata të cilët deponojnë ar dhe argjend, dhe nuk e shpenzojnë për hirë të All-llahut, përgëzoi për një dënim të dhembshëm

Verse 35 — Surah At-Tawbah 9:35

Atë ditë kur ajo të shkëlqejë në zjarrin e xhehennemit, e me atë do të vulosen ballërat dhe kryqet (belët) e shpinët e tyre. “Kjo është ajo që e keni deponuar për vete, shijone pra atë çka e kei deponuar!”

Verse 36 — Surah At-Tawbah 9:36

Numri i muajve të All-llahut është dymbëdhejtë, në librin e All-llahut, prej ditës që krijoi qiejtë dhe tokën, e nga këta, katër janë të shenjtë. Ajo është fe e qëndrueshme. Në këto mos bëni mëkate dhe luftoni kundër politeistëve, pa përjashtim, siç luftojnë ata të gjithë kundër jush, dhe ta dini se All-llahu është nën anën e atyre të cilët i frikësohen All-llahut

Verse 37 — Surah At-Tawbah 9:37

Zhvendosja e muajve të shenjtë vetëm se e rritë mosbesimin me çka po zhyten në humbje mosbesimtarët: disa vite i shpallin të lejuara, kurse disa vite i konsiderojnë të shenjtë për të plotësuar numrin e atyre muajve që All-llahu i ka bërë të shenjtë dhe i mbajnë si të zakonshëm ata që All-llahu i ka bërë të shenjtë. Atyre u janë dukur të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Dhe All-llahu nuk i përudhë njerëzit mosbesimtarë

Verse 38 — Surah At-Tawbah 9:38

O besimtarë, ç’u bë me ju kur u qe thënë: “Nisuni në luftë për hirë të All-llahut!” ju sikur u farkuat për toke? A jeni më të kënaqur me jetën e kësaj bote se sa me atë të botës tjetër? Kënaqësia e kësaj bote, pra, në krahasim me atë të asaj bote, është kurrgjësend

Verse 39 — Surah At-Tawbah 9:39

Nëse nuk shkoni në luftë, Ai do t’ju dënojë me një dënim të dhembshëm dhe do t’ju zëvendësojë me popull tjetër, dhe ju nuk mund t’i bëni asgjë. All-llahu ka mundësi për çdo send

Verse 40 — Surah At-Tawbah 9:40

Nëse ju nuk i ndihmoni, ani – e ka ndihmuar All-llahu atëherë kur ata të cilët nuk besojnë e përzuanë. Atëherë me të ishte vetëm shoku i tij, kur ishin të dy në shpellë dhe kur i tha shokut të vet: “Mos u brengos, All-llahu është me ne!” Andaj All-llahu e qetësoi atë, kurse këtë e përkrahu me një ushtri të cilën ju nuk e keni parë dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e ulëta, kurse fjala e All-llahut, ajo është më e larta. All-llahu është i fortë i urtë

Verse 41 — Surah At-Tawbah 9:41

Dilni në luftë, qofshi të dobët a të fortë, dhe luftoni për hirë të All-llahut me mish e me shpirt! Nëse e dini, kjo është më mirë

Verse 42 — Surah At-Tawbah 9:42

Sikur fitorja të ishte afër dhe ekspedita jo fort larg, do të vinin pas, por kjo rrugë i është dukur e rëndë. Dhe ata do të betohen në All-llahun “Të kishim mundur, njëmend patëm me dalë me ju”, dhe ashtu e shkatërrojnë vetveten, sepse All-llahu di se ata janë, njëmend, rrenacakë

Verse 43 — Surah At-Tawbah 9:43

All-llahu ta ka falur që i ke lejuar të mungojnë, derisa u binde se cilët prej tyre flasin të vërtetën dhe i njofte gënjeshtarët

Verse 44 — Surah At-Tawbah 9:44

Ata që i besojnë All-llahut dhe botës tjetër nuk kërkojnë prej teje leje që të luftojnë, me mish e me shpirt. All-llahu i di mirë të devotshmit

Verse 45 — Surah At-Tawbah 9:45

Prej teje do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk i besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe zemrat e të cilëve dyshojnë, andaj edhe në dyshimin e tyre janë të pavendosur

Verse 46 — Surah At-Tawbah 9:46

Sikur të kishin dëshiruar të dalin me siguri do të përgatiteshin për këtë, por All-llahu nuk ka dashur të shkojnë, prandaj i ndali, dhe u pat thënë: “Rrini me ata të cilët rrinë!”

Verse 47 — Surah At-Tawbah 9:47

Po të niseshin me ju, ata vetëm do t’ju pengonin dhe shpejt do të shkaktonin përçarjen ndërmjet jush, sepse edhe ndërmjet jush ka të tillë që i dëgjojnë me andje. Mirëpo, All-llahu i di mizorët

Verse 48 — Surah At-Tawbah 9:48

Ata edhe më përpara kanë dëshiruar përçarje dhe të kanë pas bërë dredhi, derisa përkundër dëshirës s ëtyre, ngadhnjen e vërteta dhe mbizotëroi norma e All-llahut

Verse 49 — Surah At-Tawbah 9:49

Ka nga mesi i atyre që thonë: “Më lejo dhe mos më vën në sprovë!” Qe, mu në sprovë ranë! Kurse xhehennemi është me sigur i rrethuar me mosbesimtarë

Verse 50 — Surah At-Tawbah 9:50

Nëse të bie ndonjë e mirë, ajo i dëshpron; por kur të godit ndonjë e papritur, ata thonë: Ne qysh më herët e kemi pasë parasysh punën tonë”, dhe shkojnë të gëzuar

Verse 51 — Surah At-Tawbah 9:51

Thuaj: “Nuk do të na godas asgjë, përveç asaj që na ka caktuar All-llahu, Ai është Zoti ynë. Dhe besimtarët le të mbështeten vetëm te All-llahu

Verse 52 — Surah At-Tawbah 9:52

Thuaj: “A pritni diçka tjetër për ne, përveç një nga dy të mirat! Kurse ne pra, presim që All-llahu nga ana e tij ose përmjet duarve tona t’ju godasë me një dënim. Ej, pritni pra, se edhe ne po presim bashkë me ju”

Verse 53 — Surah At-Tawbah 9:53

Thuaj: “Shpenzuat ju me dëshirë a pa dëshirë, prej jush nuk do të pranohet, ju, njëmend, keni qenë njerëz të mbrapshtë”

Verse 54 — Surah At-Tawbah 9:54

Kurse kontributet e atyre nuk do të pranohen nga se ata nuk i besojnë All-llahut dhe Profetit të tij, dhe namazin e kryejn vetëm me pritesë, edhe lëmoshën e japin pa dëshirën e tyre

Verse 55 — Surah At-Tawbah 9:55

Le të mos entuziazmojë ty pasuria e tyre, e as fëmijët e tyre! All-llahu dëshiron t’i dënojë me ata në këtë botë dhe të përfundojnë si mosbesimtarë

Verse 56 — Surah At-Tawbah 9:56

Ata betohen në All-llahun se janë me të vërtetë me ju, por ata nuk janë me ju, ata janë popull që po ndahen

Verse 57 — Surah At-Tawbah 9:57

sikur të gjenin ndonjë strehim apo ndonjë shpellë a tunel, do të drejtoheshin atje të gjithë me vrap

Verse 58 — Surah At-Tawbah 9:58

Ka të tillë që për shkak të lëmoshës të marrin nëpër gojë. Nëse u jepet atyre nga kjo, janë të kënaqur, e nëse nuk u jepet, menjëherë hidhërohen

Verse 59 — Surah At-Tawbah 9:59

Edhe pse duhet të kënaqen me atë çka u jep All-llahu dhe Profeti i tij dhe të thonë: “Na mjafton All-llahu, All-llahu do të na jep nga mirësia e vet, si edhe Profeti i tij, ne duam vetëm All-llahun”

Verse 60 — Surah At-Tawbah 9:60

Zeqati u takon vetëm të varfërve dhe të mjerëve, edhe atyre që e tubojnë, edhe atyre zemrat e të cilëve duhet përfituar, edhe për lirimin e robërve, dhe të ngarkuarve me borxhe, edhe për hirë të rrugës së All-llahu, edhe udhëtarëve – musafirë, si obligim nga All-llahu. Kurse All-llahu i di të tëra dhe është i urtë

Verse 61 — Surah At-Tawbah 9:61

Ka prej tyre të tillë që e ofendojnë Profetin dhe thonë: “Ai është bërë krejt veshë – beson çka dëgjon”. Thuaj: “ai dëgjon atë çka është e mirë, i beson All-llahut dhe ka besim në besimtarët, edhe mëshirë për ata nga mesi juaj të cilët besojnë”. Ndërsa ata që fyejnë Profetin e All-llahut i pret dënim i dhembshëm

Verse 62 — Surah At-Tawbah 9:62

Ju betohen në All-llahun që të jeni ju të kënaqur, por më drejtë është të kënaqin All-llahun dhe Profetin e tij, nëse janë besimtarë

Verse 63 — Surah At-Tawbah 9:63

A nuk e dinë ata se kush i kundërshton All-llahut dhe Profetit të tij e pret zjarri i xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë? Ai është përbuzje e madhe

Verse 64 — Surah At-Tawbah 9:64

Dyfytyrëshat frikësohen mos po u shpallet besimtarëve një kaptinë e cila do t’i informonte se çka ka në zemrat e hipokritëve. Thuaj: “Talluni ju, talluni, All-llahu do ta qesë në shesh atë së cilës ju i frikësoheni”

Verse 65 — Surah At-Tawbah 9:65

Sikur t’i pyesnit, ata me siguri dot ë thonin: “Ne vetëm jemi mahitur dhe kemi luajtur”. Thuaju, a po talleni me All-llahun dhe fjalët e tij dhe Profetin e tij

Verse 66 — Surah At-Tawbah 9:66

Hiç mos kërkoni falje! Shprehët mosbesim pasi që ishit besimtarë. Edhe nëse dikujt prej jush ia falim, të tjerët do t’i dënojmë për shkak se janë fajtorë

Verse 67 — Surah At-Tawbah 9:67

Dyfytyrëshat dhe dyfytyrëshet janë si njëri tjetrit: kërkojnë të bëhen vepra të këqia dhe pengojnë nga veprat e mira, dhe i kanë shtrënguar duartë e tyre. E kanë harruar All-llahun, andaj edhe ai i ka harruar. Dyfytyrëshat janë me të vërtetë prapshtanë

Verse 68 — Surah At-Tawbah 9:68

Hipokritëve dhe hipokriteve edhe mosbesimtarëve All-llahu u ka premtuar zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë; e ai u mjafton atyre! Dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanë dënim të vazhdueshëm

Verse 69 — Surah At-Tawbah 9:69

Sikur ata, përpara jush. Ata kanë qenë më të fortë se ju dhe kanë pasur më shumë pasuri dhe fëmijë dhe kanë çuar jetë luksoze mu sikur kanë çuar jetë luksoze ata përpara jush; Edhe ju devijuat ashtu siç kanë devijuar ata. Veprat e tyre do të zhduken edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Mu ata janë të shkatërruarit

Verse 70 — Surah At-Tawbah 9:70

A nuk u arriti atyre lajmi për ata përpara tyre: për popullin e Nuhit, edhe për Adin, për Themudin edhe për popullin e Ibrahimit, edhe për banorët e Medjenit, edhe për popullin e Lutit. Profetët e tyre u patën sjellë argumente të qarta dhe All-llahu nuk u ka bërë asnjë padrejtësi, por ata i kanë bërë mizori vetes

Verse 71 — Surah At-Tawbah 9:71

Kurse besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit: porosisin për vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqia, edhe kryejnë namazin dhe japin zeqatin, edhe e nderojnë All-llahun dhe Profetin e tij. Ata janë të cilët All-llahu do t’i mëshirojë. Pa dyshim All-llahu është i fortë i urtë

Verse 72 — Surah At-Tawbah 9:72

All-llahu u premton besimtarëve dhe besimtareve xhennete, ku do të rrjedhin lumenj e aty do të mbesin përgjithmonë, në zambakë fantastikë në xhennete të Adënit. Kurse një kënaqësi e All-llahut është më e madhe, ajo është sukses i madh

Verse 73 — Surah At-Tawbah 9:73

O profet, lufto kundër mosbesimtarëve dhe hipokritëve dhe jij i rreptë kundër tyre! Vendbanimi i tyre është xhehennemi, po sa vend i tmerrshëm është ai

Verse 74 — Surah At-Tawbah 9:74

Hipokritët betohen se nuk kanë folur asgjë, por me siguri kanë folur fjalë mosbesimi dhe kanë mohuar, pasi që ishin muslimanë, dhe u vjen keq për atë çka nuk e arritën. Dhe bëjnë vërejtje vetëm për atë që All-llahu, nga mirësia e vet, dhe Profeti i tij i bënë të pasur. Po nëse pendohen, është më mirë për ata, e nëse i kthejnë shpinën, All-llahu do t’i vërë në numdine të padurueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, e nuk do të kenë në tokë as mbrojtës as ndihmës

Verse 75 — Surah At-Tawbah 9:75

Ka prej atyre që i kanë dhënë besën All-llahut: “Nëse na jep nga pasuria e vet, gjithsesi do të japim lëmoshë dhe do të jemi me siguri nga të mirët”

Verse 76 — Surah At-Tawbah 9:76

Por, kur Ai u dha nga mirësia e tij, ata u bënë kopracë për këtë dhe u larguan, po ata edhe ashtu ishin të larguar

Verse 77 — Surah At-Tawbah 9:77

Dhe ua lidhi Ai atyre në zemrat e tyre hipokrizinë deri në atë ditë kur do të dalin para tij, për shkak se atë çka i premtuan All-llahut nuk e mbajtën dhepër shkak se gënjejnë

Verse 78 — Surah At-Tawbah 9:78

A nuk e dinë ata se All-llahu e di çka fshehin ata dhe çka përshpërisin, se All-llahu i di gjitha fshehtësitë

Verse 79 — Surah At-Tawbah 9:79

Ata të cilët i pengojnë besimtarët, në dhënien vullnetare të kontributeve, madje i përbuzin edhe ata të cilët japin me përpjekje të madhe, - All-llahu do të dallet me ata dhe ata i pret dënim i dhembshëm

Verse 80 — Surah At-Tawbah 9:80

U lute ti për t’i falë ata apo nuk u lute, edhe sikur të lutesh shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’ua falë atyre – ngase ata nuk e besojnë All-llahun dhe Profetin e tij. All-llahu, pra, nuk përudhë mbrapshtanët

Verse 81 — Surah At-Tawbah 9:81

Ata të cilët mbetën pas Profetit të All-llahut, u dëfryen në shtëpitë e veta, u erdhë rëndë të luftojnë për hirë të All-llahut me mish e me shpirt, dhe i thonin njëri-tjetrit: “Mos ia mësyni luftës në këtë vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehennemit është edhe mëi nxehtë”, n’e marrshin vesh

Verse 82 — Surah At-Tawbah 9:82

Le të qeshin pak, e shumë le të qajnë, për këtë shpërblim që po e fitojnë

Verse 83 — Surah At-Tawbah 9:83

Dhe nëse All-llahu të kthen përsëri te një grup prej tyre, e ata të lypin leje të dalin me ty, thuaju: “Kurrë nuk do të vini me mua dhe kurr nuk do ta luftoni armikun me mua! Herën e parë keni qenë të kënaqur të mungoni, prandaj rrini me ata të mbeturit”

Verse 84 — Surah At-Tawbah 9:84

She askujt prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazes) e as mos i shko në varrim, sepse ata e mohuan All-llahun dhe Profetin e tij dhe vdiqën e shkuan të dalur feje

Verse 85 — Surah At-Tawbah 9:85

Le të mos pëlqejë ty pasuria dhe fëmijët e tyre! All-llahu dëshiron ë me ato t’i dënojë në këtë botë dhe t’u dalë shpirti si mosbesimtarë

Verse 86 — Surah At-Tawbah 9:86

Kurse kur u shpall një kaptinë t’i besoni All-llahut dhe bashkë me Profetin e tij të luftoni, më të fortit nga ata kërkuan leje prej teje dhe thanë: “Na leni neve të rrimë me ata që nuk po vijnë!”

Verse 87 — Surah At-Tawbah 9:87

Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë. Zemrat e atyre janë të vulosura, prandaj ata nuk kuptojnë

Verse 88 — Surah At-Tawbah 9:88

Por, profeti dhe ata të cilët besojnë me te, luftojnë me mish e me shpirt, prandaj atyre u takojnë gjithë të mirat dhe ata janë të shpëtuar

Verse 89 — Surah At-Tawbah 9:89

All-llahu ka përgatitur për ata xhenete ku do të rrjedhin lumenj e aty do të mbesin përgjithmonë. Ai është sukses i madh

Verse 90 — Surah At-Tawbah 9:90

Kanë ardhur edhe disa arab të cilët kërkuan falje që të lypin leje të mos shkojnë, dhe ashtu munguan ata të cilët mashtronin All-llahun dhe Profetin e tij. Ata, nga mesi i tyre, të cilët nuk besuan do t’i godasë vuajtje e rëndë

Verse 91 — Surah At-Tawbah 9:91

Nuk u drejtohet kërcënimi të sëmurëve e as të dobtëvet dhe as atyre që nuk mund të gjejnë mjete për luftë, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe Profetit të tij. Nuk ka kurrfarë arsyeje të flitet kundër punëmirëve. All-llahu fal dhe është mëshirëplotë

Verse 92 — Surah At-Tawbah 9:92

E as atyre të cilëve kur të erdhën t’i transferosh u ke thënë: “Nuk mund të gjej me çka t’ju transferoj”, dhe u kthyen të përlotur, të pikëlluar që nuk kanë mundësi të kontribojnë

Verse 93 — Surah At-Tawbah 9:93

Por ka arsye (të flitet) kundër atyre të cilët kërkojnë prej teje leje që të mungojnë, a janë të pasur. Kënaqen të mbesin me ata që nuk shkojnë në luftë. All-llahu i ka vulosur zemrat e atyre, e ata nuk e dinë

Verse 94 — Surah At-Tawbah 9:94

Kur të ktheheni në mesin e tyre, ata do t’ju arsyetohen. Thuaj: “Mos kërkoni falje se ne kuk u besojmë, neve na ka informuar All-llahu për ju. All-llahu dhe Profeti i tij do ta shohin punën tuaj, pastaj, ju do të ktheheni te Ai që i di të gjitha fshehtësitë, edhe të dukshmen edhe të padukshmen, dhe do t’ju informojë se çka po bëni

Verse 95 — Surah At-Tawbah 9:95

Kur të ktheheni tek ata, do t’ju përbetojnë në All-llahun që t’i lini, prandaj lerini, ata janë njëmend të ndytë, edhe vendbanimi i tyre do të jetë në xhehennem, si shpërblim për atë çka kanë bërë

Verse 96 — Surah At-Tawbah 9:96

Ata u përbetojnë që të jeni të kënaqur me ta. Nëse jeni të kënaqur me ta, All-llahu me siguri nuk është i kënaqur me popullin e dalur feje

Verse 97 — Surah At-Tawbah 9:97

Beduinët janë mosbesimtarët dhe dyfytyrëshat më të mëdhenj dhe më të këqinj, dhe nuk i njohin normat që i ka shpallur All-llahu Profetit të vet. Kurse All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë

Verse 98 — Surah At-Tawbah 9:98

Ka beduinë, të cilët e trajtojnë si dënim ate çka japin dhe memzi presin që t’ju godasin fatkeqësitë – ata i gjetë belaja! All-llahu dëgjon dhe di shumë

Verse 99 — Surah At-Tawbah 9:99

Por ka beduinë të cilët i besojnë All-llahut dhe botës tjetër dhe konsiderojnë se ajo çka japin është rrugë për t’u afruar te All-llahu dhe ta meritojnë bekimin e Profetit. Shikoni, ajo është me të vërtetë afërsi për ata, All-llahu do t’i përfshijë në mëshirën e vet, sepse Allau fal dhe është mëshirëplotë

Verse 100 — Surah At-Tawbah 9:100

All-llahu është i kënaqur me muslimanët e parë, emigrantët dhe ensarët dhe me të tërë ata të cilët i pasojën këta me vepra të mira, por edhe ata janë të kënaqur me Atë. Ai u ka përgatitur atyre xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe ata aty do të mbesin përgjithmon. Ai është sukses i madh

Verse 101 — Surah At-Tawbah 9:101

Ndër beduinët, rreth jush, ka hipokritë, por ka edhe në mesin e banorëve të Medinës të cilët janë të rryer në dyfytyrësi – ti nuk i di ata. Ata i dimë ne. do t’i dënojmë dyfish e pastaj do të kthehen në një dënim shumë të madh

Verse 102 — Surah At-Tawbah 9:102

por ka edhe të tjerë, të cilët i kanë pranuar mëkatet e veta dhe i kanë përzier veprat e mira me tjerat, të këqiat; atyre ndoshta ua fal All-llahu sepse All-llahu fal, Ai është i gjithmëshirshëm

Verse 103 — Surah At-Tawbah 9:103

Merre zeqatin nga pasuria e tyre që t’i pastrosh me të dhe t’i bësh të bekuar, edhe lutu për ata, lutja me të vërtetë do t’i qetësojë. Ndërkaq All-llahu dëgjon dhe di shumë

Verse 104 — Surah At-Tawbah 9:104

A nuk e dinë ata se vetëm All-llahu pranon pendimin nga robërit e vet dhe e pranon lëmoshën, dhe se All-llahu është me të vërtetë Ai, i cili pranon pendimin dhe është mëshirëplotë

Verse 105 — Surah At-Tawbah 9:105

Dhe thuaj: “Punoni! Se All-llahu do ta shoh punën tuaj, por edhe Profeti i tij edhe besimtarët; edhe ju do të ktheheni te ai i cili e di të padukshmen dhe të dukshmen, prandaj, do të ju informojë se çka po bëni

Verse 106 — Surah At-Tawbah 9:106

Ka edhe të tjerë që janë në dilema a do t’i dënojë All-llahu apo do t’ua falë. All-llahu është i dijshëm e i urtë

Verse 107 — Surah At-Tawbah 9:107

Kurse ata të cilët e ndërtuan xhaminë, për të dëmtuar, për mosbesim edhe përçarje ndërmjet besimtarëve duke e përgatitur për atë i cili qysh më herët ka luftuar kundër All-llahut dhe Profetit të tij, me siguri do të bëjnë be “Ne kemi pas dëshiruar vetëm çka është e mirë”, por All-llahu me siguri e dëshmon se ata janë rrenacakë

Verse 108 — Surah At-Tawbah 9:108

Ti kurr mos u fal aty! Xhamia që qysh prej ditës së parë është ngritur për devotshmëri, me të vërtetë meriton më së shumti që aty të kryesh namazin. Në të ka njerëz që dëshirojnë të pastrohen dhe All-llahu i do të pastërtit

Verse 109 — Surah At-Tawbah 9:109

A është më i mirë, ai i cili themelin e shtëpisë s ëvet e ka vënë nga devotshmëria ndaj All-llahut dhe me dëshirë që t’i bëhet i afërt, apo ai i cili themelin e shtëpisë së vet e ka vënë në buzë të bregut të brejtur nga uji, i cili është shtrembëruar të bjerë bashkë me të në zjarrin e xhehennemit? All-llahu popullin mizor nuk e drejton në rrugë të drejtë

Verse 110 — Surah At-Tawbah 9:110

Ndërtesa që e kanë ngritur ata vazhdimisht do të mbjellë shqetësime në zemrat e tyre, derisa tu pëlcasin zemrat e tyre. Kurse All-llahu është shumë i dijshëm e i urtë

Verse 111 — Surah At-Tawbah 9:111

All-llahu ka blerë nga besimtarët shpirtërat dhe pasuritë e tyre me xhennet – ata luftojnë për hirë të All-llahut dhe do të vrasin dhe do të vriten. Ai këtë ua ka premtuar me siguri në Tevratë dhe Inxhil edhe në Kur’an – pra, kush i plotëson premtimet e veta më mirë se All-llahu? Prandaj gëzohuni pazarit që e keni bërë me Te, se ai është shpëtim i madh

Verse 112 — Surah At-Tawbah 9:112

Ata që pendohen, dhe i falen Atij, dhe lavdërojnë edhe ecin rrugës së mbarë, bëjnë përulje dhe sexhde, dhe urdhërojnë të bëhen vepra të mira, dhe pengojnë nga veprat e këqia dhe i ruajnë normat e All-llahut. Përgëzoji, pra, besimtarët

Verse 113 — Surah At-Tawbah 9:113

Profetit dhe besimtarëve nuk u lejohet të luten për politeistët, edhe n’i paçin të afërt, kur e kanë të qartë se ata janë banorë të zjarrit

Verse 114 — Surah At-Tawbah 9:114

E që Ibrahimi u lut për babën e vet, ajo ishte vetëm nga shkaku që i pat premtuar vetëm atij, dhe sapo iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, hoqi dorë prej tij. Ibrahimi me të vërtetë ishte shumë i prekshëm dhe i butë

Verse 115 — Surah At-Tawbah 9:115

All-llahu nuk e humb një popull të cilin e ka udhëzuar para se t’ia sqaroj se prej çka duhet të ruhet. Nuk ka dyshim All-llahu i di mirë të gjitha

Verse 116 — Surah At-Tawbah 9:116

Me të vërtetë All-llahu është ai që mban pushtetin e qiejve dhe të tokës, ngjall dhe vdes, dhe ju përveç All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar

Verse 117 — Surah At-Tawbah 9:117

All-llahu ia ka falur Profetit dhe “muhaxhirëve” dhe “ensarëve”, të cilët e pasuan në një moment të vështirë, në kohën kur zemrat e disave prej tyre gati sa nuk u luhatën; Ai pastaj ua fali edhe atyre, sepse Ai ndaj atyre është i butë dhe mëshirëplotë

Verse 118 — Surah At-Tawbah 9:118

Edhe atyre të treve të cilët patën mbetur vonë, edhe këtë mu atëherë kur toka u bë e ngushtë dhe kur iu ngushtua edhe frymëmarrja, u erdh shpirti në fyt dhe e panë se nuk kanë shpëtim prej All-llahut, por veçse te Ai. Ai pastaj ua pranoi edhe atyre pendimin, që të pendohen, sepse All-llahu, njëmend, pranon pendimin dhe është mëshirëplotë

Verse 119 — Surah At-Tawbah 9:119

O besimtarë, frikësohuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë

Verse 120 — Surah At-Tawbah 9:120

Nuk është dashur që banorët e Medines, as beduinët për rreth, të mbesin mbrapa Profetit të All-llahut, dhe as që ta duan jetën e vet sa jetën e atij. Ata nuk do t’i godasë as etja as lodhja e uria në rrugën e All-llahut. Dhe as do të paraqiten në ndonjë vend, i cili do t’i hidhërojë mosbesimtarët, e as do të pasojnë çfarëdo të keqe qoftë nga armiku, e ajo të mos u evidentohet e tërë si vepër e mirë. All-llahu me të vërtetë nuk do të lejojë të humbë shpërblimi i punëmirëve

Verse 121 — Surah At-Tawbah 9:121

Dhe nuk japin kurrfarë kontributi, as të madh as të vogël, e as që do të kapërcejnë ndonjë luginë e ajo të mos jetë shkruar, që All-llahu t’i shpërblejë për veprat e tyre me shpërblim më të mirë se sa ajo çka e bëjnë

Verse 122 — Surah At-Tawbah 9:122

Të gjithë besimtarët nuk duhet të shkojnë në luftë. Disa prej tyre, nga secila bashkësi, le të paraqiten të marrin rrugën e shkencës fetare dhe le t’i tërheqin vërejtjen popullit të vet kur të kthehen nga lufta, ndoshta ata do të ruhen

Verse 123 — Surah At-Tawbah 9:123

O besimtarë, luftoni kundër mosbesimtarëve që i keni afër jush dhe le ta ndiejnë ashpërsinë tuaj! Dhe ta dini se All-llahu është në anën e të devotshmëve

Verse 124 — Surah At-Tawbah 9:124

Dhe kur po shpallet ndonjë sure, ka prej atyre që thonë: “Kujt nga ju ia ka shtuar besimin kjo?” Sa u përket besimtarëve atyre ua ka forcuar besimin dhe ata gëzohen

Verse 125 — Surah At-Tawbah 9:125

E sa u përket atyre, zemrat e të cilëve janë të sëmura, ajo ua ka shtuar ndytësinë mbi ndytësinë e tyre që e kanë, dhe ata vdiqën e shkuan si mosbesimtarë

Verse 126 — Surah At-Tawbah 9:126

A nuk i shohin ata se për çdo vjet njëherë, apo dy herë, bijnë në sprovë, dhe prap as pendohen e as mbledhin mendjen

Verse 127 — Surah At-Tawbah 9:127

Ndërsa kur po shpallët ndonjë sure vetëm shikohen ndërveti, a ju sheh dikush? E pastaj largohen. All-llahu i lashtë pa përkrahje zemrat e tyre! Për shkak se janë nga ata njerëz që nuk marrin vesh

Verse 128 — Surah At-Tawbah 9:128

Ju ka ardhur një Profet nga mesi juaj, i vjen rëndë që do ta vëni në mundime, memzi pret të niseni rrugës së drejtë, sepse është i butë dhe mëshirëplotë ndaj besimtarëve

Verse 129 — Surah At-Tawbah 9:129

Por nëse ata kthejnë kryet në anën tjetër, ti thuaju: “Mua më mjafton All-llahu, nukka Zot tjetër përveç Atij, vetëm te Ai kam mbështetje. Ai është Zot i përbotshëm”