Back to Languages

Albanian - Chapter 46 - Al-Ahqaf

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Ahqaf 46:1

Verse 2 — Surah Al-Ahqaf 46:2

Shpallja e Librit eshte nga All-llahu, i forti, i urti

Verse 3 — Surah Al-Ahqaf 46:3

Ne i krijuam qiejt dhe token edhe cka ka ndermjet tyre me qellim dhe afat te caktuar, kurse mosbesimtaret i kthejne shpine asaj me cka u terhiqet verejtja

Verse 4 — Surah Al-Ahqaf 46:4

Thuaj: “Me tregoni mua cka kane krijuar ne toke dhe cfare pjesemarrje kane ata ne qiej, te cileve ju ne vend te All-llahut u luteni? Ma sillni nje liber me te hershem se kete, ose ndonje gjurme te dijes, nese flisni te verteten”

Verse 5 — Surah Al-Ahqaf 46:5

Kush eshte me i humbur se ai i cili, ne vend te All-llahut, e lute ate qe nuk do t’i pergjigjet deri ne Diten e kijametit dhe ata jane indiferente ndaj lutjeve te tyre

Verse 6 — Surah Al-Ahqaf 46:6

Kur te tubohen njerezit ata (idhujt) do te jene armiq te ketyre dhe do ta mohojne adhurimin e tyre

Verse 7 — Surah Al-Ahqaf 46:7

Por kur t’u lexohen ajetet Tona te qarta, atehere ata qe nuk besojne, thone per te verteten, sapo u vjen, “Kjo eshte magji flagrante”

Verse 8 — Surah Al-Ahqaf 46:8

E ata te thone: “Ai e trillon”? Thuaj: “Po nese e kam trilluar, ju nuk do te mund te me mbroni aspak prej All-llahut. Ai e di mire se c’flisni ju per te. Ai mjafton per deshmitar ndermjet meje dhe jush. Ai fal dhe eshte i gjithmeshirshem”

Verse 9 — Surah Al-Ahqaf 46:9

Thuaj: “Une nuk jam profet i pare dhe nuk e di se cdo te behet me mua dhe me ju. Une pasoj vetem ate qe me shpallet dhe jam vetem nje qortues i hapet”

Verse 10 — Surah Al-Ahqaf 46:10

Thuaj: “Me tregoni c’\mendoni ju nese eshte (Kur’ani) prej All-llahut, kurse ju e keni mohuar, edhe pse nje nga izraelitet e ka deshmuar se eshte nga All-llahu. Ai i pat besuar, kurse ju u bete arrogante”. All-llahu, me te vertete, nuk udhezon ne rruge te drejte popullin mizor

Verse 11 — Surah Al-Ahqaf 46:11

Dhe mosbesimtaret u thone besimtareve: “Te ish dicka e mire kete nuk do te na e kalonin ata”, por meqe nuk drejtohen ne rruge te drejte do te thone: “Ky eshte trillim i vjeter”

Verse 12 — Surah Al-Ahqaf 46:12

Perpara tij ishte Libri i Musaut prijatar dhe meshire, kurse ky eshte Liber ne gjuhen arabe qe e verteton ate per t’i qortuar ata te cilet bejne keq dhe per t’i gezuar ata qe bejne mire

Verse 13 — Surah Al-Ahqaf 46:13

Ata qe thone: “Zoti yne eshte All-llahu”, dhe qendrojne ne kete, le te mos frikesohen as te mos pikellohen

Verse 14 — Surah Al-Ahqaf 46:14

Ata jane banore te xhenetit. Aty do te mbesin pergjithmone si shperblim per ate cka kane punuar

Verse 15 — Surah Al-Ahqaf 46:15

Njerijn e kemi porositur t’u beje mire prinderve te vet. Nena e tij e barti me mundime dhe me mundime e lindi. E bart dhe e ushqen tridhjete muaj, dhe kur arrin moshen e burrerise dhe behet dyzet vjecar, thote: “Zoti im, me lejo te te falenderoj per dhuntite qe m’i ke dhene mua dhe prinderve te mi, dhe me ndihmo te bej vepra te mira me te cilat ti do te jesh i kenaqur, dhe beri te mire pasardhesit e mi. yne me te vertete pendohem dhe jam musliman”

Verse 16 — Surah Al-Ahqaf 46:16

Atyre ua pranojme veprat e mira qe i kane bere, kurse te keqiat e tyre do t’i kapercejme. Ata do te jene nga banoret e xhennetit. Premtim i sinqerte qe u eshte premtuar

Verse 17 — Surah Al-Ahqaf 46:17

Ndersa ai cili u thote prinderve te vet: “Ih, dhe ju! Me kercenoheni se do te ringjallem kur perpara meje aq popuj jane zhdukur!” Kurse ata dy lusin All-llahun: “I mjeri ti, beso, premtimi i All-llahut eshte i vertete”. E ai thote: “Keto jane vetem legjenda te popujve te lashte!”

Verse 18 — Surah Al-Ahqaf 46:18

Ndaj te atilleve eshte zbatuar fjala (denimi), per exhinet dhe njerezit qe kane qene para atyre dhe jane zhdukur. Ata, me te vertete, e kane pesuar

Verse 19 — Surah Al-Ahqaf 46:19

Per secilin ka shkalle te posacme sipas asaj qe kane punuar. Veprat e tyre do t’i shperbleje dhe ata nuk do te demtohen

Verse 20 — Surah Al-Ahqaf 46:20

Kurse ate dite, kur ata te cilet nuk kane besuar, do t’i ekspozohen zjarrit: “Ju ne jeten tuaj ne toke i keni shfrytezuar te gjitha te mirat dhe i keni perjetuar me kenaqesi, ndaj sot do te shperbleheni me denim te turpshem, per ate se ne toke, pa arsye, keni bere mendjemadhesi dhe keni qene mbrapshtane”

Verse 21 — Surah Al-Ahqaf 46:21

Dhe perkujtoje vellaun e Adit (Hudin) kur popullit te vet ia terhoqi verejtjen ne Ahkaf, por ka pasur edeh para tij edhe pas tij profete. “Mos adhuroni tjeter vecse All-llahun, une i frikesohem denimit tuaj ne Diten e madhe!”

Verse 22 — Surah Al-Ahqaf 46:22

Ata i thane: “A ke ardhur te na shmangesh prej zoterave tane? Na e sjell ate qe na premton, nese je i sinqerte”

Verse 23 — Surah Al-Ahqaf 46:23

“Vetem All-llahu e di ate, u tha ai, kurse une kumtoj ate me cka jam derguar, por une e shoh se ju jeni popull i zhytur ne injorance”

Verse 24 — Surah Al-Ahqaf 46:24

Dhe kur e pane ate (mjegullen) ne horizont qe levizte kah lugina e tyre, thirren: “Kjo re na sjell shi”! Jo, kjo eshte ajo qe e kerkonit shpejt: Nje ere me vuajtje te dhimbshme

Verse 25 — Surah Al-Ahqaf 46:25

Qe zhduk cdo send, me vullnetin e Zotit te vet. Dhe kur i gdhini drita nuk kishte mbetur gje, vecse banesat e tyre. Ashtu Ne e shperblejme popullin mizor

Verse 26 — Surah Al-Ahqaf 46:26

Ata i patem vendosur ne asi vendi ku nuk u vendosem juve. U dhame te degjuarit, te pamurit dhe mendjen, por as te degjuarit e tyre, as te pamurit e tyre e as te kuptuarit nuk u beri asnjefare dobie, sepse i mohuan argumentet e All-llahut dhe i permblodhi ajo se ciles i jane tallur

Verse 27 — Surah Al-Ahqaf 46:27

Disa qytete perreth jush i patem shfarosur dhe ua kemi sqaruar argumentet, mos po kthehenn

Verse 28 — Surah Al-Ahqaf 46:28

Perse nuk ndihmojne ata te cilet ne vend te All-llahut i marrin si zoter te afert, por u humben. Keto jane shpifjet dhe trillimet e tyre

Verse 29 — Surah Al-Ahqaf 46:29

Kur t’i derguam disa exhin te degjojne Kur’an, kur erdhen ta degjojne, ata thane: “Heshtni!” Dhe kur mbaroi, u kthyen te populli i tyre t’u terheqin verejtjen

Verse 30 — Surah Al-Ahqaf 46:30

“O populli yne, - thane, - ne kemi degjuar nje Liber, i cili shpallet pas Musaut, qe i verteton ata perpara tij dhe i cili udhezon drejt te vertetes dhe ne rruge te drejte

Verse 31 — Surah Al-Ahqaf 46:31

O populli yne, pergjigjuni thirresit te All-llahut dhe besoni atij, t’iu fale mekatet dhe mbroje nga denimi i dhembshem!”

Verse 32 — Surah Al-Ahqaf 46:32

Kush nuk i pergjigjet thirresit te All-llahut, ai nuk do t’i shpetoje denimit ne toke, dhe pervec atij nuk ka per ate mbrojtes. Ata jane ne humbje flagrante

Verse 33 — Surah Al-Ahqaf 46:33

A nuk e shohin se All-llahu, i cili krijoi qiejt dhe token dhe nuk eshte lodhur me krijimin e tyre, eshte i fuqishem te ngjalle te vdekurit? Po, Ai, sigurisht, eshte i forte per cdo send

Verse 34 — Surah Al-Ahqaf 46:34

Kurse ate dite kur ata te cilet kane mohuar do t’i ekspozohen zjarrit: “A nuk eshte kjo e vertete”? Do te thone, “Po, pasha Zotin tone!” “Pra, shijoni vuajtjen – do te thote Ai – ashtu sic e keni mohuar”

Verse 35 — Surah Al-Ahqaf 46:35

Ti kij durim sic kane duruar profetet me te vendosur, dhe mos insisto ne denimin e tyre. Dhe ate dite kur te perjetojne ate qe u premtohet, do t’u duket se kane jetuar vetem nje ore (pjese) te dites. Keshille e mjaftueshme! A mos po zhduket tjeter pervecse popullit te mbrapsht