Back to Languages

Albanian - Chapter 57 - Al-Hadid

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Hadid 57:1

All-llahun e larteson cka ka ne qiej dhe ne toke. Ai eshte i forti, i urti

Verse 2 — Surah Al-Hadid 57:2

Pushteti ne qiej dhe ne toke eshte i Tij. Ai ngjall dhe vdes dhe ai ka force per cdo send

Verse 3 — Surah Al-Hadid 57:3

Ai eshte i pari dhe i fundit. I dukshmi dhe i padukshmi. Ai eshte i gjithedijshem per cdo send

Verse 4 — Surah Al-Hadid 57:4

Ai eshte i cili ka krijuar qiejt dhe token per gjashte dite, pastaj mbisundoi gjithesine. Ai e di se cka futet ne toke dhe cka del prej saj edhe cka zbret nga qielli dhe cka ngjitet atje. Ai eshte me ju kudo qofshi. All-llahu sheh gjithe cka punoni

Verse 5 — Surah Al-Hadid 57:5

Pushteti i Tij eshte ne qiej dhe ne toke, dhe te All-llahu kthehen tera ceshtjet

Verse 6 — Surah Al-Hadid 57:6

Naten e ben dite dhe diten e bene nate, dhe Ai i di se cka ka ne kraherore

Verse 7 — Surah Al-Hadid 57:7

Besoni All-llahun dhe Profetin e tij, dhe shperndani (jepni falas) nga ajo qe u ka dhene ne disponim, sepse ata, nga ju, te cilet besojne dhe japin falas kane shperblim te madh

Verse 8 — Surah Al-Hadid 57:8

Cka eshte me ju qe nuk i besoni All-llahut? Profeti ju therret t’i besoni Zotit tuaj dhe nga ju pat marre bese – nese ju jeni besimtare

Verse 9 — Surah Al-Hadid 57:9

Ai eshte i cili robit te vet i shpall argumente te qarta per t’iu nxjerre juve nga terri ne drite. Dhe All-llahu eshte, me te vertete, ndaj jush i bute dhe meshireplote

Verse 10 — Surah Al-Hadid 57:10

E cka eshte me ju qe nuk shpenzoni per hire te All-llahut, kurse per All-llahun eshte trashegim i qiejve dhe i tokes. Nuk jane, ndermjet jush, te barabarte, ata te cilet, kane dhene falas para fitores dhe kane luftuar. Ata kane shkalle me te larte se ata te cilet kane dhene falas dhe kane luftuar me vone. Kurse All-llahu te gjitheve u premton miresi. All-llahu eshte i njoftuar se cka beni

Verse 11 — Surah Al-Hadid 57:11

Ai i cili u jep hua te mire All-llahut, Ai ia kthen shumefish dhe per te ka shperblim fisnik

Verse 12 — Surah Al-Hadid 57:12

Ate dite kur ti shohesh besimtaret dhe besimtaret se si shpejton drita e tyre para tyre dhe nga ana e djathte e tyre. Pergezimi juaj sot jane xhennetet neper te cilet rrjedhin lumenj, ku do te qendroni pergjithmone. Ai eshte sukses i madh

Verse 13 — Surah Al-Hadid 57:13

Ate dite kur hipokritet dhe hipokritet do t’u thone besimtareve: “Nna pritni edhe ne te marrim nga drita e juaj”! Do t’u thuhet: “Kthehuni prap dhe kerkoni tjeter drite”! Dhe do te vihet ndermjet tyre nje mur qe do te kete dere. Permbrenda tij eshte meshira, kurse nga jashte do te jete denimi

Verse 14 — Surah Al-Hadid 57:14

Atyre do t’u thuhet: “A nuk kemi qene bshke me ju?” Po – do te pergjegjen, - por keni shkaterruar veten me hipokrizi se keni pritur dhe keni dyshuar dhe u kane mashtruar shpresat derisa u erdh urdheri i All-llahut, kurse mashtruesi (djalli) ju ka mashtruar te All-llahu”

Verse 15 — Surah Al-Hadid 57:15

sot nuk pranohet prej jush kurrfare kompenzimi, e as prej atyre te cilet kane mohuar. Vendbanimi juaj eshte zjarri, ate ju e meritoni. Sa vendbanim i tmerrshem

Verse 16 — Surah Al-Hadid 57:16

A nuk eshte koha qe besimtareve t’u zbutet zemra kur permendet All-llahu dhe cka ka zbritur nga e verteta (Kur’ani), e te mos jene sikur ata te cilet qysh me heret u eshte dhene libri. Atyre u eshte zgjatur koha, andaj zemrat e tyre jane bere te ashpra, dhe shumica prej tyre jane te mbrapshte

Verse 17 — Surah Al-Hadid 57:17

Dijeni se All-llahu e ngjall token pasi te kete vdekur! Ne ua kemi shpjeguar argumentet, ndoshta mblidhni mend

Verse 18 — Surah Al-Hadid 57:18

Ata dhe ato te cilet japin sadake dhe vullnetarisht japin per hire te All-llahut, do t’u shumefishohet dhe ata i pret shperblim fisnik

Verse 19 — Surah Al-Hadid 57:19

Ata te cilet i besojne All-llahut dhe profeteve te tij, ata jane te sinqerte si edhe heronjte per hire te Zotit te tyre. Ata kane shperblimin e tyre dhe driten e tyre, kurse ata te cilet kane mohuar dhe pergenjeshtruar argumentet tona, ata jane banore te zjarrit

Verse 20 — Surah Al-Hadid 57:20

Ta dini se jeta ne kete bote eshte nje loje dhe zbavitje edhe stoli edhe gara ndermjet jush ne shtimin e pasurise dhe te femijeve si shembull i shiut pas te cilit bima rritet qe i mahnit bujqit; ajo mugullon, por pastaj e sheh te zbehte e pastaj behet e thare. Ndersa ne ate bote ka denim te rende edhe falje e kenaqesi te All-llahut. Jeta ne kete bote eshte vetem nje kenaqesi e rrejshme

Verse 21 — Surah Al-Hadid 57:21

Shpejtoni te meritoni te Zoti juaj falje dhe xhenet te gjere si gjeresia e qiellit dhe tokes qe eshte pergatitur per ata te cilet i besojne All-llahut dhe profeteve te tij. Ajo eshte miresi e All-llahut qe ia jep kujt te doje Ai. All-llahu ka miresi te madhe

Verse 22 — Surah Al-Hadid 57:22

Asnje fatkeqesi nuk e godit token e as juve e te mos jete, me pare se ta zbatojme, ne liber (e shkruar). Ajo eshte, njemend, lehte per All-llahun

Verse 23 — Surah Al-Hadid 57:23

Qe ju te mos merziteni per ate cka ju ka kaluar, por as te mos gezoheni shume per ate cka ju jep. All-llahu nuk e do asnje arrogant e mendjemadh

Verse 24 — Surah Al-Hadid 57:24

Ata te cilet bejne koprraci dhe rekomandojne njerezve koprracine. E kush ua kthen shpinen, ani, All-llahu eshte me te vertete, i pasur dhe i denje per lavdate

Verse 25 — Surah Al-Hadid 57:25

Ne i kemi derguar profetet tane me argumente te qarta dhe me ata kemi shpallur librin dhe peshojen qe njerezit te sillen me drejtesi. Kemi zbritur hekurin ku ka foce te madhe edhe dobi te madhe per njerezit, per ta ditur All-llahu se kush e ndihmon ate dhe profetet e tij edhe kur nuk i sheh. All-llahu eshte pa dyshim shume i forte

Verse 26 — Surah Al-Hadid 57:26

Ne e kemi derguar Nuhin edhe Ibrahimin dhe disave nga pasardhesit e tyre u kemi dhene profetesi dhe liber, disa prej tyre jane te udhezuar, porse shume sish jane te mbrapshte

Verse 27 — Surah Al-Hadid 57:27

Pastaj, vazhduam gjurmet e tyre me profetet tane, pasuam me Isane, te birin e Merjemes, dhe atij i kemi dhene Inxhilin, kurse ne zemrat e pasardhesve te tij kemi derdhur butesi dhe meshire, kurse murgesine e kane shpifur vete, nuk ua kemi caktuar Ne, vetem per te arritur kenaqesine e All-llahut. Mirepo ata nuk kujdesen per kete si duhet, prandaj atyre, nga mesi i atyre qe kane besuar, u kemi dhene shperblimin e tyre, kurse shumica prej tyre jane mosbesimtare

Verse 28 — Surah Al-Hadid 57:28

O besimtare, frikesohuni All-llahut dhe besoni Profetit te tij! Do t’iu dhuroje meshire te dyfisht dhe do t’iu beje drite me te cilen do te ecni, dhe do t’iu fale, sepse All-llahu fal dhe eshte meshireplote

Verse 29 — Surah Al-Hadid 57:29

Qe ta dini ithtaret e Librit se ata nuk mund te fitojne asgje nga meshira e dhuntia e All-llahut, sepse miresia eshte vetem ne duar te All-llahut, ia jep kujt te doje. All-llahu eshte bamires i madh