Verse 1 — Surah Ibrahim 14:1
Alif Lam Ra. Librin ta kemi shpallur qe me lejen e Zotit te tyre t’i nxjerresh njerezit nga terri ne drite; ne rrugen e te fortit dhe te lavderuarit
Verse 2 — Surah Ibrahim 14:2
All-llahut, te cilit i takon gjithcka eshte ne qiej dhe gjithcka ka ne toke. Mjerr mosbesimtaret nga denimi i rende
Verse 3 — Surah Ibrahim 14:3
Ata te cilet jeten ne kete bote e duan me shume se te asaj bote dhe shmangen nga rruga e All-llahut dhe kane tendenca ta shtremberojne, ata jane ne devijim te plote
Verse 4 — Surah Ibrahim 14:4
Ne nuk kemi derguar asnje profet qe ai, per t’ia shpjeguar te mos kete folur me gjuhen e popullit te vet. Por All-llahu le ne humbje ke te doje dhe ia tregon rrugen e drejte kujt te doje; Ai eshte i forte e i urte
Verse 5 — Surah Ibrahim 14:5
Edhe Musane e derguam me argumentet tona: “Nxirre popullin tend nga terri ne drite dhe terhiqu verejtjen per ditet e All-llahut!” Ne kete ka, me te vertete, argumente per secilin durimtar mirenjohes
Verse 6 — Surah Ibrahim 14:6
Dhe atehere Musa i tha popullit te vet: “Kujtoni dhuntine e All-llahut kur ju ka shpetuar nga familja e Faraonit qe iu maltretonin me denimin me te keq, ua therrnin djemte dhe ua linin ne jete vajzat. Ajo ka qene sprove e madhe nga Zoti juaj
Verse 7 — Surah Ibrahim 14:7
Dhe kur Zoti juaj kumtoi: “Nese jeni mirenjohes, Une gjithsesi do t’ua shtoj edhe me teper, po nese mohoni edhe denimi im eshte i tmerrshem”
Verse 8 — Surah Ibrahim 14:8
Dhe Musa tha: “Ne mohofshi ju edhe te gjithe se bashku kush eshte ne toke, ani, All-llahu njemend eshte i pavarur dhe i denje per lavdate”
Verse 9 — Surah Ibrahim 14:9
A nuk ju ka arritur juve informata per ata, para jush, per popullin e Nuhit, edhe per Adin, edhe Themudin, edhe ata pas tyre? Vetem All-llahu i di! Profetet e tyre u kane sjelle argumente, kurse ata i venin duart e veta ne goje te veta dhe thoshin: “Ne e mohojme ate qe te shpallet ty dhe ne shume dyshojme ne ate ne cka na therrisni”
Verse 10 — Surah Ibrahim 14:10
<Profetet e tyre u thonin: “A ne All-llahun keni dyshim, Krijuesin e qiejve dhe te tokes> ai iu therret qe t’iu fale juve disa mekate dhe qe t’ua anuloje deri ne afatin e caktuar. Ata i thane: “Ju jeni vetem njerez sikurse edhe ne qe doni te na shmangni prej atyre te cileve u jane falur te paret tane, po hajde na sillni nje mrekulli te qarte!”
Verse 11 — Surah Ibrahim 14:11
Ne jemi njerez sikur edhe ju, - u thoshin profetet e tyre, - por All-llahu u jep miresi kujt te doje nga roberit e vet. Ne nuk sjellim asnje mrekulli pa lejen e All-llahut – dhe besimtaret vetem te All-llahu le te mbeshteten
Verse 12 — Surah Ibrahim 14:12
Dhe pse te mos mbeshtetemi te All-llahu kur Ai na ka trasuar rruget tona. Ne, njemend, me durim do te perballojme mundimet qe na bani – dhe ata qe dine ku te mbeshteten, vetem te All-llahu le te mbeshteten!”
Verse 13 — Surah Ibrahim 14:13
Mosbesimtaret u thoshin profeteve te tyre: “Do t’iu perzeme nga vendi yne ose do te ktheheni ne fene tone”. Kurse atyre Zoti i tyre u ka kumtuar: “Ne patjeter do t’i shkaterrojme mizoret
Verse 14 — Surah Ibrahim 14:14
Dhe pas tyre do t’ju vendosim ne toke. Ajo eshte per ata qe i tremben daljes para meje dhe kercenimit tim”
Verse 15 — Surah Ibrahim 14:15
Dhe ata kerkuan ndihme, kurse cdo mendjemadh e ka pesuar
Verse 16 — Surah Ibrahim 14:16
Sepse e pret xhehennemi, ku do te pije uje te qelbosur e te vale
Verse 17 — Surah Ibrahim 14:17
Do ta perbijne, por assesi nuk do te mund ta gelltisin dhe vdekja do t’i vije nga te gjitha anet e nuk do te vdes. Ate e pret prapa denim i rende
Verse 18 — Surah Ibrahim 14:18
Shembulli i atyre qe nuk besojne Zotin e tyre, veprat e tyre jane sikur hiri, te cilin e derdh puhia ne ndonje dite me furtune, nuk fitojne asgje per veprat qe kane bere, ajo pra eshte humbje e madhe
Verse 19 — Surah Ibrahim 14:19
A nuk e sheh se All-llahu ka krijuar qiejt dhe token me urtesi? Nese do, juve ju heq dhe sjell popull te ri
Verse 20 — Surah Ibrahim 14:20
Ajo nuk eshte e rende per All-llahun
Verse 21 — Surah Ibrahim 14:21
dhe te gjithe do te paraqiten para All-llahut, dhe ata qe kane qene te shtypur do t’u thone kryelarteve: “Nne kemi qene ithtaret tuaj, a mundeni ndopak te na lehtesoni denimin e All-llahut”? “Te na kishte udhezuar All-llahu neve, - thone ata, - edhe ne do t’iu udhezonim. Krejt njelloj eshte, qofte te ankohemi ne apo te durojme, per ne me nuk ka rruge shpetimi”
Verse 22 — Surah Ibrahim 14:22
dhe pasi te zbatohet urdheri, djalli thote: “All-llahu u ka dhene premtim te vertete, kurse une ju kam premtuar dhe u kam tradhtuar. Une nuk kam pasur kurrfare pushteti mbi ju, vetem se ju kam thirrur dhe ju me jeni pergjegjur, prandaj mos me qortoni mua, por vetveten se as une nuk mund t’iu shpetoj e as ju nuk mund te me shpetoni mua. Une e mohoj ate, qe ju me pare me keni konsideruar te barabarte me Te”. Mosbesimtaret, pa dyshim, i pret denim i dhembshem
Verse 23 — Surah Ibrahim 14:23
Kurse ata qe kane besuar dhe kane bere vepra te mira, me lejen e Zotit te tyre, do te dergohen ne xhennete, ku rrjedhin lumenj dhe aty do te vendosen pergjithmone. Pershendetja e tyre aty, eshte “Paqe”
Verse 24 — Surah Ibrahim 14:24
A nuk e sheh se All-llahu sjell shembull fjalen e mire sikur pemen e mire, rrenja e se ciles eshte e ngulitur fort, kurse deget i ka kah qielli
Verse 25 — Surah Ibrahim 14:25
Me leje te Zotit te vet i jep frytet e veta ne cdo kohe – dhe All-llahu u sjell shembuj njerezve, ndoshta do te mendojne
Verse 26 — Surah Ibrahim 14:26
Kurse shembulli i fjales se keqe eshte si pema e keqe qe eshte e nxjerre nga siperfaqja e tokes dhe nuk ekziston me
Verse 27 — Surah Ibrahim 14:27
All-llahu do t’i forcoje besimtaret me fjale te forta edhe ne kete edhe ne ate bote, kurse mizoret do t’i lere ne humbje. All-llahu ben c’te doje
Verse 28 — Surah Ibrahim 14:28
A nuk i sheh ata te cilet dhuntine All-llahut ia kthyen me mosbesim dhe popullin e vet e sollen ne shtepine e shkaterrimit
Verse 29 — Surah Ibrahim 14:29
Ne xhehennem, ku do te digjen – sa vendbanim i tmerrshem eshte ai
Verse 30 — Surah Ibrahim 14:30
Dhe All-llahut i kane bere idole per t’u shmangur nga rruga e tij. Thuaj: “Kenaquni, se me siguri do te perfundoni ne zjarr!”
Verse 31 — Surah Ibrahim 14:31
Thuaju roberve te mij qe kane besuar, le te kryejne namazin, te japin (sadake) fshehtazi dhe haptazi nga ajo qe u japim Ne, para se t’ju vjen dita ne te cilen nuk do te kete as tregti as miqesi
Verse 32 — Surah Ibrahim 14:32
All-llahu eshte ai i cili ka krijuar qiejt dhe token. Ai leshon nga qielli uje dhe me te nga frutet nxjerr ushqim per ju; dhe jua ve ne sherbim anijet qe me urdher te tij te lundroni neper det, dhe ju nenshtrohen edhe lumenjt
Verse 33 — Surah Ibrahim 14:33
Dhe ju ka vene ne sherbim Diellin dhe Henen, per gjithcka, dhe ju ka nenshtruar naten dhe diten
Verse 34 — Surah Ibrahim 14:34
Dhe nga tere ajo cka lypni prej tij ua jep, dhe sikur t’i numronit dhuntite e All-llahut s’do t’arrinit t’i dilni ne fund. Njeriu eshte, me te vertete, mosperfilles, mohues
Verse 35 — Surah Ibrahim 14:35
Dhe kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bene kete qytet te sigurt dhe me ruaj mua edhe bijt e mi qe te mos adhurojme idolet
Verse 36 — Surah Ibrahim 14:36
O Zoti im, ata me siguri i kane futur shume njerez ne rruge pa krye. Pra, kush me pason mua – eshte ne anen time, kurse ai qe eshte ngritur kunder meje, ani, - Ti njemend fal dhe je meshireplote
Verse 37 — Surah Ibrahim 14:37
O Zoti yne! “Une disa pasardhes te mij i kam vendosur ne nje lugine, ku nuk mbillet asgje, te tempulli i shenjte i yti, per te kryer faljen! O Zoti yne, prandaj ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata dhe per te qene mirenjohes furnizoj ata me frute
Verse 38 — Surah Ibrahim 14:38
O Zoti yne! Ti me siguri e di se cka fshehim ne dhe cka shfaqim haptazi. Per All-llahun nuk ka gje te fshehte, as ne toke as ne qiell
Verse 39 — Surah Ibrahim 14:39
Qofte lavderuar All-llahu i cili ne pleqeri me fali Ismailin dhe Is-hakun! Zoti im, njemend, i degjon dhe u pergjigjet lutjeve
Verse 40 — Surah Ibrahim 14:40
O Zoti im, me ben mua dhe ata nga pasardhesit e mij te kryejme faljen, dhe prano o Zoti yne lutjen time
Verse 41 — Surah Ibrahim 14:41
O Zoti yne, me fal mua, edhe prinderit e mij, edhe tere besimtaret – ate dite kur te jepet llogari”
Verse 42 — Surah Ibrahim 14:42
Dhe ti kurrsesi mos mendo se All-llahu eshte indiferent ndaj asaj se cka bejne mosbesimtaret. Ai i leshon ata vetem deri ne ate dite, kur do t’u mbesin syte hapur
Verse 43 — Surah Ibrahim 14:43
Dhe kur te vrapojne me kryet lart, pa i shikuar kush, e duke u ngutur, zemrat e tyre do te jene te zbrazeta
Verse 44 — Surah Ibrahim 14:44
Ti terhiqu verejtjen njerezve per diten kur do t’u vije denimi, e te thone, ata te cilet kane bere mizori: “O zoti yne, na le vetem edhe pak kohe, do t’i pergjigjemi thirrjes tende dhe do te pasojme profetet”. “A nuk patet bere be pak me pare se nuk ka per ju shkaterrim
Verse 45 — Surah Ibrahim 14:45
Dhe u vendoset ne shtepite e atyre te cilet kishin bere krim ndaj vetvetes, dhe u eshte sqaruar se si kemi vepruar me ata, madje ju kemi sjelle edhe shembuj”
Verse 46 — Surah Ibrahim 14:46
Dhe ata kurdisin kurthat e tyre. Edhe te All-llahu i gjejne kurthat e tyre, qofshin ato edhe per te shkaterruar kodrat
Verse 47 — Surah Ibrahim 14:47
Dhe kurr mos llogarit se All-llahu do ta mohoje premtimin e vet per profetet e vet. All-llahu eshte, me te vertete, i forte dhe i ashper
Verse 48 — Surah Ibrahim 14:48
Ate dite kur toka te zevendesohet me jotoken, si edhe qiejt, dhe te dalin te gjithe para All-llahut te vetmit fuqiplote
Verse 49 — Surah Ibrahim 14:49
Ate dite do t’i shohesh mekataret te lidhur ne pranga bashkarisht
Verse 50 — Surah Ibrahim 14:50
Rrobet e tyre do te jene prej rreshire kurse fytyrat e tyre do t’i mbuloje zjarri
Verse 51 — Surah Ibrahim 14:51
Se All-llahu shperblen secilin sipas asaj qe ka fituar. All-llahu eshte, pa dyshim, i shpejte ne llogari
Verse 52 — Surah Ibrahim 14:52
Ky (Kur’ani) eshte kumtim per njerezit qe t’u terhiqet verejtja dhe ta dine se vetem Ai eshte nje Zot, dhe keshillon ata qe kane mend