Verse 1 — Surah Az-Zumar 39:1
Shpallja e Librit eshte nga All-llahu, i forti, i urti
Verse 2 — Surah Az-Zumar 39:2
ne me te vertete ta shpallem ty Librin me te verteta, prandaj adhuro vetem All-llahun me sinqeritet ne fe te tij
Verse 3 — Surah Az-Zumar 39:3
A nuk eshte feja e All-llahut e sinqerte? Nderkaq ata te cilet, ne vend te Atij, marrin mbrojtes: “Ne i adhurojme ata vetem te na afrojne sa me shume te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykoje per ate qe kane kundershtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton ne rruge te drejte ate qe eshte rrenacak dhe mosbesimtar
Verse 4 — Surah Az-Zumar 39:4
Te kish dashur All-llahu te kete femije, do te zgjidhte sipas deshires se vet ate qe e ka krijuar vete. Qofte lartesuar Ai! Ai eshte All-llahu, i vetmi fuqiplote
Verse 5 — Surah Az-Zumar 39:5
Ka krijuar realisht qiej dhe token; Ai me naten mbeshtjell diten dhe me diten mbeshtjell naten. I ka nenshtruar diellin dhe henen. Secili leviz ne afat te caktuar. A nuk eshte Ai i forte dhe qe fal shume
Verse 6 — Surah Az-Zumar 39:6
Ju krijoi prej nje njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij per jete, dhe Ai juve ju ka dhene tete cifte kafshesh. Edhe juve ju krijon ne barqet e nenave tuaja, krijese pas krijese, njera pas tjetres, ne tre mbeshtjelles. Ai eshte All-llahu, Zoti juaj. Pushteti eshte i tij; nuk ka Zot pervec Atij. E ku po shkoni pra
Verse 7 — Surah Az-Zumar 39:7
Ne qofte se ju mohoni, ani! All-llahu eshte i pasur edhe pa ju, por nuk eshte i kenaqur me mosbesimin e roberve te vet. E nese i jeni mirenjohes eshte i kenaqur me ju. Nderkaq asnje mekatar nuk do te barte barren e tjeterkujt. Mandej te Zoti juaj do te ktheheni, andaj do t’ju informoje se cka keni bere. Me siguri Ai di shume mire c’keni ne kraheror
Verse 8 — Surah Az-Zumar 39:8
Kur e godit njeriun ndonje e papritur drejtohet Zotit te vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e meshiron ai e harron ate te cilit me pare i eshte lutur dhe i ben shok All-llahut per t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kenaqu per pak kohe me mosbesimin tend se pa dyshim je nga banoret e zjarrit”
Verse 9 — Surah Az-Zumar 39:9
Apo eshte ai i cili oret e nates i kalon me fytyre ne toke, (ne lutje) duke u frikesuar nga bota tjeter dhe duke shpresuar ne meshiren e Zotit te vet? Thuaj: “A jane njelloj ata qe dine dhe ata qe nuk dine? Mesim marrin vetem te mencurit”
Verse 10 — Surah Az-Zumar 39:10
Thuaj: “O njerez qe besoni, frikesohuni Zotit tuaj! Ata qe bejne mire ne kete bote, mire (gjejne), toka e All-llahut eshte e gjere; vetem ata qe jane te durueshem kane shperblim te pakufizuar”
Verse 11 — Surah Az-Zumar 39:11
Thuaj: “une jam i urdheruar ta adhuroj All-llahun, te jem besnik i tij ne fe
Verse 12 — Surah Az-Zumar 39:12
Dhe jam i urdheruar te jem musliman i pare”
Verse 13 — Surah Az-Zumar 39:13
Thuaj: “Une i frikesohem denimit ne diten e madhe, nese jam i padegjueshem ndaj Zotit tim”
Verse 14 — Surah Az-Zumar 39:14
Thuaj: “Vetem All-llahun e adhuroj duke ia shprehur besnikerisht fene time
Verse 15 — Surah Az-Zumar 39:15
Kurse ju, ne vend te tij, adhuroni ke te doni!” Thuaj: “Te humbur jane ata qe ne diten e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo eshte humbje e qarte”
Verse 16 — Surah Az-Zumar 39:16
Ata do te kene shtresa te zjarrit edhe permbi edhe perfundi. Me kete All-llahu i frikeson roberit e vet! “Ruajmuni mua, o roberit e mi!”
Verse 17 — Surah Az-Zumar 39:17
Ata qe i largohen adhurimit te idhujve dhe i drejtohen All-llahut, per ata ka lajme te gezueshme, prandaj pergezoi roberit e mi
Verse 18 — Surah Az-Zumar 39:18
Te cilet degjojne fjalet dhe pasojne ate me te bukuren prej tyre. Ata jane qe All-llahu i ka drejtuar ne rruge te drejte dhe ata jane te mencur
Verse 19 — Surah Az-Zumar 39:19
A ti ta shpetosh ate qe eshte ne zjarr dhe qe e ka merituar fjalen denim
Verse 20 — Surah Az-Zumar 39:20
Nderkaq ata qe i ruhen Zotit te tyre do te kene dhoma te ndertuara, njera mbi tjetren, para te cilave do te rrjedhin lumenj, eshte premtim i All-llahut dhe All-llahu nuk e then premtimin
Verse 21 — Surah Az-Zumar 39:21
A nuk e sheh se All-llahu leshon ujin nga qielli dhe e shperndan ne toke neper burime, pastaj me te mbine bime ngjyrash te ndryshme, mandej thahen dhe ti e sheh te zbehte, e me ne fund e ben te thyeshme. Me te vertete ne kete ka mesim per ata qe kane mend
Verse 22 — Surah Az-Zumar 39:22
Pra atij qe ia ka hapur All-llahu kraherorin per islam, ai eshtene driten e Zotit te vet. Te mjeret ata zemerguret kur permendet All-llahu, ata jane ne humbje te sigurt
Verse 23 — Surah Az-Zumar 39:23
All-llahu ka shpallur tregimin me te bukur, nje Liber te ngjashem, mesimet e te cilit perseriten, u rrenqethet lekura atyre qe i frikesohen Zotit te tyre, e kur u kujtohet meshira e All-llahut, lekura dhe zemrat e tyre qetesohen. Ajo eshte rruge e drejte e All-llahut ne te cilen drejton ate qe do Ai; Ke e humb All-llahu, ate nuk e drejton dot kush
Verse 24 — Surah Az-Zumar 39:24
A mos eshte njelloj ai i cili ne Diten e Gjykimit do te mbrohet me fytyre nga denimi i tmerrshem?” Shijone ate qe e keni merituar”! Do t’u thuhet krimineleve
Verse 25 — Surah Az-Zumar 39:25
Pergenjeshtruan ata perpara atyre, por, u erdh denimi prej nga nuk e pritnin
Verse 26 — Surah Az-Zumar 39:26
All-llahu ka bere qe te perjetojne poshtersimin ne kete jete, por mundimet e botes tjeter, me siguri, jane edhe me te medha. Sikur ta dinin
Verse 27 — Surah Az-Zumar 39:27
Ne ne kete Kur’an u sjellim njerezve gjithfare shembujsh, ndoshta marrin mesim
Verse 28 — Surah Az-Zumar 39:28
Ne Kur’an ne gjuhen arabe, ne te cilin nuk ka kontradikta, qe t’i frikesohen Zotit
Verse 29 — Surah Az-Zumar 39:29
All-llahu sjell si shembull njeriun rreth te cilit zihen bashkepushtuesit dhe njeriun i cili eshte nen sundim te vetem nje njeriu – a jane keta njelloj? Lavderimi eshte per All-llahun, por shumica sish nuk e dine
Verse 30 — Surah Az-Zumar 39:30
Ti, me siguri, do te vdesesh, ama edhe ata kane per te vdekur
Verse 31 — Surah Az-Zumar 39:31
Dhe pastaj, ne Diten e Gjykimit, para Zotit tuaj do te ziheni njeri me tjetrin
Verse 32 — Surah Az-Zumar 39:32
Kush eshte me kriminel se ai i cili per All-llahun flet te paverteten dhe e pergenjeshtron te verteten kur i vjen atij? A nuk ka ne xhehennem vendstrehim per mosbesimtaret
Verse 33 — Surah Az-Zumar 39:33
Kurse ai qe sjell te verteten dhe ai, i cili e verteton, ata jane, gjithesi, te ruajtur
Verse 34 — Surah Az-Zumar 39:34
Ata kane cdo gje qe deshirojne te Zoti i tyre; ai eshte shperblim per mireberesit
Verse 35 — Surah Az-Zumar 39:35
Per t’ua mbuluar All-llahu veprat e keqija atyre dhe t’i shperbleje veprat e mira te tyre edhe me mire se qe kane punuar
Verse 36 — Surah Az-Zumar 39:36
A nuk mjafton All-llahu per robin e vet? Ata te frikesojne ty me te tjeret, ne vend te Atij (All-llahut). Ke e le All-llahu ne humbje, nuk ka kush e drejton ne rruge te drejte
Verse 37 — Surah Az-Zumar 39:37
Kurse ate qe e drejton All-llahu, nuk e humb dot kush. A nuk eshte All-llahu i forte dhe i rrepte
Verse 38 — Surah Az-Zumar 39:38
Po t’i kishit pyetur se kush i krijoi qiejt dhe token, me siguri do te thoshin: “All-llahu”, kurse ti thuaj: “A mendoni se ata qe ju i thirrni (adhuroni) ne vend te All-llahut, nese All-llahu do t’u beje ndonje dem, a mund ta largojne demin, ose nese ai do te na meshiroje, a do te munden ta pengojne meshiren e tij?” Thuaj: “Mua me mjafton All-llahu, tek ai kane mbeshtetje ata qe kerkojne mbeshtetje”
Verse 39 — Surah Az-Zumar 39:39
Thuaj: “O populli im, veproni sipas vendit (mundesise) tuaj, por edhe une do te veproj, e ju do ta dini
Verse 40 — Surah Az-Zumar 39:40
Cilin do ta godite denimi qe do ta pikelloje dhe cilin do ta gjeje vuajtja e perjetshme
Verse 41 — Surah Az-Zumar 39:41
Ne ty te shpallem Librin me argumente per njerezit. Kush merr rrugen e mbare per vete e ka, e kush e humb, e humb veten. Ti nuk je perfaqesues i tyre
Verse 42 — Surah Az-Zumar 39:42
All-llahu merr shpirterat ne momentin e vdekjes se tyre si edhe ata qe nuk kane vdekur ne gjume, dhe ia pengon atij q eia ka caktuar te vdes, dhe dergon te tjere deri ne afat te caktuar. Keto jane, me te vertete, argumente per ata qe mendojne
Verse 43 — Surah Az-Zumar 39:43
A marrin ndermjetes, ne vend te All-llahut? Thuaju: “A edhe atehere kur jane krejtesisht te pafuqishem dhe nuk kuptojne”
Verse 44 — Surah Az-Zumar 39:44
Thuaj: “Ndermjetesimi eshte i gjithmbarshem per All-llahun. I Tij eshte pushteti ne qiej dhe ne toke, Tek ai edhe do te ktheheni
Verse 45 — Surah Az-Zumar 39:45
Vetem kur permendet All-llahu, zemrat e atyre qe nuk i besojne, botes tjeter, sterkeqen, e kur permenden te tjere (qe u falen), pervec atij, menjehere i kaplon gezimi”
Verse 46 — Surah Az-Zumar 39:46
Thuaj: “O All-llahu im, krijues i qiejve dhe i tokes, qe di te dukshmen dhe te padukshmen, ti do t’i gjykosh roberit tu per gjera qe nuk jane pajtuar”
Verse 47 — Surah Az-Zumar 39:47
Ata qe kane bere krime, sikur te kishin tera cka ka ne toke edhe aq me teper, ne Diten e Gjykimit, ata do ta jepnin tere ate vetem per t’u liruar nga denimi i tmerrshem. Atyre do t’u afrohet nga All-llahu cka nuk mund ta marrin me mend
Verse 48 — Surah Az-Zumar 39:48
Do t’u afrohen veprat e tyre te keqia qe i kane bere dhe do t’i godase mu ajo per te cilen jane tallur
Verse 49 — Surah Az-Zumar 39:49
Kur e godit njeriun ndonje dem, na lutet Neve; mirepo kur Ne i afrojme dhuntine tone, thote: “Kjo me eshte dhene me dije, (merite)”. Porse ajo eshte vetem sprove, mirepo shumica sish nuk e dine
Verse 50 — Surah Az-Zumar 39:50
Ashtu kane pas thene edhe ata perpara tyre, por nuk u beri dobi ajo qe kishin fituar
Verse 51 — Surah Az-Zumar 39:51
Dhe i goditen te keqiat qe i kishin punuar. Por edhe ata, nga mesi i tyre, te cilet kane bere padrejtesi do t’i godasin te keqiat qe kane bere; ata jane te pafuqishem ndaj saj
Verse 52 — Surah Az-Zumar 39:52
A nuk e dine se All-llahu u jep furnizim me shumice kujt do dhe ua shkurton. Keto jane, me te vertete, argument per nje popull qe beson
Verse 53 — Surah Az-Zumar 39:53
Thuaj: “O njerezit e mi, te cilet keni bere gabim ndaj vetes, mos e keputni shpresen te meshira e All-llahut! All-llahu, me siguri, do t’ua fale tera mekatet; Ai, njemend, fale shume dhe eshte i meshirshem
Verse 54 — Surah Az-Zumar 39:54
Dhe kthehuni tek Zoti juaj dhe dorezohuni Atij para se t’u vjen denimi, se pastaj nuk do t’u ndihmohet
Verse 55 — Surah Az-Zumar 39:55
Dhe pasoni me te bukuren qe ua ka shpallur Zoti juaj, para se t’u befasoje denimi, sepse ju nuk do te hetoni
Verse 56 — Surah Az-Zumar 39:56
Qe te mos thote shpirti: “I mjeri une, sa obligime me kane mbetur vetem ndaj All-llahut, madje edhe jam tallur”
Verse 57 — Surah Az-Zumar 39:57
Ose te mos thot: “Po te me kishte udhezuar All-llahu ne rruge te drejte, pa dyshim do t’isha i ruajtur”
Verse 58 — Surah Az-Zumar 39:58
Ose te mos thot, kur te perjetoje denimin “Sikur te kthehem edhe njehere do t’isha nga mireberesit”
Verse 59 — Surah Az-Zumar 39:59
“Jo, kurr! Te erdhen ty argumentet e mia por ti i pergenjeshtrove ata, u bere mendjemadh dhe ke qene mosbesimtar”
Verse 60 — Surah Az-Zumar 39:60
Ne Diten e Kijametit, do ti shohesh fytyrenxire, ata te cilet kane folur genjeshtra per All-llahu, a thua nuk do te kete vend ne xhehennem per mendjemedhenjte
Verse 61 — Surah Az-Zumar 39:61
All-llahu do t’i shpetoje ata te cilet jane ruajtur me vepra te mira. Nuk do ti prek e keqe dhe nuk ka pikellim per ata
Verse 62 — Surah Az-Zumar 39:62
All-llahu eshte krijues i cdo sendi dhe Ai eshte mbikeqyres i Gjithesise
Verse 63 — Surah Az-Zumar 39:63
Ne duar te Tij jane celesat e qiejve e te Tokes. Kurse ata te cilet mohojne faktet e All-llahut, ata jane plotesisht te humbur
Verse 64 — Surah Az-Zumar 39:64
Thuaj: “O te paditur, o injorante, a mua me urdheroni te adhuroj tjeter ne vend te All-llahut
Verse 65 — Surah Az-Zumar 39:65
Ty te eshte shpallur si edhe atyre perpara teje: “Nese i ben shok All-llahut, veprat tua gjithesesi jane te kota dhe ti do te jesh i humbur krejtesisht
Verse 66 — Surah Az-Zumar 39:66
Prandaj, vetem All-llahun adhuro dhe jij mirenjohes
Verse 67 — Surah Az-Zumar 39:67
Ata nuk e cmojne All-llahun ashtu si duhet cmuar ate; Kurse tere toka, ne Diten e Gjykimit, do te jete ne duart e tij, ndersa qiejt do te jene te mbeshtjellur ne forcen e tij. Ai qofte lartesuar shume lart mbi ata qe i bejne shok
Verse 68 — Surah Az-Zumar 39:68
Dhe do t’i fryhet surit dhe do te mbesin ne vend gjithcka ka ne qiej edhe ne toke, pervec atyre qe do All-llahu; pastaj se dyti do te fryhet ne sur dhe ata menjehere do te ngrihen dhe te presin
Verse 69 — Surah Az-Zumar 39:69
Edhe Toka do te shkelqeje me driten e Zotit te vet, do te vihet Libri, do te sillen profetet dhe deshmitaret dhe te tere do te gjykohen me drejtesi, atyre nuk u behet padrejtesi
Verse 70 — Surah Az-Zumar 39:70
Dhe secilit do t’i jipet cka ka punuar, sepse Ai e di se cka punojne
Verse 71 — Surah Az-Zumar 39:71
Ata qe kane mohuar do te hudhen ne xhehenem ne grupe, e kur te arrijne aty, dyert e tij do te hapen, kurse mbikeqyresit e tij do te thone: “A nuk ju kane ardhur, nga mesi juaj, profetet e t’u lexojne ajetet e Zotit tuaj dhe t’iu terheqin verejtjen per ballafaqimin tuaj me kete dite?” “Po, si jo, - do te thone ata, - mirepo fjala e dhene per denim, qe moti, zbatohet ndaj mosbesimtareve”
Verse 72 — Surah Az-Zumar 39:72
Do t’u thuhet: “Hyni ne dyart e xhehenemit, aty do te jeni gjithmone!” Sa vendbanim i tmerrshem per mendjemedhenjte
Verse 73 — Surah Az-Zumar 39:73
Kurse ata te cilet i jane frikesuar Zotit te vet, do te shtihen ne xhennet ne grupe, e kur te arrijne aty, dyert e tij do t’u hapen ndersa mbikqyresit e tij do t’u thone: “Selamun alejkum (Paqa me ju qofte), keni qene te mire prandaj hyni aty ku do te jeni pergjithmone!”
Verse 74 — Surah Az-Zumar 39:74
Dhe ata do te thone: “Lavderojme All-llahun, i cili e ka plotesuar ndaj nesh premtimin e vet dhe na la ne disponim, ne parajse, vendin, te vendosemi ku te duam! Sa shperblim i bukur per punetoret e mire
Verse 75 — Surah Az-Zumar 39:75
Dhe do te shohesh engjujt se si rrethojne rezidencen, duke lartesuar me lavdata Zotin e vet; secili do te gjykohet me drejtesi dhe do te thuhet: “LAVDERIMI ESHTE PER ALL-LLAHUN, ZOT I BOTERAVE!”