Back to Languages

Albanian - Chapter 98 - Al-Bayyinah

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Bayyinah 98:1

Ata të cilët mohuan, nga pasues të librit dhe politeistët, nuk largoheshin deri kur u erdh argumenti i qartë

Verse 2 — Surah Al-Bayyinah 98:2

Një Profet nga All-llahu i cili lexon broshura të pastërta

Verse 3 — Surah Al-Bayyinah 98:3

Ku ka norma të drejta e stabile

Verse 4 — Surah Al-Bayyinah 98:4

Dhe ata të cilëve u qe dhënë Libri nuk u ndanë dei atëherë kur u erdh argumenti i qartë

Verse 5 — Surah Al-Bayyinah 98:5

Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë, me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë, edhe të kryejnë të falurit, edh të japin zeqatin, e ajo është fe stabile

Verse 6 — Surah Al-Bayyinah 98:6

Ata të cilët nuk besojnë nga ithtarët e librit edhe politeistët, do të jenë, me siguri në zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata janë krijesa më të këqia

Verse 7 — Surah Al-Bayyinah 98:7

Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira ata janë, njëmend, krijesat më të mira

Verse 8 — Surah Al-Bayyinah 98:8

Shpërblimi i tyre, te Zoti i tyre, janë xhennete të Adënit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj, ku do të mbesin të banojnë përgjithmonë. All-llahu do të jetë i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Te. Ajo është për ata i cili ka pasur droje nga Zoti i vet