Porse u qe urdhëruar të adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë, me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë, edhe të kryejnë të falurit, edh të japin zeqatin, e ajo është fe stabile
Ata të cilët nuk besojnë nga ithtarët e librit edhe politeistët, do të jenë, me siguri në zjarrin e xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë. Ata janë krijesa më të këqia
Shpërblimi i tyre, te Zoti i tyre, janë xhennete të Adënit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj, ku do të mbesin të banojnë përgjithmonë. All-llahu do të jetë i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Te. Ajo është për ata i cili ka pasur droje nga Zoti i vet