Verse 1 — Surah Al-Alaq 96:1
Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar
Verse 2 — Surah Al-Alaq 96:2
Krijoi njeriun prej një rrëcke
Verse 3 — Surah Al-Alaq 96:3
Lexo! Se është fisnik Zoti yt
Verse 4 — Surah Al-Alaq 96:4
I cili e mësoi me pendë
Verse 5 — Surah Al-Alaq 96:5
E mësoi njeirun çka nuk e kishte ditur
Verse 6 — Surah Al-Alaq 96:6
Me të vërtetë njeriu është bukëshkelë
Verse 7 — Surah Al-Alaq 96:7
Sapo e ndien vetën të pasur
Verse 8 — Surah Al-Alaq 96:8
Por do të kthehen tek Zoti yt
Verse 9 — Surah Al-Alaq 96:9
A e pe atë që pengonte
Verse 10 — Surah Al-Alaq 96:10
Një njeri deri sa po falej
Verse 11 — Surah Al-Alaq 96:11
Më trego: a është ai në rrugë të drejtë
Verse 12 — Surah Al-Alaq 96:12
Apo kërkon devotshmëri
Verse 13 — Surah Al-Alaq 96:13
Tregom, nëse ai përgënjeshtron dhe kthen kryet anash
Verse 14 — Surah Al-Alaq 96:14
A nuk e di se All-llahu sheh
Verse 15 — Surah Al-Alaq 96:15
Po, si jo?! Nëse nuk heq dorë do ta zëmë për bishtaleci
Verse 16 — Surah Al-Alaq 96:16
Bishtalecë të rrejshëm dhe të gabuar
Verse 17 — Surah Al-Alaq 96:17
Dhe ai le t’i thërret shokët e vet
Verse 18 — Surah Al-Alaq 96:18
E Ne do të thërrasim zebanitë
Verse 19 — Surah Al-Alaq 96:19
Kurrsesi, ti mos iu nënshtro atij, por bënë sexhde dhe afroju Zotit tënd