Back to Languages

Albanian - Chapter 21 - Al-Anbiya

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Anbiya 21:1

Po u afrohet njerezve momenti per te dhene llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejne vesh

Verse 2 — Surah Al-Anbiya 21:2

Atyre nuk u ka ardhur asnje qortim nga Zoti i tyre e te mos jene tallur kur e kane degjuar

Verse 3 — Surah Al-Anbiya 21:3

Me zemrat e tyre te llastuara (shashtisura). Ata qe kane bere krime pershperisin: A mos eshte ky dicka tjeter pervec se njeri sikurse ju? A do t’i pasoni magjite, e ju vete i shihni

Verse 4 — Surah Al-Anbiya 21:4

“Zoti im e di – tha ai – se cka po flitet ne qiej dhe ne toke; Ai i degjon dhe i di te gjitha”

Verse 5 — Surah Al-Anbiya 21:5

Kurse ata thone: “Ato jane vetem marri qe i trillon ai; ai eshte poet; le te na sjelle ndonje mrekulli si profetet e meparshem”

Verse 6 — Surah Al-Anbiya 21:6

Nuk pat besuar asnje qytet, te cilin e kemi shfarosur para tyre, e a po besojne ata a

Verse 7 — Surah Al-Anbiya 21:7

Edhe para teje kemi derguar vetem njerez te cileve u kemi shpallur revelaten, pa pyetni njerezit e dijshem nese ju nuk dini

Verse 8 — Surah Al-Anbiya 21:8

Ne nuk i kemi krijuar si qenie qe nuk hane ushqim, as qe kane qene te pavdekshem

Verse 9 — Surah Al-Anbiya 21:9

Pastaj ua kemi plotesuar premtimin dhe ata me gjithe te tjeret te cilet kemi deshiruar, i kemi shpetuar, kurse ata qe nuk degjuan i shfarosem

Verse 10 — Surah Al-Anbiya 21:10

Ne ju kemi shpallur nje Liber ne te cilin eshte qortimi juaj. A nuk mblidhni mendjen

Verse 11 — Surah Al-Anbiya 21:11

Po sa shume qytete kane qene kriminele i kemi rrenuar dhe pas tyre kemi ngritur popull tjeter

Verse 12 — Surah Al-Anbiya 21:12

Dhe sa po e perjetoni forcen tone iknin kah kembet syte

Verse 13 — Surah Al-Anbiya 21:13

“Mos ikni, por kthehuni ne shtepite tuaja dhe ne ate qe u eshte dhene ta gezoni, mbase do te pyeteni”

Verse 14 — Surah Al-Anbiya 21:14

“Te mjeret ne, - do te thone ata – ne me te vertete kemi qene kriminele”

Verse 15 — Surah Al-Anbiya 21:15

Dhe ashtu do te vazhdoje lutja e tyre deri sa te mos i bejme sikur gruri i korrur

Verse 16 — Surah Al-Anbiya 21:16

Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe token, dhe cka ka ndermjet tyre, per te luajtur

Verse 17 — Surah Al-Anbiya 21:17

Te kishim dashur te zbavitemi, do te zbaviteshim ashtu si na ka hije neve, pr Ne nuk vepruam keshtu

Verse 18 — Surah Al-Anbiya 21:18

Por me fakte te verteta e demantojme rrenen, e verteta e mbyte ate dhe genjeshtra zhduket; ndaj te mjeret ju nga ajo qe po e shfaqni (pershkruani)

Verse 19 — Surah Al-Anbiya 21:19

Te Atij jane kush eshte ne qiej dhe ne toke! Por ata qe jane te ai nuk ngurrojne te adhurojne, dhe nuk lodhen

Verse 20 — Surah Al-Anbiya 21:20

E falenderojne nate e dite, pa u dobesuar

Verse 21 — Surah Al-Anbiya 21:21

A i marrin per Zot idhujt qe ata i bejne prej dheut

Verse 22 — Surah Al-Anbiya 21:22

Sikur ne ata dy (qiell dhe toke) te kishte ndonje tjeter Zot, pervec All-llahut, te dy do te shkaterroheshin. Pra, qofte lavderuar All-llahu, Zot i gjithesise nga ajo qe i pershkruajne

Verse 23 — Surah Al-Anbiya 21:23

Ai nuk do te pyet se cka punon, kurse ata do te merren ne pyetje

Verse 24 — Surah Al-Anbiya 21:24

A pervec Atij ata po marrin tjeter si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky eshte mesim per ata qe jane me mua dhe per ata qe kane qene para meje, mirepo shumica prej tyre nuk e dine te verteten, prandaj kthejne kryet ne ane tjeter

Verse 25 — Surah Al-Anbiya 21:25

Para teje nuk kemi derguar asnje profet e te mos i kemi shpallur se “Nuk ka Zot tjeter pervec meje, prandaj falmuni Mua”

Verse 26 — Surah Al-Anbiya 21:26

Ata thane: “I meshirshmi ka femije!” Qofte lartesuar Ai! Jo, por jane vetem rober te nderuar

Verse 27 — Surah Al-Anbiya 21:27

Qe nuk nxitojne t’ia marrin fjalen dhe ata veprojne sipas urdherit te Atij

Verse 28 — Surah Al-Anbiya 21:28

Ai e di cka ka perpara tyre dhe cka ka pas tyre, dhe ata do te angazhohen vetem per ate me te cilen Ai eshte i kenaqur, kurse ata edhe vete jane te kujdesshem ndaj Tij nga respekti dhe frika

Verse 29 — Surah Al-Anbiya 21:29

Kurse, cili nga mesi i tyre do te thote: “Une jam, vertete Zot pervec Atij” do ta denojme me xhehennem; sepse ne ashtu i denojme kriminelet

Verse 30 — Surah Al-Anbiya 21:30

A nuk e shohin mosbesimtaret se qiejt dhe toka kane qene nje teresi, porse ne i kemi ndare ne pjese-pjese, dhe Ne nga uji krijojme cdo gje te gjalle? A nuk do te besojne

Verse 31 — Surah Al-Anbiya 21:31

Ne ne toke kemi vendosur male te paluhatshme qe ajo (toka) te mos i dridhe dhe neper to kemi krijuar shtigje e gryka, ndoshta ata do ta marrin te mbaren

Verse 32 — Surah Al-Anbiya 21:32

Kurse qiellin e kemi bere kulm te sigurt, por ata prapeseprape largohen nga argumentet tona

Verse 33 — Surah Al-Anbiya 21:33

Ai eshte i cili ka krijuar naten edhe diten, Diellin dhe Henen. Te tera notojne nen kupen e qiellit

Verse 34 — Surah Al-Anbiya 21:34

Edhe perpara teje asnje njeriu nuk e kemi te pavdekshem, e nese ti vdes, a thua ata do te jetojne pergjithmone

Verse 35 — Surah Al-Anbiya 21:35

Cdo gjallese do ta shijoje vdekjen. Ne u veme ne sprova edhe ne te mire edhe ne te keqe dhe tek Ne do te ktheheni

Verse 36 — Surah Al-Anbiya 21:36

Kur te shohin mosbesimtaret, ata do ta marrin vetem per tallje: “A ky eshte ai qe merr per goje (shane) zoterat tuaja”? Sepse vete ata nuk i besojne permendjes se te Meshirshmit

Verse 37 — Surah Al-Anbiya 21:37

Njeriu eshte i krijuar ne shpejtesi. Do t’ju tregoj une juve argumentet e mia, po mos u ngutni

Verse 38 — Surah Al-Anbiya 21:38

Ata thone: “Po kur me ai premtim, nese e flisni te verteten?”

Verse 39 — Surah Al-Anbiya 21:39

Sikur ta dine mosbesimtaret se atehere nuk do te munden ta largojne zjarrin nga fytyra e as nga shpina e vet, dhe as nuk do t’u ndihmohet

Verse 40 — Surah Al-Anbiya 21:40

Por do t’u vije e papritur dhe do t’i trishtoje e nuk do te mund ta kthejne prape se nuk do t’u jipet afat

Verse 41 — Surah Al-Anbiya 21:41

Edhe perpara teje profetet jane tallur, prandaj ata qe i kane tallur i ka gjetur mu ajo me te cilen jane tallur

Verse 42 — Surah Al-Anbiya 21:42

Thuaj: “Kush u mbron juve naten dhe diten nga i meshirshmi”? (Askush) por megjithate ata nga Kur’ani kthejne kryet ne anen tjeter

Verse 43 — Surah Al-Anbiya 21:43

A thua ata do t’i mbrojne hyjnite e tyre e jo Ne? po ata nuk mund t’i ndihmojne vetvetes dhe ato nuk jane pranuar nga ana jone ne shoqeri

Verse 44 — Surah Al-Anbiya 21:44

Ketyre, edhe te pareve te tyre, Ne u kemi dhene kenaqesi sa kane qene gjalle. Po a nuk e shohin ata se en i sillemi tokes nga te gjitha anet e asaj dhe e cungojme, e ata do te jene fitues

Verse 45 — Surah Al-Anbiya 21:45

Thuaj: “Une juve u terheq verejtjen me shpallje”, por te shurdhet nuk e degjojne thirrjen kur u terhiqet verejtja

Verse 46 — Surah Al-Anbiya 21:46

Sikur ata t’i prekte vetem puhia e denimit te Zotit tend, me siguri do te therrisnin: “Te mjeret ne, me te vertete ne vetvetes i kemi bere padrejtesi”

Verse 47 — Surah Al-Anbiya 21:47

Ne ne diten e gjykimit do te vendosim peshoje te drejte dhe askujt nuk do t’i behet padrejtesi; nese dicka peshon vetem sa grima, Ne ate do ta shperblejme, dhe mjafton qe ta llogarisim vetem Ne

Verse 48 — Surah Al-Anbiya 21:48

Ne i kemi dhene Musaut dhe Harunit Furkanin drite dhe mesim per ata qe i shmangen mekatit

Verse 49 — Surah Al-Anbiya 21:49

Per ata qe i perkulen Zotit te tyre edhe atehere kur nuk i sheh askush, dhe qe frikesohen nga momenti i ringjalljes

Verse 50 — Surah Al-Anbiya 21:50

Por edhe ky eshte mesim i bekuar qe e kemi shpallur, a ju ta mohoni

Verse 51 — Surah Al-Anbiya 21:51

Ne qysh me hert Ibrahimit i kemi dhene urtesi dhe e kemi njohur shume mire

Verse 52 — Surah Al-Anbiya 21:52

Kur i tha babes se vet dhe popullit te vet: “C’jane keta idhuj te cileve u faleni?”

Verse 53 — Surah Al-Anbiya 21:53

Ata iu pergjigjen: “Edhe te paret tane, i kemi mberri, u faleshin ketyre”

Verse 54 — Surah Al-Anbiya 21:54

“Edhe ju si edhe te paret tuaj keni qene haptazi te humbur” – u tha

Verse 55 — Surah Al-Anbiya 21:55

“Jo, - tha, - Zoti i juaj eshte Zot i qiejve dhe i tokes, ata Ai i ka krijuar; kete une do t’ua deshmoj

Verse 56 — Surah Al-Anbiya 21:56

(Ibrahimi) tha: “Jo, por Zoti juaj eshte Zot’i qiejve dhe i Tokes, qe Ai i krijoi ndersa une jam njeri prej atyre qe e deshmojne kete

Verse 57 — Surah Al-Anbiya 21:57

Per All-llahun, une, sapo te largoheni ju, do t’i ndreq idhujt tuaj”

Verse 58 — Surah Al-Anbiya 21:58

Dhe i beri ata cope-cope, pervec atij me te madhit, mbase ata do t’i drejtohen atij

Verse 59 — Surah Al-Anbiya 21:59

“Kush e beri kete me zoterat tane” – thirren ata – me te vertete eshte kriminel”

Verse 60 — Surah Al-Anbiya 21:60

“Kemi degjuar nje djalosh qe po i merr per goje, shane – thane – e ka emrin Ibrahim”

Verse 61 — Surah Al-Anbiya 21:61

“Sillne ta shohin njerezit, - thane ata – le te deshmojne”

Verse 62 — Surah Al-Anbiya 21:62

“A ti e bere kete me zoterat tane, o Ibrahim” – e pyeten

Verse 63 — Surah Al-Anbiya 21:63

“Ate e ka bere ky, me i madhi i tyre, pyetni ata nese flasin” – u tha (Ibrahimi)

Verse 64 — Surah Al-Anbiya 21:64

Dhe ata u ndalen, menduan me vete dhe thane: “Ju me te vertete jeni kriminel”

Verse 65 — Surah Al-Anbiya 21:65

Pastaj ulen kryet: “Po ti e di se keta nuk flasin”

Verse 66 — Surah Al-Anbiya 21:66

“Po pse pra, ne vend te All-llahut, u faleni atyre te cilet as mund t’u bejne fare dobie e as t’u bejne dem”? – u tha ai

Verse 67 — Surah Al-Anbiya 21:67

“Of te mjeret ju dhe ata te cileve ju, pervec All-llahut, u faleni! I adhuroni! Pse nuk mblidhni mendjen?”

Verse 68 — Surah Al-Anbiya 21:68

ndizne kete, thane, dhe ndihmonu zoterave tuaj, nese doni te beni dicka! – thirren

Verse 69 — Surah Al-Anbiya 21:69

ne i tham zjarrit “O zjarr behu i ftohte, shpetim per Ibrahimin”

Verse 70 — Surah Al-Anbiya 21:70

Dhe ata deshten t’i bejne njefare kurthe, por ne i beme ata te deshtojne

Verse 71 — Surah Al-Anbiya 21:71

Dhe e shpetuam ate edhe Lutin ne truallin te cilin e kemi bekuar per njerez

Verse 72 — Surah Al-Anbiya 21:72

Dhe ia falem Is-hakun edhe Jakubin si plotesim, dhe te gjithe i beme te mire

Verse 73 — Surah Al-Anbiya 21:73

Edhe ata i beme udherrefyes qe te udhezojne sipas urdherave tona dhe i kemi inspiruar te bejne vepra te mira, te kryejne faljen, te ndajne sadake, dhe Neve na kane adhuruar

Verse 74 — Surah Al-Anbiya 21:74

Edhe Lutit i kemi dhene urtesi e dituri, dhe e shpetuam nga qyteti (banoret e tij) qe bente vepra te keqia; ata me te vertete ishin njerez te keqij

Verse 75 — Surah Al-Anbiya 21:75

E futem nen meshiren tone; ai eshte me te vertete nga te miret

Verse 76 — Surah Al-Anbiya 21:76

Edhe Nuhit kur na u lut, me perpara, iu pergjigjem dhe ate me familjen e tij e shpetuam nga mjerimi i madh

Verse 77 — Surah Al-Anbiya 21:77

Dhe i ndihmuam kunder njerezve te cilet i konsideronin argumentet tona te paverteta. Ata ishin njerez te keqij, prandaj te gjithe i mbytem ne uje

Verse 78 — Surah Al-Anbiya 21:78

Edhe Davudit edhe Sulejmanit kur gjykuan lidhur me aren qe e kishin kullotur delet e dikujt – e ne ishim deshmitare te gjykimit te tyre

Verse 79 — Surah Al-Anbiya 21:79

Dhe ia sqaruam (e beme) qe Sulejmani ta kuptonte ate dhe te dyve u kemi dhene dije e urtesi. Kurse malet edhe zogjte ia nenshtruam qe me Davudin te madherojne (All-llahun), Ne e beme kete

Verse 80 — Surah Al-Anbiya 21:80

Dhe e mesuam te beje parzma hekuri per ju qe t’ju mbroje ne lufte me armikun, - po a jeni mirenjohes

Verse 81 — Surah Al-Anbiya 21:81

Kurse Sulejmanit ia beme eren qe si rerfellaze te fryeje sipas urdherit te tij kah toka qe e kemi bekuar; Ne shume mire i dime te gjitha

Verse 82 — Surah Al-Anbiya 21:82

Edhe nga djajt kishte qe zhyteshin per te dhe benin pune te tjera, ndersa Ne i kemi mbrojtur

Verse 83 — Surah Al-Anbiya 21:83

Edhe Ejubit, kur e thirri ne ndihme Zotin e vet: “Me gjeti fatkeqesia, kurse Ti je me i meshirshmi nga te meshirshmit!”

Verse 84 — Surah Al-Anbiya 21:84

Iu pergjigjem dhe ia hoqem fatkeqesine qe e mundonte dhe i dhame femije dhe familje nga meshira jone, qe te jete mesim per adhuruesit

Verse 85 — Surah Al-Anbiya 21:85

Edhe Ismailit, edhe Idrizit, edhe Dhulkiflit; te gjiteh ishin durimtare

Verse 86 — Surah Al-Anbiya 21:86

Edhe i shtiem ne meshiren tone, ata me te vertete ishin te mire

Verse 87 — Surah Al-Anbiya 21:87

Edhe Dhun-Nuni, kur shkoi i zemeruar dhe mendoi se atij nuk kemi c’ti bejme – po pastaj ne erresire kelthiti (nga frika): “Nuk ka Zot pervec Teje, Ti qofsh lavderuar! Une me te vertete jam kriminel”

Verse 88 — Surah Al-Anbiya 21:88

Iu pergjigjem dhe e shpetuam nga ajo qe e shtrengonte. Keshtu ne i shpetojme besimtaret

Verse 89 — Surah Al-Anbiya 21:89

Edhe Zekerijjas, kur e luti Zotin e vet: “O Zoti im, mosme le te vetmuar, e ti je trashegimtari me i mire!”

Verse 90 — Surah Al-Anbiya 21:90

Iu pergjigjem edhe atij dhe ia falem Jahjan dhe bashkeshorte te mire. Ata benin gara qe te bejne sa me shume vepra te mira dhe na lutnin me shprese dhe frike, dhe ndaj nesh kane qene te perulur

Verse 91 — Surah Al-Anbiya 21:91

Edhe asaj qe ka ruajtur virgjerine e vet, te ajo kemi shtene nga jeta jone dhe ate me djalin e saj ua beme argument botes

Verse 92 — Surah Al-Anbiya 21:92

Kjo feja e juaj eshte fe e vetme (e drejte), kurse une jam Zoti juaj, prandaj vetem mua te me adhuroni

Verse 93 — Surah Al-Anbiya 21:93

Edhe ata ndermjet veti jane percare, por te gjithe te Ne do te kthehen

Verse 94 — Surah Al-Anbiya 21:94

Kush bene vepra te mira dhe eshte besimtar, nuk do t’i mbetet mundi pa iu shperblyer. Atij ne ia shenojme

Verse 95 — Surah Al-Anbiya 21:95

Por eshte e pamundur qe banoret e ndonje vendbanimi qe ne e kemi zhdukur te mos kthehen

Verse 96 — Surah Al-Anbiya 21:96

Derisa te lirohen Jexhuxhet e Maxhuxhet te vershojne nga cdo humnere

Verse 97 — Surah Al-Anbiya 21:97

dhe te afrohet premtimi i sigurt, atehere shikimet e mosbesimtareve do te shtangen. “Te mjeret ne, ne kemi qene indiferente ndaj kesaj, edhe keshtu kemi qene te padrejte!”

Verse 98 — Surah Al-Anbiya 21:98

Edhe ju, edhe ata te cileve u luteni, pervec All-llahut, do te jeni lende djegese ne xhehennem, aty me siguri do te hyni

Verse 99 — Surah Al-Anbiya 21:99

Te ishin ata zoter, nuk do te futeshin aty dhe pergjithmone te mbesin te gjithe aty

Verse 100 — Surah Al-Anbiya 21:100

Aty do te perpeliten dhe aty nuk do te degjojne asgje ata

Verse 101 — Surah Al-Anbiya 21:101

E ata te cileve u ka prire miresia jone, ata do te jene larg ketij (mundimi)

Verse 102 — Surah Al-Anbiya 21:102

Nuk do te degjojne shushurimen e tij dhe pergjithmone do te kenaqen me ate qe u deshirojne shpirterat

Verse 103 — Surah Al-Anbiya 21:103

Nuk do t’i shqetesoje as tmerri me i madh dhe do t’i presin engjujt: “Ja, kjo eshte dita e juaj qe u eshte premtuar juve!”

Verse 104 — Surah Al-Anbiya 21:104

Ate Dite kur t’i mbeshtjellim qiejt sikur qe mbeshtillet fleta e letres. Ashtu sic u kemi krijuar heren e pare do ta perserisim ate (krijim). Ky eshte premtimi yne, Ne me te vertete mund ta bejme kete

Verse 105 — Surah Al-Anbiya 21:105

Ne ne Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se token do ta trashegojne roberit e mi te mire

Verse 106 — Surah Al-Anbiya 21:106

Ne kete, vertete, ka mesim per njerezit e devotshem

Verse 107 — Surah Al-Anbiya 21:107

Kurse ty te kemi derguar vetem nga meshira ndaj boterave

Verse 108 — Surah Al-Anbiya 21:108

Thuaj: “Mua me shpallet se Zoti juaj eshte Nje Zot, e ju a jeni muslimane?”

Verse 109 — Surah Al-Anbiya 21:109

Por nese ata bishterojne ti thuaj: “Une, ju te gjitheve, pa perjashtim, u kam qortuar, por nuk e di a eshte afer apo larg ajo qe u premtohet

Verse 110 — Surah Al-Anbiya 21:110

Ai i di fjalet e folura me ze, por e di edhe ate cka e fshihni

Verse 111 — Surah Al-Anbiya 21:111

Kurse une nuk e di, mos eshte ajo sprove per ju, dhe afrim i kenaqesive deri ne njefare kohe”

Verse 112 — Surah Al-Anbiya 21:112

“Zoti im, gjyko ashtu si e kane merituar!” – tha ai. Dhe Zoti yne eshte i meshirshem, nga i cili dueht kerkuar ndihme kunder asaj qe e shfaqni ju