Back to Languages

Albanian - Chapter 72 - Al-Jinn

Translation by Feti Mehdiu — Permalink

Verse 1 — Surah Al-Jinn 72:1

Thuaj: Mua me eshte shpallur se disa xhinde kane degjuar dhe kane thene: - Ne me te vertete kei degjuar nje Kur’an fantastik

Verse 2 — Surah Al-Jinn 72:2

Qe udhezon ne rruge te drejte, andaj ne i besuam dhe me Zotit tone nuk do t’i bejme shok aske

Verse 3 — Surah Al-Jinn 72:3

Kurse Ai –qofte lartesuar madheri e Zotit tone! – nuk ka marre per vete as shoqe as femije

Verse 4 — Surah Al-Jinn 72:4

Por nje i cmendur yni fliste genjeshtra ndaj All-llahut

Verse 5 — Surah Al-Jinn 72:5

Kurse ne kemi menduar se as njeriu e as xhindi nuk do te flase genjeshtra per All-llahun

Verse 6 — Surah Al-Jinn 72:6

Dhe se ka pasur njerez, te cilet kane kerkuar mbrojtje prej exhineve tek njerezit, dhe ashtu ua kane shtuar terbimin

Verse 7 — Surah Al-Jinn 72:7

Dhe ata kane menduar, sic keni menduar edhe ju, se All-llahu aske nuk do ta ngjalle

Verse 8 — Surah Al-Jinn 72:8

dhe ne jemi perpjekur te prekim qiellin, por ate e kemi gjetur perplote me rojtare te forte dhe yje sulmues – meteore

Verse 9 — Surah Al-Jinn 72:9

Dhe kemi ndejtur aty, ne vendveshtrim (veshtrimore), dhe kush degjon tani, do te hase ne priten e meteorit

Verse 10 — Surah Al-Jinn 72:10

Dhe en nuk dime, a u deshirohet keq atyre qe jane ne toke, apo Zoti i tyre deshiron t’i drejtoje

Verse 11 — Surah Al-Jinn 72:11

Dhe me siguri ne mesin tone ka te mire, por ka edhe te tjere qe nuk jane keshtu, kemi qene drejtimesh te ndryshme

Verse 12 — Surah Al-Jinn 72:12

Dhe ne e dime se nuk mund ta pengojme All-llahun ne toke dhe as do ta pengojme me te ikur

Verse 13 — Surah Al-Jinn 72:13

Dhe ne, sapo e degjuam udhezimin (Kur’anin), i besuam atij, dhe kush i beson Zotit te vet, nuk i frikesohet as demit as padrejtesise

Verse 14 — Surah Al-Jinn 72:14

Dhe prej nesh ka muslimane, edhe te padrejte ka, prandaj kush e perqafon islamizmin, ata kane zgjedhur rrugen e vertete

Verse 15 — Surah Al-Jinn 72:15

Kurse te larguarit do te jene lende djegese te xhehennemit

Verse 16 — Surah Al-Jinn 72:16

E sikur t’i permbaheshin rruges se drejte, Ne do t’i kishim ngopur me uje te mjaftueshem

Verse 17 — Surah Al-Jinn 72:17

Per t’i vene ne sprove, dhe kush ia kthen shpinen verejtjes se Zotit te vet, Ai do ta shtyje ne denim te rende

Verse 18 — Surah Al-Jinn 72:18

Me te vertete xhamiat jane per All-llahun, dhe mos i luteni askjt pervec All-llahut

Verse 19 — Surah Al-Jinn 72:19

Sepse kur robi i All-llahut u ngrit t’i lutet Atij, gati e rrezuan (grupe exhinesh)

Verse 20 — Surah Al-Jinn 72:20

Thuaj: “Une i falem vetem Zotit tim dhe atij aske nuk ia bej shok”

Verse 21 — Surah Al-Jinn 72:21

Thuaj: “Une nuk kam mundesi as per dem as per dobi”

Verse 22 — Surah Al-Jinn 72:22

Thuaj: “Mua askush nuk do te me mbroje nga All-llahu dhe nuk do te gjeje mbeshtetje askund pervec tek Ai”

Verse 23 — Surah Al-Jinn 72:23

pervec kumtimit nga All-llahu dhe revelatat e Tij. Dhe kush eshte i padegjueshem ndaj All-llahut dhe Profetit te tij, me siguri e pret zjarri i xhehennemit, ku do te mbesin pergjithmone

Verse 24 — Surah Al-Jinn 72:24

Derisa te perjetojne ate qe u premtohet, dhe do ta marrin vesh se kush eshte me i dobet dhe me i vogel ne numer

Verse 25 — Surah Al-Jinn 72:25

Thuaj: “Nuk e di a do te ndodh se shpejti ajo qe u premtohet apo Zoti im do ta vonoje ate”

Verse 26 — Surah Al-Jinn 72:26

Ai e di te padukshmen dhe fshehtesit e veta nuk ia zbulon askujt

Verse 27 — Surah Al-Jinn 72:27

Pervec atij me te cilin eshte i kenaqur nga te derguarit. Prandaj, ai edhe perpara edhe pas tij ve rojen

Verse 28 — Surah Al-Jinn 72:28

Qe ta dije se kane kumtuar traktatet e Zotit te vet. Ai e di ne hollesi se cka ka tek ata; Ai e di numrin e cdo sendi qe ekziston