Verse 1 — Surah Ad-Duhaa 93:1
Pasha drekën
Verse 2 — Surah Ad-Duhaa 93:2
Edhe natën kur mbulon
Verse 3 — Surah Ad-Duhaa 93:3
Zoti yt nuk të ka lënë pas dore dhe nuk të ka urrejtur
Verse 4 — Surah Ad-Duhaa 93:4
Bota e ardhshme është, njëmend, më e mirë për ty se kjo botë
Verse 5 — Surah Ad-Duhaa 93:5
Dhe Zoti yt me siguri do të japë ty, e do të jesh i kënaqur
Verse 6 — Surah Ad-Duhaa 93:6
A nuk ishe bonjak, e ai të ofroi strehim
Verse 7 — Surah Ad-Duhaa 93:7
Dhe ishe i humbur, e ai pra, të përudhi
Verse 8 — Surah Ad-Duhaa 93:8
Ke qenë edhe i varfër, e të bëri të pasur
Verse 9 — Surah Ad-Duhaa 93:9
Prandaj bonjakun mos e nënçmo
Verse 10 — Surah Ad-Duhaa 93:10
dhe lypsin mos e refuzo
Verse 11 — Surah Ad-Duhaa 93:11
Por për dhuntitë e Zotit tënd prediko