Back to Languages

Albanian - Chapter 31 - Luqman

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Luqman 31:1

Verse 2 — Surah Luqman 31:2

Keto jane ajete te Librit me urtesi

Verse 3 — Surah Luqman 31:3

Udherrefim e meshire per mireberesit

Verse 4 — Surah Luqman 31:4

Te cilet kryejne namazin dhe japin zeqatin, sepse ata besojne me bindje ne boten tjeter

Verse 5 — Surah Luqman 31:5

Ata jane te udhezuar ne rruge te drejte nga Zoti i tyre dhe vetem ata do te shpetojne

Verse 6 — Surah Luqman 31:6

Ka njerez te cilet blejne gjepura per zbavitje, pa e ditur, qe ta largojne nga rruga e All-llahut dhe ta marre (Kur’anin) si objekt per tallje. Ata me siguri i pret denim i turpshem

Verse 7 — Surah Luqman 31:7

Kur ndonjerit prej tyre i lexohen ajetet tona, ai me arrogance kthen kryet ne anen tjeter, sikur nuk i ka degjuar; si te jete i shurdher, prandaj pergezoje per mundim te padurueshem

Verse 8 — Surah Luqman 31:8

Ata qe besojne dhe bejne vepra te mira, me te vertete, i presin kopshte te kenaqesise

Verse 9 — Surah Luqman 31:9

Aty do te jene pergjithmone. Premtimi i All-llahut eshte i vertete se Ai eshte i forte e i urte

Verse 10 — Surah Luqman 31:10

Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse neper toke ka vendosur male te palevizshme qe te jete stabile dhe ka shperndare neper te gjallesa te te gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi leshuar nje uje (shiun) dhe me te kemi bere te mugullojne neper toke cifte fisnike

Verse 11 — Surah Luqman 31:11

Kjo eshte veper e All-llahut. Pa me tregoni se cka kane krijuar te tjeret pervec Tij? Asgje! Porse mizoret jane ne humbje te qarte

Verse 12 — Surah Luqman 31:12

Kurse Ne Llukmanit i kemi dhuruar urtesine; “Jij mirenjohes All-llahut! Kush falenderon ate, e ben per vete, po ai i cili mohon – ani! All-llahu eshte njemend i pasur dhe i denje per falenderim”

Verse 13 — Surah Luqman 31:13

Kur Llukmani i tha birit te vet duke e keshilluar: “Biri im, mos i ben shok All-llahut! Politeizmi eshte, me te vertete, krim i madh

Verse 14 — Surah Luqman 31:14

Ne e kemi porositur njeriun per prinderit e vet – se nena e vet e ka bartur ne dem te shendetit te saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjeteve. – Te jesh mirenjohes ndaj meje dhe prinderve tu! Tek une do te ktheheni

Verse 15 — Surah Luqman 31:15

Po nese te nxisin qe tjeterkend ta konsiderosh te barabarte me mua, ate qe ti nuk e di, ti mos i degjo, por ndaj tyre sillu me zemergjeresi ne kete bote dhe paso rrugen e atij i cili me drejtohet mua me sinqeritet! Pastaj, tek une do te ktheheni dhe do t’ju informoj se cka keni punuar

Verse 16 — Surah Luqman 31:16

“O biri im! Mire e keq, qofte ajo sa kokrra e unthit, qofte ne qiej, ne shkrepa a ne toke, All-llahu do ta nxjerre ne drite, se All-llahu eshte i bute dhe i informuar

Verse 17 — Surah Luqman 31:17

O biri im! Fale namazin dhe urdhero te behen vepra te mira e ndalo nga veprat e keqia; Perballo me durim ckado qe te gjen! Kjo eshte me te vertete detyre themelore

Verse 18 — Surah Luqman 31:18

Dhe mos ua kthe njerezve fytyren tende dhe rruges mos ec kryelarte e me arrogance, se All-llahu nuk e do arrogancen e lavderacin

Verse 19 — Surah Luqman 31:19

Jij i matur ne ecje dhe ule zerin, se me te vertete zeri me i pakendshem eshte zeri i gomarit!”

Verse 20 — Surah Luqman 31:20

Si nuk e shihni se All-llahu ju ka mundesuar te shfrytezoni gjithcka ka ne qiej dhe ne toke dhe ju mbulon bujaria e dhuntia e tij e dukshme dhe e padukshme. Nderkaq, ka njerez te cilet polemizojne per All-llahun, pa pasur dijeni as udherrefim e as liber te ndritshem

Verse 21 — Surah Luqman 31:21

Por kur u thuhet: “Pasoni ate qe ua ka shpallur All-llahu”, thone: “Jo, ne pasojme ate ne cka i kemi gjetur prinderit tane”. Madje edhe atehere kur djalli i fton per denim me flake

Verse 22 — Surah Luqman 31:22

Ai i cili i dorezohet krejtesisht All-llahut, por qe eshte edhe bemires, eshte kapur per lidhje me te forte. Perfundimi i te gjitha ceshtjeve i takon All-llahut

Verse 23 — Surah Luqman 31:23

Ndersa, ai qe nuk beson, ani, ty mos te pikelloje mosbesimi i tij. Te ne do te kthehen te jgithe dhe ne do t’i informojme se c’kane punuar. Me te vertete All-llahu e di se cka fshihet ne kraheror

Verse 24 — Surah Luqman 31:24

Ne atyre u japimpak kenaqesi e pastaj i fusim ne denim te rende

Verse 25 — Surah Luqman 31:25

Po sikur t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe token?! Me siguri do te thoshin: “All-llahu!” Ndersa, ti thuaju: “Qofte lavderuar All-llahu!”, por shumica sish nuk e dine

Verse 26 — Surah Luqman 31:26

Te All-llahut jane gjithe c’ka ne qiej dhe ne toke! All-llahu eshte me te vertete me begati te lavderueshme

Verse 27 — Surah Luqman 31:27

Sikur gjithe lisat ne toke te jene lapsa, kurse detit t’i shtohen edhe shtate dete, nuk do te permblidheshin dot fjalet e All-llahut, All-llahu eshte, pa dyshim, i fuqishem dhe i urte

Verse 28 — Surah Luqman 31:28

Krijimi juaj dhe ringjallja juaj eshte si e nje krijese te vetme. Me te vertete All-llahu degjon dhe sheh shume

Verse 29 — Surah Luqman 31:29

A nuk e sheh se All-llahu e ben naten dite dhe diten anate; ka nenshtruar Diellin dhe Henen – secili leviz ne afat te caktuar. All-llahu eshte i informuar mire se cka punoni

Verse 30 — Surah Luqman 31:30

Kjo per shkak se All-llahu eshte e verteta, kurse ata te cileve u luten ne vend te atij, jane genjeshtra dhe se All-llahu eshte i madh dhe i madherishem

Verse 31 — Surah Luqman 31:31

A nuk sheh se anijet lundrojne detit me dhunti te All-llahut per t’iu treguar juve argumentet e veta? Me te vertete ne kete ka argumente per te gjithe ata qe durojne dhe jane mirenjohes

Verse 32 — Surah Luqman 31:32

Por kur ndonje vale i mbulon si hije, i luten All-llahut me sinqeritet e besim te plote, ndersa sapo i shpeton ne toke, vetem disa i mbesin mirenjohes. Pra, argumentet tona i mohon vetem tradhtari, jomirenjohesi

Verse 33 — Surah Luqman 31:33

O njerez, ruajuni Zotit tuaj dhe frikesohuni Dites kur prindi nuk do te kete dobi prej femijes se vet aspak, por as femija nga prindi i vet. Premtimi i All-llahut eshte i vertete, andaj le te mos u mashtroje jeta ne kete bote dhe le te mos u mashtroje djalli ne besimin ne All-llahun

Verse 34 — Surah Luqman 31:34

Pa dyshim vetem All-llahu e di kur do te jete kijameti. Ai leshon shiun dhe vetem Ai di se cka ka ne barqe te nenave, kurse njeriu nuk e di se cka do te beje neser dhe askush nuk e di se ne cfare vendi dot e vdese. All-llahu me siguri e di dhe eshte i informuar per gjithcka