Back to Languages

Albanian - Chapter 24 - An-Nur

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah An-Nur 24:1

Suren qe e shpallim, ligjet e saj i bejme te detyrueshme sepse aty shpallim fakte te qarta, ndoshta ju do te mblidhni mend

Verse 2 — Surah An-Nur 24:2

Laviren dhe lavirin, cdonjerin, rrihne me njeqind te rena me kamxhik dhe le te mos u preokupoje asnjefare sentimentalizmi kur po zbatoni fene e All-llahut, nese i besoni All-llahut dhe botes tjeter. Denimin e te dyve le ta shikojne nje grup besimtaresh

Verse 3 — Surah An-Nur 24:3

Laviri nuk duhet te martohet me tjeter, pervec me lavire ose me politeiste, kurse lavirja te mos martohet me tjeter, pervec me lavir ose ndonje politeist. Ajo eshte ndaluar per besimtaret

Verse 4 — Surah An-Nur 24:4

Ata te cilet fajesojne grate e ndershme e pastaj nuk e argumentojne kete me kater deshmitare, t’i rrihni tetedhjete here me kamxhik dhe kurre me mos e pranoni deshmine e tyre. Ata jane njerez te prishur

Verse 5 — Surah An-Nur 24:5

Me perjashtim te atyre qe, pastaj, pendohen dhe permiresohen, sepse edhe All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

Verse 6 — Surah An-Nur 24:6

Ndersa ata te cilet fajesojne bashkeshortet e veta, por qe nuk kane deshmitare tjeter, pervec vetes, deshmine e vet, se me te vertete jane te drejte, do te vertetojne duke u betuar kater here ne All-llahun

Verse 7 — Surah An-Nur 24:7

Kurse heren e peste le te betohen, nese genjejne, le t’i godase mallkimi i All-llahut

Verse 8 — Surah An-Nur 24:8

Ajo do te kursehet nga denimi nese kater here betohet ne All-llahun, se me te vertete, ai genjen

Verse 9 — Surah An-Nur 24:9

E heren e peste, qe ta godise hidherimi i All-llahut, nese ai eshte nga te sinqertit (e flet te verteten)

Verse 10 — Surah An-Nur 24:10

Sikur te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e Tij, se All-llahu pranon pendimin dhe eshte shume i urte

Verse 11 — Surah An-Nur 24:11

Ata qe kane trilluar shpifje ju mos e konsideroni ate si ndonje krim ndaj jush. Jo, ajo eshte mire per ju. Secili prej tyre do te jete i denuar sipas mekatit qe e ka merituar; ate, te cilin e udheheq arroganca e vet, e pret vuajtja e madhe

Verse 12 — Surah An-Nur 24:12

sikur mos ta degjonit ate (shpifje), besimtaret dhe besimtaret do te mendonin mire per vete dhe do te thonin: “kjo eshte genjeshter e qarte”

Verse 13 — Surah An-Nur 24:13

Pse nuk i sollen kater deshmitare? Pra, pasi nuk sollen deshmitare, tek All-llahu ata jane genjeshtare

Verse 14 — Surah An-Nur 24:14

Sikur te mos jete miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e Tij ne kete bote, dhe ne boten tjeter, per shkak te mekateve qe keni bere, do t’u kisht goditur denim i rende

Verse 15 — Surah An-Nur 24:15

Kur keni filluar qe me gjuhen tuaj ta tregoni ate dhe me plot gojen keni folur ate per cka nuk keni ditur asgje, e keni konsideruar imtesi, por ajo tek All-llahu eshte e madhe

Verse 16 — Surah An-Nur 24:16

Sikur, sapo e degjuat ate, te kishit thene: “Neve nuk na ka hije te flasim per kete, Ti qofsh lavderuar! Kjo eshte shpifje e madhe”

Verse 17 — Surah An-Nur 24:17

All-llahu ju keshillon qe, nje gje te tile, nese jeni besimtare, kurre te mos e perseritni

Verse 18 — Surah An-Nur 24:18

E All-llahu ua sqaron ajetet, sepse All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

Verse 19 — Surah An-Nur 24:19

Ata te cilet deshirojne qe te besimtaret te perhapet amoraliteti, i pret denim i dhembshem ne kete dhe ne boten tjeter. All-llahu e di, por ju nuk e dini

Verse 20 — Surah An-Nur 24:20

Sikur te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira eTij, mirepo, All-llahu me te vertete eshte shume i bute e i meshirshem

Verse 21 — Surah An-Nur 24:21

O besimtare, mos ndiqni gjurmet e djallit! Ate, qe shkon gjurmeve te djallit ai e shpie ne theqafje dhe ne amoralitet; po sikur te mos ishte miresia e All-llahut ndaj jush dhe meshira e Tij, asnjeri prej jush kurre nuk do te pastrohej (nga mekatet), mirepo, All-llahu pastron ate qe do Ai. All-llahu shume di dhe degjon

Verse 22 — Surah An-Nur 24:22

Mos ta leshojne rastin ata te cilet kane pasuri e mjete nga ju, t’u japin te afermeve dhe te ngrateve, edhe atyre qe per hire te All-llahut kane lene vendlindjen e vet; le t’ua falin dhe mos t’ua zene per gabim! A deshironi qe edhe juve All-llahu t’ua fale? All-llahu fale dhe eshte shume i meshirshem

Verse 23 — Surah An-Nur 24:23

Ata qe fajesojne grate e ndershme, besimtaret e pa te keq, jane te mallkuar ne kete dhe ne boten tjeter; ata i pret mundim i madh

Verse 24 — Surah An-Nur 24:24

Ate dite, kur te deshmojne kunder tyre, gjuhet e tyre, edhe duart e tyre, edhe kembet e tyre per ate qe e kane bere

Verse 25 — Surah An-Nur 24:25

Ate dite All-llahu do t’ua shperbleje fene e tyre te vertete dhe ata do te kuptojne se All-llahu, vertete, eshte vertetesi e hapet

Verse 26 — Surah An-Nur 24:26

Te pandershmet jane per te pandershmit, kurse te pandershmit jane per te pandershmet; te mirat jane per te miret, kurse te miret jane per te mirat. Ata nuk kane faj pse flitet per ta; ata i pret falje dhe furnizim fisnik

Verse 27 — Surah An-Nur 24:27

O besimtare, mos hyni ne shtepi te huaj pa marre leje dhe pa pershendetur njerezit e asaj (shtepie). Kjo eshte me mire per ju. Ndoshta do ta kuptoni

Verse 28 — Surah An-Nur 24:28

Po nese nuk gjeni aty aske, mos hyni ne te deri sa te mos u jepet leje; e nese ju thuhet “kthehuni”! po ju kthehuni, kjo eshte pune me e paster per ju. Nderkaq All-llahu e di se si veproni

Verse 29 — Surah An-Nur 24:29

Nuk eshte mekat per ju te hyni ne shtepia te pabanuara, ne te cilat keni ndonje pune; kurse All-llahu e di ate qe e shprehni haptazi edhe ate qe e fshihni

Verse 30 — Surah An-Nur 24:30

Por thuaju besimtareve te ulin kryet (shikimet e tyre) dhe te kujdesen per pjeset e turpshme te trupit te vet. Ajo eshte pune me e paster per ata, kurse All-llahu eshte, me siguri, i informuar se c’bejne ata

Verse 31 — Surah An-Nur 24:31

Thuaju edhe besimtareve le te ulin kryet dhe te kujdesen per pjeset e turpshme te trupit te vet, dhe le te mos i ekspozojne stolite e tyre, pervec asaj qe edhe ashtu eshte e jashtme (duket). Le t’i mbulojne kraheroret e tyre me mbulesa dhe te mos ua tregojne zbukurimet e tyre askujt, pervec bashkeshorteve te tyre ose baballareve te tyre; baballareve te burrave te tyre, djemve te tyre ose djemve te burrave te tyre; vellezerve te tyre ose djemve te vellezerve apo djemve te motrave te tyre; ose grave (shoqeve) te tyre, robereshave te tyre, sherbetoreve, te cilet nuk ndiejne nevoje per femra, ose femijeve, te cilet akoma nuk dine se cka jane pjeset e turpshme te trupit te femres; le te mos rrapllojne me kembet e tyre per te shfaqur fshehtesine e stolive te tyre. Dhe te gjithe pendohuni te All-llahu, o besimtare, ndoshta do te shpetoni

Verse 32 — Surah An-Nur 24:32

Martoni te pamartuarit prej jush, edhe roberit e sherbetoret tuaj te mire, nese jane te varfer. All-llahu do t’i pasuroje nga miresia e Tij, sepse All-llahu eshte i gjithedijshem

Verse 33 — Surah An-Nur 24:33

Le te permbahen ata qe nuk kane mundesi te martohen, derisa All-llahu t’i pasuroje me miresi te vet! Ata te cilet nga ju kekrojne aktlirimin, shkruani atyre me marreveshje, nese i dini se jane te mire. Jepuni nga pasuria qe u ka dhene juve All-llahu. Mos i detyroni sherbetoret tuaja te bejne kurveri – e ato deshirojne te jene te pasterta – ne menyre qe ta shijoni kenaqesine e kesaj bote. Nese dikush i detyron ato, po All-llahu ato do t’i fale, sepse kane qene te detyruara, dhe do te kete meshire ndaj tyre

Verse 34 — Surah An-Nur 24:34

Ne juve ju kemi zbritur argumente te qarta dhe shembuj nga jeta e atyre qe kane qene para jush edhe keshille per ata te cilet i ruhen i druajne All-llahut

Verse 35 — Surah An-Nur 24:35

All-llahu eshte drite e qiejve dhe e tokes! Shembull i drites se Tij eshte si nje grope e thelle ne te cilen eshte nje kandil; Kandili eshte nje qelq, e qelqi eshte sikur nje yll i fildisht i ndezur me drurin e bekuar te ullirit, as i lindjes as i perendimit, vaji i te cileve ben drite pothuajse edhe pa e prek zjarri; drite permbi drite! All-llahu udhezon kah drita e vet ate qe Ai do. All-llahu u sjell shembuj njerezve, All-llahu di shume mire cdo send

Verse 36 — Surah An-Nur 24:36

Neper shtepi qe jane ngritur me lejen e All-llahut, aty permendet edhe emri i Tij, aty e lavderojne ate ne mengjes dhe ne mbremje

Verse 37 — Surah An-Nur 24:37

Ka burra te cilet puna dhe shitblerja nuk i pengon ta permendin All-llahun dhe qe e kryejne namazin; japin zeqatin dhe i frikesohen dites kur zemrat dhe shikimet do te shqetesohen

Verse 38 — Surah An-Nur 24:38

All-llahu do t’i shperbleje me mire se c’kane vepruar dhe do t’ua shtoje edhe me teper nga miresia e Tij; All-llahu e furnizon ke te doje pa e matur

Verse 39 — Surah An-Nur 24:39

Veprat e atyre qe nuk besojne jane si nje brrake ne rrafshire ne te cilen i etshmi kujton se ka uje, derisa te vije aty ku nuk gjen asgje, por do te gjeje atje All-llahun dhe Ai do t’ia paguaj plotesisht llogarine e tij, sepse All-llahu eshte shume i shpejte ne llogaritje

Verse 40 — Surah An-Nur 24:40

Ose jane si nje erresire mbi detin e thelle, te cilen e mbulojne valet njera pas tjetres, kurse mbi te jane rete krejt te erreta njera mbi tjetren, gisht ne sy nuk shihet; Atij te cilit All-llahu nuk i jep drite, per ate nuk ka drite

Verse 41 — Surah An-Nur 24:41

A nuk e sheh se All-llahun e lavderon cdo krijese qe eshte ne qiej dhe ne toke, madje edhe shnpendet ne tufa; Te gjithe e dine si t’i luten dhe si ta madherojne, kurse All-llahu e di mire se cka bejne ata

Verse 42 — Surah An-Nur 24:42

I All-llahut eshte pushteti i qiejve dhe tokes dhe tek All-llahu perfundojne

Verse 43 — Surah An-Nur 24:43

A nuk e sheh se All-llahu i shperndan rete, pastaj i bashkon dhe i grumbullon njeren mbi tjetren, dhe ti sheh shiun sikur del nga mesi i tyre; Ai leshon nga qielli, nga rete e medha sikur male, bresher dhe me ate godit ke te doje dhe ke te doje e kursen. Shkelqimi i vetetimes gati sa s’ta merr te pamurit

Verse 44 — Surah An-Nur 24:44

All-llahu nderron naten dhe diten, dhe ne kete, me te vertete, ka mesim per ata qe shohin

Verse 45 — Surah An-Nur 24:45

All-llahu i krijon te gjitha kafshet nga uji; disa sish ecin barkaz, disa shkojne me dy kembe, e disa pra shkojne me kater kembe; All-llahu krijon cka te doje, sepse All-llahu ka munjdesi per gjithcka

Verse 46 — Surah An-Nur 24:46

Ne kemi shpallur argumente te qarta, dhe All-llahu ke te doje e drejton ne rruge te drejte

Verse 47 — Surah An-Nur 24:47

Dhe thone: “Ne i kemi besuar All-llahut dhe Profetit dhe u perulemi” – pastaj nje grup sish, pas kesaj, kthejne kryet ne anen tjeter. Ata nuk jane besimtare

Verse 48 — Surah An-Nur 24:48

Kur te thirren te All-llahu dhe Profeti i tij qe ai t’i gjykoje, nje grup prej tyre menjehere i kthejne shpinen

Verse 49 — Surah An-Nur 24:49

Dhe nese jane me te drejte, i vijne si te nenshtruar

Verse 50 — Surah An-Nur 24:50

A i kane zemrat te semuara apo dyshojne, ose kane frike se All-llahu dhe Profeti i Tij do te sillen padrejtesisht ndaj tyre? Asnjera, por ata jane mizore

Verse 51 — Surah An-Nur 24:51

Kur te thirren besimtaret tek All-llahu dhe Profeti i Tij, qe ai t’i gjykoje, fjala e tyre qe do te thone eshte: “Degjojme dhe perulemi!” Ata jane te shpetuar

Verse 52 — Surah An-Nur 24:52

Dhe kush i perulet All-llahut dhe Profetit te Tij, dhe i frikesohet All-llahut dhe i ruhet atij, ata do te arrijne cka te deshirojne

Verse 53 — Surah An-Nur 24:53

Betohen ne All-llahun me betimin me te rende, se ne qofte se ti u urdheron, me siguri, do te dalin (ne lufte). Thuaju: “Mos beni be”, dihet se cka kerkohet prej jush; All-llahu eshte i informuar se cka punoni ju

Verse 54 — Surah An-Nur 24:54

Thuaj: “Peruluni All-llahut dhe nderoni Profetin”! E nese ju ia ktheni shpinen, ai eshte i obliguar te veproje ashtu si i eshte ngarkuar atij; e ju jeni te detyruar te veproni si jeni ju te ngarkuar; po nese degjoni, do te jeni ne rruge te drejte, kurse Profeti eshte i detyruar vetem te informoje haptazi

Verse 55 — Surah An-Nur 24:55

All-llahu u premton se ata qe kane besuar dhe bejne vepra te mira, nga mesi juaj, pa dyshim do t’i beje mekembes ne toke, ashtu sic i ka bere mekembes ata para tyre, dhe se do t’ua forcoje, me siguri, fene e tyre, ate fe te cilen ua pelqen Ai, dhe pa dyshim firken do t’ua zevendesoje me sigurim. Ata do te me perulen mua dhe nuk do te me bejne tjeter shok. Nedrsa ata qe edhe me, pas kesaj, mohojne – ata jane, vertete, mskarenj

Verse 56 — Surah An-Nur 24:56

Falne namazin, jepne zeqatin dhe respektoni Profetin, ne menyre qe te jeni te meshiruar

Verse 57 — Surah An-Nur 24:57

Assesi mos i konsidero mosbesimtaret si mrekulliberes ne toke; vendi i tyre eshte zjarri, e ai eshte, me te vertete, cerdhe e tmerrshme

Verse 58 — Surah An-Nur 24:58

O besimtare, juve duhet t’u kerkojne leje tri here ata qe jane ne posedimin tuaj dhe ata te cilet akoma nuk kane arritur moshen e pjekurise; para faljes se sabahut edhe ne dreke kur i hiqni rrobat tuaja (nga te nxehtit), edhe pas faljes se jacise. Keto jane tri kohe kur nuk jeni te veshur; ne kohen tjeter nuk eshte mekat as per ju as per ata. Ata u vizitojne juve, vizitone njeri-tjetrin! Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet! All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

Verse 59 — Surah An-Nur 24:59

Edhe kur femijet tuaj arrijne moshen e pjekurise le te lypin leje (per te hy) ashtu sic kane lypur leje ata perpara tyre. Ashtu All-llahu ua shpjegon ligjet e veta. All-llahu eshte shume i dijshem dhe i urte

Verse 60 — Surah An-Nur 24:60

Kurse femrat e vjetra (te mbetura) te cilat nuk shpresojne me per martese, nuk e kane mekat te heqin mbulesen e tyre, por duke mos treguar ato pjese te trupit ku vihen stolite; por eshte me mire te permbahen. Nderkaq All-llahu di dhe degjon shume

Verse 61 — Surah An-Nur 24:61

Nuk eshte mekat per te verberin, as eshte mekat per te calin, e as per te semurin, po as per ju vete, te hani ne shtepite tuaja, ose ne shtepite e baballareve tuaj, ose ne shtepite e nenave tuaja, ose ne shtepite e vellezerve tuaj, ose ne shtepite e motrave tuaja, ose ne shtepite e xhaxhallareve tuaj, ose ne shtepite e hallave tuaja, ose ne shtepite e dajve tuaj, ose ne shtepite e tezeve tuaja, ose ne ato, celesat e te cilave posedoni ju ose miku i juaj; Nuk eshte mekat te hani bashke apo vec e vec. Por kur te hyni ne shtepi, ju te pershendetni me pershendetje te caktuar nga All-llahu, te uruar e te bekuar. Ashtu All-llahu ua shpjegon argumentet (ajetet), ndoshta beheni te mencur

Verse 62 — Surah An-Nur 24:62

Me te vertete besimtare jane vetem ata te cilet besojne All-llahun dhe Profetin e tij, dhe te cilet kur jane me ate per ndonje ceshtje te perbashket, nuk largohen pa marre pelqimin e tij. Ata qe kerkojne prej teje leje, njemend, besojne ne All-llahun dhe Profetin e tij. Dhe kur ata kerkojne prej teje leje per ndonje pune te tyre, lejo ke te duash, por lute All-llahun t’i fale, sepse All-llahu fal dhe eshte shume i meshirshem

Verse 63 — Surah An-Nur 24:63

Ftesen e Profetit nder ju mos e trajtoni si ftese te cilen ia drejtoni ju njeri-tjetrit; All-llahu me siguri i di ata nga mesi i juaj te cilet terhiqen fshehtazi. Le te ruhen ata te cilet veprojne ne kundershtim me urdherin e tij, mos t’i godas ndonje ngatrrese apo mos t’i godase ndonje denim i dhembshem

Verse 64 — Surah An-Nur 24:64

Kujdes! Se gjithe cka eshte ne qiej dhe ne toke i takon All-llahut. Ai e di mire se cka i keni ju Atij, dhe Ai do t’i informojne ata per te gjitha cka kane punuar diten kur t’i kthehen Atij. All-llahu e di shume mire cdo send