Verse 1 — Surah Al-Maidah 5:1
O besimtare, zbatoni marreveshjet! Ju lejohen kafshet, pervec atyre qe po ju numerohen, por nuk ju lejohet (gjuetia) deri sa po beni detyren e haxhit. All-llahu me te vertete cakton cka deshiron
Verse 2 — Surah Al-Maidah 5:2
O besimtare! Mos i gjumtoni traditat e All-llahut ne haxh, as Muajin e shenjte, as kurbanin, as ato me qafore, as ata njerez qe jane nisur drejt tempullit te shenjte, duke deshiruar miresine dhe kenaqesine e Zotit te vet. Por kur t’i kryeni detyrat e haxhit, atehere gjahtoni. Dhe urrejtja kunder disa njerezve qe e keni per shkak se ju kane penguar te afroheni te tempulli i shenjte, assesi le te mos u shtyje qe te silleni armiqesisht. Ndihmone njeri-tjetrin ne bamiresi dhe devotshmeri dhe mos ndihmoni ne mekat dhe armiqesi! Dhe frikesohuni All-llahut, sepse All-llahu eshte ndeshkimforte
Verse 3 — Surah Al-Maidah 5:3
Ju ndalohet cofetina, dhe gjaku, dhe mishi i derrit, edhe ajo qe eshte prere ne emer te ndonje tjetri, jo ne emer te All-llahut; edhe ajo qe eshte e mbytur dhe e vrare, dhe qe ka ngordhur pas ndonje rrezimi ose eshte e shkyer me brire ose e ka henger ndonje egersire – pervec nese e keni there ju – dhe qe eshte flijuar per hire te idoleve, dhe ju ndalohet shorti (falli) me shigjeta. Ato jane mbrapshti. Sot mosbesimtaret i kane humbur te gjitha shpresat se ju do te terhiqeni nga feja juaj, prandaj mos iu frikesoni atyre, por me frikesoheni mua. Sot jua kam persosur fene tuaj dhe e kam plotesuar dhuntine time ndaj jush, dhe jam i kenaqur qe feja Islame te jete fe e juaj. Kurse ai i cili do te jete i sprovuar me uri, por jo nga prirja per mekat, ani, All-llahu pa dyshim fal, Ai eshte Meshireplote
Verse 4 — Surah Al-Maidah 5:4
Te pyesin cka u lejohet. Thuaj: ju lejohen ushqimet e mira dhe ajo cka ua gjahtojne kafshet te cilat i keni mesuar per gjahtim, ashtu sic u ka mesuar juve All-llahu. Hani ate qe ua zene ata dhe permendne emrin e All-llahut me ate rast, dhe frikesohuni All-llahut, sepse All-llahu eshte me te vertete, i shpejte ne llogari
Verse 5 — Surah Al-Maidah 5:5
Sot ju lejohen tea ushqimet e mira; dhe ju lejohen ushqimet e ithtareve te Librit; edhe atyre u lejohen ushqimet tuaja. Gjithashtu edhe besimtaret e ndershme i keni te lejuara, por edhe ato qe jane te ndershme prej atyre qe u eshte dhene Liber perpara jush, pasi qe t’ua jepni dhuratat e kurores se tyre me ndere e fisnikeri, e jo te beni amoralitet me to dhe t’i merrni si mikesha (dashnore). Ndersa ai qe e mohon besimin, atij i ka shkuar kot puna e vet dhe ai do te jete i humbur ne boten tjeter
Verse 6 — Surah Al-Maidah 5:6
O besimtare, kur te niseni te falni namazin lani fytyrat tuaja edhe duart tuaja me gjithe berryla – kurse koken tuaj ferkone (beni mes-h), edhe kembet tuaja deri mbi zog te kembes. Dhe nese jeni te papaster (xhunub), atehere-pastrohuni! Po nese jeni te semure ose ne rruge, ose ne qofte se keni kryer nevoje natyrore apo keni pasur marredhenie me grate tuaja e nuk gjeni uje, atehere me duarte tuaja prekni token e paster dhe lemoni fytyrat tuaja dhe duart tuaja, All-llahu nuk do t’ju beje veshtiresi, por do t’ju pastroje dhe t’iu plotesoje dhuntine e vet qe te jeni mirenjohes
Verse 7 — Surah Al-Maidah 5:7
Dhe kujtone meshiren e All-llahut me te cilen ju ka mbuluar dhe besen me cka u ka futur nen obligime kur thate: “Degjuam dhe u bindem!” Frikohuni pra All-llahut, sepse All-llahu, pa dyshim, di se cka keni ne zemra
Verse 8 — Surah Al-Maidah 5:8
O besimtare, kryeni obligimet ndaj All-llahut dhe deshmoni drejt! Kurrsesi urrejtja qe keni ndaj disa njerezve nuk duhet t’ju shtyje te beheni te padrejte. Behuni te drejte, ajo eshte me se aferti devotshmerise, dhe frikesohuni All-llahut, sepse All-llahu eshte informuar mire se cka beni
Verse 9 — Surah Al-Maidah 5:9
Atyre qe besojne dhe bejne vepra te mira All-llahu u ka premtuar falje dhe shperblim te madh
Verse 10 — Surah Al-Maidah 5:10
Kurse ata qe nuk besojne dhe i mohojne argumentet tona, ata jane banore te xhehenemit
Verse 11 — Surah Al-Maidah 5:11
O besimtare, kujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush kur disa njerez deshe t’ju zene (sulmojne), por Ai i pengoi. Dhe frikesohuni All-llahut, dhe besimtaret le te mbeshteten vetem te All-llahu
Verse 12 — Surah Al-Maidah 5:12
All-llahu ka marre besen e izraeliteve – dhe ne derguam prej atyre dymbedhjete mbikeqyres, dhe All-llahu u tha: “Une jam me ju! Ne qofte se e kryeni faljen dhe jepni zeqatin, dhe nese u besoni profeteve te mi, u ndihmoni atyre dhe vullnetarisht i jepni hua All-llahut, gjithsesi veprat tuaja te keqija do t’ua mbuloj dhe do t’ju shpiej ne xhennet ku do te rrjedhin lumenj. Kurse ai, nga mesi juaj, i cili edhe pas kesaj nuk beson – ai krejtesisht e ka humbur rrugen e drejte.”
Verse 13 — Surah Al-Maidah 5:13
Mirepo, per shkak se e kane thyer besen e tyre, Ne i kemi mallkuar dhe zemrat e tyre i beme te ashpra. Ata i luajten fjalet nga vendi i tyre, kurse nje pjese te madhe te atyre me cka qene qortuar i harruan. Andaj ti vazhdimisht, te ata, pervec te nje numri te vogel, do te kesh vetem tradhtare, por faljau dhe mos i shaj! All-llahu me te vertete i do ata qe bejne vepra te mira
Verse 14 — Surah Al-Maidah 5:14
Edhe prej atyre qe thone: “Ne jemi te krishtere”, Ne kemi marre besen e tyre, por e kane harruar nje pjese te mire te asaj me cka kane qene te qortuar, prandaj u kemi shtene urrejtjen ne mes tyre deri ne diten e kijametit; kurse All-llahu ka per t’i informuar per ate cka kane bere
Verse 15 — Surah Al-Maidah 5:15
O ithtare te Librit, ju ka ardhur Profeti yne qe t’ju shkoqise shume gjera nga ato ceshtje te cilat ju i fshihni nga libri dhe shume gjera do t’i fale. E nga All-llahu u pat ardhur nje drite dhe nje Liber i qarte
Verse 16 — Surah Al-Maidah 5:16
Me te cilin All-llahu udhezon rrugeve te shpetimit ata qe anojne te fitojne kenaqesine e Tij, dhe i nxjerr, sipas deshires se tij, nga terri ne drite, dhe i drejton ne rruge te drejte
Verse 17 — Surah Al-Maidah 5:17
Njemend mosbesimtare jane ata te cilet thone: “Zot eshte ai, Mesihi i biri i Merjemes!” thuaj: “Kush mund t’i beje dicka All-llahut nese do ta zhduke Mesihin, te birin e Merjemes, edhe nenen e tij dhe gjithe cka ka ne toke”? Pushteti i All-llahut eshte ne qiej dhe ne toke edhe ne ate cka eshte ndermjet tyre; Ai krijon cka do dhe All-llahu mund te beje cdo send
Verse 18 — Surah Al-Maidah 5:18
Ebrejte dhe te krishteret thone: “Ne jemi femijet e All-llahut dhe te dashurit e tij”! Thuaj: “Po pse pra u denon per gabimet tuaja”? pra, edhe ju jeni si njerezit tjere qe i krijoi Ai: Kujt do ia fal e ke don e denon. Pushteti i All-llahut eshte ne qiej dhe ne toke dhe cka ka ndermjet tyre, dhe te ai do te kthehen
Verse 19 — Surah Al-Maidah 5:19
O ithtare te Librit, ju ka ardhur Profeti yne – ne vazhden e profeteve – qe t’ju sqaroje, ne menyre qe te mos thuani “Nuk na ka ardhur as pergezues as qortues”. Pra, ju ka ardhur pergezuesi dhe qortuesi, dhe All-llahu ka mundesi per cdo send
Verse 20 — Surah Al-Maidah 5:20
Dhe kur Musa i tha popullit te vet: “O populli im, kujtone dhuntine e All-llahut ndaj jush qe disa nga ju i beri profete, ju beri te pasur dhe ju ka dhene ate cka nuk ia ka dhene askujt ne bote
Verse 21 — Surah Al-Maidah 5:21
O populli im, hyni ne token e shenjte, te cilen ua ka caktuar All-llahu, dhe mos u zbrapsni e te ktheheni te humbur!”
Verse 22 — Surah Al-Maidah 5:22
Ata i thane: “O Musa, aty eshte nje popull i forte dhe se nuk hyjme atje deri sa ata te dalin prej aty; e nese dalin ata prej aty, neme siguri atehere do te hyjme”
Verse 23 — Surah Al-Maidah 5:23
Dy vete te cilet i jane frikesuar All-llahut dhe qe Ai u dhuroi meshiren e vet, thane: “Hyni ne dyert e atyre, e kur te kaloni neper te, do te jeni me siguri ngadhnjimtare, por kini mbeshtetje te All-llahu, nese besoni!”
Verse 24 — Surah Al-Maidah 5:24
“O Musa – thane ata, - deri sa te jene ata ne ate vend ne kurre nuk do te hyjme aty! Shko ti dhe Zoti yt dhe luftoni, ne do te rrime ketu”
Verse 25 — Surah Al-Maidah 5:25
“O Zoti im”, tha ai (Musa), “Une nuk kam aske pervec vetes dhe vellaut tim, prandaj Ti gjyko ne mes nesh dhe popullit te mbrapshte”
Verse 26 — Surah Al-Maidah 5:26
“Ata, - tha ai, - do te bredhin dyzet vjet neper toke, sepse ate (token e shenjte) e kane te ndaluar, e ti mos u pikello per popullin mbrapshtan!”
Verse 27 — Surah Al-Maidah 5:27
dhe rrefeju tregimin per dy djemte e Ademit, realisht, kur te dy bene nga nje kurban, por vetem prej njerit u pranua e prej tjetrit nuk u pranua, e tha: “Me siguri do te mbyt”! E tjetri i tha: “All-llahu pranon prej te devotshmeve”
Verse 28 — Surah Al-Maidah 5:28
Dhe sikur ti te shtrishe doren per te me vrare, une nuk e shtri doren time per te vrare ty. Une i frikesohem All-llahut, Zotit te boterave
Verse 29 — Surah Al-Maidah 5:29
Une deshiroj qe ti te bartesh mekatin tim dhe tendin dhe te jesh banor i xhehennemit, sepse ai eshte denim per mizoret
Verse 30 — Surah Al-Maidah 5:30
Dhe epshi i tij e shpuri qe te mbyse vellane dhe e mbyti, prandaj u be nga te humburit
Verse 31 — Surah Al-Maidah 5:31
All-llahu dergoi nje sorre te capurise neper toke per t’i treguar si duhet fshehur trupin e vellaut te vet. “I mjeri une!” tha ai, - “E une as sa kjo sorre nuk mundkam te fsheh trupin e vellaut tim”? Dhe u pendua
Verse 32 — Surah Al-Maidah 5:32
Prandaj Ne ua caktuam izraeliteve: Nese dikush mbyt dike, i cili nuk ka mbytur aske, ose nuk ka bere ne toke turbullira – sikur ka mbytur tere njerezine; por kush behet shkaktar per te jetuar dikush, - sikur tere njerezise ua ka ruajtur jeten. Profetet tane u kane sjelle argumente te qarta, por shumica prej tyre, edhe pas asaj e teprojne ne toke
Verse 33 — Surah Al-Maidah 5:33
Shperblimi i atyre te cilet bejne lufte kunder All-llahut dhe Profetit te tij dhe qe bejne crregullime ne toke, eshte: te vriten ose te gozhdohen, ose t’u priten duart dhe kembet terthorazi, ose te perzihen prej andej. Ajo eshte poshterim ne kete bote, kurse ne boten tjeter i pret denim i madh
Verse 34 — Surah Al-Maidah 5:34
Pervec atyre qe pendohen para se t’u vije fundi. Duhet ta dini, pra, se All-llahu eshte fales meshireplote
Verse 35 — Surah Al-Maidah 5:35
O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe perpiquni te jeni te afert dhe luftoni per hire te Tij, qe te shpetoni
Verse 36 — Surah Al-Maidah 5:36
Sikur e tere ajo qe eshte ne toke te ishte ne duart e mosbesimtareve, edhe aq me teper, per t’u kompenzuar nga denimi i dites se kijametit, nuk do t’u pranohet. Ata i pret denim i dhembshem
Verse 37 — Surah Al-Maidah 5:37
Deshirojne te dalin nga zjarri, por nuk kane shtegdalje prej tij. Ata jane gjykuar me denim te perhershem
Verse 38 — Surah Al-Maidah 5:38
Vjedhesit e vjedheses, preniu duarte, si denim per ate cka kane fituar shperblim prej All-llahut. All-llahu eshte i forte dhe i urte
Verse 39 — Surah Al-Maidah 5:39
E kush pendohet, pas vepres se vet te keqe dhe permiresohet, All-llahu me siguri e fal. All-llahu njemend fal dhe eshte meshireplote
Verse 40 — Surah Al-Maidah 5:40
A nuk e di se vetem All-llahut i takon pushteti ne qiej dhe ne toke. Ai denon ate qe do dhe ia fal kujt te do. All-llahu ka mundesi per cdo send
Verse 41 — Surah Al-Maidah 5:41
O profet, le te mos brengose ty puna e atyre qe shpejtojne per ne mosbesim, te cilet me goje te vete thone: “Besojme!” por zemrat e tyre nuk besojne. Ka nga ata ebrej te cilet me shume degjojne trillimet dhe me endje i pranojne fjalet e huaja, e te Ti nuk vijne. Ata ua nderrojne fjaleve kuptimin edhe pse kane qene me vend, thone: “Nese keshtu ju caktohet, atehere pranoni kete, e nese nuk ju caktohet atehere ruajuni!” Dhe ate qe All-llahu do ta lere ne humbje, ti nuk mund t’i besh kurrgje te All-llahu. Ata jane njerez, zemrat e te cileve All-llahu nuk ka dashur t’i pastroje; ata ne kete bote kane poshtersimin, kurse ne ate bote kane nje denim te madh
Verse 42 — Surah Al-Maidah 5:42
Ata shume i degjojne genjeshtrat! Makutet e se ndaluares! Po nese te vijne, ti ose gjykoji ose ktheju shpinen! Dhe nese ua kthen shpinen, ata nuk mund te te bejne asgje. Por nese i gjykon, gjykoi drejt sepse All-llahu i do te drejtet
Verse 43 — Surah Al-Maidah 5:43
E perse ata kerkojne prej teje qe t’i gjykosh Ti kur e kane Tevratin, ku gjenden normat e All-llahut? Pastaj ata prape i kthejne shpinen. Ata nuk jane kurrfare besimtaresh
Verse 44 — Surah Al-Maidah 5:44
ne e kemi shpallur Tevratin ne te cilin ka udhezime dhe drite. Me kete kane marre vendime profetet, qe ishin te perulurit e All-llahut, ndaj atyre, qe ishin ebrej. Po edhe njerez te urte e te dijshem, prej te cileve eshte kerkuar te ruajne librin e All-llahut, dhe ata e paten deshmuar kete. Prandaj (kur te gjykoni) mos u frikesoni prej njerezve, por te me frikesoheni mua dhe mos bleni me argumentet e mia dicka qe vlen fare pak! Dhe ata, te cilet nuk gjykojne sipas asaj qe ka shpallur All-llahu, mu ata jane mosbesimtare
Verse 45 — Surah Al-Maidah 5:45
Ne ne te, atyre u kemi caktuar: kryet per krye, syrin per sy, hunden per hunde e veshin per vesh, dhembin per dhemb, edhe varret duhet kthyer. Por ai qe heq dore nga hakmarrja, kjo eshte kompensim per ate. Ata qe nuk gjykojne sipas asaj qe ka shpallur All-llahu, si ata jane kriminele
Verse 46 — Surah Al-Maidah 5:46
Pas atyre kemi derguar Isane, te birin e Merjemes, i cilivertetonte Tevratin e shpallur perpara tij, kurse atij i dhame Inxhilin, ku kishte udhezim e drite, dhe perforcim per Tevratin e shpallur para tij, si udhezim e keshille per te devotshmit
Verse 47 — Surah Al-Maidah 5:47
Edhe apsuesit e Inxhilit le te gjykojne sipas asaj qe ka shpallur All-llahu ne ta. Ata qe nuk gjykuan sipas asaj qe ka shpallur All-llahu, ata jane njemend mbrapshtane
Verse 48 — Surah Al-Maidah 5:48
Edhe ty te shpallem Librin, me realitete, per te vertetuar Librat e meparme dhe perkujdeset per ata. Dhe ti gjyko, ne mesin e atyre, sipas asaj qe shpalle All-llahu dhe mos ndiq epshet e atyre e te largohesh nga e verteta qe te ka ardhur; per secilin kemi caktuar nje ligj dhe nje drejtim. Dhe sikur te kishte dashur All-llahu, Ai do t’ju kishte krijuar vetem nje popull, por Ai don t’ju sprovoje me ate cka u jep, prandaj beni gara per vepra te mira! Te All-llahu do te ktheheni te gjithe dhe Ai do t’ju informoje per ate cka keni kundershtuar
Verse 49 — Surah Al-Maidah 5:49
Dhe gjykoji sipas asaj qe te shpalle All-llahu dhe mos bjer nen ndikim te epsheve te tyre, dhe ruaju atyre qe mos te largojne prej asaj qe te shpalli All-llahu! Dhe nese e kthejne shpinen, dije se All-llahu deshiron qe per shkak te disa mekateve te tyre t’i godas me ndeshkim. Pra shume njerez me te vertete jane mbrapshtane
Verse 50 — Surah Al-Maidah 5:50
Ata te periudhes pagane kerkojne gjykim? Po kush gjykon me mire se All-llahu per popullin e bindshem
Verse 51 — Surah Al-Maidah 5:51
O besimtare, mos merrni per mbrojtes ebrejte dhe te krishteret! Ata jane mbrojtes te njeri-tjetrit! I atyre eshte madje edhe ai nga mesi i juaj i cili i pranon per mbrojtes; All-llahu me siguri nuk i drejton njerezit qe bejne mizori
Verse 52 — Surah Al-Maidah 5:52
Do t’i shohesh ata, zemrat e te cileve jane te semura, si shpejtojne ne te (te lidhin miqesi me ata), duke thene: “Kemi frike mos po na godite ndonje e papritur”. Ndoshta All-llahu do t’ju jape nga ana e tij fitore ose dicka tjeter, andaj ata do te pendohen per ate cka kane fshehur ne vetvete
Verse 53 — Surah Al-Maidah 5:53
Dhe ata qe besojne do te thone: “A keta qenkan ata qe betoheshin ne All-llahun aq seriozisht se jane njemend me ju?” Veprat e tyre jane te deshtuara dhe ata jane te shkaterruar
Verse 54 — Surah Al-Maidah 5:54
O besimtare, nese dikush prej jush i shmanget fese se vet, ani, se All-llahu ne vend te tyre do te sjelle njerez qe i do Ai dhe qe e duan Ate; te perulur ndaj besimtareve dhe kryelarte ndaj mosbesimtareve; ata do te luftojne ne rruge te All-llahut dhe nuk do t’i frikesohen qortimit te kurrfare shpifesi. Ajo eshte miresi e All-llahut, te cilen Ai ia jep kujt te doje – dhe All-llahu ka dije shume te gjere
Verse 55 — Surah Al-Maidah 5:55
Mbrojtesi juaj eshte All-llahu dhe Profeti i tij dhe besimtaret te cilet me perulje kryejne faljen dhe japin zeqatin dhe jane te perulur
Verse 56 — Surah Al-Maidah 5:56
Kush e merr per mbrojtes All-llahun, Profetin e tij, edhe besimtaret, ta dije se edhe ata qe jane me All-llahun – jane ngadhnjimetare
Verse 57 — Surah Al-Maidah 5:57
O besimtare, mos i trajtoni si miq ata, te cilet fene tuaj e marrin per tallje dhe defrim; qofshin ata qe u eshte dhene Liber para jush, qofshin mosbesimtare dhe fikesohuni All-llahut nese jeni besimtare
Verse 58 — Surah Al-Maidah 5:58
Edhe kur i thirrni per t’u falur edhe ate e marrin per tallje dhe zbavitje. Keshtu bejne per shkak se jane njerez qe nuk kuptojne
Verse 59 — Surah Al-Maidah 5:59
Thuaj: “O ithtare te Librit, a po na hakmerreni vetem pse i besojme All-llahut dhe cka na shpallet neve, dhe cka eshte shpallur me heret”, - shumica prej jush jane mekatare
Verse 60 — Surah Al-Maidah 5:60
Thuaj: “A t’ju tregoj kush eshte me i keq se ai te cilin All-llahu e denon rende? Eshte ai te cilin e ka mallkuar All-llahu dhe eshte i hidheruar me te dhe i ka bere majmune e derra, dhe kane adhuruar djallin – ata kane poziten me te keqe dhe jane me te humburit nga rruga e drejte”
Verse 61 — Surah Al-Maidah 5:61
Kur ju vijne, ata thone: “Besojme!”, por ata qe u vijne me mosbesim, e ashtu edhe dalin, por All-llahu e di me se miri se cka fshehin ata
Verse 62 — Surah Al-Maidah 5:62
Ti sheh shume prej atyre qe po shpejtojne ne mekate e armiqesi dhe qe e hane ate cka eshte e ndaluar; sa e keqe eshte vepra e tyre
Verse 63 — Surah Al-Maidah 5:63
Perse te mos i largojne njerezit e ndershem dhe te dijshem nga fjalet mekatare dhe ushqimet e ndaluara? Po shume keq bejne
Verse 64 — Surah Al-Maidah 5:64
Ebrejte thone: “Dora e All-llahut eshte e shtrenguar”! U lidhshin duart e atyre dhe qofshin mallkuar se cka po flasin! Jo, duart e tij jane te hapura, Ai jep sa te doje. Nderkaq ajo cka ta shpalle Zoti yt, gjithsesi te shumica e tyre do ta shtoje mosbesimin dhe humbjen. Ne kemi futur ne mesin e tyre armiqesi dhe urrejtje deri ne diten e kijametit. Sa here qe perpiqen te ndezin ndonje zjarr per lufte, ate e shuan All-llahu. Ata mundohen te bejne turbullira ne toke, por All-llahu nuk i do ngatrrestaret
Verse 65 — Surah Al-Maidah 5:65
Sikur ithtaret e librit te besonin dhe te ruheshin nga mekatet, Ne patem me ua mbuluar veprat e tyre te keqia dhe patem me i futur ne xhennete te kenaqesive
Verse 66 — Surah Al-Maidah 5:66
Sikur t’i permbaheshin Tevratit dhee Inxhilit dhe asaj cka eshte shpallur nga Zoti i tyre, do te kishin pasur se cka te hane, edhe nga cka eshte permbi krye te tyre dhe cka kane nen kembet e tyre. Ka prej tyre edhe njerez qe veprojne me maturi, por shumica sish bejne fort keq
Verse 67 — Surah Al-Maidah 5:67
O Profet, kumto ate cka te shpallet nga Zoti yt! Nese nuk e ben, atehere nuk e ke transmetuar porosine e tij – kurse All-llahu do te mbroje prej njerezve. All-llahu me siguri nuk e drejton ne rruge te drejte popullin qe nuk beson
Verse 68 — Surah Al-Maidah 5:68
Thuaj: “O ithtare te Librit, ju nuk keni kurrgje deri sa te mos i permbaheni Tevratit dhe Inxhilit dhe asa qe po e shpall Zoti juaj”. Kurse ajo qe te shpalle Zoti yt me siguri do te forcoje, te shumica prej tyre padegjueshmerine dhe mosbesimin, por ti mos u brengos per shkak te popullit qe nuk beson
Verse 69 — Surah Al-Maidah 5:69
Ata te cilet besuan, edhe ata qe ishin ebrej, edhe sabejt, edhe te krishteret – por se kush kane besuar All-llahun dhe boten tjeter dhe kane bere vepra te mira, - per ata nuk ka frike as pikellim
Verse 70 — Surah Al-Maidah 5:70
Ne pranuam besen nga izraelitet dhe u derguam profete. Sa here qe ndonje profet u ka sjelle ate cka nuk u pelqente epsheve te tyre, ata disa nga profetet (nje grup sish) i mohonin, ndersa disa i vrisnin
Verse 71 — Surah Al-Maidah 5:71
Kane menduar se nuk do te vihen ne sprove, andaj beheshin te verber e te shurdher, dhe pastaj kur e pranoi All-llahu pendimin e tyre prap shumica sish beheshin te verber dhe te shurdher; por All-llahu sheh mire se cka bejne
Verse 72 — Surah Al-Maidah 5:72
Mosbesimtaret jane ata te cilet thone: “Zot eshte Mesihi, i biri i Merjemes!”, kurse Mesihi thoshte: “O izraelite adhurone All-llahu, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Kush i ben shok All-llahut, All-llahu ia ndalon xhennetin, kurse vendbanimi i tij eshte ne xhehennem. Per mizoret nuk ka ndihmetare
Verse 73 — Surah Al-Maidah 5:73
Mosbesimtare jane ata qe thone: “All-llahu eshte nje nga te tre”! Por nuk ka asnje Zot tjeter pervec nje Zoti te vetem. Dhe nese nuk heqim dore prej asaj qe thone, gjithsesi ata te cilet mohojne, do t’i godas denim i padurueshem
Verse 74 — Surah Al-Maidah 5:74
Perse nuk shprehen pendim te All-llahu dhe te kerkojne falje prej tij? Se All-llahu fal, ai eshte meshireplote
Verse 75 — Surah Al-Maidah 5:75
mesihi, i biri i merjemes, eshte vetem Profet – edhe perpara tij kane ardhur e kane shkuar profete – kurse nena e tij eshte shume e sinqerte, dhe te dy hanin ushqim. Shiko si ua shpalojme ne argumentet e qarta, dhe shih, shih si po largohen
Verse 76 — Surah Al-Maidah 5:76
Thuaj: “A po e adhuroni, ne vend te All-llahut, ate qe nuk ka mundesi t’u beje dem as dobi?” Por All-llahu, Ai di dhe degjon shume
Verse 77 — Surah Al-Maidah 5:77
Thuaj: “O ithtare te Librit, mos e teproni ne fene tuaj, me pa te drejte, dhe mos pasoni epshet e njerezve qe kane humbur moti dhe qe shumica i kane shpjere ne humbje, ndersa vete e kane leshuar rrugen e drejte!”
Verse 78 — Surah Al-Maidah 5:78
Jane mallkuar ata, nga izraelitet, te cilet me gjuhen e Davudit dhe te Isase, te birit te Merjemes, kane mohuar, per shkak se ishin te padegjueshem dhe gjithmone e tepronin
Verse 79 — Surah Al-Maidah 5:79
Nuk e pengonin njeri-tjetrin nga te keqiat qe i benin. Vertet vepronin shume keq
Verse 80 — Surah Al-Maidah 5:80
I sheh shume sish si miqesohen me ata qe nuk besojne. Eshte me te vertete shume keq cka i pergatisin ata vetvetes: per t’u hidheruar All-llahu ne ata, andaj ata jane ne vuajtje te perhershme
Verse 81 — Surah Al-Maidah 5:81
E sikur t’i besonin All-llahut dhe Profetit edhe asaj cka i shpallet atij, ata nuk do te benin miqesi me ata, mirepo shumica sish jane ngaterrestare
Verse 82 — Surah Al-Maidah 5:82
Ti me siguri do te shohesh se armiqte me te flakte te besimtareve jane ebrejt dhe politeistet; dhe gjithsesi do te shohish se dashamire me te afert per besimtaret jane ata qe thone: “Ne jemi te krishtere”!, per shkak se ne mesin e tyre ka klerike dhe murge, dhe se ata nuk bejne mendjemadhesi
Verse 83 — Surah Al-Maidah 5:83
Kur degjojne ate qe i shpallet Profetit, e sheh si u shperthejne lotet, sepse e dine se ajo eshte e vertete, dhe thone: “O Zoti yne, ne besojme, pra, na shkruaj edhe neve me ata qe deshmojne!”
Verse 84 — Surah Al-Maidah 5:84
Perse te mos i besojme All-llahut dhe te vertetes qe na vjen, kur edhe ne lakmojme qe edhe Zoti yne te na shpjere me njerezit e mire
Verse 85 — Surah Al-Maidah 5:85
Dhe All-llahu, per shkak te asaj qe flasin, do t’i shperbleje me kopshte te xhennetit ku rrjedhin lumenj dhe aty do te mbesin pergjithmone, e ky eshte shperblim per punemiret
Verse 86 — Surah Al-Maidah 5:86
Kurse ata qe mohojne dhe i pergenjeshtrojne argumentet tona, ata jane banore te xhehennemit
Verse 87 — Surah Al-Maidah 5:87
O besimtare, mos i ndalni vetes gjerat e mira qe ua ka lejuar All-llahu, dhe mos e teproni, sepse All-llahu nuk i do ata qe e teprojne
Verse 88 — Surah Al-Maidah 5:88
Dhe hani ate cka u jep All-llahu, cka eshte e mire dhe e lejuar, dhe frikesohuni All-llahut te cilit i besoni
Verse 89 — Surah Al-Maidah 5:89
All-llahu nuk ju denon nese betoheni pa qellim, por do t’ju denoje per betimin qe po e beni me qellim. Kompensimi per ate eshte: Te ushqeni dhjete varfenjake me ushqim mesatar, me cka e ushqeni familjen tuaj, ose t’i vishni ose t’i lironi nga roberia. Por kush nuk ka, le te agjeroje tri dite. Ashtu behet kompensimi nga betimi kur betoheni, por kini kujdes ne betimet tuaja! Ja, ashtu All-llahu ju sqaron rregullat e veta qe te jeni mirenjohes
Verse 90 — Surah Al-Maidah 5:90
O besimtare, nuk ka dyshim se alkooli edhe loja me para edhe idolatria edhe shigjetat per falla jane te ndyra, nga punet e djallit, prandaj largohuni sish qe te jeni te shpetuar
Verse 91 — Surah Al-Maidah 5:91
Djalli deshiron qe me ane te alkoolit dhe lojes me fat (bixhozit) te fuse ndermjet jush armiqesi e urrejtje dhe t’ju largoje nga permendja e All-llahut dhe falja e namazit. Ani, a po hiqni dore
Verse 92 — Surah Al-Maidah 5:92
Nderone All-llahun dhe nderone Profetin dhe kini kujdes! Por nese i ktheni shpinen, atehere dijeni se detyre e Profetit tone eshte te predikoje vetem haptazi
Verse 93 — Surah Al-Maidah 5:93
Ata, te cilet besojne dhe bejne vepra te mira, nuk kane mekat per ate qe hane dhe pine, nese ruhen (nga e ndaluara) dhe besojne edhe bejne vepra te mira, pastaj i frikesohen All-llahut dhe besojne, dhe prape frikesohen dhe bejne pune te mira. All-llahu i do punemiret
Verse 94 — Surah Al-Maidah 5:94
O besimtare, All-llahu do t’ju vere gjithsesi ne sprove me dicka nga gjahu qe do t’i kapni me duar dhe shigjetat tuaja – qe All-llahu t’u tregoje se kush i frikesohet Atij kur nuk e sheh askush. Por ai qe e tepron edhe pas kesaj, ate e pret denim i dhembshem
Verse 95 — Surah Al-Maidah 5:95
O besimtare, mos u merrni me gjueti derisa jeni duke kryer haxhin! Ai i cili mbyt me qellim denohet qe nje kafshe shtepiake si ajo te cilen e caktojne dy vete te drejte nga ju, ta fale ne Qabe, ose do te kompenzohet me vleren e asaj, te ushqyerit e varfenjakeve ose sa eshte kundervlera e saj te agjeroje per ta ndie pasojen e vepres se vet. All-llahu e fal te kaluaren, por kush e perserit All-llahu do ta denoje. All-llahu eshte i forte edhe ne denim
Verse 96 — Surah Al-Maidah 5:96
Ju lejohet peshkimi ne det dhe ushqimi i detit me kenaqesi per ju dhe ekipin, por ju ndalohet te gjahtoni ne toke gjate periudhes se haxhit. Dhe frikesohuni All-llahut para te cilit do te tuboheni
Verse 97 — Surah Al-Maidah 5:97
All-llahu ka bere Qaben, tempull te shenjte, qe bota te kryej haxhin, si edhe muajin e shenjte dhe kurbanet, edhe ata te shenjuarit me qafore, qe ta dine se All-llahu e di se cka ka ne qiej dhe ne toke, dhe All-llahu, me siguri, di cdo send
Verse 98 — Surah Al-Maidah 5:98
TA dini se All-llahu eshte ndeshkimrende, por All-llahu edhe fal dhe eshte meshireplote
Verse 99 — Surah Al-Maidah 5:99
Profeti e ka per detyre vetem te shpalle, kurse All-llahu e di edeh ate cka shfaqni haptazi edhe ate cka fshihni
Verse 100 — Surah Al-Maidah 5:100
Thuaj: “Nuk eshte njelloj e keqja dhe e mira, edhe pse te habit numri i madh i te keqijave”. Prandaj, frikesohuni All-llahut, o te mencur, qe te shpetoni
Verse 101 — Surah Al-Maidah 5:101
O besimtare, mos pyetni per ato gjera qe u shkaktojne pakenaqesi nese u sqarohen; por nese pyetni ato derisa po u shpallet Kur’ani, do t’ju tfillohen. All-llahu ua fal se All-llahu eshte i bute dhe fal shume
Verse 102 — Surah Al-Maidah 5:102
Kane pyetur per ata disa njerez edhe perpara jush, e pastaj u bene mosbesimtare
Verse 103 — Surah Al-Maidah 5:103
All-llahu nuk u ka caktuar Behiren, as Saiben, as Vasilen, as Hamen, por ata qe nuk besojne shpifin ndaj All-llahut genjeshtra, sepse, shumica prej tyre nuk kane mend
Verse 104 — Surah Al-Maidah 5:104
Dhe kur u thuhet: “Ejani te ajo qe u shpalli All-llahu, edhe te Profeti!” thone: “Na mjafton ajo qe kemi gjetur nga baballaret tane”. Edhe pse te paret e tyre nuk kane ditur asgje dhe nuk kane qene te udhezuar
Verse 105 — Surah Al-Maidah 5:105
O besimtare, kujdesohuni per vete; nese jeni ne rruge te drejte, ai i cili eshte i humbur nuk do te ju beje dot asgje! Te All-llahu te gjithe do te ktheheni dhe do t’ju informoje se cka keni punuar
Verse 106 — Surah Al-Maidah 5:106
O besimtare, kur ju afrohet vdekja, e kur leni porosi le te deshmojne dy vete te drejte nga ju, ose dy vete te tjere qe nuk jane nga ju, nese jeni ne rruge dhe u godite momenti i vdekjes. Ndaloni pak ata te dy pasi te kryeni namazin dhe le te bejne be ne All-llahun, nese dyshoni. Me kete nuk blejme asnjefare vlere, edhe kur eshte fjala per ndonje te aferm, dhe nuk i fshehim deshmite e All-llahut, sepse ne atehere do te ishim, me te vertete, mekatare
Verse 107 — Surah Al-Maidah 5:107
Dhe nese merret vesh se ata dy kane bere mekat, atehere do t’i zevendesojne dy te tjere nga ata te cilet u eshte bere dem, dhe le te betohen ne All-llahun: “(Se) njemend deshmite tona jane me besnike se deshmia e atyre dyve, ne nuk kemi bere thyerje te betimit, sepse atehere, njemend, do te ishim mizore”
Verse 108 — Surah Al-Maidah 5:108
Ata me lehte e kane te sigurojne deshmine besnike ose te frikesohen se betimet e tyre dot e thehen (zhvleftesohen) pas betimeve te tyre. Dhe frikesohuni All-llahut e degjonie! Se All-llahu, njerezit ngatrrestare nuk i drejton ne rruge te drejte
Verse 109 — Surah Al-Maidah 5:109
Ate dite kur All-llahu i tubon profetet dhe u thote: “Cka u jane pergjigjur?”, do te thone “Ne nuk e dime, vetem Ti i di te gjitha te fshehtat”
Verse 110 — Surah Al-Maidah 5:110
Kur All-llahu tha: “O isa, biri i Merjemes, kujto dhuntite e mia ndaj teje dhe nenes sate, kur te ndihmova me Xhebrailin (shpirtin e shenjte) qe qysh ne djep te bisedosh me njerezit sikur burre i pjekur; dhe kur te mesova Librin dhe urtesine edhe Tevratin edhe Inxhilin; dhe kur me lejen time bere nga balta dicka ne forme te zogut edhe e fryve e ai me vullnetin tim, u be zog; dhe kur me vullnetin tim, te lindurit e verber dhe me neperke i ke sheruar; dhe kur, me vullnetin tim, ke ngritur te vdekurit; dhe kur i largova prej teje izraelitet, kur ti u solle argumente te qarta, ata te cilet nuk i besuan thane: “Kjo nuk eshte asgje vecse magji e hapet”
Verse 111 — Surah Al-Maidah 5:111
Dhe kur dishepujve u kumtova: “Besomeni mua dhe Profetit tim!” ata thane: “Ne besojme dhe na u bene deshmitare se jemi muslimane!”
Verse 112 — Surah Al-Maidah 5:112
Kur dishepujt thane: “O Isa, i biri i Merjemes, a mundet Zoti yt te na zbrese nje tryeze nga qielli? Ai u tha: “Frikesohuni All-llahut, nese jeni besimtare!”
Verse 113 — Surah Al-Maidah 5:113
Ata thane: “Ne deshirojme te hame prej asaj dhe te na qetesohen zemrat edhe ta dime se na ke thene te verteten, dhe te jemi deshmitare te asaj”
Verse 114 — Surah Al-Maidah 5:114
Isa, i biri i Merjemes, tha: “All-llah! O Zoti yne, na zbrit nga qielli nje tryeze qe do te jete feste per ne, per te paret tane edhe ata qe vine pas nesh, por edhe argument nga ana jote, dhe na furnizo, se Ti je furnizuesi me i mire”
Verse 115 — Surah Al-Maidah 5:115
All-llahu tha: “Une do t’ju zbres ate, por ai qe e mohon prej jush, edhe pas asaj une do ta denoj me nje denim me cka aske nuk e denoj ne bote”
Verse 116 — Surah Al-Maidah 5:116
Kur All-llahu tha: “O Isa, i biri i Merjemes, a ti u ke thene njerezve – merrne nenen time dhe mua si dy zoter pervec All-llahut”! – “Qofsh lartesuar”, tha, “Mua nuk me ka mbetur te them ate cka s’eshte e vertete. Po n’e paca thene kete, Ti e di me siguri ate; Ti e di se cka ka ne mua, kurse une nuk e di se cka ka tek Ti. Ti e di shume mire ate cka eshte e padukshme
Verse 117 — Surah Al-Maidah 5:117
Une nuk u kam thene asgje tjeter perpos asaj qe me ke urdheruar Ti. Adhurone All-llahun, Zot i imi dhe Zot i juaj! Kam qene deshmitar derisa isha ne mesin e tyre, e pasi qe ma more shpirtin, mbete Ti mbikeqyres i tyre. Dhe Ti je deshmitar i cdo sendi
Verse 118 — Surah Al-Maidah 5:118
Nese i denon, denon roberit tu, e nese ua fal, me te vertete Ti je i forte e i urte”
Verse 119 — Surah Al-Maidah 5:119
All-llahu tha: “Kjo eshte dite kur te sinqerteve u ndihmon sinqeriteti i tyre; Atyre u takojne xhennete, ku po rrjedhin lumenj, nder te cilet ata do te mbesin pergjithmone e jete. All-llahu eshte i kenaqur me ata, por edhe ata jane te kenaqur me Te. Kjo eshte fitore e madhe”
Verse 120 — Surah Al-Maidah 5:120
All-llahut i takon pushteti i qiejve dhe i tokes, edhe cka ka ne to. Ai eshte i gjithefuqishem