Back to Languages

Albanian - Chapter 11 - Hud

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Hud 11:1

Alif Lam Ra. Libri, ajetet e te cilat jane plote urtesi e pastaj jane shkoqitur, eshte nga i urti nga i informuari

Verse 2 — Surah Hud 11:2

Qe te mos adhuroni tjeter, pervec All-llahut – une jam derguar nga ana e Tij qortues dhe pergezues

Verse 3 — Surah Hud 11:3

Dhe qe te kerkoni falje nga Zoti juaj dhe te pendoheni, edhe Ai do t’ju mundesoje te jetoni te lumtur deri ne momentin e caktuar dhe secilit te merituar i jepet miresia e merituar. Po nese ia ktheni shpinen, ani, une me te vertete i frikesohem denimit tuaj ne diten e madhe

Verse 4 — Surah Hud 11:4

Te All-llahu do te ktheheni dhe Ai ka mundesi per gjithcka

Verse 5 — Surah Hud 11:5

Ata perpiqen te fshihen nga Ai, apo jo?! Edhe kur mbeshtillen ne petkun e vet, Ai e di ate cka fshehin dhe ate cka shfaqin, apo jo? Ai, njemend, i di mire mendimet e gjithkujt

Verse 6 — Surah Hud 11:6

Ne toke nuk ka asnje qenie te gjalle e te mos e kete ushqimin te All-llahu. Ai di se kush do te qendroje dhe ku do te varroset. Tera keto jane ne Librin e qarte

Verse 7 — Surah Hud 11:7

Ai eshte qe ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite dhe mbikqyrja e tij ishte mbi uje, qe t’ju sprovoje se cili nga ju do te jete me i mire ne vepra. Nese ti thua, pas vdekjes me siguri do te ringjalleni, mosbesimtaret do te thone patjeter: “Kjo nuk eshte asgje tjeter pervec mashtrim flagrant!”

Verse 8 — Surah Hud 11:8

Dhe nese ne ua anulojme denimin deri ne afat te caktuar, ata me siguri do te thone: “Pse, per cka po e vonon?” Kurse ne diten kur t’u vije, nuk do t’u largohet atyre dhe nga te gjitha anet do te jene te rrethuar nga ajo qe i jane tallur

Verse 9 — Surah Hud 11:9

Nese i mundesojme njeriut te shijoje meshiren tone e pastaj ia shkurtojme, ai deshprohet dhe behet mohues bukeshkele

Verse 10 — Surah Hud 11:10

Po nese i mundesojme te shijoje dhuntite pas denimit qe e ka gjetur, ai me siguri do te thote: “Me jane larguar te keqiat”! Ai pa dyshim eshte entuziazmuar dhe i sterkrenuar

Verse 11 — Surah Hud 11:11

Pervec atyre qe durojne dhe bejne vepra te mira, ata jane qe meritojne falje dhe shperblim te madh

Verse 12 — Surah Hud 11:12

Ti ndoshta do te kishe lene anash dicka nga ajo qe te shpallet, dhe ta shtrengon kraherorin, per te mos thene ata “Pse nuk i eshte derguar ndonje pasuri ose te kishte ardhur me te ndonje engjull”. Ti vetem terheq verejtjen, kurse All-llahu per te gjitha gjerat perkujdeset

Verse 13 — Surah Hud 11:13

Ose po thone, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjete kaptina te ngjashme me te (Kur’anin), te trilluara, dhe thirrni ne ndihme cilin te doni, ne vend te All-llahut, nese e flisni te verteten!”

Verse 14 — Surah Hud 11:14

Po nese nuk u pergjigjen, atehere ta dini se eshte i shpallur me dijeni te All-llahut dhe nuk ka tjeter Zot pervec Atij, a po beheni muslimane

Verse 15 — Surah Hud 11:15

Kush deshiron jeten ne kete bote dhe bukurite e saj – Ne do t’ua shperblejme punet e tyre dhe ne kete asgje nuk do t’u lihet mangut

Verse 16 — Surah Hud 11:16

Ata jane per te cilet ne boten tjeter ka vetem zjarr, eshte e pavlefshme se cka kane bere ne toke dhe eshte krejt e kote ajo qe punojne

Verse 17 — Surah Hud 11:17

Po kush eshte ne rruge te drejte e me te qarte se ai i cili eshte i drejtuar nga Zoti i tij, dhe lexon ate (Kur’anin), deshmitar i tij, si edhe para tij, librin e Musaut, udherrefyes dhe meshire? Ata i besojne atij, dhe kush e mohon ate, nga grupet, vendbanim i tij eshte zjarri. Prandaj ti mos dysho kurrsesi ne te, ai padyshim eshte i sakte nga Zoti yt, por shumica e njerezve nuk besojne

Verse 18 — Surah Hud 11:18

A ka me mizor se ai i cili trillon genjeshtra per All-llahun? Ata do te sillen para Zotit te tyre dhe deshmitaret do te thone: “Keta jane te cilet kane thure genjeshtra per Zotin e vet!” A nuk eshte mallkim i All-llahut kunder mizoreve

Verse 19 — Surah Hud 11:19

Te cilet shmangin nga rruga e All-llahut dhe perpiqen ta shtremberojne”, dhe ata, ata nuk besojne ne boten tjeter

Verse 20 — Surah Hud 11:20

Ata ne toke nuk mund ta pengojne, dhe pervec All-llahut nuk kane tjeter mbrojtes. Denimi i atyre shumefishohet dhe nuk munden as te degjojne, as te shohin

Verse 21 — Surah Hud 11:21

Ata kane shkaterruar vetveten, madje i kane humbur edhe ata qe i kane trilluar (idolet)

Verse 22 — Surah Hud 11:22

Ata, pa dyshim, ne ate bote do te jene krejtesisht te humbur

Verse 23 — Surah Hud 11:23

Ata te cilet bejne vepra te mira dhe i qendrojne besnik Zotit te tyre, do te jene banore te xhennetit, aty do te jene pergjithmone

Verse 24 — Surah Hud 11:24

Keta dy grupe shembellejne si i verberi dhe i shurdheri dhe sikur ai i cili sheh dhe degjon. A jane keta te dy te barabarte per krahasim? A nuk mendoni fare

Verse 25 — Surah Hud 11:25

Edhe Nuhin ia derguam populit te vet. “Une jam qe t’ju terheq verejtjen haptazi

Verse 26 — Surah Hud 11:26

Qe te mos adhuroni tjeter pervec All-llahut;, une, njemend, kam frik per denimin kunder jush ne diten e padurueshme!”

Verse 27 — Surah Hud 11:27

Dhe paria e popullit te tij, ata te cilet kane mohuar, thane: “Me sa shohim ne, ti je njeri sikurse edhe ne, po shohim edhe se te pasojne pa kurrfare mendimi vetem ata qe s’jane kurrkushi nder ne; ne nuk shohim se je dic me i mire se ne, aq me teper mendojme se je genjeshtar”

Verse 28 — Surah Hud 11:28

Ai tha, “O populli im, a po shikoni! Nese une e kam te qarte nga Zoti im dhe Ai me ka dhene profetesi, ju jeni te verbuar. A t’ju detyrojme, perkunder vullnetit tuaj, per dicka qe urreni

Verse 29 — Surah Hud 11:29

O populli im! Per kete une nuk kerkoj prej jush pasuri, me shperblen vetem All-llahu. Dhe une nuk po i perze besimtaret, ata do te dalin para Zotit te tyre; por une e shoh se jeni njerez qe nuk dini

Verse 30 — Surah Hud 11:30

O populli im! Kush do te me mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha perzene? A nuk kujtoheni pak

Verse 31 — Surah Hud 11:31

Une nuk ju them se te une jane depot e All-llahut, edhe te padukshmen nuk e di, e as qe ju them: “Une jam engjull, e as qe ju them per ata, te cilet ju i shikoni me nencmim se All-llahu nuk do t’ju jape te mira; All-llahu e di me se miri se cka kane ata ne shpirte – sepse atehere do te isha gabimtar”

Verse 32 — Surah Hud 11:32

“O Nuh, - i thane ata, - ti ke polemizuar me ne dhe ke diskutuar gjate. Hajde, nese flet te verteten, le te na godas ajo me cka po na kercenohesh?”

Verse 33 — Surah Hud 11:33

“Ate do ta beje vetem All-llahu, nese do – tha ai – dhe ju nuk mund ti shpetoni”

Verse 34 — Surah Hud 11:34

Keshilla ime nuk ju ben dobi, nese All-llahu do t’ju lere te humbur, kushedi sa te deshiroj une te ju keshilloj. Ai eshte Zoti juaj dhe te ai do te ktheheni”

Verse 35 — Surah Hud 11:35

A po thone se ai e trillon!? Thuaj: “Nese e trilloj eshte mekati im, por une jam larg mekateve qe beni ju”

Verse 36 — Surah Hud 11:36

Dhe Nuhit i qe shpallur: “Askush tjeter nga populli yt nuk do te besoje, pervec atyre qe jane besimtare, prandaj mos u pikello per ate cka bejne ata

Verse 37 — Surah Hud 11:37

Dhe bere anijen nen mbikqyrjen tone dhe me frymezimin tone, dhe mos fol me per ata qe bejne mizori – ata gjithqysh do te permbyten!”

Verse 38 — Surah Hud 11:38

Dhe ai e beri anijen. Ndersa paria e popullit te tij, sa here qe kalonin prane tij, e tallnin. “Nese ju na tallni neve – u thoshte ai – do t’ju tallim edhe ne juve, ashtu sic talleni ju

Verse 39 — Surah Hud 11:39

Dhe keni per te marre vesh se ke po e godet denimi i turpshem dhe kush do te jete ne denim te perjetshem”

Verse 40 — Surah Hud 11:40

Dhe kur u shpall urdheri yne dhe vershoi uji nga siperfaqja e tokes, Ne i thame: “Ngarko ne anije nga nje cift te secilit lloj edhe familjen tende – pervec atyre per te cilet eshte bere fjale – edhe besimtaret!” Po pak ka pasur me te, te cilet besuan

Verse 41 — Surah Hud 11:41

Dhe kur u tha: “Hipni ne te, ajo ne emer te All-llahut lundron dhe ndalet! Zoti im, njemend fal, eshte meshireplote”

Verse 42 — Surah Hud 11:42

Dhe ajo lundroi me ata ne valet e medha si kodra dhe Nuhi e thirri djalin e vet i cili ishte me larg: “O biri im, hip me ne dhe mos u bene me mosbesimtaret!”

Verse 43 — Surah Hud 11:43

“Do te shmangem te nje mal qe do te me shpetoje nga uji, - iu pergjigj ai. “Sot – i tha – askush nuk do te kursehet nga denimi i All-llahut, pervec atij te cilin Ai e meshiron. Dhe vala i ndau ata dy dhe ai u mbyt

Verse 44 — Surah Hud 11:44

“Oj toke! – i tha, - thithe ujin tend, e ti o qiell ndal!” Dhe uji u terhoq edhe urdheri u zbatua, ndersa anija u ndal ne malin al-Xhudij, dhe u tha “Qofte larg populli mizor!”

Verse 45 — Surah Hud 11:45

Dhe Nuhi e luti Zotin e vet e i tha: “O Zoti im, djali im eshte, femije e kam, kurse premtimi yt eshte i vertete dhe Ti je me i urti i te urteve!”

Verse 46 — Surah Hud 11:46

“O Nuh – i tha Ai, - me te vertete ai nuk eshte nga familja jote. Ai ka bere pune te pamire, prandaj mos me lut per ate cka nuk e di! Une te keshilloj qe te mos behesh injorant”

Verse 47 — Surah Hud 11:47

Zoti im – tha ai – Une mbeshtetem te ti dhe besatohem se me nuk do te lutem per ate cka nuk kam njohuri! Nese nuk ma fal dhe nuk me meshiron do te jem i humbur”

Verse 48 — Surah Hud 11:48

Iu tha: “O Nuh, shkarkohu me pershendetjen tone dhe me bekime per ty dhe popujt qe jane me ty! Edhe popujt te cileve do t’u mundesojme te kenaqen, por pastaj do t’i gjeje denim i dhembshem”

Verse 49 — Surah Hud 11:49

Ato jane lajme te panjohura qe t’i shpallim ty, as ti as populli yt perpara kesaj nuk keni ditur. Prandaj ke durim, perfundimi, njemend, eshte ne dobi te devotshmeve

Verse 50 — Surah Hud 11:50

Edhe Adit – vellaun e tyre Hudin: “O populli im, - u tha, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij, ju vetem po kurdisni trillime

Verse 51 — Surah Hud 11:51

O populli im, une nuk kerkoj prej jush shperblime per kete; mua me shperblen vetem Ai i cili me ka krijuar! Pse nuk mblidhni mendjen

Verse 52 — Surah Hud 11:52

O populli im, kerkoni qe t’ju fale Zoti juaj dhe pendohuni! Ai do t’ju dergoje shi te mjaftueshem dhe do t’jua shtoje forcen me force te re, dhe mos shmangeni e te beheni mekatare!”

Verse 53 — Surah Hud 11:53

Ata i thane, “O Hud, nuk na ke sjelle kurrfare sqarimi dhe ne nuk i leme zoterat tane vetem per fjalet tua, ne ty nuk te besojme

Verse 54 — Surah Hud 11:54

Ne te themi se ty te ka goditur me te keqe ndonje zot i yne. Une – tha ai – kam deshmitar All-llahun, por edhe ju deshmoni se une jame larg asaj qe ia beni ju shok

Verse 55 — Surah Hud 11:55

Pervec atij; Te gjithe ju, pra, ngriheni (beni kurtha) kunder meje dhe hiq mos pritni

Verse 56 — Surah Hud 11:56

Une kam mbeshtetje te All-llahu, te Zoti im dhe i juaj! Nuk ka asnje krijese te gjalle qe nuk eshte nen sundimin e tij; Zoti im, me te vertete, vepron drejte

Verse 57 — Surah Hud 11:57

Dhe nese ia ktheni shpinen – e une ua kam kumtuar ate perse jam derguar te ju – Zoti im do te mekembe, ne vend tuajin nje popull dhe ju nuk mund t’i beni kurrfar demi; Zoti im, pa dyshim, eshte roje mbi cdo send”

Verse 58 — Surah Hud 11:58

Dhe kur ia arriti denimi yne, ne me meshiren tone, shpetuam Hudin dhe ata qe kishin besuar me te, i shpetuam ata nga nje denim shume i rende

Verse 59 — Surah Hud 11:59

Dhe ai eshte Ad; i mohuan argumentet e Zotit te vet dhe nuk e degjuan Profetin e vet, por pasuan urdherin e dofare kriminelesh kokeforte

Verse 60 — Surah Hud 11:60

Dhe ata i ka ndjekur mallkimi ne kete bote dhe ne diten e gjykimit. Ad, njemend nuk i besuan Zotit te vet, apo jo? Qofte i larguar Adi, populli i Hudit

Verse 61 — Surah Hud 11:61

Kurse Themudit – vellaun e tyre Salihun, dhe u tha, “O populli im, adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij! Ai ju krijoi nga dheu dhe ju vendosi te jetoni ne te. Prandaj kerkoni falje dhe shprehni pendimin atij, sepse Zoti im eshte me siguri afer dhe pergjigjet”

Verse 62 — Surah Hud 11:62

“O Salih, - i thane ata, ti nder ne ke qene i nderuar perpara kesaj. A ti po na pengon t’i falemi atij qe i jane falur baballaret tane? Ne shume dyshojme ne ate qe na therret ti”

Verse 63 — Surah Hud 11:63

O populli im, - u tha ai – a e shihni, nese une e kam te sqaruar nga Zoti im dhe Ai vete me ka dhene meshire; kush do te me mbroje nga All-llahu nese une nuk e ndegjoj, ndersa ju vetem ma shtoni shkaterrimin

Verse 64 — Surah Hud 11:64

O populli im, kjo deve e All-llahut eshte nje argument per ju. Lereni le te kullose ne token e All-llahut dhe mos i beni dem se do t’ju gjeje denimi menjehere”

Verse 65 — Surah Hud 11:65

Mirepo, ata e mbyten e ai tha: “Do te jetoni ne shtepite tuaja vetem tri dite, ai eshte premtim i sigurt”

Verse 66 — Surah Hud 11:66

Dhe kur erdhi denimi yne, Ne, nga meshira jone, e shpetuam Salihun dhe besimtaret qe ishin me te nga turpi i asaj dite. Zoti yt eshte pa medyshje i forte, i gjithfuqishem

Verse 67 — Surah Hud 11:67

Kurse ata te cilet kane bere mizori i perfshiu ushtima dhe u gjeten te vdekur, kufoma, ne shtepiat e veta

Verse 68 — Surah Hud 11:68

Sikur te mos kishin jetuar fare ne to. Themudi, njemend, e mohoi Zotin e vet, apo jo?! Qofte larguar Themudi

Verse 69 — Surah Hud 11:69

Edhe Ibrahimit i paten ardhur te deleguarit tane dhe i thane: “Pac paqe!” “Edhe per ju qofte paqa!”, u pergjegj ai, dhe shpejt u solli nje vic te pjekur

Verse 70 — Surah Hud 11:70

Dhe kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah mishi, ai e kuptoi se nuk jane musafire te zakonshem dhe e kaploi njefare frike prej tyre. “Ti mos u frikeso, - i thane ata, ne jemi derguar te populli i Lutit”

Verse 71 — Surah Hud 11:71

Kurse gruaja e tij rrinte aty dhe ne e pergezuam me Is-hakun, e pas Is-hakut me Jakubin; Ajo qeshi

Verse 72 — Surah Hud 11:72

“Qyqja une!, tha, a kaq e vjeter te bej femije, madje edhe me kete burrin tim plak! Kjo me te vertete eshte dicka e cuditshme!”

Verse 73 — Surah Hud 11:73

A po cuditesh nga puna e All-llahut? I thane ata – meshira e All-llahut dhe bekimet e tij jane me ju, familje e profetit. Ai eshte i denje per falenderim dhe lartesim”

Verse 74 — Surah Hud 11:74

Dhe pasi i kaoi frika Ibrahimit dhe i erdh lajmi i gezueshem, filloi te diskutoje me te deleguarit tane perpopullin e Lutit

Verse 75 — Surah Hud 11:75

Ibrahimi, vertete ishte shume i bute, i dhembshem dhe besnik

Verse 76 — Surah Hud 11:76

“O Ibrahim, hiqju kesaj, ka ardhur urdheri i Zotit tend qe ata patjeter t’i arrije denimi i pashmangshem”

Verse 77 — Surah Hud 11:77

Dhe kur te deleguarit tane erdhen te Luti, ai u ngushtua dhe i erdh keq prej tyre dhe tha “Kjo eshte dite e rende!”

Verse 78 — Surah Hud 11:78

Dhe populli i tij u versul tek ai, - te cilet edhe me pare punonin vepra te turpshme. “O populli im, - tha ai, - qe vajzat e mia, keto jane te pasterta per ju! Frikesohuni All-llahut dhe mos me turperoni me musafiret e mi! valle a nuk paska prej jush asnje njeri te marre vesh

Verse 79 — Surah Hud 11:79

“Ti e ke ditur, - i thane ata, - se ne nuk kemi asnjefare te drejte ne vajzat tua, dhe ti e di, me siguri, se cka deshirojme”

Verse 80 — Surah Hud 11:80

“Eh! Sikur te kisha pasur force per ju, - tha ai, - ose te kisha mbeshtetje ne ndonje krah te forte!”

Verse 81 — Surah Hud 11:81

“O Lut, - i thane, - ne jemi te deleguarit e Zotit tend, as qe kane per te arritur te ti. Ti me familjen tende nisu naten dhe le te mos mbese askush, pervec gruas tende. Ate do ta gjeje ajo qe po i gjen ata. Fundi i tyre eshte agimi; a nuk eshte afer agimi?”

Verse 82 — Surah Hud 11:82

Dhe kur erdhi urdheri yne, Ne i permbysem te gjitha, ajo qe kishte qene larte ra poshte, dhe mbi ta leshuam guraleca sikur copa te argjilit, qe reshen pa ia nda

Verse 83 — Surah Hud 11:83

Te caktuar nga Zoti yt, e ajo nuk eshte larg nga mizoret

Verse 84 — Surah Hud 11:84

Dhe Medjenit - vellaun e vet, Shuajbin. “O populli im – tha ai, - adhurone All-llahun, ju nuk keni tjeter Zot pervec Atij, dhe mos beni padrejtesi ne peshoje, qofte me liter a me terezi. Une e shoh se ju keni mjaft dhe frikesohem se nje dite do t’ju godase denimi

Verse 85 — Surah Hud 11:85

“O populli im! Matni drejt si me liter ashtu edhe me terezi dhe mos ua mungoni njerezve gjerat e tyre dhe mos beni ne toke keq dhe turbullime

Verse 86 — Surah Hud 11:86

Me mire eshte ajo qe ua le All-llahu, nese jeni besimtare, kurse une nuk jam roja juaj!”

Verse 87 — Surah Hud 11:87

“O Shuajb, - i thane, - kjo e falmja jote ate urdheron qe t’i leme ata qe i kane adhuruar baballaret tane ose te mos veprojme me pasurite tona shtu sic deshirojme vete? Ti njemend qenke i bute dhe i udhezuar!”

Verse 88 — Surah Hud 11:88

“O populli im, - tha ai, - nese une e kam te qarte nga Zoti im dhe se Ai me ka furnizuar vete me te mira. Une deshiroj te kontestoj ate qe ua ndaloj; por vetem se deshiroj te bej mire aq sa mundem, kurse suksesi im varet vetem nga All-llahu. Te Ai jam mbeshtetur dhe atij i drejtohem

Verse 89 — Surah Hud 11:89

O populli im! Mospajtimi juaj me mua, kurrsesi le te mos ju shpjer atje ku do te iu godise ajo qe e goditi popullin e Nuhit, ose te Hudit, ose popullin e Salihut. Por edhe populli i Lutit nuk eshte fort larg jush

Verse 90 — Surah Hud 11:90

dhe kerkoni falje nga Zoti juaj e pastaj shprehni pendim Atij! Zoti im, me te vertete, eshte meshireplote dhe plot dashuri”

Verse 91 — Surah Hud 11:91

Ata i thane, “O Shuajb, shume sende cka thua ti neve nuk na i merr mendja dhe ne e shohim se ti je njemend i dobet ne mesin tone; sikur te mos ishte familja jote ne do te kishim mbytur me gure, ti nuk ke kurrfar force per ne”

Verse 92 — Surah Hud 11:92

“O populli im, - tha ai, - a fisi im eshte me i dashur se All-llahu per ju, e ju, ate e keni lene krejtesisht pas dore?! Zoti im e di mire se cka beni ju

Verse 93 — Surah Hud 11:93

O populli im, beni sa te keni mundesi, por edhe une do te bej. Do ta merrni vesh cilin do ta zere denimi qe ta turperoje dhe kush eshte genjeshtar. Pra, pritni, edhe une do te pres me ju!”

Verse 94 — Surah Hud 11:94

Dhe kur erdh urdheri yne, Ne nga meshira jone, e shpetuam Shuajbin dhe ata qe besuan me te, kurse ata qe bene keq i goditi ushtima, dhe ata u gjeten kufoma, te vdekur ne shtepit e tyre

Verse 95 — Surah Hud 11:95

Sikur te mos kishin ekzistuar fare ne te (toke). Qofte i larguar Medjeni sic eshte edhe Themudi

Verse 96 — Surah Hud 11:96

Edhe Musaun e derguam me argumentet tona dhe autorizime te qarta

Verse 97 — Surah Hud 11:97

Te Faraoni dhe paria e tij, por ata pasuan urdherat e Faraonit, kurse urdheri i Faraonit nuk te shpie drejt

Verse 98 — Surah Hud 11:98

Do t’i prije ne diten e Kijametit popullit te vet dhe ta shpjere ne zjarr, po vend i tmerrshem eshte ai ku do te shpien

Verse 99 — Surah Hud 11:99

Ne kete bote i ka percjelle mallkimi, si edhe ne diten e kijametit. Sa “dhurate” e keqe po u dhurohet

Verse 100 — Surah Hud 11:100

Ato jane disa lajme per qytetet qe po ti tregojme; disa prej tyre ende ekzistojne e disa jane zhdukur

Verse 101 — Surah Hud 11:101

Ne nuk i kemi demtuar ata, por ata kane demtuar vetveten. Dhe kur erdhi urdheri i Zotit tend, kurgje nuk u kane ndihmuar zoterat e tyre, te cileve u jane falur, ne vend te All-llahut, vetemse ua shtojne shkaterrimin

Verse 102 — Surah Hud 11:102

Ja, ashtu denon Zoti yt kur denon qytete qe kane bere mizori. Denimi i tij eshte, njemend, fort i dhembshem

Verse 103 — Surah Hud 11:103

Ne kete ka, pa dyshim, argumente per ate qe i frikesohet denimit ne boten tjeter; e ajo eshte dite kur te gjithe njerezit do te tubohen dhe ajo eshte dite e deshmuar

Verse 104 — Surah Hud 11:104

Dhe ne e shtyejme vetem deri ne nje kohe te caktuar

Verse 105 — Surah Hud 11:105

Kur te vije ajo dite, asnje nuk do te flas pa lejen e tij. Prej atyre do te kete te mjere dhe fatlume

Verse 106 — Surah Hud 11:106

Sa u perket te mjereve, ata do te jene ne zjarr, ku rende merret fryme

Verse 107 — Surah Hud 11:107

Aty do te mbesin pergjithmone, sa te jene qiejt dhe toka, pervec se cka do Zoti yt. Zoti yt, njemend, punon cka deshiron

Verse 108 — Surah Hud 11:108

Sa u perket fatlumeve, ata do te jene ne xhenet, aty do te qendrojne pergjithmone, sa te jene qiejt dhe toka, vetem se cka do Zoti yt, si shperblim i vazhdueshem

Verse 109 — Surah Hud 11:109

Prandaj mos jij ne dyshim per ate cka po adhurojne keta. Keta nuk adhurojne tjeter pervecse cka adhuronin baballaret e tyre edhe me pare. Dhe me siguri ate cka kane merituar do t’ua japim, hiq pa ua munguar

Verse 110 — Surah Hud 11:110

Edhe Musaut i dhame Librin, por u kontestua, dhe sikur te mos ishte fjala e Zotit tend e dhene me heret, ata do te ishin ekzekutuar, porse ata jane ne dyshim te madh per kete

Verse 111 — Surah Hud 11:111

Dhe te tereve atyre Zoti yt do t’ua paguaj veprat e tyre, sepse Ai eshte i informuar se cka po bejne

Verse 112 — Surah Hud 11:112

Ti vazhdo rruges se drejte sic je urdheruar, dhe ashtu kush pendohet le te veprojne me ty, dhe mos jini te hutuar, sepse Ai sheh mire se cka punoni

Verse 113 — Surah Hud 11:113

Dhe mos iu bashkohuni atyre qe kane bere padrejtesi e t’ju djege zjarri, ju nuk keni tjeter mbrojtes pervec All-llahut, pastaj nuk jeni te ndihmuar

Verse 114 — Surah Hud 11:114

dhe kryej faljen ne te dy skajet e dites, edhe ne oret e para te nates! Veprat e mira, njemend, i zhdukin te keqiat. Ajo eshte nje perkujtim per ata qe kujtohen

Verse 115 — Surah Hud 11:115

Dhe jij i durueshem, se All-llahu me siguri nuk ua le mangut shperblimin bemiresave

Verse 116 — Surah Hud 11:116

Meqe nder breznite perpara jush nuk ka pasur te ndershem, te cilet do te pengonin turbullirat ne toke, pervec nje pakice te cilet ne i kemi shpetuar, kurse ata qe kane bere mizori kane ndjekur rrugen e kenaqesise dhe kane qene gabimtare

Verse 117 — Surah Hud 11:117

Zoti yt nuk i ka shfarosur mizorisht qytetet e banoret e tyre te kene qene te mire

Verse 118 — Surah Hud 11:118

Sikur te kish dashur Zoti yt, te tere njerezit do t’i bente nje popull. Mirepo ata gjithmone do te kundershtohen

Verse 119 — Surah Hud 11:119

Pervec ke e meshiron Zoti yt. Per kete edhe i ka krijuar. Dhe fjala e Zotit tend do te plotesohet: “Do ta mbush, njemend, xhehennemin me exhin dhe njerez se bashku”

Verse 120 — Surah Hud 11:120

Kurse cdo lajm qe t’a rrefejme per ndonje nga profetet, me cka te forcojme zemren tende. Dhe ne kete te ka ardhur e verteta e hapet dhe keshille si edhe mesim per besimtaret

Verse 121 — Surah Hud 11:121

Dhe thuaju atyre qe nuk besojne: “Beni cka te mundeni, edhe ne me siguri po punojme

Verse 122 — Surah Hud 11:122

Dhe pritni! Edhe ne do te presim”

Verse 123 — Surah Hud 11:123

All-llahut i takon dija per fshehtesite e qiejve dhe te tokes dhe Atij i kthehen te gjitha ceshtjet, prandaj vetem ate adhuro dhe te Ai mbeshtetu, se Zoti yt nuk eshte i befasuar nga ajo cka punoni